Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Nje Serb Flet Per Varrimin E Rugoves
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
TOXICX
Anetar i ri

Regjistruar: 31/01/2006
Vendbanimi: Prishtine
Mesazhe: 3

Arrow

Nje Serb Flet Per Varrimin E Rugoves

VEREJTJE: ATUORI I KETIJ TEXTI NUK DIHET, SE PAKU UNE NUK E DIJ...

Varrimin e kam përcjell prej banesës, pasi qe nji natë ma heret jam
ngri
ne rend para Kuvendit, duke prit me nderu kryetarin e Kosovës. Tu e
këqyr
transmetimin, e paramendova veten si me qen serb i Kosovës. Nuk keni
ide,
sa interesant mu bo varrimi. Si serb i Kosovës, nuk mujsha me besu qe
shqiptaret dinin te organizojnë diçka te tillë. Krejt funksionoje
super,
sallën 25 majin nuk e njofta, plus i pash njerëzit brenda tu i desh
palltat prej nxehtit. Si Serbin e Prishtinës, më se shumti m`kallke
prania
e tipave te veshën me uniforma si te ushtrisë. Neve, ndërkombëtaret
krejt
kohen na thoshin qe TMK-ja nuk është ushtri. Kur i kam pa edhe tu
gjuajt
me pushkë, ke ka m`bien tfikt (da padnem u nesvest). Nëse qajo çka pash
ne
TV, nuk është ushtri, atëherë ç`a është. Kurrë nuk kam pa, qe
vatrogascat(zjarrfiksat) gjuanin me pushka. Neve ne Serbi po na thojnë
qe
ka me u kthy ushtria dhe policia jon ne Kosovë. Hajt ushtria, nuk kanë
qen
edhe aq shumë, po sa polici ish ne Kosovë. Në televizion kisha bindje
qe
ka më shumë, se ne kohërat më te mira te dashurit tonë Millosheviqit,
cili
i pafajshëm po kalbet ne burgun e Hagës. M`ra n`mend kur me shokët e mi
u
pata paraqit ne polici si rezervist, e mi dhanë teshat dhe
kallashnikovin
e qysh e shprazësha krejt "okvirin" prej ballkonit kur Zvezda e jepke
gol
tu luajt me Partizanin. Pas kësaj qe pash, duhet me i ndru tabelat, se
i
kam hala ato te vjetrat PR, se me bo me m`nxon, mos po ma bojnë si na
qe
ju bojshim ne punktin te hotel Besiana. Fjalimi i Petersenit me nxoni
tu
ju përkthye ja 30 serbeve cilët ishin mbledh me këqyr varrimin. Nanen e
Sorensenit, ken ka m`rahin mu, pasi qe ju përktheva edhe fjalinë e
fundit,
ku ky Jeseni gati nuk tha qe Kosova ka me u bo pavarur sa jam unë
administrator. Mendojshin qe po bojë hajgare me ta. Nuk mundeshin te
besojnë qe administratori i Kosovës i fol ato fjalë. Hiq ma i mirë se
Sorenseni, nuk ke edhe Sollana, prej cilit edhe nuk kena prit më mirë
se
aj na pat bombardu para ja 6,7 vite. Ne sall ku e përcjellshim varrimin
nuk u dëgjoje mirë prej zhurmës te agregatit cili punoje krejt kohen,
pasi
qe shqiptaret mo nuk po na lëshojnë rrymën, cilën na nuk e kena mendjen
me
pagu. Përpara protestojshim, dhe pas nji jave na e lëshojshin, por prej
qe
ka ardh ky pisi i Danimarkës, e kanë bo njëfarë sistemi "ABC" me e
leshu
rrymën, por po get neve na kanë shti ne "D". Krejt me mall po e
kujtojnë
at Danezin tjetër, Hakerupin, me cilin na pat thy. Hallakama më e madhe
ndodhi kur ne televizion u shfaqen edhe tradhtaret ma te mëdhenj te
popullit serb, si qe janë Janez Drnovshek, Stipe Mesiq dhe sidomos
Maqedoni Branko Crvenkovski. Dikush ne sall tha qe Maqedonia kurrë nuk
ka
me e pranu Kosovën si shtet, e tjetri ja kthej qe maqedonet i kishin
ndru
librat e gjeografisë, dhe ne to po shkruaje qe Maqedonia kufizohet me
Bullgarin, Greqinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbin. Krejt ky varrim
kjart
tregon qe shqiptaret kanë qen ne koalicion me Sllovenin dhe Kroacinë
për
mi shkatërru Serbin. Maqedonet hala nuk po e kuptojnë çka i ka gjet ne
momentin kur ju kanë dhanë drejtat shqiptareve, dhe Crvenkovski nuk
është
i vetëdijshëm qe se shpejti ka me pas mbiemrin "Kuqi". Ne sall krejt u
pajtuam, qe kur kena mujt me nejt nën Turqit 500 vjet, kena me duru
edhe
nën shqiptaret, por Serbia më herët ose më vonë, ka me u kthye ne
Kosovë.
Pas këtyre fjalëve, dikush ja nisi këngën "Bozhe Pravde" dhe te gjithë
u
quam n`këmbë te vendosur qe te presim edhe 600 vjet, nëse ka nevojë.
Qysh
kem tu e këndu himnin e ri te Serbisë, ne televizion ja nisi te
intonohet
himni i ri i Kosovës. Krejt mbetem n`këmbë, tu mos besu, qe shipcat e
paskan komponu edhe himnin cili dallon prej ati te Shqipërisë. Tu e
mbaru
tekstin e këngës "Bozhe Pravde", ne kafe po hin një polic bugar, cili
mbeti i shokuar duke i pa 30 serb tu nejt n`këmbë ne kafe, dhe plot
tjerë
ne televizion cilët po ja japin nderin e fundit Ibrahim Rugovës.
Automatikisht krejt u ulem dhe ne televizion u shfaq ne rendin e parë
ministri për kthim ne qeverinë e Kosumit cili n`këmbë i përcjellke
himnet
e Shqipërisë dhe te Kosovës. Lajmrimin e Petkoviqit ne rendin e parë,
shumica e serbeve e përcjelli duke e përmend tradhtarin e madh Serb -
Kopiliqin. Pakënaqësinë totale e krijoj polici Bugar, cili si për veti
ja
nisi ti njeh atributet e një shteti. Presidentin e paskan, flamurin e
paskan, himnin e paskan, ushtrinë e paskan, policin e paskan, qeverinë
e
paskan, ministrat i paskan....numërimin e ndaloj një shishe e
"shljivovices" cila kërciti në krye te policit bugar. Fotografia e
varrimit humbi, pasi qe u harxhit benzina ne agregat. Duke e prit
benzinën, ne kafe ja nisen komentimet reth jetës dhe veprës e Ibrahim
Rugovës. Shumica e biseduesve u përqendrua ne zgjedhjen paqësore për
cilën
u mundua krejt jetën doktor Ibrahim Rugova. Bash kur ne kafe u krijua
sa
do pak një atmosferë tolerante, përsëri u ndez televizioni EI NIS dhe
ne
ekran u shfaqen fytyrat e Hashim Thaçit, Fatmir Limës dhe Ramush
Haradinajt. Në moment, atmosfera e sallës 1 tetori, kaloj ne kafen tonë
në
Graqanicë, kurrkush nuk e foli as një fjalë. Shëtitjen deri te varrezat
ne
Velani, i kena përcjell si ne trans, duke u munduar me gjet numrin e
njerëzve cilët kanë dal ne ketë ftoftë. Njoni e krahasoj ketë fotografi
me
ditën kur kanë hi trupat e NATO-s, e mbrapa tyre shqiptaret qe u
kthejshin
prej refugjatllukit ne Maqedoni. Tjetri dha mendimin, qe tash janë
shumë
më shumë, kur bugari me salvet n`krye, prej inatit, e vlerësoj qe janë
20
milion. Krejt kohen tu shpresu qe po ndodh diçka, ceremonia e varrimit
kaloj perfekt. Nuk kisha mo çka me ju përkthye, krejt e pamë vet ne
televizion, krejt ato delegacione, delegacioni i Shqipërisë, gjeth aj
popull, policia, ushtria, flamuri, himni....Mbetem pa tekst, si qe ka
me
metë delegacioni i Serbisë ne negociatat për statusin e Kosovës.



Ne fund, nuk e pata veshtir mu kthy ne likur te shiptarit, se po e
vreni
qe teksti u shkru shqip.

__________________
THAUJE ATE QE E MENDON, JETO ME ATE QE BESON

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shkurt 2006 01:14
TOXICX nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të TOXICX Kliko këtu për të kontaktuar me TOXICX (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: TOXICX Shto TOXICX në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto TOXICX në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:13 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Nje Serb Flet Per Varrimin E Rugoves

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.