Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405
|
Po e jap dhe une mendimin tim.
Une si bindje nuk jam kunder homoseksualizmit. Ai ka egzistuar qe ne koherat me te lashta, e mos harrojme poetesha Safo ishte lesbike, apo me vone ne oborret e mbreterve e feudaleve te pasur egzistonin eunuket, dylberet a ku e di une si quheshin. Edhe Oscar Wild ka qene homoseksual. Dhe ai ishte gjeni i penes. Pra ne kete kuptim une nuk i diskriminoj homoseksualet, ata kane te drejte te jetojne e kerkojne lumturine, si cdo njeri.
Por ne kushtet e Shqiperise eshte pak si e nxituar te miratohet nje ligj i tille. Per vete faktin qe homoseksualet jane nje minoritet, jane shume pak( besoj ) per t'u marre kaq shume ne konsiderate nga Parlamenti ( Parlamenti nuk po merret me te pastrehet qe jane mijera e mijera). Per arsyen tjeter qe opinioni mbizoterues te ne eshte egzistenca e familjes me nene e me babe. Per vete faktin qe sado liberale te dukemi, prape na duket weird se si dy burra mund te puthen ne sy tone, apo si dy gra mund te flene bashke e mund te rrisin nje femije pa burre.
Une nuk do doja qe femija im te rritej me imazhe te tilla, sepse dashur pa dashur do ndikohej, keshtu perhapet homoseksualizmi. Domethene pavaresiht se une nuk dua te diskriminohen ne asnje lloj menyre homoseksualet, sepse dhe ata jane pjese e shoqerise, madje shume vitale do thoja, por nuk dua qe te ndodhnin gjera hapur ne publik, si ato paradat e gay-ve qe dalin e bejne seks njerezit ne rruge, naked, doja te ishin pak me diskrete, per hir te brezit te ri.
Bie fjala pse duhet te kene ata nje parade kaq bombastike, ne tere kryeqytetet e botes, dhe ne ciftet straight nuk dalim ashtu, t'u imponohemi te tjereve?
Sa per ate qe eshte normale apo jo, dua t'u them qe ka me se 10 vjet qe Homoseksualiteti ka dale nga diagnozat e DSM IV Amerikane, pra nga diagnozat e semundjeve psikiatrike. Pra homoseksualiteti konsiderohet nje orientim normal seksual, qe varet nga shume faktore, por qe nuk do merremi t'i sqarojme tani.Jane normale, por orientimi i tyre seksual ndodh tek nje minorance njerezish, krahasuar me popullsine totale te planetit. Ndaj ne na duket si jo normale, sepse jemi shumica derrmuese.
__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|