amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949
|
NË MUNDSH
Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
E fajin ty ta hedh, ti vetes ti besosh,
Sa herë per ty dyshojnë e s’të përfillin.
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
Në mundsh të rrish në pritje, te presesh pa u lodhur!
Ah, kur të urrejnë, urrejtje mos ushqe!
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.
Në mundsh të mendosh, por jo për shkatërrim!
Të ëndërrosh por jo si rob ëndërrimesh,
Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
Ngadhnjim e shpartallim e burim mashtrimesh.
Në durofsh dot thënjet e tua të drejta,
Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë.
T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
Si në kumbar, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë.
Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë “ QËNDRO !” gjithnjë të thotë.
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash,
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon,
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash...
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.
Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë–Dije dhe mos kij asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe burrë të do jesh, o biri im!
RUDYARD KIPLING
__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|