Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Arkivi i Muzikës > Simaku ne iTunes të kompanisë Apple
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
cybele
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/11/2005
Vendbanimi: new jersey
Mesazhe: 37

Simaku ne iTunes të kompanisë Apple

Zëri i Amerikës - Albanian (Voice of America)

Këngëtarja Parashqevi Simaku paraqet albumin Jehonë nga Iliria

Ilir Ikonomi
08-04-2006

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku vuri në qakullim javët e fundit një album në CD të titulluar “Jehonë nga Iliria”, me 10 këngë në gjuhën shqipe. E veçanta është se albumi i ri nxirret në shitje në disa nga rrjetet prestigjoze të dyqaneve amerikane.

“Anës Lumejve”, është një nga 10 këngët e albumit të ri “Jehonë nga Iliria” të Parashqevi Simakut. Kënga me tekst të Fan Nolit, u kushtohet emigrantëve shqiptarë kudo në botë dhe është në thelb mall për atdhenë.

Natyrisht, kohët kanë ndryshuar shumë që kur u shkruan këto vargje. Jetojmë në epokën e internetit, të komunikimit të rrufeshëm me e-mail, të ipodeve dhe kur mesazhet muzikore përçohen shumë lehtë nga njeri kontinent në tjetrin.

Por për Parashqevi Simakun malli për Shqipërinë mbetet, siç mund të kuptohet edhe nga tingëllimi që u sjellin këngët e saj bashkatdhetarëve. “Anës Lumejve” duket sikur vajton në interpretimin e Simakut, e cila kujdeset për çdo tingull dhe për çdo fjalë që mbush këngën e saj.

Albumi në CD me producent kitaristin Robert Nolfe dhe vetë Simakun, sjell edhe tema të tjera mjaft të dashura për këngëtaren, e cila krijoi një stil lehtësisht të dallueshëm qysh në Shqipëri para se të imigronte në Shtetet e Bashkuara.

Albumi i ri vazhdon të sponsorizohet nga rrjetet e specializuara të shitjeve muzikore. Sony/BMG dhe rrjeti i librarive Borders janë dy gjigandët amerikanë që kanë marrë përsipër reklamimin e Jehonës nga Iliria. Ditët e fundit, Parashqevi Simaku interpretoi në një superlibrari Borders në Manhatan si dhe nënshkroi autografe.

Disku mund të shkarkohet në mënyrë dixhitale përmes distributorit tashmë të njohur iTunes të kompanisë Apple. Ai mund të blihet në rrjetet e dyqaneve të specializuara për disqet në të gjithë Amerikën si Tower Records apo Virgin Megastores dhe shitet edhe nga rrjetet e dyqaneve të tillë popullorë si Best Buy dhe Circuit City.

Këngëtarja ka njoftuar se do t’ja dhurojë të drejtën e riprodhimit dhe shpërndarjes së albumit të saj botuesve të ndryshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.//ii

__________________________

>Degjoni Jehone nga Iliria<
http://www.simaku.com/albanian.htm

>Bleni CD’n ne Amazon.com<
http://www.amazon.com/gp/product/B0...-6430247?n=5174

>Degjoni Zërin e Amerikës<

http://www.simaku.com/audio/simaku.mp3

www.simaku.com
http://www.simaku.com

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Prill 2006 00:52
cybele nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cybele Kliko këtu për të kontaktuar me cybele (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cybele Shto cybele në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cybele në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
pupilila
Anetar i ri

Regjistruar: 10/05/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 20

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re foto_gatti_304.jpg
Ky file është shkarkuar 43 herë.

me pelqen si kengetare ,dhe me behet qejfi qe ka arritur te bashpunoi me profesionist ne rrugen e veshtire te artit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Qershor 2006 14:37
pupilila nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të pupilila Kliko këtu për të kontaktuar me pupilila (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: pupilila Shto pupilila në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto pupilila në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:38 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Arkivi i Muzikës > Simaku ne iTunes të kompanisë Apple

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.