iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516
|
Cdo mbremje teksa gjithecka humbet e perpihet nga erresira e nates e une i them naten e mire shpresave te mia, endrrave te bukura, njerzve qe dua me shume edhe Zotit, padashur, pa e vene re i them naten e mire edhe nje pjese te vjeter e njekohesisht naive te vetevetes.
Kur mengjesi lepin horizontin e dita afrohet, e lodhur a e fresket, e bukur a e shemtuar i rithem 'Miremengjes' seiciles shprese, enderre te bukur e seicilit njeri qe dua. Edhe Zotit qe i veshtron te gjitha edhe kujdeset per to e per mua. Por harroj ti them 'Miremengjes' asaj pjeseze te vjeter e njekohesisht naive te vetevetes edhe pak nga pak ajo zbehet, e shtyre ne nje kend te ngushte, te larget..., zbehet cdo dite e me teper derisa humbet...
Naten tjeter i them serish nje tjeter pjeseze...
E mengjesin qe pason harroj ta permend serish e keshtu e humbas...
Derisa nje dite zgjohem, edhe e kuptoj qe s'jam me ajo vajza naive, e pafajshme, e paster deri ne majat e gishtrinjeve qe isha vetem pak kohe me pare... e qe mund te shihte engjej te bardhe te perqafoheshin mes reve te purpurta sa here ngrinte syte drejt qiellit. Kuptoj se jam rritur edhe bota me ka mesuar te njohe poshtersirat qe jane pjese e saj edhe engjejt i shoh vetem rralle, kur harroj te jem ne gatishmeri te plote per tu mbrojtur ndaj botes se eger qe me ka gelltitur ne barkun e saj qe ne momentin qe linda.
Gjithesesi ka momente qe harroj gjithe poshtersite kam pare. Gjithe dhimbjen kam ndjere. Gjithe padrejtesite qe kam perjetuar. Edhe padashur ngre syte drejt qiellit edhe ja ku jane... serish... te bukurit engjej qe perqafohen e ne luhatjen e tyre te bute i shendrrojne rete ne gonxhe te bardha....
Ndaj sot kur mengjesi puthi xhamat e dritareve e la ne shtresen e avullit aty shenjat e nje puthje te cuditshme qe as une vete s'e njoh... une i thashe 'MIREMENGJES' cdo endrre te bukur, cdo shprese te mekur, cdo njeriu qe dua ne kete bote... Zotit tim.... edhe ne fund mora fryme thelle edhe gati bertita qe te me degjonin ne cdo kend te shpirtit tim... te me degjonte cdo pjesez e harruar diku....
Edhe eca ne asfaltet e zhveshur, hapat e mi oshetinin ngadal... nje yll ndriconte ende ne qiellin e zbehte edhe une ngrita syte me tej.....Engjejt me buzeqeshen! 
__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|