Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Per shpirtrat e lire!
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Smile

Per shpirtrat e lire!

E hapa kete teme specifikisht per te gjithe ju qe deshironi te shkruani ne forum por ende s'e keni gjetur vendin tuaj... apo thjesht s'deshironi te postoni shume prej krijimeve tuaja por thjesht nje poezi. Dhe nqs nuk jeni ju autori i poezive ju lutem mos harroni te specifikoni emrin e autorit.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Modifikuar nga iliriusa datë 02/02/2006 ora 22:23

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shkurt 2006 11:43
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha Kuriozi


ne respekt te atyre qe shkrujne poezi poe te dergoj dhe une dicka te tille




Hëna jote

E shkelën dhe hënën
Shpirt
Po shkoj të qaj për ty
Kërkoj mendjen dhe ngrihem
Në qiej - fjalët
Zhuritëse
Mes një përflakje të shkuar
Qendron pjesa ime
Ato ikën si fjalët e pashkruara
Përjetuar veç në zemër

Erë o Erë që fryn
Në Tokën e Diellit
Ku t’i gjej unë fjalët e pathëna
Të zbus
Këtë shpirt prej vreri
Tmerri….
Hënë
Dhe ti Erë që në çdo vend troket
Të pyes: “ku shkoi dritë hëna
Ime”
Të lutem përgjigjmu Erë

Thuaj dhe ti: "E shkelën Hënën"
Rrugëve të pas-Egnatias"
Përgjatë vendit tim
Atje ku pashë e njoha dritë -zemrën
Labirintet
Mbrojtjen
Rrugën pa kthim

Më mungojnë fjalët, prekjet
"Hena e shkelur" shfaq dhe sytë
Premtojne
Tallin, therin e presin
Më e mira mend më mbyt

Pudrosur në klimë -mendjen e tyre
Baltosur në pluhur-eshtra
Fytyrë -lyrat
Po fiken thellë në zemër
Si në vrimë të zezë një "yll që bie"

Dhe zgjimi do të jetë "i malltë"
Ku je?
Shiko jashtë
Drita ndrin, këngët heshtin
Zemrat presin………..
Vdis dhe ti.!
Për mua; të vdekurin për ty
Jeto po munde bashkë me Erën
Që atëherë, frynte për të dy

Të harroj "hënën e shkelur"?
Po shkoj të jetoj më lehtë
Me pak paqe, në të lodhurën mendje
Zgjas një dorë të ndez një Diell
Që…. S’i ngjan dritëhënës tënde.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Modifikuar nga iliriusa datë 04/02/2006 ora 14:32

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shkurt 2006 11:43
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha Vdekja_22
Kurioz
vazhdo keshtu. Nuk e di ne jane te tuat por edhe sikur te jesh thjesht transportues, keto te bejne legjendar. Best 4 the Best

Modifikuar nga iliriusa datë 04/02/2006 ora 14:33

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shkurt 2006 11:44
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha Vdekja_22
Kisha deshire te shtoja edhe une poezine time te pare qe sot mbush 7 vjec

Do doja ti jepja zemres time
krahe per te fluturuar
por kam frike se ajo do preferonte
te mbyste veten me ato duar...

Modifikuar nga iliriusa datë 04/02/2006 ora 14:33

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shkurt 2006 11:44
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kuriozi
Addicted to love

Regjistruar: 21/10/2005
Vendbanimi: In the Middle of a Heartbeat
Mesazhe: 276

E nesermja me koke poshte

Si thuhet? Zbret poshte apo ngjitet lart?? E sotmja! Shija, dhe nje e djeshme me shije destinuar te kujteseruhet per s’di se sa.
Te gjitha se bashku jane te padukshme dhe ne nje fare menyre nuk jemi shume te vetedijshem per ekzistencen e tyre kur themi; sot, dje apo neser.
E sotmja ishte…tashme eshte mbremje vone. Nata eshte nje lloj “ndihmese” kujtesash te vjetra ku “te djeshmet” ne countdown jane nje fare harrese dhe kujtese kur ….them me shume, kur e nesermja qe ti nuk njeh te sjell prane…asgje!
Neser eshte nje e mundshme per jete dhe vdekje.
Sot eshte dhe ishte…!
Shqiponja e fundit qe kam pare i perket te shkuares ne te cilen te djeshmet thone e nuk thone.
Fluturimi eshte po ai. Ja une po nisem me pjese te shpirtit per diku. Dua shume qe te jete e nesermja ime…! Por “dikushi” eshte I/E fundmit e nje enigme qe dukete e zhduket.
Po ndjej eren e jetes dhe te vdekjes.
Thone se kur degjojne per vdekje termben me shume ata qe duan te jetojne
Jetojne dhe thone.
Thone dhe jetojne
Kerkojne dhe thone
Nuk thone ne rrafsh te mendjes te pathenat …. ne te qendrojne gati……per te sjelle te nesermet prej enigme.
Mos lendo nje shpirt…..se dita qe shkon errson djellin e te nesermes……mos lendo nje jete se…ditet qe shkojne rikthehen per jetet qe do vijne
Nje nate pashe nej ender ndersa rrija ende zgjuar…..ish prej tymi qe digjej larg dhe une isha ne akullin e flakes qe digjej ne cmendine e saje…..pa e ditur qe ish krijuar te ishte ngrohehse dhe jo djegese.
Kete here vertete kam ftohte
E ndien dhe ti qe kerkon qe te mos kem. Valle ngrohtesia do te thote vec prani?!
E fundmit e neserme e nje trajte te djeshmesh me shije ekzekucioni….jane te ngjashme…dikush varet ne litar dhe nje tjeter hidhet ne nje hon. Gjithsesi te dy arrijne fundin…e nesermja eshte te vec nje e sotme e paarrire dhe aq ne pranine e tyre.
E sotmja eshte nje shtrirje nga nje pjese kohe ne nje oqean te lashte dhe te ftohte…dikur ne te njerezit merrnin ngrohtesi dhe trupat e tyre shenjteroheshin e puthje te nje te shkuare te ndritur.
Une kam vdekur shume, shume kohe me pare. Me pas vdiqen te tjeret. Tashme po rivdes ne ditet e rilindjes ku era e nje jete te re duket si nje e neserme qe fillon naten dhe perseri naten mbaron.
Po percjell hapat e fundit ne “bulevardin e ndaluar”, atje ku mabase “i vdekuri” i asaje qe nuk ishte, do jete nje kalimtar qe pluhuri e prek si te tjeret dhe qe rend drejt te nesermes pa u kthyer mbrapsh per te gjetur “te djeshmet qe s’kthehen”.
Eshte pikerisht “the last dancing” …..ne nje piste me morra ku vallezimi eshte shtirja dhe frika…..keta dy partnere te se nesermeve, te njerezve me zemer te tmerruar dhe te atyre me shpirt te……cuditshem do te thosha……une i dua te gjithe…por nuk ndalem gjate ta bej kete..spese kerkoj te shkoj ne shtepine se nesermeve pa u ndalur kurre. Casti kur thone se vdes eshte nje cast qe une nuk shihem mire ose me mire vec nuk dukem….rishfaqem serish dhe ndesh turbull e me turbull kujtesa te te djeshmeve te shekuj-jeteve te mija te shtgetimit per ne vendin se nesermes me drite. Ate cast them se….(askush se ka thene dot me pare dhe s’ka se pse edhe une te mos jem askushi)

Prill ‘2005

__________________
Ata flasin për ditë që presin të vijnë, kur gjithçka do jetë zbulesë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 15:08
Kuriozi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kuriozi Kliko këtu për të kontaktuar me Kuriozi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kuriozi Shto Kuriozi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kuriozi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kuriozi
Addicted to love

Regjistruar: 21/10/2005
Vendbanimi: In the Middle of a Heartbeat
Mesazhe: 276

Nga letekembimi im me nje mik...

Reply To: Shitesit e kaosit (nga Ron Hubard)

Shitesit e vertete te kaosit (by Kuriozi)




E kush do ta pranonte veten si nje “shites kaosi” te mundshem?!. Ne fakt mua kurre nuk me kane pelqyer scentologet dhe scentogja ne pergjithesi. Opinioni im eshte se ata jane shume semplicicte dhe mundohen te kapen pas fijeve te tipit pasoje duke I reklamuar si nje shkak.
Sipas meje shitesit e kaosit jane te gjithe brenda nje kaosi te madh ku dikush blen me shume e shet me pak… dhe anasjelltas.
Sipas meje ka vetem ndjekes besnike dhe vetmohues te nje filozofie(aplikues te saje)…dhe pjesa tjeter ….end the rest…. qe te bent e vjellesh kur te jep pjese te shartuara filozfishe e mendimesh qe I shkojne per shtat dhe ne te cilat fusin dhe gjejne te tjeret duke lene veten e tyre. Ja ky eshte si une dhe mendon si une –thote nj lloj tipi I tille……dhe ne qofte batakci ai shet nje lloj kaosi I cili eshte ne radhe te pare nje kaos mendimi. Nuk qendron rreziku te shitesit e kaosit por te politikat filozofike dhe estetika e etika komerciale dhe banale. Njerez te tille ngrehin tavolinave me “miq” medioker tema te goditura filozofesh per te ******hyer mendjet e tyre te shterpa me qellim pasje te indeve konfirmues te nje identiteti qe mendoj se eshte tregu dhe tregetorja me e madhe kaotike qe edhe kaotizon dhe krijon klasa inegzistnte me dasi qe ne thelb nuk kane kuptim.
Besoj se bota nuk eshte ne kaos prej shitesve te kaosit por prej kaospjellesve. Ne shqiperi psh mendoj se shume gjera do te shkonin me mire nese...nese...nese....nuk mund te them se jane shume. Diku mund te tregoj nje vjedhes moderrn qe i ulerin policit me te madhe : kapeni hajdutin(kur ky i fundit eshte vetem nje copebuketar).
Fuck Hubbard & the rest! Kaosi eshte dis’harmoni. Une kujtoj shpesh P.R.Sarcar dhe dhe me vjen keq (ndoshta eshte impotence imja) qe s’mund te behet si thote ai megjithse mendoj se eshte shume e vertete. Historia dhe gjithcka themi e shkruajme ka nje te shkuar te erret. Edhe Hubbard-et te tille jane; spekullues dhe kaotizues. Njehere kam menduar se perpjekjet per te ngritur teori e filozofi te reja duhet te jene themelore(si te neohumanizmi) se ndryshe jane ato qe pjellin kaos. Shpesh mendoj se gjej qetesi te fjalet e teoria e P.R.Sarcar….por nga ana tjeter shoh nje bote dhe te gjith pa perjashtim qe vetem flasin tek tuk per te ndonjehere. Eshte teper I madh oqeani I kaosit per pikat impotente qe leshojme ne dogmetaret moderne dhe veteshitesit e panjollosur. Te gjithe jemi kaos.
Dikush quan te drejte rrugen e distancimit nga keta te ashtuquajtur njerez te kaosit. Une do te thosha se rruga me e drejte eshte t thuash gjerat si jane dhe si i mendon...pa friken e humbjeve te vogla materiale qe duket sikur kenaqin komplekset tona teinferoritetit.
Shitesit e kaosit. Ndoshta une pashe sot nje moment ku nje akt i thjeshte u interpretua si element gati kaosnxites.Shpesh adhuruesit e qetesive te tilla duket sikur ndjellin vdekje. Asnje debat asnje qef ngelje..ta kem mire me te gjithe Dikur kaosin nje njeri e perdotte ne forme thashethemesh duke i thene dikuj se c’kishin thene disa te tjere per te.
Kujdes se eshte nje situate e tensionuar dhe.....
Shites te kaosit ka kudo..ne ty e ne mua edhe pse diku vetet tona duken se jashtmi diku te paqta e diku agresive. Ka gjithmone nje moment qetesi prej nga fillon shqetesimi qe con ne kaos. Shume vete zoterojne gjera qe une nuk i kam. Valle eshte merite????? Une do luftoj ti marr. Edhe ti edhe ne. Frika eshte e te gjitheve. E trimave e frikacakeve dhe me pak te tilleve. Frika lind me ne dhe jeton dhe pasi vdesim. E vetmja trashegimni qe i leme te tjereve duket sikur eshte frika. Frika jone per te ardhmet e tyre....jona qe kurre nuk i njohem te ardhmet tona dhe qe kujtuam dhimbjet e shumta te viteve qe jetuam.
Ka ardhur koha per nje besim te ri. Eshte brenda zemres time dhe tendes. Por ne kemi frike ta themi se bota do te shembej ne cast nga tmerri i miliarda gjerave qe nuk thuhen.
Shpesh nje mik te behet nje lloj perendie. Por per dreq une mendoj se perendia dhe djalli jane nje dhe kjo vlen per te gjithe.
Nuk m pelqejne emrat e perkthyesve ne funde fletushkash. As nuk pergjoj kenaqesite e tyre te fshehta qe mund te jene nje mbreteri e re perversiteti. Perpiqem te dua me gjithe shpirt te vlerat qe pikas ne jete. Djalli im ma punon shpesh dhe me ben te vuaj. Une klith dhe ringrihem. Dhe jane caste ku bota qe shoh eshte nje lloj shtrati i rremujezuar pas sex orgazmave te shume syresh qe sexojne me hubbard-et.
E nesermja e ndritur e femijeve te tu dhe mbas te mijve eshte dhe erresira dhe lakmia e miliarda femijeve te tjere te ish prinderve fatkeqe. Ata qene puna vuajtja dhe vulgu. Pjesa tjeter jovulg qe vulos ligje per ruajtje hegjemonishe, pasurishe dhe paprekshmerise se te ardhmes se atyre qe do te vijne.

__________________
Ata flasin për ditë që presin të vijnë, kur gjithçka do jetë zbulesë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 17:01
Kuriozi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kuriozi Kliko këtu për të kontaktuar me Kuriozi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kuriozi Shto Kuriozi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kuriozi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

“2”

Një botë brenda teje
Dhe një tjetër jashtë
Shtëpi e vjetër, zhveshur, thekur, mekur
Jashtë, varur dordoleci yt i lashtë
Teshagrisur... teshamëndafshtë

Ku je ?
Ky çast është mbretëria e zhdukjes
E djeshmja ishte
Sot je një plakë
Fytyrë re… fytyrë paditëse.

Duke ndjekur një rrjedhë lumi;
Vetë lumi
Mister fillimi dhe fundi
Brenda, brenda zemrës së tij të stërgjatë
Të shtrirë atje ku lind dhe përhumbet,
Ashtu
Si jeta jote në timin shtat-shtrat
Me gurë gurgullimat pranë baltrash.

Qendro!
Ku po shkon
A ke pare lumë ritmik?
Zemra është vec etalon,
Zemra nuk jeton në dritë.

Dritë
E bërë për sytë
Që dhe të zemrës janë.


Ndaj...
Ti shih gjthçka
Përpije botën
Më pas do të jet’ veç një fjalë
Ti dhe Ajo
Brenda dhe jashtë
Në një, dy botë...
... dhe ne, universi i netëve yjendritës.
Atje fshihet... që t’a shohin sytë

astras 2003

__________________
Bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shkurt 2006 22:40
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të astras Kërko mesazhe të tjera nga: astras Shto astras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto astras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

Malli im……….

Është një fllad I lehtë, I lehtë
Ai përhapet gjithkund dhe të gjithë I prek

Malli im lind prej asajë që s’është më
Ju të gjthë prekeni prej fllad-mallit tim
Ndërsa ai…kërkon veç “atë”…

__________________
Bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shkurt 2006 23:15
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të astras Kërko mesazhe të tjera nga: astras Shto astras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto astras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Astras komplimentet e mia!
Vargjet tuaja rreshqasin aq melodikisht... sa nuk di si ta formuloj komplimentin tim per to qe mos te duket i vaket, apo mosvleresues sa duhet.
Urimet e mia!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Shkurt 2006 03:31
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

Lojra lufte

(kete e postij ne kujtim te nje miku ish forumist qe i ka pas pelqyer shume te luaj Counter Strike)

1-Fitore ose humbje.

Flitet se ka pak fitore ne cdo humbje dhe anasjelltas.duket sikur edhe vete jeta, ne pamje te pergjithshme eshte nje shtegetim I papercaktuar gjate te cilit ne humbim dhe fitojme. Qysh prej femijerise sone te hereshme, kur ende as nuk e kuptojme se cdo te thote te humbesh apo fitosh, perseri, mrekullisht gjuha jone e reagimit duket si e ndare ndermjet fitoresh dhe humbjesh. Cdo gje e re dhe paprovuar, kerkohet te provohet dhe eksplorohet prej femijeve..te cilet plotesohen ose zbrazen duke ngjizur pervoja te tilla ne psiken e tyre, e cila per fat te tille eshte edhe e te nesermes.
Shume eshte folur ne te shkuaren dhe tash; shume eshte diskutuar per karakteristika prirje dhe shkaqe , shume eshte eksperimentuar gjithashtu per te kuptuar “pse-te” e disa reagimeve te grupuara dhe cilesuara si “ekstremisht ekstreme”…..ose thjesht ekstreme.

Pa dashur ne harrojme se “kultura” e sepates se gurte e me vone heshtes e shpates eshte nje fenomen sa I vjeter dhe I ri I cili sot gjallon ne forma armesh zjarri, kimike, berthamore e termoberthamore, sidhe kimernetike. Gjithmone si nje trajte dobesie dhe lakmie e qenies njerezore, arma ka dale ne pah dhe eshte perdorur gjithmone per te fituar…nje materje nje ndjeje nje ideal dhe nje ushqim, duke percjelle si forme e pshmangshme ne thellei te viteve fitoret me arme(dhe humbjet) te cilat shoqerohen gjithnje me rrezikun e jetemarrjeve.

Heronjt dhe mitet

Nese nje mit ka te beje thellesish me imagjinaten dhe eshte me mistik dhe misterios, me pak I teille, I vertete, I rreme, ose I gjymtuar paraqitet nje hero.
Te gjith ne kemi heronjte tane dhe te gjithe heronjte qendrojne shpesh ne majen e olimpit net e cilen jemi ne ose me mire pjesa jone e deshirave dhe pjesa jone prej humbesi qe kerkon fitore; qe I vendos ne keto lartesi.
Njerezit e realizuar ne te vertete duket dhe shpesh eshte vertetuar se jane ata qe qendrojne ne maje ose me prane majave.. te nje udhe gjate te cilese kane arritur te fitojne , pashmangshmerisht duke shkaktuar dhe humbes.
Pak ose aspak nuk dua te ndalem e te flas per oportunitete e oportunizma, talente e jo talente, inteligjente dhe me pak te tille. Dua vetem te theksoj individin(kryesisht adoleshent) perballe mundesive per te fituar ose humbur ne hapesirat qe lejon ligji dhe morali tejet te cilave konsideratat jane shpesh jo normale dhe jane fillesat e ekstremeve.
Po cili hero me shume se ai luftarak eshte adhuruar ne boten tone te vogel e te madhe. Cili me shume se heronjte miliardere??? Dikush mund te pretendoje ndryshe megjithate theksi mendoj se ne kete rast duhet vene ne modelin mesues qe perfaqeson heroj luftetar tek adhuruesi dhe me pak adhuruesi.
Historia jone dhe ajo boterore eshte e mbushur mre heronj te tille kombetare e nderkombetare te cilet kane vrare e prere pamvarsisht motivit.
Dhe ne ne menyre foshnjore dhe si gjysem mendimtare bejme shpesh pyetjen “ Perse vret nje adoleshent”?


Ndihma e heronjve

E cili valle prej nesh nuk ka thirrur ne ndihme ne klithma deshirash dhe vuajtjesh te berendeshme heronjte e tij te zgjedhur. Sa vete kane dashur te kishin shok Rambon dhe Bruce Lee qe keta tu zgjidhnin problemet. Sa e vjeter eshte deshira per te qene I padukshem…..??
Heronjte shpesh vijne ne ndihme por vetem per te kenaqur imagjinaten dhe deri ne piken kur imitimi I tyre nuk arrin ne ACTION.
Problemi qe shpesh shtrohet eshte nje lloj realizimi potenciali dhe identiteti ne rruget e drejta qe percaktojne ligjet e shoqerise. Shume adoleshente e te rinj jane ne mangesi pamundesi privime etj te mundesive te tyre dhe rrjedhimisht….une mendoj se ne limited dhe forma te ndryshme, te gjithe ne, gjate gjithe jetes do te duam dhe sdo rreshtim se fituari. Ne te gjith therresim ne ndihme heronjte te cilet behen te tille si trille te fateve tona. Dikush imiton, dikush identifikohet dhe adhuron por gjithsesi, ata, heronjte mendoj se jemi te gjithe ne, ne fituesit dhe humbesit, ne deshirat dhe pasionet…..ne jemi jeta tablloja dhe gjeneruesit e heronjve, ata jane vetja jone….


Polarizime dhe paralelizma

Duket se ne mesohemi qysh heret me te kundertat dhe egzistencen e tyre. Mesojme se ka nje te mire dhe nje te keqe nje nje nate dhe dite, nje jug dhe veri, nje te ftohte dhe te nxehte , e she e shume te tjera. Heroi pozitiv eshte ne qender te moralit te ligjshem. Molepsejet e te cilit (pa hyre ne politike) kane cuar dhe vashdojne te cojne njerezimin ne forma ekstreme grupimesh dhe dasishe.
Blloqe te medha ushtarake. Kristianizem dhe islamizem ;shtete te bashkuar, shtete qe bashkohen dhe te tjere qe ndahen percahen dhe I percajne. Duket se kudo luftohet dhe patjeter qe per te fituar… pa harruar qe miliardat jane humes.

Pavaresisht nga format dhe perkatesite duket sikur ka nje rrezik te madh, vdekjeprures dhe shpesh dogmatic, dhe nje pale tjeter qe lufton te fitoj kundrejt tij. Nuk eshte thjesht lufta e te mires ndaj te keqes po nje lloj polarizimi I tipit terroriste dhe police apo ushtare. Te paret vrasin te fajshem e te pafajshem por edhe te dytet vrasin jo pak. Lindind pyetja : A jane vrases policet dhe ushtaret e paqes. Cmimi eshte dhe mund te jete deri diku I justifikuar por perseri kemi te bejme me nje armate njerezish qe dine te vrasin dhe ne momente oportun, mund ta bejne me shpejt dhe me sakte se te tjeret “ turmat e medha humbese”. Heronjte e luftes lidhesn shpesh pas fate te vdekurish me dhe pa ideale. Ata jane njerez…te tille quajme edhe heronjte tane te adhurues te cileveu kendohen kenge dhe uthuren lavde duke iu numeruar te vraret si bonus te lirise tone……Po cka njerezore ne nje vrasje??? Une pyes kete rradhe vetem per modelin qe pefaqeson thjesht si vrasje qe ndonjehere eshte dhe me doren e shtetit.


COUNTER STRIKE (nje hap larg aktit)

Komercialistet dhe studiuesit e tregut duket se jane treguar mendjeholle dhe e kane kuptuar se do te qe nje nga bizneset me fitimpruese por dhe loja me me popullore per te rinjre dhe adoleshentet.
Duket se polaizimet qe permenda me siper egzistokan vertete dhe se bota eshte dare ne terroriste dhe antiterroriste, kriminele e police.
Me kujtohet se ne kur ishim te vegjel luanim luftash dhe beheshim partizane e gjermane. Megjithse kur bheshim gjermane nuk na pelqente perseri beheshim keq nese humbnim dhe “fitimtari deshire” brenda nesh donte te fitonte edhe si gjerman.
Sot eshte ndryshe nga kohet tona me arme qe qene copa derrasash me gozhde. Bota industriale dhe kibernetinke ka bere “mrekullira”. Lojra lufte me vrases dhe police makina qe bejne kerdine dhe gjakosin dhe me popullorja nder keto lojra ku miliona adoleshent ne gjithe boten shpenzojne shume ore dhe para quhe Counter Strike. Eshte nje imitim perfekt I gjithckaje. Mrekullie shkences ku efektet zanore dhe grafikat nuk kane asnje ndryshimme realet. Arme te kalibrave te ndrysheme njerez, vdekje ne imitim perfekt me gjak dreidhje perpelitje etj. Tiguj thrrje e pista thuajs reale. Nese sheh te gjith te rinjte kane nje nick name ne loje. Dikush Rambo dikush bin laden van dam 007 e dhjetra te tile. Ore te tera duke bere vrasje virtyale dhe duke pesuar emocione te forta humbjesh dhe fitoresh.
Nje nga faktet qe me ka bere pershtypje eshte je fraze eshume perdorur prej tyre qe pak mund te bjere ne sy por qe mua me intrigon shume. Ne mbarim te cdo loj ata numerojne te vraret. Dhe askush syre nuk vlet ndryshe vete : Bera x vrasje “ Apo sa vrasje bere ti.??
Kampione ne vrasje! duket sikur fenomeni kthehet ne akt. Mendoj se te mesuarit ka luajtur rolin e tij. Filani ka bo X vrasje apo vrasje. E kta njrez njgjallin frike por edhe ne nje fare menyre behen heronjte tane te heshtur nese I kemi te njohur dhe te tjeret e dim kete fakt. Nepermjet namit te tyre fitojme dhe ne duke ngjallure nje fare frike dhe duke bere fitore te vogla ndaj te tjereve. Pikerisht jo vetem si nje zhargon I modes prej te forti perdoret kjo fraze “kam bere vrasje “ dhe jot a zeme Asgjesova apo thjeshte vrava .
Duk mos u ndalur shume ne kete pike dua te pemend disa fakte. Nese lojtaret e Counter Strike I pyet me kujdes kupton shume te verteta rreth efekteve te lojes dhe prirjeve ton ate brendeshme. Shume syresh te pyetur rrefejne se do te donin qe ne vend te fytyrave egzistuese ne loje te kishin fytyrat e atyre qe kishin inat. Shume te tjere mendonin dhe shihni endrra per pasjen e nje snajperi apo arme me silenciator qe me pas .. nese dikush….(!) Mbase keto jane thjesh deshira por une u ate theksoj se shume pak jane vrasjet aksidentale ne bote krahasuar me ato qe vine pas nje gjenerimi deshirash e frusrtrimesh dhe jo rralle egzekutoret kane patur dhe kane modele te gatshme.
Jo shume vjet kane kaluar nga tmerri I vjetnamit( ne sensin e pasojave dhe tmerrit) prej nga dolen te vrare te gjymtuara por edhe shume qe formuan vrases dhe njerez qe dine te vrasin mire e pa u traumatizuar.
Ne vitin 2004 e perditshmja flet megjuhe krimi droge terrori e vrasjesh macabre.
Kane kaluar vite qe nga vjetnami dhe sot sheh biblioteka te boshatisura dhe salla plot te counter strike. Ndersa nga te parat ka me shume gjasa te fitohet ne jete duke u bere I ditur dhe I vlere nga te dytat ka gjsa te fitohet me gjuhe te armeve edhe pse bota gjthnje e me shume po I krijon pak hapsire njrezve te rinj per te krijur nje identitet.
Jemi ne shekullin e ri ku ende krkohen fitore. Te rinjte qe luajne counter strike jane shume. Prej tyre patjetet dalin edhe vrases. Por duke qene se ne keto vende nuk mesohet te perdoret topi I tenisit apo tjeter gjasat e “se nesermes killer” jane…..mendojeni vete me mire. Tetor 2004 ne sallat e Counter Strike ende deri ne ore te vona te rinj e adoleshente vazhdojne te bejne vrasje virtuale me maus(mouse)


asrtras 2004

__________________
Bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Shkurt 2006 04:00
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të astras Kërko mesazhe të tjera nga: astras Shto astras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto astras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:07 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Per shpirtrat e lire!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.