Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Bashkimi Në Mes Të Kosovës Dhe Shqipërisë Nuk Ka Alternativë
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
sibishi
Anetar i ri

Regjistruar: 14/11/2005
Vendbanimi: Prishtinë
Mesazhe: 6

Bashkimi Në Mes Të Kosovës Dhe Shqipërisë Nuk Ka Alternativë

REAGIM NDAJ KUSHTZIMEVE PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

BASHKIMI NË MES TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË NUK KA ALTERNATIVË

Fuqitë e vjetra të Evropës assesi nuk po munden të hjekin dorë nga mentaliteti koloinilaist proserbo-grek dhe antishqiptar, të cilin në një formë të moderuar e kanë instaluar dhe e kanë bërë logjik edhe të bashkimi evropian. Ata këtë po përpiqen të imponojnë përmes të pasardhësve të ish diktatorëve fashist dhe permes të përfaqësuesve anonim te shteteve skandinave e baltike. Para popullit shqiptar ata vejnë kushte dhe kërkojnë standarde të cilën nuk i ploëtsojn as vet dhe të cilën nuk i kanë kërkuar të plotësohen as nga Serbia si shkaktare e luftërave ndaj gjithë popujve të ish RSFJ. Prezantohen si liberal dhe imponohen si diktator!


CILAT JAN SHKAQET E KËSAJ LOGJIKE DESTRUKTIVE?

Nëse njeriu koncentrohet mirë duke dëgjuar lajmet ditore të kronikave të luftërave që po zhvillohen apo që po pregaditen të zhvillohen në Botë, pa tjetër Vjenë në konstatim se ato nuk janë shumë larg të kryqëzatave fetare nga e kaluara e largët! Duket se e tërë Bota është në konflikt fetar! Në esencë asnjëra nga besimet fetare nuk e kanë për moto të ekzistimit dhe të veprimit të vet dhe kurrë nuk predikojnë e as propagandojnë nevojën për luftë ndaj besimeve tjera fetare. Përkundrazi, të gjitha besimet fetare, pa përjashtim, predikojnë paqe e miqësi mes njerëzve, mes popujve dhe religjioneve. Mund të themi lirisht se nuk është e vërtetë që ka ekstremistë e fundamentalist e terrorist as të krishterë e as islamik e tj. Ka vetëm keqpërdorime në emër të gjitha religjioneve për të arsyetuar ushtrimin e terrorit legal e ilegal për të arsyetuar padrejtësinë, shtypjen e shfrytëzim ndaj popujve tjerë për inetersa të thjeshta ekonomike që nisen me shtrirjen e sferave të interesit e deri te pushtimet ushtarake.
Pra, te konstatomi se as një vend dhe as një popull nuk pushtohet dhe nuk mbahet nën sundimin e huaj për shkak të përkatësisë racore, nacionale apo fetare. Por, për shkak të interesave ekonomike të atyre që okupojnë vendet e huaj apo që e përkrahu sundimin e huaj ndaj një populli tjetër si palë e tretë! Përkatësia nacionale, racore apo fetare, është vetëm mbulesë për të arsyetuar një polikë të tille të pa drejtë ndaj popujve nën sundimin e huaj! Përkatësia racore, nacionale apo fetare keqpërdoret nga politika shovensite për të mobilizuar sa më shumë njerëz që të zbatojnë politikën e atyre që duan ti shfrytëzojnë pasurit natyrore dhe punën e popujve tjerë për të krijuar pasuri për vete në kurriz të tjerëve. Pra, konkretisht kjo është platforma poetike e të djathtës radikale në Bashkimin Evropian dhe në ish- Bashkimin Sovjetik - Rus!

Pse Fuqitë e vjetra të Evropës nuk e njohën pavarësinë e Republikës Turke të Qipros
dhe as të Republikës Shqiptare të Kosovës, ndërsa Republika Serbska e njohën pa hapur as diskutim ndërkombëtar për njohjen e saj?

Para një çerekshekulli Republika Turke e Qipros e shpalli mëvetësinë e vet. Bota e krishterë nuk e pranoi mëvetësinë e saj. Po kështu ndodhi edhe me Republikën e Kosovës edhe pse ajo ka një përbërje njënacionale të popullsisë, me prezencën e disa minoriteteve të vogla ku bëjnë pjesë disa koloni të ish pushtuesve turk dhe sllav qé nuk e arrijnë 5%. Por, kur u krijua Republika Serbska në Bosnje e Hercegovinë, ajo menjëherë u njoh ndërkombtarisht. Bota nuk ka me harruar se si Bashkimi Evropian i la Serbët të e masakrojnë Popullin Mysliman në prezencën e Ushtrave të Evropës nën Helmetat e Kaltëreta te OKB. Lufta që mund të ndërprehej për 4 ditë u la të zhvillohej 4 vite për të zhdukur sa më shumë Mysliman në Bosnje e Hercegovinë, që kur të mbaro lufta ky shtet të copëtohej në atë formë që në as një variant të mos themelohet si shtet i Muslimanve. Për të mos lejuar territore kompakte me popullsi Myslimane u planifikua dhe u zbatua masakra e Srebernicës, u shkëput Sanxhaku si lidhje gjeografike dhe u nda Mitrovica e Kosovës dhe po bëhet përpjekje për krijimin e Komunave Serbe në Kosovë për të e coptuar atë nga brenda si Bosnjën e Hercegovinën. Tani së fundi pas tëra atyre shantazheve e standardeve dhe kushteve anormale që shtrohen para Kosovës, kanë filluar ë shtrohen edhe kushte të tilla që Kosova duhet të nënshkruan marrveshtje se nuk do të bashkohet me Shqipërinë, se“nuk ka pretendime territoriale“ ndaj shteteve fqinje dhe se i pranon si „kufi ndërkombëtar“ këta kufi armiqësore që e ndajnë Kombin dhe Atdheun tonë nga brenda në 5 shtete. Pak sa e çuditshme si ka mundësi të e pranojnë ndarjen e gjitha republikave Sllave nga Serbia pa kundërshtim. Të e pranojnë pavarësinë e Malit të Zi me një Referendum me 55% të votave, ndërsa 95% të Shqiptare të Kosovës të mos ju lejojnë pavarësimin dhe bashkimin me shtetin Amë Shqipërinë! Si ka mundësi të kërkohet integrim mes Kombeve të ndryshme të Evropës dhe të ndalojnë integrimin e brendshëm të Kombit Shqiptar? Sa duhet të jetë kjo logjik patologjike që të shtron kërkesa kaq destruktive para popullit ton , qfare po shtron Bashkimi Evropian para neve? Sa duhet të jen të marr apo sa janë të shitur e stërshitur ata politikan shqiptar që munden të besojnë se Bashkimi Evropian mund te sjell përparim për Vendin dhe popullin tonë kur para neve shtrohen kërkesa kaq te pa drejta e kaq destruktive? Mos të harrojnë as ata se i pret fati i Esat Pash Toptanit, po që se marrin guxim për të shitur Atdheun për një grusht parash e për poste të rreme!

Pse nga Bashkimi Evropian u kërkua shpërbërja e UÇK-ës dhe shaktrrimi i armatimit të saj, ndërsa Ushtria e Policia Serbe dhe armatimi me të cilin u krye gjenocidi u ruajt dhe
ndaj Serbisë u hjek embargoja në armatim modern!

Serbia u njoh si shtet pa „standardet“ që i imponohen Kosovës edhe pse ajo ishte shkaktare e luftërave ndaj Sllovenisë, Kroacisë BeH dhe ndaj Kosovës. Në Serbi nuk hyri as një Ushtar i huaji dhe Ushtria, Policia as nuk u çarmatosën dhe as nuk u shpërndan dhe as nuk u kërkua shkatërrimi i armatimit me të cilin ishte kryer gjenocidi. Nuk u kërkua as shpërbërja e Partive dhe as Administrata e shtetit të Serbisë që e kishin shkaktuar luftën, por ai shtet vazhdoi të funksionoi pa dhanë përgjegjësi për gjenocidin ma të madh pas Lutës së dytë Botërore në Evropë.
Në të jetën kohë u çarmatos UÇK-a dhe u shkatërrua armatimi me të cilin ishte mbrojtur Popullata Shqiptare para agresorëve serb, maqedon e malaze dhe nga Bashkimi Evropian po insistohet që të shkatrrohjet edhe i tërë armatimi i Republikës së Shqipërisë, të shkatërrohet Administrata, Gjykatat, Ekonomia dhe Policia, në emër të „reformave“. Në të vërtete, përmes te „reformave“ atje po ushtrohet demolomi i shteti shqiptar në vepër!

A ishte gjykim i Millosheviqit një praqes privat
apo gjykohej ai si reprezentues i shteti Serb, institucionet e të cilit kryen gjenocid dhe krime ndaj njerëzimit?

Në Gjykatën e Hagës u thirr në përgjegjësi Millosheviqi si person e jo shteti Serb si subjekt ndërkombëtar. Posa vdiq Millosheviqi, procesi gjyqësor ndaj ti u ndërpre sikur ai të përgjigjur privatisht si individ e jo si burrshteti i një shtie që kishte bërë krime ndaj njerëzimit. Pavarësisht nga vdekja e Millosheviqit Gjykimi ndaj veprave të ti dhe të Shtetit Jugosllav duhej të vazhdonte deri në fund, dhe shteti Serb të jep përgjegjësi për krimet e bëra. Fakti se në atë gjyqe janë ftuar në përgjegjësi të barabartë me Millosheviqin edhe çlirimtarët e UÇK-ës dhe fakti se gjykimi ndaj ti dhe ndaj Jugosllavisë u ndërpre pas vdekjes së Millosheviqit, tregon se Gjykata e Hagës nuk është më institucion i Drejtësisë por instrument polikë i Perandorisë Globaliste të Bashkimit Evropian i cili i barazon viktimat dhe kriminelët duke i privilegjuar këta të fundit.

Pse u nda Shqipëria në copa?

Nuk ka dyshim se propaganda antishqiptare sllavo-greke se „...shqiptarët kanë për qëllim të krijojnë një shtete islamik“ në jugun e Evropës i ka mobilizuar kundër Fuqitë e vjetra të Evropës qysh në kohën e Kongresit të Berlinit të 1878 . Nga se ato kanë një kompleks patologjik të frikës nga depërtimi i islamizmit në Evropë, ato nuk e lejuan krijimin e shteteve të Boshnjake dhe të Shqiptare mu për ketë arsye. Njohën Pavarësinë e Serbisë dhe të Malit të Zi nga Turqia, dhe në dëm të meritoreve etnike shqiptare lejuan zgjerimin e tyre. Për të njëjtat shkaqe e bërën këtë edhe në Konferencën e Ambasadore të Fuqive të mëdha të Evropës në vitin 1913 kur i munduan edhe Greqisë të shtrihet në meritoret etnike shqiptare, dhe këtë e përsëritën edhe në Versajë pas Bufës së Pare dhe në Pari pas Luftës së dytë Botërore. Kur nën trysnin e SHBA u detyruan të e pranojnë ekzistimin e Shqipërisë, atë e bërën ashtu që Shqipëria u njoh duke ia amputuar gjymtyrët e saj ekonomike: rrugët kontinentale që e lidhnin atë me Evropën dhe Azinë, tokat e bukës dhe pjesët më të pasura me pasuri nëntokësore. Shqipërisë ju njoh pavarësia në pjesën e alpeve të thata ku edhe shqiponja mbijeton me vështëris dhe bregdetin, me shpresë se ky shtet do të falimentoi përshkak të mungesës se bazës elementare ekonomike, dhe se popullata do të e braktis atë në tersi gjë që do të e sjell shuarjen e ti si shtet vetvetiu! Shqipëria edhe do të boshatisej e tëra po të mos i mbyllte bufitë Enver Hoxha i cili e detyroi ketë pjesë të Popullit Shqiptar që të punoi dhe të i krijoi tokat e bukës duke e bart dheun edhe në shkëmbi për të bërë tokë pjellore.
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria!

Republika e Shqipërisë e ruajti pavarësinë e vet dhe e mbijetoi skamjen për gjysmë shekulli në izolim të plot edhe nga lindja edhe nga perëndimi, duke e bind edhe Botën e krishterë edhe atë myslimane se feja e shqiptarit është shqiptaria dhe se nuk është as njëra dhe as tjetra Fe burimore e ti! Ai e bindi Popullin Shqiptar se duhet të mjek dorë nga sundimi shpirtëror bizantin, romak e turk që iu kishte imponuar gjatë sundimeve shekullore të këtyre ish perandorive si tradita e kultura të huaj. Pa hyrë në vlerisme tjera që munden të jen diskutabile, Ai ishe një burrë shteti që bëri që Shqipëria dhe Shqiptarët të jen të çmuar dhe të rrespktaur nga popujt tjerë, gjë që nuk mund të themi për klasën e sotme poetike se munden të e arrijnë këtë nivel, në kohën kur ata janë korruptuar kolektivisht dhe kur lejojnë ndërhyrjen e huaj, lulimin e krimit, të narkomanizmit, të prostitucicocnit, të ndërtimit të egër anarshist, shkatërrimit të tokës së bukës e xh.!
Një Komb, një Shtet, një Qëndrim!

Të përkujtomi edhe miqtë edhe armiqtë e Kombit Shqiptar, se do të konsideromi se QËSHTJA SHQIPTARE është e zgjedhur vetëm atëhr kur të jetë realizuar Programi Kombëtar i Lidhjes së Prizirenti të 1878 kur të realizohet parimi NJË KOMB NJË SHTET!
Brenda Kombit dhe Atdheut tonë nuk do ti pranomi kurrë „bufitë ndërkombëtar“ që i kanë vendosur aty armiqtë e ti dhe as „komunat“ të kolonistve serb dhe as të kolonistve tjerë që nuk kanë territore të veta etnike rend vendit ton dhe që tani Bashkimi Evropian po tenton ti krijon me ndihmën e „negociatorve“ të korruptuar vendor!
Në emër të Popullit Shqiptar ka të drejtë të veproi e të flas secili shqiptar që i përfaqëson dhe mbron interesat kombëtare në mënyrë të denjë. Por, as një shqiptar apo i huaj, qoftë ai edhe President apo Kryeministër ose Ministër apo kushdoqoftë tjetër nuk ka të drejtë as të veproi dhe as të flas e as të nënshkruaj në emër të Popullit Shqiptar as një Vendim që i dëmton interesat kombëtare. Nëse eventualisht një veprim i tillë ndodhë, ai Vendim nuk e obligon Popullin Shqiptar dhe atë ai nuk do të e respekton as zbaton, por do ta hedh poshtë e do e lufton energjikisht.

VETVENDOSJA NUK KA ALTERNATIVÈ
Ka do kohë që nga qarqet e caktuara po lansohen teza se ka mundësi që Këshilli i Sigurtit të OKB, apo ndonjë instancë tjetër ndërkombëtare mund ti jep vetes të drejtë e vendos mbi fatin e Kombit gjer Atdheut tonë në mënyrë arbitrare dhe të na imponohet një status i dhunshëm, qe do të është në kundërshtim me vet kartën e OKB!
Zori, mos u mashtroni! Kanë kaluar ato kora kur dikush tjetër ka mundur me vendos në emër të Popullit dhe të Vendit tonë. Mos na shtini në një rrezik të tillë sepse nga ai nuk ka mundësi të shpëtoi nga përgjegjësia personale as një autor që do të qëndroi pas një padrejtësie të tillë! Prandaj kujdes, mateni lirinë ton me lirinë e juaj që të gjithë të jetojmë në paqe e miqësi! Na lejoni të jetojmë të lirë nëse e doni lirinë e juaj!


Prishtinë 28 maj 2006                                               BESNIK PRISHTINA

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Qershor 2006 11:57
sibishi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sibishi Kliko këtu për të kontaktuar me sibishi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sibishi Shto sibishi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sibishi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Sibishi ke te drejte por ama bota nuk dhuron as meshire as drejtesi,por ashtu sic mund ta dishe dhe vete,i forti te respekton kur e mund dhe i thyen turinjte.Prandaj drejtesia fitohet nuk dhurohet,nuk na dhane drejtesi dikur sepse nuk ishim te forte,por sot jemi shume te forte prandaj nuk duhet te leshojme as fijen e perit.

Do kisha deshire te dija nqs je dakort me mendimin tim qe ndryshimi i flamurit do te ishte tradheti kombetare sepse do te thoshte qe kosova eshte nje shtet qe u krijua thjeshte si pasoje e rrethanave gjeo-politike te momentit dhe do te hidhte poshte mundin dhe sakrificat e vellezerve dhe motrave tona ne kosove pergjate shekujve per te pasur nje kosove te lire dhe te bashkuar me gjithe hapesiren shqipetare.
Tani kjo do ti jepte te drejte edhe serbise ne nje moment tjeter historik te kete te drejte te vazhdoje politiken e saj shoviniste ne drejtim te tokave shqipetare,dhe ne si shqipetar do te na duhet vetemn te mbrohemi kundrejte nje shteti me te drejte brenda ligjeve nderkomtare.Prandaj ndryshimi i flamurit nuk do te jete gje tjeter vecse nje kurth i sajuar nga Qente shqip-foles ne dem te aspirates tone kombetare.sic e kam thene edhe me pare ,krijimi i nje shteti kosovar do te ishte vetem nje sakrifice nga ana e shqipetareve ne sherbim te paqes (perderisa nuk duket e mundur bashkimi) por pa u ndryshuar flamuri sepse ne duhet ta konsiderojme veten tone de facto te bashkuar,dhe mosbashkimi i krahines shqipetare te kosoves me shqiperine le te mbetet nje pergjegjesi nderkombetare.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Qershor 2006 22:01
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të HERO Kliko këtu për të kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: HERO Shto HERO në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto HERO në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 04/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

HERO citoi: Do kisha deshire te dija nqs je dakort me mendimin tim qe ndryshimi i flamurit do te ishte tradheti kombetare sepse do te thoshte qe kosova eshte nje shtet qe u krijua thjeshte si pasoje e rrethanave gjeo-politike

them se Deshira eshte dic tjeter dhe Mundesia eshte dic tjeter qe dmth krejtsisht dy botekuptime te kunderta!Keshtuqe eshte e drejte legjitime te aprovohet Himni& Flamuri Kombetar perderisa nuk ekziston realiteti i tanishem i shqiperise se "madhe." Sado realitet i hidhur te jet per gjithe bashkeatdhetaret e flaket te te ashtuquajtures "Shqiperi e madhe" mendoj se ky eshte nje realitet i paevituar perkunder deshires tone.

Ndryshimi i kufijve ne Ballkan s'do te jet nje zgjidhje tani per tani (mendoj kuptohet), sepse eshte heret ndoshta te ndalemi ne kete pike,megjithese populli shqiptar meriton te jete i bahskuar e realizuar endrren mijera-vjecare. Por nje gje dueht ditur secili individ shqiptar, se spekulimi me te ashtuquajturen "Shqiperia e madhe" duhet te marre fund. Pasi qe bashkimi i kosoves me shqiperine nuk sjell shqiperine e madhe sic nuk solli gjermanine e madhe bashkimi i gjermanise se ndare. Tragjedia shqiptare kekron nje zgjidhje politike te shpejte dhe ne kete pike eshte mese e nevojshme mencuria nga ana e te gjithe paleve pasi qe popujt ne ballkan deshirojne te jetojne ne harmoni dhe paqe. Gjithee duhet ditur se shqiptaret luftuan per shkak se nuk deshironin te banojne nenje koloni serbe e jo se deshiruan luften me popullin serb. UCK'ja (partizane) ka perkrahjen e shumices se shqiptareve ne ish-jugosllavi, shqiperi dhe ne mesin e 1 milione punetoreve shqiptare ne evropen perendimore per shkak te kufijte e dhimbjes jane kaluar qysh moti, Dhe ja vlen te theksohet qe e vetmja akuze ndaj shqieprise se "madhe" do te qendronte vetem nese shqiptaret do te kerkonin kufijte e vjeter te ILIRISE. Nje gje e pamundur tani per tani,keshtuqe arritjen e kesaj enderre mund t'a ngadhenjeje vetem mencuria dhe strategjia diplomatike pasi te kem te ndertuar nje shtet te pavarur sovran.


( misteriozi shpresoj se t'a realizova deshiren e inkuadrimit tim) meqe me kishit bere verjejte publike tek kendi BESIMET DHE FEJA

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shkurt 2007 08:16
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Prishtinasja_ Kliko këtu për të kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Prishtinasja_ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Boksieri
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 20/11/2006
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 137

Interesante kur kishit nevoje iket si lepujt se vetem Shqiperia jua hapi dyert

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shkurt 2007 17:36
Boksieri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Boksieri Kliko këtu për të kontaktuar me Boksieri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Boksieri Shto Boksieri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Boksieri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Boksieri

Citim:
Po citoj ato që tha Boksieri
Interesante kur kishit nevoje iket si lepujt se vetem Shqiperia jua hapi dyert


Nuk duhet te gjykojme ne ate menyre grate pleqte dhe femijet e Kosoves,te lutem.Ata i perzune serbet nen kercenimin e grykes se armeve te tyre vdekjeprurese.Si mund te qendronin atje e t'i vrisnin serbet si ne Recak ,apo ne Krushe te Madhe.Ku duhej te shkonin tjeter?

Heroi
Edhe une jam shume dakord me mendimin tuaj,flamuri nuk duhet te ndryshohet,sepse do te hapi shume telashe ne te ardhmen.
Une do te mendoja qe flamuri te ngelej ashtu sic eshte,por vetem shqiponja dykrenore te qendroje atje ku eshte duke u rrethuar me harten e Kosoves thjesht si vije me ngjyre,blu a te verdhe etj,si ta mendojne kosovaret.Kjo do te jete e perkoheshme,por flamuri duhet te jete ai qe kane patur shqiptaret qe nga koha e Skenderbeut.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shkurt 2007 19:37
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 04/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Citim:
Po citoj ato që tha Boksieri
Interesante kur kishit nevoje iket si lepujt se vetem Shqiperia jua hapi dyert



Me dhembshuri ke shkruar kete citat! Te lumte

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Shkurt 2007 06:03
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Prishtinasja_ Kliko këtu për të kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Prishtinasja_ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Bashkimi Në Mes Të Kosovës Dhe Shqipërisë Nuk Ka Alternativë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.