erious
.
Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217
|
tregim i nje anonimi
.
kur dera biente tre here, kush ishte mbrapa saj, s'ishte per mua... ne krye te dy muajve kaq gje e kisha marre vesh.
mbas muajit qe pasoi dy te paret, i zoti i tre te trokiturave filloi te me pyeste nese ndonje e kishte kerkuar dhe meqe zakonisht erresira e pare me zinte ne shtepi, isha ne gjendje te kisha nje pergjigje.
jo se kishte ndonje rendesi te madhe... por i zoti i tre te trokiturave, rasti e solli te ishte nje bukuroshe mbi te tridhjetat, akoma me petale ne trup.
bukuria, si gjithmone, meriton vemendje si i thone... s'kaloi shume dhe pyetjet nga te thata e telegrafike, u shnderruan ne kafe break. 30 vjecarja me petale ne trup kishte nje emer nordik, te dale diku andej nga historite e odinit.
veten e mbante mire... kurse apartamentin e saj ca me keq, me e bukura ishte se kur hyje brenda, te dukej sikur kishe kaluar pragun e nje muzeumi.
gjeja e pare qe te binte ne sy, ishte nje flamur i kuq i madh, me nje drapert e çekan te verdhe mu ne mes... gjithandej muret ishin te mbushura me pankarta revolucionare e mbi revolucionin, ne te gjtha gjuhet.
diku ne nje cep dalloje fotografite e baballareve marks, engels, lenin e stalin, por me e dukshmja nga te gjithe ishte posteri i Che, el comandante, me berreten e me mjekrren qe shoqeron perhere emrin e tij.
ti hiqje yllin ne kapele ta zevendesoje me nje kurore prej gjembash, ti shtoje edhe ca qirinj, dhe kishe perpara nje ikone perfekte.
dyshemeja... veç mbeturinave te pa konsumushme te drekave e darkave te ngrena aty e bishtave te cigareve, ishte e mbuluar me libra nga me te ndryshmet, qe nga serite e asterix e deri tek titujt mbi magjiine e zeze
apo filozofine quantike.... duke gjykuar nga gjendja e shtepise dhe nga emrat mbi rroba e mbi kozmetike, shihje se e zonja kishte principe te forta dhe ishte shume konsekuente ndaj tyre.
por se si keto principe rrinin bashke, e mora vesh nje dite, ose me mire, nje nate, tek po merrja uje te nxehte per te bere nje çaj.
vazhdon...
__________________
.
Modifikuar nga erious datë 08/12/2009 ora 05:35
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|