agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Kur keni QARE per here te fundit?!
Nuk me kujtohet kur kam qare per here te fundit, Megjithate, kjo nuk do te thote qe nuk qaje shpesh...
Me kujtohet qe u perlota menjehere kur nje mikja ime me vuri ne krahe, djalin e saj te sapo lindur...
U perlota gjithashtu shume shpejt, kur ne dasmen e tim vellai u prozhektuan ne muret e kishes, fotot e femijerise sone...
Jam perlotur, kur mora avionin dhe lash te dashurin tim, prapa, pa e ditur se kur do ishte hera tjeter qe do e takoja...
Raste te tille me prekin dhe bejne te kem pamjen e nje qaramaneje, edhe pse nje Zot e din sa femer me karakter jam.
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|