Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Arkivi i Kinematografisë > Kledi Kadiu, “kumbar” i Tirana Film Festival
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Kledi Kadiu, “kumbar” i Tirana Film Festival

( Autori i Lajmit: Petrika GROSI)


Ditën e djeshme është shpallur në një konferencë për shtyp çelja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Tiranës, (TIFF), i cili tashmë ka arritur në edicionin e tij të tretë, duke fituar një reputacion të kënaqshëm për një festival që është ende “fëmijë” 3-vjeçar. Mes të tjerash, surpriza ka qenë prania e balerinit të njohur shqiptar që jeton në Itali, idhullit të qindra-mijëra adoleshentëve italiane, por edhe shqiptare e më gjerë, siç është Kledi Kadiu. Kledi ka përshëndetur këtë festival duke theksuar edhe njëherë faktin se gjithmonë e më tepër ndihet krenar për përkatësinë e tij kombëtare dhe Atdheun e tij, Shqipërinë. Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme në kinemanë e vetme “Millenium” të mbetur në kryeqytet është shfaqur mes të tjerash edhe filmi më i fundit i Kledit, “Passo a due”, për të cilin është folur gjërë në mediat shqiptare, italiane e ndërkombëtare, pasi ka korrur rekorde të papritura duke u renditur për javë të tëra në “Top-10” e produksioneve më të kërkuara nga publiku italian. Kështu pra, sot nis edicioni i tretë i Tirana Film Festival me mbi 126 filmat që do të shfaqen gjatë këtyre ditëve në kinema “Millenium 2”, Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë dhe në Shkollën e Filmit dhe Multimedias, “Marubi”. Në këtë edicion kanë aplikuar për të marrë pjesë plot 700 filma të ndryshme nga të katër kontinentet, nga të cilët 370 autorë garuan në kategorinë e filmit “fiction”, 185 në kategorinë “animacion”, 85 autorë në kategorinë “dokumentar” dhe 60 autorë të tjerë në kategorinë “eksperimental”. TIFF si mbështetës kryesor këtë vit do të ketë Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Organizatori Ilir Butka shprehet në lidhje me këtë eveniment se “Ka shumë arsye për t’i dhënë jetë një festivali por do të mjaftohesha me disa prej tyre; Mbajtja e gjallë e një trashëgimie 50-vjeçare. Historia e kinematografisë shqiptare është relativisht e re, por ka njohur kulme të cilat meritojnë respektin e brezave që do të vijnë. Për vetë natyrën që ka, kinematografia integroi në veten e saj arritjet më të mira në letërsi, muzikë, artet pamore e të tjera forma të krijimtarisë shpirtërore duke sugjeruar dhe ofruar formën më të plotë të vetnjohjes historike, politike, artistike dhe kulturore kombëtare. Ky festival veç të tjerash ka për qëllim të stimulojë dëshirën për të afruar sa më shumë të rinj me botën e kinemasë”.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Janar 2006 15:27
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
caio
jurist

Regjistruar: 28/02/2005
Vendbanimi: Firenze
Mesazhe: 81

Sa keq paskemi mbet!

__________________
fjalet e shumta, fukarallek!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Janar 2006 01:46
caio nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të caio Kliko këtu për të kontaktuar me caio (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: caio Shto caio në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto caio në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

Re: Kledi Kadiu, “kumbar” i Tirana Film Festival

Citim:
Po citoj ato që tha isra
( Autori i Lajmit: Petrika GROSI)


Ditën e djeshme është shpallur në një konferencë për shtyp çelja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Tiranës, (TIFF), i cili tashmë ka arritur në edicionin e tij të tretë, duke fituar një reputacion të kënaqshëm për një festival që është ende “fëmijë” 3-vjeçar. Mes të tjerash, surpriza ka qenë prania e balerinit të njohur shqiptar që jeton në Itali, idhullit të qindra-mijëra adoleshentëve italiane, por edhe shqiptare e më gjerë, siç është Kledi Kadiu. Kledi ka përshëndetur këtë festival duke theksuar edhe njëherë faktin se gjithmonë e më tepër ndihet krenar për përkatësinë e tij kombëtare dhe Atdheun e tij, Shqipërinë. Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme në kinemanë e vetme “Millenium” të mbetur në kryeqytet është shfaqur mes të tjerash edhe filmi më i fundit i Kledit, “Passo a due”, për të cilin është folur gjërë në mediat shqiptare, italiane e ndërkombëtare, pasi ka korrur rekorde të papritura duke u renditur për javë të tëra në “Top-10” e produksioneve më të kërkuara nga publiku italian. Kështu pra, sot nis edicioni i tretë i Tirana Film Festival me mbi 126 filmat që do të shfaqen gjatë këtyre ditëve në kinema “Millenium 2”, Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë dhe në Shkollën e Filmit dhe Multimedias, “Marubi”. Në këtë edicion kanë aplikuar për të marrë pjesë plot 700 filma të ndryshme nga të katër kontinentet, nga të cilët 370 autorë garuan në kategorinë e filmit “fiction”, 185 në kategorinë “animacion”, 85 autorë në kategorinë “dokumentar” dhe 60 autorë të tjerë në kategorinë “eksperimental”. TIFF si mbështetës kryesor këtë vit do të ketë Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Organizatori Ilir Butka shprehet në lidhje me këtë eveniment se “Ka shumë arsye për t’i dhënë jetë një festivali por do të mjaftohesha me disa prej tyre; Mbajtja e gjallë e një trashëgimie 50-vjeçare. Historia e kinematografisë shqiptare është relativisht e re, por ka njohur kulme të cilat meritojnë respektin e brezave që do të vijnë. Për vetë natyrën që ka, kinematografia integroi në veten e saj arritjet më të mira në letërsi, muzikë, artet pamore e të tjera forma të krijimtarisë shpirtërore duke sugjeruar dhe ofruar formën më të plotë të vetnjohjes historike, politike, artistike dhe kulturore kombëtare. Ky festival veç të tjerash ka për qëllim të stimulojë dëshirën për të afruar sa më shumë të rinj me botën e kinemasë”.



Ju isra e ndoqet personalisht festivalin???
apo nuk e keni shkruar ju pjesen me lart?

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Shkurt 2006 23:22
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zhylien Sorel Kërko mesazhe të tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zhylien Sorel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:07 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Arkivi i Kinematografisë > Kledi Kadiu, “kumbar” i Tirana Film Festival

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.