Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Eksodet shqiptare dhe si janë shpërndarë në Botë
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Eksodet shqiptare dhe si janë shpërndarë në Botë

Vështrim mbi periudhat që i detyruan shqiptarët të linin vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë apo të detyruar nga spastrimet etnike


Shqiptarët janë detyruar të lënë vendin e tyre dhe të emigrojnë në periudha të ndryshme të historisë. Përveç shpërnguljeve të hershme, që nga koha e Skënderbeut, apo dhe më përpara, një valë e re largimesh përfshiu popullsinë shqiptare pas rënies së perandorisë turke, e cila kishte pushtuar Gadishullin Ilirik. Një tjetër masakër ndaj shqiptarëve që jetonin në trojet e tyre ishte dhe lënia e tyre jashtë trungut amë nga copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Krahina të tëra shqiptare iu dhanë fqinjëve për të kënaqur orekset shovioniste të tyre. Këtu fillon një serial i gjatë i spastrimeve të këtyre zonave nga sllavët dhe grekët. Mijëra familje shqiptare në këto zona lënë vendin e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë, jashtë persekutimit dhe konflikteve nacionale në vende të ndryshme të Evropës, por edhe më larg në Amerikë, Kanada dhe Australi. Më shumë se 200 mijë kosovarë u strehuan në Turqi si pasojë e një marrëveshjeje mes Jugosllavisë dhe kësaj të fundit.

Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët janë të dhënë pas largimeve nga vendi i tyre, por tashmë në mënyrë të rregullt me llotaritë amerikane dhe ato kanadeze, sipas kërkesave të vendosura nga këto vende mike. Ajo që do të vuloste ikjet e çorientuara ishte situata e krijuar në vitin 1997, që njihet në histori me emrin rrëmujat e marsit, që këtë herë ishte i dhunshëm. Këtë herë gjithçka nisi pas rënies së firmave piramidale, gjë e cila ndezi edhe revoltën popullore, e cila precipitoi në hapjen e depove të armatim-municionit dhe shpërthimit të reparteve ushtarake në të gjithë Shqipërinë. Situata e rrallë mori me dhjetëra jetë njerëzish dhe la pasoja të pallogaritshme në ekonominë shqiptare që edhe sot duket se po i vuan ende ato. Familje të tëra morën rrugën e emigrimit në kërkim të qetësisë dhe jetës më të mirë. Një pjesë e tyre humbën të gjitha kursimet familjare dhe e shikonin të pashpresë rimëkëmbjen. Biznese të tëra falimentuan dhe drejtuesit e tyre e humbën besimin se mund të rimëkëmbeshin edhe njëherë, pra e kishin të vështirë ta fillonin edhe njëherë nga fillimi gjithçka. Shumë shqiptarë humbën madje edhe shtëpitë e tyre në piramida, duke mos pasur edhe një strehë, ku të fusnin kokën. Ata u detyruan të shkojnë të punojnë jashtë Shqipërisë për të siguruar të ardhura për blerjen e një banese tjetër, por ndërkohë çmimet nisën të rriteshin dhe atyre u duhen vite të tëra ta realizojnë një objektiv të tillë. Individë të veçantë, që nuk pësuan dëm financiar nga firmat rentiere, i transferuan kapitalet e tyre jashtë vendit dhe i investuan paratë e tyre në vendet ku vendosën të jetonin. Kjo solli atë situatë të vështirë ekonomike që tashmë duket se ka kaluar.

Një nga emigrimet më të mëdha të shqiptarëve është ai i viteve ´96-´97 në kohën e rrëmujave, ku destinacionet e tyre ishin Italia dhe Greqia. Kjo lëvizje drejt dy vendeve fqinje, është influencuar nga ngjashmëritë gjeografike e kulturore që kanë shqiptarët me greket dhe italianët, si dhe nga mundësitë më të mëdha për një emigrim legal. Sipas të dhënave, në Greqi gjendet një shqiptar për çdo 25-30 grekë, ndërsa në Itali, një shqiptar për çdo 400-450 italianë. Megjithatë, problemet sociale, që lidhen me emigracionin dhe me futjen e emigrantëve në punë dhe shoqëri, janë të ngjashme në të dy këto vende. Në vitin 1997, Shqipëria kishte një disproporcion mes emigracionit legal dhe atij ilegal. Në fillim të këtij viti, numëroheshin 62 mijë emigrantë legalë në Itali, ndërkohë që sipas Karitasit, numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 100 mijë. Gjithashtu, në Greqi nga 350 mijë emigrantë, vetëm 10 mijë ishin legalë. Kështu, sipas të dhënave, 78.6 për qind e emigrantëve shqiptarë janë ilegalë. Duke filluar që nga viti 1990, emigracioni u bë një nga mënyrat kryesore të sigurimit të të ardhurave për shumë individë, familje dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithsi.

Emigrimi i shqiptarëve ka filluar që në vitet ´90, kur u hapën amdasadat. Shqiptarët, që jetojnë në shumë vende të ndryshme të Botës, janë mbi 13 milionë. Në vitin 1997, një ngjarje e dhembshme në historinë e Shqipërisë ishte dhe shembja e firmave piramidale. Kjo ishte një arsye tjetër pse njerëzit u detyruan të emigronin me gomone për në Itali. Emigrime të mëparshme kanë qenë edhe ato të kosovarëve, shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në SHBA, Zvicër apo Gjermani, në kohën e Titos. Shqiptarët, pavarësisht nga besimi, kanë emigruar në Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, SHBA, Kanada. Po kështu, që nga viti 1945 deri në vitin 1966, mbi 200 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, kanë pasur statusin e refugjatit në Turqi.

Faktet tregojnë se shqiptarët kanë emigruar në vite në gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Amerikë dhe vende të tjera. Mbështetur në një sere dokumentesh arkivorë, shpjegohen se ku u vendosën dhe si e ruajtën gjuhën, kulturën arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të tjerë, deri në ditët tona, me gjithë trysninë e kohës për t´i asimiluar. Asnjëherë nuk ka patur një regjistrim të saktë për emigrantët e hershëm shqiptarë në Greqi, pa I ngatërruar këta me shqiptarët që ishin në trojet e tyre, që në vitet 1912-1913 mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë. Po kështu, sipas studimeve të paraqitura deri tani, ka versione, ku flasin për një zhvendosje të tyre nga zona e Kaukazit (ku gjithsesi ka ekzistuar një vend i quajtur Albani). Shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë, kanë emigruar, duke krijuar edhe kolonitë e tyre kryesisht në Itali dhe Greqi. Që nga arbëreshët, arvanitasit e deri tek emigrantët e sotëm Në Itali, sidomos në Pulja, Kalabri dhe Siçili, janë pjesa më e njohur e kolonive shqiptare nëpër botë. Ato e kanë zanafillën që në kohën e pushtimeve të para turke, para periudhës së mbretërisë së Skënderbeut. Numri i tyre llogaritet afërsisht në 110 mijë. Ekzistenca e gjuhës së tyre (arbëreshe) është një formë arkaike e dialektit toskë të shqipes, që, për fat të keq, me kalimin e kohës po ndihet gjithnjë e më i kërcënuar. Ashtu si edhe në Greqi, shqiptarët në Itali nuk gëzojnë një status të garantuar për t´u trajtuar si pakicë. Kolonitë shqiptare, siç dihet, ekzistojnë në të gjithë shtetet që u formuan pas rënies së Perandorisë Otomane, në Bullgari, në Siri dhe në Egjipt. Një koloni e madhe shqiptare ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet prej emigrantëve të vjetër, të cilët u vendosën atje para fitores së pavarësisë. Emigranti i parë shqiptar, që mendohet të ketë prekur token amerikane, daton në vitin 1876. Por, një element i veçantë që ja vlen të përmendet është edhe ekzistenca e një kolonie shqiptare në Ukrainë, që në fakt është një koloni e vjetër. Është interesant fakti se katër mijë pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë ta cilësojnë shqipen si gjuhën e tyre të nënës. Paraardhësit e tyre luftuan në vitin 1768-1774 dhe 1787-1791 në krah të Carit të Rusisë, kundër turqve dhe mbetën më vonë përgjithmonë në tokat e Carit.

Fatkeqësisht, për numrin e shqiptarëve, që jetojnë në Greqi, nuk ka ndonjë statistikë të saktë. Duhet të bëjmë dallimin midis zonës plotësisht të banuar në pjesën më të madhe nga shqiptarët (Çamëria dhe Maqedonia) dhe kolonive shqiptare mesjetare të Greqisë së jugut, (Atika, Boti, ishujt
Egje dhe Peloponezi). Dialekti i këtyre emigrantëve të vjetër (arvanitasve), është sot në kërcënim të plotë. Si theksuam edhe më lart është i paqartë numri i popullsisë shqiptare që jeton në Greqinë e veriut. Deri në luftrat ballkanike, në vitin 1912-1913, ku Greqisë iu bashkangjitën Epiri dhe Maqedonia, zonat e banuara me shqiptarë shkonin deri në gjiun e Artës. Shumica e popullsisë myslimane shqiptare më pas emigroi ose iu nënshtrua proceseve të asimilimit. Shqiptarët e atjeshëm ortodoksë u greqizuan me dhunë që para bashkimit të Epirit dhe Maqedonisë me Greqinë. Sipas të dhënave zyrtare greke, deri në vitin 1951, në territorin e shtetit grek jetonin gjithsej rreth 23 mijë shqiptarë.

Duhet pasë parasysh se nuk ka prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa të dhëna, sot numërohën rreth 15 MILIONË SHQIPTARË. Patjetër këtu në këtë numër bëjnë pjesë shumë shqiptar që i përkasin origjinës së shqiptarëve nga ata që ne sot i njohim, si të asimiluar. Të dhënat e ofruara tregojnë se Shqipëria ka mbi 3 milionë banorë, në Kosovë numërohen rreth 2 milionë shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë. Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Gjeografia e vendndodhjes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre patjetër që duhet të fillojë me Turqinë. Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë sesa Shqipëria dhe Kosova bashkë. Të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq, ata, sipas statistikave, janë diku aty afër, të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare të shtetit turk, rreth 5 milionë qytetarë shqiptaro-turq me origjinë shqiptare.

Një tjetër vend, ku ka shqiptarë shumë nga ata të hershmit, janë dhe shqiptarët e Greqisë, të cilët grekërit i quajnë arvanitas. Ata janë vendosur në rrethinat e Athinës dhe përgjatë shtrirjes së kufirit me Shqipërinë dhe numërohen në mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolëse. Arbëreshët, që gjenden në jug të Italisë, kryesisht në Sicili dhe Kalabri, llogariten në mbi 100 mijë. Ndërsa në Egjipt numërohen rreth 200 familje me origjinë shqiptare. Nga vendet e quajtura të lindjes së largët ose Misiri i njohur te shqiptarët është edhe Siria. Pas largimit nga Egjipti, shumë shqiptarë u vendosën në Siri, aty numërohen rreth 550 familje. Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarë që janë të vendosur në Bullgari. Shqiptarët janë të përqëndruar kryesisht në Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrën e 52 mijë vetëve. Në Rumani numërohen rreth 20 mijë. Në Kroaci është i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu rreth 12 mijë shqiptarë në Slloveni. Numërohen 12 mijë shqiptarë edhe në Ukrainë, ku janë evidentuar gjithsej 7 fshatra të banuara nga shqiptarë. Por ende nuk është llogaritur numri i tyre.

Në Argjentinë një vend tjetër ku janë ngulitur shqiptarët dhe kryesisht ata të përzier me emigrantët italianë, që erdhën këtu nga jugu i Italisë, pra janë shumica arbëreshë. Shqiptarët e Argjentinës konsiderohen komuniteti më i organizuar dhe kanë ruajtur shumë traditën dhe historinë e janë diku
aty rreth 50 mijë. Australia megjithse një vend i madh për emigrantët, por shqiptarët nuk e kanë preferuar shumë. Aty numërohen rreth 26 mijë shqiptarë, të vendosur në rrethinat Viktoria dhe Brisbej. Afrika e Jugut është vendi ndoshta që ka më pak shqiptarë, aty janë vendosur thuhet në Kejp Taun, rreth 15 familje. Vendi më i preferuar dhe nga më të populluarit kohët e fundit kryesisht janë SHBA. Një kuriozitet thotë se “shqiptarët e kanë zbuluar Amerikën”, kjo duket bëhet për të treguar se sa janë të dhënë shqiptarët pas emigrimit për në Amerikë. Sot, këtu flitet se gjenden mbi 500 mijë shqiptarë, shifër kjo që kurrë nuk ka mundur të bëhet zyrtare, pasi që ka munguar një iniciativë zyrtare që ta bëjë një gjë të tillë. Por gjithmonë statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga më të banuarat me shqiptarë. Ata janë të instaluar në Çikago, Detroit, Miçigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio dhe Kanada (konsiderohet komuniteti me intelektual).

Një vend kryesor në largimin e shqiptarëve të kohëve të fundit, ku janë të vendosur shqiptarët, konsiderohet Greqia, me rreth 500 mijë shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptarë të trojeve etnike. Në Itali rreth 300 mijë dhe në Zvicër rreth 180 mijë shqiptarë të trojeve etnike. Në Angli 40 mijë, Belgjike rreth 40 mijë. Një numër më të vogël shqiptarësh gjen pothuajse në çdo vend evropian, por tani më nuk ka cep të Botës që nuk gjejmë shqiptarë.

Luan Kondi, Panorama

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Dhjetor 2003 18:54
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
prrenjsaku
freelance/gynecologist

Regjistruar: 03/02/2004
Vendbanimi: toronto/canada
Mesazhe: 113

Unhappy

shqiptaret ne bote

keto shifra jane ndoshta te sakta
po sic thone ka rreth 700.000 ne americe
400.000 ne itali 450.000 ne gjermani
rreth 300.000 ne greqi hiq minorenet
dhe te grekezuarit, 200.000 ne zvicer
rreth 40.000 ne angli ,dhe 40.000 ne belgjike
mendohen te jene rreth 30.000,ne skandinavi
flasim per te gjithe trevat shqiptare

__________________
i hear different things from different people at the different time,and meanwhile i hear different things from the same people at the same time

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Shkurt 2005 23:59
prrenjsaku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të prrenjsaku Kliko këtu për të kontaktuar me prrenjsaku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të prrenjsaku't! Kërko mesazhe të tjera nga: prrenjsaku Shto prrenjsaku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto prrenjsaku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

Re: shqiptaret ne bote

Citim:
Po citoj ato që tha prrenjsaku
keto shifra jane ndoshta te sakta
po sic thone ka rreth 700.000 ne americe
400.000 ne itali 450.000 ne gjermani
rreth 300.000 ne greqi hiq minorenet
dhe te grekezuarit, 200.000 ne zvicer
rreth 40.000 ne angli ,dhe 40.000 ne belgjike
mendohen te jene rreth 30.000,ne skandinavi
flasim per te gjithe trevat shqiptare



me bindie te plote jam i mendimit se keto shifra duhen azhornuar....





po jane diku afer me realitetin pervec faktit se ne greqi ndodhen me shume se 500000 shqiptar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Mars 2005 21:28
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
marsholi
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 27

gjithkund kjo analistje, si nuk tu mbyll goje moj e thate

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Mars 2005 22:42
marsholi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të marsholi Kliko këtu për të kontaktuar me marsholi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: marsholi Shto marsholi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto marsholi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dieFaustNeu
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: atje
Mesazhe: 786

Citim:
Po citoj ato që tha marsholi
gjithkund kjo analistje, si nuk tu mbyll goje moj e thate


po pra ska teme qe ska shkrujt naigjo kjo

vetem tek ato te miat se besoj te futet naiher...

jan icik larg saj ato...

nejse persa i perket ceshtjes se shqipetareve ne bote doja te thoja qe eshte e kote te permendim shqipetaret ne bote ... sepse ka me shum shqipetar jasht shqiperise sesa ne shqiperi....


eksod i vertet do te ishte kthimi yn ne shqiperi..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Mars 2005 00:30
dieFaustNeu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dieFaustNeu Kliko këtu për të kontaktuar me dieFaustNeu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dieFaustNeu Shto dieFaustNeu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dieFaustNeu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
prrenjsaku
freelance/gynecologist

Regjistruar: 03/02/2004
Vendbanimi: toronto/canada
Mesazhe: 113

Re: Re: shqiptaret ne bote

Citim:
Po citoj ato që tha dieFaustNeu


me bindie te plote jam i mendimit se keto shifra duhen azhornuar....





po jane diku afer me realitetin pervec faktit se ne greqi ndodhen me shume se 500000 shqiptar



por mos harro se dita dites
po ikin nga greqia per ne angli
kanada amerike e ku di une
dhe shifrat ulen nuk ngrihen
kur e le nje vend

__________________
i hear different things from different people at the different time,and meanwhile i hear different things from the same people at the same time

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Mars 2005 01:25
prrenjsaku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të prrenjsaku Kliko këtu për të kontaktuar me prrenjsaku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të prrenjsaku't! Kërko mesazhe të tjera nga: prrenjsaku Shto prrenjsaku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto prrenjsaku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Analiste ne cilen Gazete e ke marre lajmin?!

Tani e mora vesh une se paska mbi 13 milione shqipetare te emigruar qe ne vitin "90...e cuditshme!si na mban ky glob?!

Ndersa nje Shqiperi me rreth 2 milion banore sot,-s`po di te kurdise vetveten...Sa Keq!

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Korrik 2005 06:17
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

une kete mesazh po e shkruaj thjeshte per gallat

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Modifikuar nga amoxil datë 20/07/2005 ora 21:51

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Korrik 2005 06:57
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:10 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Eksodet shqiptare dhe si janë shpërndarë në Botë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.