Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Gjergj Kastriot Skenderbeu > Kthimi i Gjergj Kastriotit ne Kruje
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Kthimi i Gjergj Kastriotit ne Kruje

Qindra vjet me pare, kur Shqiperia nxirrte vetem trima dhe luane ne qytetin e degjuar te Krujs, te keshtjella e Kastrioteve, rrinte prane zjarrit mbi nje poltrone veneciane nje zonje bujare me floke te bardhe e me rroba te zeza, me nje fytyre te hequr, te thare, te vijosur prej hidherimeve, si njone e shenjte madheshtore qe vuan e mundohet , po s'e thote. qe princesha Vojsave e veja e Gjon Kastriotitm e ema e Skenderbeut.
Jashte veriut i eger i maleve te Shqiperise po frynte si i terbuar, vershelente si i marre neper vrimat dhe mazgalat, perziente valet e Adriatikut te fryra, perceshkume, qe perpiqeshin si kucedra, fishkullonte si me kamzhik shkembinjte e thate qe oshetinin dhe gjemonin. Qyteti i Krujes qe si i shkretuar. Ne fortesen valonte flamuri i Turqise.
Brenda ne keshtjele mbreteronte nje qetesi, nje heshtje prej varri. Asgje s'pipetin. Njerezit atje s'flasin dhe baresin ngadale ne maje te gishterinjve, sikur ka ndonje te vdekur ne shtepi. Zonja me floke te bardhe e me rroba te zeza i afrohet me teper zjarrit qe te ngrohet, po me kot. Kater djem qe kish ia mori sultani si peng tridhjete me pare. Tre prej tyre vdiqen te helmuar; i katerti s'dihet a eshte i gjalle. Po dhe ne rron, a do te kthehet valle ndonje here? Valle a mban mend te emen tane, Krujen, Shqiperine se qe çilimi kur ia rrembyen nga krahet? Dhe princesha Vojsave qe i lutet Perendise duarlidhur, zemerthyer: "Tre m'i more per mekatet e mia, kete te katerten ma fal, mos ma merr, o Zot; mos na e mbyll shtepine!"
Ne mur persiper vatres, varej nje shpate e koheve te vjetra qe s'e ngre dot njeri i sotem as me dy duar. Qe palla e Kastrioteve, e mbajtur brez pas brezi prej trimave qe nxori ajo dere e shkelqyer. Turqit e plackitne keshtjellen, po pallen s'e ngane se asnje s'qe i zoti ta perdorte. Vojsava e varfer nga kryet shpeshe shikon ate shpate dhe syte i mbushen me lote. Qane nena per nje bir, qane dhe shpate per nje burre!...Ç'u be ai djale, ku eshte ai trim? Gjer kur do te valoje fortesen e Krujes Ai flamur i urryer i tiranit te huaj? Gjer kur do te pres nena te birin, Kruja te zotin, Shqiperia tane, bota trimin qe s'ka shoke?
Po pernjeheresh hapet dera dhe hyne brenda nje luftetare i hishem, fisnik e madheshtore, hundeshkabe, sypetrit, e mjeker te gjate e te dredhur, i veshur me çelike, i armatosur gjer ne dhembe, statuja e gjalle e Marsit. Vojsava kthehet, e shikon , perpiqet te ngrihet , po qendron si e ngrire nga ajo pamje e papritur. Ferkon syte se mos sheh enderr. Luftetari qe hyri eshte i gjalle si shoqi Gjon Kastrioti, po me i ri, me i bukur , me i larte...
- Ne mos je nje hije a fantazme qe vjen te genjesh nje plake te varfer, nje qyqe te neveritur, ti je im bir, ti je Gjergji im. Fole! Fole! Mos me mundo.
Po luftetari nuk flet dot. Ai, qe si ishim vrejtur syte kur i binin shigjetat dhe gjylet si bresher mbi supe, Qe kishte me qindra te vrare e te plagosur rrotull, qane si çilimi, bie me gjunjazi i puth doren princesesh se nderuar, po lotet e mbytnin dhe s'thote dot "Une jam"!Po nena e mori vesh. E njohu nga syri e njohu nga fytyra, e njohu nga sjellja. Pastaj e njohu me mire Shqiperia dhe bota nga ato qe beri. Ai qe i teri dhe i gjalle, Gjergj Kastrioti, princi i Krujes, konti i Matit dhe Zoti i Dibres qe u quajt Skenderbe prej sulltanit, Mbret i Shqiperise dhe i Maqedonise prej Papes.
Si mori bekimin e nenes dhe u be dy here me i forte se me pare , rrembeu shpaten qe varej ne mur sikur te ishte e lehte si pende, ngjeshi ne brez dhe shkoi kaluar ne fortese. Kruja qe dukej si e shkretuar, leviz dhe ngjallet. Burra, gra , femije jane mbledhur ne shesh te qytetit; ca te gezuar si nje dasem kendojne, te tjere qajne, te gjithe shikojne ne maje te forteses dhe bertasin e broheritin. Flamuri i huaj u hoq dhe tani valon ne ere flamuri i Shqiperise. Per ate gezohet populli, per ate tingellojne kambanat, per ate gjemojne topat. Ato qe ngjajten nen ate flamur, nen ate kryeushtar i shkruan historia me shkronja te arta, i buçasin malet,brigjet, dhe guret e shqiperise, i tregojne perrallat dhe legjendat e pleqve dimrit rreth vatres.
Keshtu u ngrit me 1443,ne vjeshten e trete, ne kryeqitetin e vjeter te Shqiperise, flamuri i kuq me shkaben e zeze me dy krere...

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Janar 2004 01:18
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Polloshtan te pergezoj per memorjen qe ke.
Kthimi i Gjergj Kastriotit ne Kruje ishte pjesa me e bukur e lezimit letrare qe me ka ngelur ne kujtese nga shkolla 8 vjecare.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2004 08:19
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Gjergj Kastrioti lindi në Krujë dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së mesme i cili ishte i obliguar që Perandorisë Turke ti paguajë tatim. Në mënyrë që të sigurojë besnikërinë e prijësve lokal Sultani i merrte djemtë e tyre dhe i dërgonte në Turqi. Gjergj Kastrioti përcjelli shkollën ushtarake në Perandorinë Turke dhe që i emëruar Iskender Bay që në turqishtë do të thotë princi Aleksandër.

Ai qe i dalluar si një nga oficerët më të mirë në disa skuadra Otomane në Azinë e Vogël dhe Europë, për çka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundër Grekëve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnë se ka mbajtur lidhje të fshehta me Raguzë, Venedikun, Vladislasin e Hungarisë si dhe Alfonsin e V të Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali çka e bëri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral të disa provincave të Shqipërisë.

Më 1443, gjatë betejës kundër Hungarezëve te Nishi (Serbia e sotme), ai e lëshoi ushtrinë Otomane dhe shkoi në Krujë. Në kalanë e Krujës Skenderbeu ngriti Flamurin Shqipëtarë, flamurin e kuq më shqiponjë të zezë dykrerëshe në mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unë lirinë, ate e gjeta këtu, në mesin e juve". Gjergj Kastrioti arriti të bashkojë të gjithë princat Shqipëtar në qytetin e Lezhës (Lidhja e Lezhës, 1444) dhe ti udhëheqi ata në luftën kundër Turqve.

Gjatë 25 viteve të ardhshme ai luftoi, me forca që rrallë herë kalonin 20.000 ushtarë, me ushtrinë më të fuqishme të asaj kohe dhe arriti që të dal fitues për 25 vjetë të tëra. Më 1450 Ushtria Turke qe e udhëhequr nga vetë Sultan Murati i II i cili vdiq gjatë rrugës duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herë të tjera , më 1466 dhe 1467, Mehmeti i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhëheqi ushtrinë Turke kundër Skenderbeut dhe dështoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujën 24 herë dhe dështoi të 24 herët.

Për një të katërtën e shekullit Skenderbeu ndaloi invazionin Turk në Evropën Katolike.

Pasë vdekjes së tijë më 1468 në Lezhë nga shkaqet natyrore, ushtarët e tijë u bënë rezistencë Turqve për 12 vjetë. Më 1480 Shqipëria definitivishtë u pushtua nga Perandoria Turke. Kur Turqit e gjetën vorrin e Skenderbeut në kishën e Shën Nikut në Lezhë, e hapën ate dhe morrën eshtrat e Skenderbeut për të cilat besohej se sjellin fat. Më 1480 Turqit ndërmorrën invazionin në Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos.

Skenderbeu dhe vepra e tijë nuk mbetën të përmenden vetëm në tokat Shqipëtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do të kishte egzistuar sikur të kishte një udhëheqës sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorë gjithashtu kanë gjetë inspirimin e vetë në mjeshtërinë ushtarake të tijë. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi një vjershë kushtuar Gjergj Kastriotit. Të njejtën gjë bëri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operën e cila titullohet Scanderbeg.

Skenderbeu sot është hero nacional i Shqipërisë. Shumë muzeume dhe monumente janë ngritur në nder të tijë anembanë Shqipërisë dhe në mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut në kalanë e famshme të Krujës.

Marrë nga: Noli, Fan S.: George Castrioti Scanderbeg, New York, 1947

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Mars 2005 13:57
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (deri më 1443)

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali më i vogel, dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe të Vojsavës, familia e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza ( Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën). Gjergji lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte e fuqizuar. Kur osmanët morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415), që ishte në kufi me Principatën e Kastriotëve. Gjoni, i cili më 1410 u kishte dhënë një djalë peng osmanëve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin.

Për një periudhë rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollën e içogllanëve të Edrenesë, ku përgjithësisht futeshin djemtë e sundimtarëve të posanënshtruarve e vasalë, për t’i përgatitur e edukuar me frymën osmane, si komandantë të zotë e feudalë të bindur.

Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin më dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Ai ishte shtatlartë e shumë i fuqishem. Ishte mendjemprehtë dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Gjatë viteve të shkollimit Gjergji u dallua nga të tjerët. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e vogël. Luftonte mbi kalë e më këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera.

Pasi mbaroi shkollën e içollganëve, Skender hyri në kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pëparuar shpejt në karierë shtetëore: nga spahi arriti deri në postin e lartë të sanxhakbeut.

Në mesin e viteve ‘20 ai u dërgua në Shqipëri dhe qëndroi si kuadër i Perandorisë osmane deri në fund të viteve ‘30. Si spahi Skënderbeu pati një timar të madh në zonën midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasë dhe kriporet e Shënkollit. Në vitet 1437-1438 Skënderbeut iu tha posti i subashit të Krujës, kurse me detyrën e sanxhakbeut të Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu.

Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri Skënderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar në marrëdhënie me administratën osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve.

Në fund të viteve ‘30 kur në Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skënderbeun nga postet e larta që kishin në Shqipëri. Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërisë, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë. Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një “gradim”, por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtetit osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i ati dhe dy vëllezër dhe në krye të Principatës duhej të vihej ai me Stanishin).

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Mars 2005 14:01
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Gjergj Kastriot - Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërise.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke patur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi parreshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi shtrategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Mars 2005 14:03
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
belga
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 02/02/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 279

Unhappy

Figura e skenderbeut!

siç e dime nga historia figura e Skenderbeut eshte nje nder figurat e shquara te historise se popullit shqiptare; skenderbeu i udhehoqi shqiptaret per 25 vjet liri e pavaresi kombetare. nje nga qytetet kryesore ishte Kruja vendlindja e heroit legjendar monumenti i tij i gdhendur ne bronz eshte ngritur ne kryeqytetit europian bruksel te belgjikes. figura e tij legjendare mbetet shembull frymezimi per te gjithe brezat shqiptare.pershendetje belga!!!!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shkurt 2006 22:18
belga nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të belga Kërko mesazhe të tjera nga: belga Shto belga në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto belga në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:31 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Gjergj Kastriot Skenderbeu > Kthimi i Gjergj Kastriotit ne Kruje

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.