Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Diaspora Dhe Kosova
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
DARDAN
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/01/2005
Vendbanimi: SH.B.A
Mesazhe: 51

Diaspora Dhe Kosova

KOSOVA E "HARRUAR" NGA DIASPORA

Nga:Dardan PEJA

Viti qe dalengadale po i afrohet ne fundin e tij,mund te quhet pa frike "Vit historik" per Kosoven dhe tere popullin e saj.Por me sa kemi pare.ende nuk eshte hedhur asnje hap konkret nga shume struktura te ashtuquajtura kombetare,qe mendohet se punojne ne favor te ceshtjes madhore shqiptare.Diaspora ka nje shtrirje jo te paket,por organizmat qe bejne zhurme per emer,ende nuk kane nderrmare nisma konkrete per te kontribuar forcerisht ne kete stad delikat ku ndodhet Kosova.Fjala vjen ne Sh.B.A,ku mendohet se ndodhet celesi i zgjidhjes,organizatat e shumta qe veprojne mjaftohen vetem duke permendur emrin e "Dardanise" apo "Kosoves" ne takime me bashkeatdhetare.

Dhe kjo vetem per te ngacmuar shpirtin patriotik te shqiptarit,gje qe do te thote te vilen me shume para per te kenaqur xhepat apo deshirat e individeve,qe jane emeruar drejtues apo koordinatore te ketyre fantazem-organizmash.Kosova dhe populli saj heroik kerkon nje te drejte te padiskutueshme,qe fale ndihmes se miqeve tane historik po formezohet ne nje pavarsi konkrete.Por qe cuditerisht qenka e "harruar" nga keta figura te diaspores qe mbajne shume tituj apo dekorata(te marra keto nga vetja e tyre) dhe qe mjaftohen vetem me takime me komunitetin apo me perfaqesues te mediave qe veprojne neper komunitete te ndryshme ne Sh.B.A.Nese hidhesh dhe shikon anen tjeter,serbet nuk kane lene gur pa levizur duke shfrytezuar gjithe bagazhin e tyre ne emigracion,per te shtyre(sepse nuk mund t'a ndalin) definimin perfundimtar te statutit.Ndersa diaspora me figurat e saj te perhimta mendon vetem per biznese apo blerje pasurish ne Kosove dhe ne tere territorin shqiptar,duke menduar kesisoj vetem per te mbushur xhepat e tyre.Kane harruar se ekziston nje popull qe pret me dhimbje realizimin e endrres se tij.Kane harruar qe jane pjese e tij.Dhe mbase kane harruar edhe se nga kane ardhur dhe turren keshtu drejt Dardanise me te njejtat pasione sllave per te kontrolluar pasuri dhe gjithcka mundin nga toka qe provuar vec dhimbje dhe pasione antinjerezore.Keta qe mbahen me te rende si krere te diaspores,por qe realisht jane vetem pjesa me e keqe e saj,provokojne deri ne mizori shpresen per nje Kosove te Pavarur e Sovrane.Kesisoj keto monstra gjyesmanalfabete vazhdojne te punojne serish vetem per antishqiptarizmin duke u perpjekur te vrasin perfundimisht shpresen e nje kombi.Nuk mjafton te mbahesh e flasesh per Kosovrn dhe Shqiperine,nuk mjafton te paraqesesh harten e 'Shqiperise Etnike" ne televizion.Rendesi ka cfare kontributi po jep tani ne fazen me delikate,sepse eshte e vertete qe kemi miq e perkrahes.Por ne vete cfare po bejme per te ndihmuar kete zgjidhje....!Mos valle mjafton te mbushim xhepat dhe te shetisim rendom neper hapesirat shqiptare,duke perseritur vetem fjale dhe fjalor patriotik.Jo koha po shkon dhe deri tani lobimi per Pavarsine e Kosoves ka mbetur ne fazen fillestare,pa mundur te krijohet nje shtyse qe do te mund te kontribonte seriozisht ne kete moment.Per Kosoven derin tani ka ndihmuar vetem Sh.B.A-ja me aleatet e saj,ndersa diaspora mjaftohet me dekorime dhe kontribute ndaj pushtetareve ne Shqiperi dhe Kosove.Madje edhe duke ndihmuar klane enveristesh te shendrruar ne OJQ te tipit "MJAFT".

__________________
Heshtja eshte funerali se drejtes

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Tetor 2006 06:03
DARDAN nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DARDAN Kliko këtu për të kontaktuar me DARDAN (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të DARDAN't! Kërko mesazhe të tjera nga: DARDAN Shto DARDAN në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DARDAN në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Diaspora Dhe Kosova

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.