X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479
|
marr nga Balkanweb
HAGE (31 Gusht) - Edhe ne seancen e djeshme, prokurori Uajting, ne parashtrimin perfundimtar te akuzave ka theksuar se Limaj, Balaj e Musliu jane fajtore per funksionimin e te ashtuquajturit kamp-burg ne Llapushnik, torturimin dhe vrasjen e dhjetra civileve serbe e shqiptare ne qershor e korrik te vitit 1998. Prokurori Uajting ka kerkuar denimet me te renda per Fatmir Limajn, Haradin Balajn dhe Isak Musliun, madje qe ata te denohen sipas nenit 142, 148 dhe 38 te Kodit penal te ish-Jugosllavise. Uajting kerkoi nga trupi gjykues qe Fatmir Limaj te denohet me 20 vjet burg, Haradin Balaj me 18, kurse Isak Musliu me 15 vjet burg.
Prokurori perdori si rrethana renduese per kete, pergjegjesine komanduese te Limajt dhe Musliut per funksionimin e te ashtuquajturit kamp burg ne Llapushnik, kurse Balaj per shkak te pjesemarrjes se drejtperdrejte te tij ne torturimin dhe vrasjen e viktimave ne malet e Berishes. Uajting u shpreh per Limajn se ndonese nuk ka marre pjese ne menyre te drejtperdrejte ne torturime e vrasje, ai ka ditur per funskionimin e kamp-burgut ne Llapushnik dhe kishte pergjegjesi komanduese lidhur me te. Per denimin e propozuar ndaj Isak Muslut, prokurori tha se ai eshte me i ulet, per shkak se eshte i akuzuar per me pak pika se Limaj e Balaj.
Sipas prokurorit, faktore rendues per te 3 te akuzuarit ishte edhe qellimi diskriminues ndaj viktimave, kohezgjatja, pjesemarrja dhe paramendimi i krimit, si dhe dhuna e mosmbrojtja e viktimave. Prokurori Uajting, pohoi se te 3 te akuzuarit kane mohuar ekzistimin e kamp-burgut ne Llapushnik dhe sipas tij kjo ka qene edhe rrethane renduese per ta. Menjehere pas kesaj kerkese te Prokurorit Uajting, e mori fjalen Avokati i Fatmir Limajt, Majkell Mensfild. Ai qe ne fillim, paraqiti nje kerkese te vecante per trupin gjykues sipas se ciles pasi ai te mbaroje parashtrimet e tij perfundimtare lidhur me kete proces, klienti i tij - Fatmir Limaj t'i drejtohet trupit gjykues dhe opinionit me nje fjale te shkurter deri 30 minuta.
Pastaj Mensflid kontestoi fuqishem parashtrimet perfundimtare te Prokurorise, sidomos ato qe kane te bejne me Fatmir Limajn, e sidomos propozimin per denimin e Limajt dhe te shokeve te tij. Ai tha se Limaj luftoi per lirine e popullit te Kosoves dhe ai kurrsesi nuk mund te shpallet kriminel. Mensfild kerkoi nga trupi gjykues qe te rishqyrtoje disa deshmi te deshmitareve te Prokurorise, sidomos atyre te mbrojtur, te cilet sipas tij, kane pasur per qellim te atakojne dhe te mohojne vlerat e luftes se UCK. em/em(RTK/Balkanweb)
__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|