Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Demostratat gjithëpopullore të Kosovës më 1,2 dhe 3 prill 1981
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
sibishi
Anetar i ri

Regjistruar: 14/11/2005
Vendbanimi: Prishtinë
Mesazhe: 6

Demostratat gjithëpopullore të Kosovës më 1,2 dhe 3 prill 1981

Demonstratat gjithëpopullore të Kosovës më 1, 2 dhe 3 prill 1981

Si u internacionalizua çështja shqiptare e Kosovës

Hyrje
Në këtë shkrim, disa nga dëshmitarë e drejtpërdrejtë të tyre, do të ndërmjetësojë dëshmi personale, fakte dhe dokumente që u kushtohen aktiviteteve, të cilat u paraprinë ngjarjeve të pranverës së vitit 1981. Me këtë rast do të jepet një pasqyrë sa më objektive dhe të diferencuar të subjektit politik që organizoi këto demonstrata.

Për ngjarjet e vitit 1981, veprimtarive që u prinë atyre dhe për ngjarjet e më vonshme është folur e përfolur dhe është shkruar e po shkruhet vazhdimisht. Në këtë Kumtesë pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë edhe organizatorët e veprimtarive të caktuara që ndërlidhen me Demonstratat e 1, 2 dhe 3 Prillit t¨w vitit 1981, do të përpiqen të hedhim më tepër dritë në periudhën e organizimit të tyre dhe të aktiviteteve programore dhe organizative të kërkesës për Republikë që u lansua në këto demonstrata.

Për arsye se PKMLSHJ në prillin e vitin 1981 morri përsipër organizimin e ngjarjeve dhe nga fakti se ajo kërkesat e saj i shëndrrojë në Lëvizje për Republikë, ku u bashkuan edhe disa organizata tjera ilegale që ma parë militonin në tjetër platformë dhe me tjera kërkesa.

Për të zbërthyer shumëçka nga këto ngjarje dhe detalet që i përcollën ato do të duhej patjetër të flitej për biografitë personale politike të aktorëve të tyre. Mirëpo, me këtë rast do të trajtohen disa segmente të organizimit të atyre ngjarjeve duke iu referuar zhvillimit të tyre organik, objektiv dhe faktik. Pos tjerash duke bërë sqarimet e nevojshme i ndihmohet edhe gjeneratës aktuale të rinisë shqiptare për të vazhduar kontinuitetin e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës dhe vazhdimin e aktiviteteve tjera drejtë realizimit të aspiratave tjera kombëtare.

Pasi që ngjarjet e vitit 1981 nuk janë të shkëputura nga konteksti dhe nuk ishin të rastësishme, por nga fakti se atyre u ka paraprirë një aktivitet i bujshëm organizativ teorik e praktik, një veprimtari ilegale, gjysëmlegale dhe legale, e shtron domosdoshmërinë që të bëhet një përmbledhje e shkurtë mbi pozitën dhe raportet të situatës që u parapriu këtyre ngjarjeve.

68-shja dhe liberalizimi i pjesërishëm
Arsyeja e tjetër pse pas vitit 1968 e kemi një rivitalizim të lëvizjes kombëtare përmes të lindjes së organizatave ilegale është fakti se gjenerata e re e popullit shqiptar:
• po arsimohej në numër bukur të madh,
• po vetëdijesohej për pozitën e vet politike dhe
• duke e krahasuara pozitën e popullit të vet me pozitën politike të popujve tjerë po kërkonte rrugë për krijimin e një force e cila do të e niste një proces të barazimit të popullit shqiptar në ish-RSFJ me popujt tjerë brenda federatës, por edhe me popujt tjerë të Evropës dhe gjithë Botës.

Ndryshimet që vërtet ndodhën pas vitit 1968 nuk ishin të vogla por pozita politike e popullit shqiptar në ish-RSFJ në pikat kryesore nuk ndryshojë aspak në esencë, sepse Kosova mbeti e ndarë nga trungu kombëtar dhe nën sundimin e tri republikave sllave. Gjendja sociale vërtetë filloi të ndryshoi për një pjesë të popullsisë, të cilës iu hapen disa shtigje të pasurimit përmes të korruptimit, sa për të tërhequr vëmendjen nga problemet e përbashkëta kombëtare dhe për të koncentruar vëmendjen te interesat personale egoiste. Në fakt sunduesi e ndërrojë metodën për paralizimin e lëvizjes së rezistencës kombëtare. Para 1968 sunduesi e përdoret terrorin shtetëror dhe përmes të diktaturës shtypëse dëshironte të likuidonte lëvizjen e rezistencës shqiptare, ndërsa pas 1968 fillojë të bëjë koncesione politike dhe të përdorë korrupsionin grupor për të dobësuar rezistencën shqiptare.

Nocioni Kosova
Kur flitet për jetën politike në një hapësirë kohore e territoriale, do dhënë së pari për nocionin gjeografik të Kosovës sqarimin e nevojshëm. Kosova u afirmua si çështja e pazgjidhur kombëtare e popullit shqiptar në ish RSFJ. Me këtë nocion përfshihen gjitha viset dhe pjesët e popullit shqiptar që u ndanë dhe ishin nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kjo çështje u afirmua përmes të nocionit gjeografik të Kosovës në suaza botërore si ÇËSHTJA E PA ZGJEDHUR E KOSOVËS. Kufijtë e shteteve armike që e ndajnë Kosovën dhe truallin shqiptar në tërësi nuk i ka pranuar, nuk i pranon dhe nuk ka për t‘i pranuar kombi shqiptar, sepse fjala është për një territor kompakt e etnik, ku historikisht u krijua ky popull, i cili u nda me dhunë dhe kundër dëshirës së vet. Prandaj në tekstin e ardhshëm do të përdoret vetëm nocionin Kosovë (e tërësishme). Pra, Kosova nuk është vetëm rrafshnalta e cila shtrihet mes Sharit dhe Maleve Argjendarë, Kosova nuk është vetëm hapësira që përfshihej brenda kufijve artificial administrativ të ish KSA të Kosovës, por nën nocionin e Kosovës përfshihen gjitha viset dhe pjesët e popullit shqiptar nën ish RSFJ.

Kur flitet për zgjedhjen e çështjes së pavarësisë së populli shqiptar në ish RSFJ, pra të Kosovës, kjo çështje nuk pranon kurrfarë ndarjesh, kurrfarë kufijsh, kurrfarë zgjedhjesh parciale apo opsionesh të ndryshme si provohet nganjëherë të imponohet një opsion për ish KSA të Kosovës dhe krejtësisht opsione të ndryshme për krahinat tjera shqiptare të Kosovës që gjenden nën sundimin direkt të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Armiqtë e shqiptarëve ndanë popullin dhe trojet shqiptare për t‘i sunduar e asimiluar më lehtë, dhe me këtë akt thyen kufijtë, thyen paqen e qetësin mes popujve të Ballkanit. Askush nuk mundet të kërkojë nga shqiptarët që të pranojnë këtë ndarje e robëri për të „ruajtur“ paqe e qetësi të okupatorëve dhe miqve të tyre. Këta kufij kërkohet të korrigjohen në rrugë paqësore, në të kundërtën herët a vonë do të ndryshohen në rrugë të njëjtë me të cilën edhe u janë imponuar shqiptarëve nga të tjerët.

Popullit shqiptar në ish- RSFJ i nevojitej një Organizatë Politike që këtë çështje t‘a trajtonte si unike. Kosovës i duhej një Parti Politike e pavarur dhe e barabartë me Partitë Politike të Popujve tjerë në ish- RSFJ dhe të pavarur e të barabartë edhe me Partinë e Punës së Shqipërisë (PPSH). PPSH e kufizonte aktivitetin e vet politik brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe çfarëdo angazhimi i saj rreth çështjes së Kosovës nga ana e „bashkësisë ndërkombëtare“ konsiderohej përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër. Angazhimi i Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës kufizohej vetëm ne të drejtat e minoriteteve që ishte tepër pak për të shëruar plagën e madhe të Kosovës, e cila ishte gjysma e Shqipërisë. Ndarja e dyfishtë e Kosovës: një herë e ndarë nga shteti amë dhe pastaj e ndarë dhe nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi, jo vetëm se shkaktonte diskriminim nacional e politik por ky diskriminim e mundësonte edhe shfrytëzimin e vazhdueshëm ekonomik dhe diskriminimin social.

Rrymat e atëhershme politike
Tabloja e jetës politike të Popullit Shqiptar në ish RSFJ (në Kosovën e tërësishme) në vitet 70 e të 80 përbëhej nga tri RRYMA POLITIKE :

1.1. RRYMA AUTONOMISTE – përbëhej nga komunistët shqiptar , anëtar të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (LKJ) të cilët vepronin në suaza të kufijve të Republikave të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, gjegjësisht në kuadër të Partive Komuniste të këtyre Republikave me një ndryshim se LK e Kosovës ishte organizatë komuniste e veçantë brenda Partisë Komuniste të Serbisë dhe të Partisë Komuniste te Jugosllavisë e që vepronte në kufijtë artificial administrativ të ish KSA të Kosovës si një organizatë kolaboracioniste. Përndryshe këta komunistë, ishin kryesisht vegla të korruptuara me poste e të ardhura të majme për të i shërbyer forcimit të sundimit serbë, maqedonë e malazezë mbi truallin dhe popullin tonë. Fjala ishte për një kastë të korruptuar të karrieristëve të cilët nuk rrezikonin as ma të voglin interes personal për çështjen e popullit dhe të atdheut dhe që për interesa të veta hapur apo fshehur i tradhtonin interesat kombëtare. Ky lloj i tradhtarëve ndeshet edhe sot kudo në trojet tona kur ky soj i njerëzve është i gatshëm të i shërbej me zell të huajve kundër vendit dhe popullit të vet për një grusht të ndyrë të hollash, pavarësisht nga kush!
1.2. RRYMA AUTONOMISTE – e cila përbëhej nga shqiptarë që vegjetonin përbrenda Partisë Komuniste Jugosllave apo të Republikave Serbe, Maqedone e Malazeze si dhe në LK të Kosovës por që nuk identifikohej me tradhtar, kolaboracionist e karrierist, e as si shërbëtor të zellshëm të sunduesve, por që përpiqej të shfrytëzonte nga ajo hapësirë politike që lejonte retorika e internacionalizmit socialist proletar për të arritur ndonjë përparim në drejtim të fitimit të disa të drejtave kulturore, politike, ekonomike e nacionale, me ç’rastë në disa drejtime edhe janë arritur disa rezultate. Individët nga këto rrymime nuk duhet identifikuar as si tërësi negative e as si tërësi pozitive, por duhet analizuar vepra konkrete e secilit në veçanti.

1.3. RRYMA POLITIKE PER BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË – në krahun e vet të djathtë ka patriotët dhe pronarët shqiptarë, të cilët u rreshtuan me nazi-fashizmin për shkak të pikëpamjeve ideore ose pse besonin se kjo do të e lehtësonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe do t‘ju ktheheshin pronat e konfiskuara nga komunistët. Ky krahë pësoi disfatë me mbarimin e luftës së dytë botërore dhe nga jo kohë vetëm pjesërisht u paraqit në skenën politike pa ndonjë ndikim të madh për ndryshimin e gjendjes;

1.4. RRYMA POLITIKE PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË- ishte e organizuar në disa grupime të majta dhe organizata patriotësh shqiptar, të cilët bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e shihnin të mundshëm vetëm nëse gjitha forcat kosovare identifikohen me idenë e majtë në pushtet në Republikën e Shqipërisë. Këto grupime politike përjetojnë një rritje të vrullshme në kohën kur lëvizja e majtë punëtore ishte e fuqishme në suaza botërore. Më vonë dëshmojnë se nuk ishin të përcaktuar politikisht për realizimin e ideve majtiste, por se ajo rrugë për ta ishte vetëm mjet për realizimin e pavarësisë kombëtare të Kosovës. Këtë e dëshmon ma së miri fakti se sot gati asnjë nga këto grupe nuk vepron nga ato pozita ideore.

1.5. RRYMA REPUBLIKANE - lindë në kohën e lëvizjeve studentore në Evropë 1967/68. Në Kosovë më tepër si rezultat i liberalizimit të përkohshëm të sistemit politikë që erdhi pas disfatës së klanit serbo-shovinist të rankoviqizmit në konflikt mes tij dhe klanit titist. Kjo rrymë iniciohet nga krahu progresiv i rrymës autonomiste dhe vihet në lëvizje nga shtresat e nxënësve e studentëve të atyre gjeneratave. Nga ky mes dolën edhe organizatorët e Demonstratave të vitit 1968, të cilat u zhvilluan në gjitha viset shqiptare në ish RSFJ dhe ku kërkesë kryesore ishte krijimi i Republikës së Kosovës. Për dallim nga demonstratat e vendeve tjera, këto demonstrata në Kosovë kanë të theksuar posaçërisht dimensionin kombëtar. Ndërsa në kontekstin e brendshëm shqiptar përpiqet që përmes arritjes së barazisë në kuadër të ish-RSFJ të zgjedhë çështjen shqiptare në Jugosllavi dhe format e para organizative i merr me rastin e themelimit të bërthamës së PKMLSHJ.

1.6. RRYMA REPUBLIKANE – në fillim të vitit 1981 e filloi realizimin e programit të vet dhe me bashkimin e OMLK dhe LNKÇVSHJ me PKMLSHJ në Lëvizje për Republikën e Kosovës u shndërrua në një lëvizje të përgjithshme popullore e cila erdhi duke u rritur e zhvilluar në përmasa aq të mëdha sa në kuadër të saj të veprojnë disa organizata e Parti Politike e deri te organizatat ushtarake të cilat e kurorëzuan bashkimin e vet duke e krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me ushtarë nga gjitha viset shqiptare në ish -RSFJ, gjegjësisht nga gjitha viset e Kosovës që gjinden nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Pra, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është produkt i tëra përpjekjeve të formacioneve të veçanta të Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës, si lëvizje e përgjithshme popullore dhe në këtë tërësi kush më shumë dhe kush më pak dhanë maksimumin e vet që ajo të krijohet. Kushdo që tenton të e falsifikon historinë dhe të përvetëson ndonjë meritë që nuk i takon, historia është shkencë dhe ajo me kokëfortësinë fakteve e të dëshmive do t´i demantojë ato si përpjekje të kota. Historia kërkon saktësi!

Formimi i Komitetit Qëndror të Parisë Komuniste marksiste-leniniste Shqipatre në Jugosllavi (PKMLSHJ )
Disa kuadro shqiptare në Ushtri, Sigurim, Polici, në Politikë, në Universitet, në Shkolla, në Ekonomi etj., që i njiheshim pikëpamjet e njeri-tjetrit, ngase i takonim kryesisht një gjenerate që demonstratat e vitit 1968 i përjetoi në rininë e hershme dhe që i kishin të freskëta kërkesat që vetëm pjesërisht u realizuan, nuk ishim të kënaqur me pozitën politike të popullit shqiptar në ish- RSFJ.

Përfundimisht ideja për krijimin e PKMLSHJ erdhi menjëherë pas Kongresit të 10 të LKJ ku pritej të shtrohet për zgjedhje edhe kërkesa e fundit e parealizuar e demonstratave të vitit 1968 për krijimin e Republikës së Kosovës.

Pasi populli shqiptar në ish- RSFJ nuk kishte një Organizatë Politike unike që këtë çështje të trajtonte si unike u pa si e domosdoshme se Kosovës i duhej një Parti Politike e pavarur dhe e barabartë me Partitë Politike të Popujve tjerë në ish- RSFJ dhe të pavarur e të barabartë edhe me Partinë e Punës së Shqipërisë (PPSH). PPSH e kufizonte aktivitetin e vet politik brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe çfarëdo angazhimi i saj rreth çështjes së Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare ishte përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër. Angazhimi i Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës kufizohej vetëm ne të drejtat e minoriteteve që ishte tepër pak për të shëruar plagën e madhe të Kosovës, e cila ishte gjysma e Shqipërisë. Nuk durohej ndarja e dyfishtë e Kosovës: një herë e ndarë nga shteti amë dhe pastaj e ndarë dhe nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. Kjo jo vetëm se shkaktonte diskriminim nacional e politikë por ky diskriminim e mundësonte edhe diskriminimin e vazhdueshëm ekonomik

Bërthama që i parapriu Organizatës së PKMLSHJ ishte e përbërë nga njerëz të pa kënaqur me pozitën politike të popullit shqiptar në ish-RSFJ. Populli shqiptar në ish-RSFJ edhe pse paraqite një tërësi kompakte kombëtare e që jetonte po ashtu në një territor kompakt etnik në një numër i cili për nga madhësia ishte i treti në ish-RSFJ, ai gjendej i ndarë dhe nën sundimin e tri republikave sllave. Sundim ky, i cili edhe në aspektin ekonomik edhe atë politik ishte i percjellur me tërë karakteristikat që e përbëjnë një okupim klasik kolonialist, i cili ushtrohej përmes të autonomistëve të korruptuar e të mbuluar me demagogjinë e internacionalizmit proletar.

Ata që duhej të vepronin në këtë drejtim: LK e Kosovës, Akademia e Shkencave e Kosovës, institucionet dhe përfaqësuesit e Kosovës në Federatë nuk vepronin, prandaj u vendosë që të veprohet në këtë drejtim me mundësitë ekzistuese dhe në formë dhe me mjete që do të i caktoheshin vet.

Ky rrymim mësojë nga përvoja e hidhur grupeve ilegale të gjeneratave të ma parme se si nuk duhet vepruar, dhe si duhet vepruar. Besojmë se nga gabimet e kësaj gjenerate do të mësojnë gjeneratat e më pasme dhe çdo gjeneratë do të bëjë një hapë përpara dhe do të arrijë një sukses më shumë se gjenerata e më parme.

Mësimet nga përvoja e ilegales
Edhe themeluesit e bërthamës së parë organizative të PKMLSHJ rridhnim nga familjet që i takonin rretheve të përafërta me qarqet patriotike të Kosovës. Kjo mundësoi që para se të bëhen hapat e publikimit të Organizatës dhe të qëllimeve të saja, të:
• analizohen veprimet e grupeve ilegale,
• arsyet pse ato zbuloheshin aq shpejtë?
• pse nuk ishin në gjendje që të ruajnë kontinuitetin e veprimit për kohë ma të gjatë?
• pse vazhdimisht krijoheshin grupe ilegale me emra të ri e me program të njëjtë?
• e pikëpyetje të tjera.

Së pari këto analiza vërtetuan se grupet ilegale shqiptare udhëhiqeshin nga patriot e atdhetarë të mirë, por profesionalisht të papërgatitur për të hyrë në konflikt me një shtet, i cili deri në perfeksion i kishte arsimuar profesionalisht njerëzit e shtetit që do të luftonin ilegalen. Mekanizmat profesional të policisë publike, të shërbimeve sekrete, të shërbimeve të propagandës speciale dhe asaj publike, organet politike, organet gjyqësore, perfeksionimi i metodës, taktikës dhe të teknikës së zbulimit, etj. Pushtuesi me këto përparësi e kishte të lehtë të hidhte njerëzit e vet brenda organizatave ilegale dhe të goditëse ilegalen edhe nga brenda edhe nga jashtë. Pra grupet amatore ilegale të Kosovës po ndesheshin vazhdimisht me mekanizma profesional shtetëror dhe ishte e logjikshme pse ato beteja ishin të humbura akoma pa filluar. Pra përfundimi se puna e organizatës PKMLSHJ duhet të ketë sa më shumë profesionalist dhe ata të veprojnë në prapavijë të armikut, duke i përdorur kundër tij, gjegjësisht duke përdorur metodat që armiku përdorte kundër ilegales. Qëllimet nuk mendohej të arriheshin shpejtë, por synohej që të veprohet vite me radhë në ilegale dhe që brenda organeve shtetërore të krijohen pozicione të fuqishme. Në këtë drejtim orientimi ishte, depërtimi i kuadrove të organizuara ose indoktrinimin e kuadrove që veç ishin duke punuar në kuadër të organeve shtetërore e politike, e që kishin sjellje të mira njerëzore dhe patriotike.

Si kriter i angazhimit në PKMLSHJ ishte edhe kushti i konspiracionit total. Për t’u arritur kjo organizata e PKMLSHJ u përcaktua të zgjerohej vetëm me njerëz që mes veti njiheshim ma shumë se 10 vite ose që ishin në mes veti në lidhje familjare, farefisnore e miqësore. Bie fjala nga familja e Maqedoncve, 4 veta ishin anëtar të PKMLSHJ, ndërsa e tërë familja e mbështeste dhe e përkrahte PKMLSHJ me të gjitha mjetet. Kështu ishte me familjen e Bahtir Ahmetit, me familjen e Abdullah Prapashticës, Faton Topallit, Vahedin Azemit e të shumë aktivistëve të tjerë. Pos tjerash kjo metodë e punës mundësonte krijimin e kushteve për të marrë apo për të rrënuar kalanë nga brenda.

Pasi që ndërtimi i një organizate masovike në kushte të ilegalitetit nuk ishte i mundshëm, PKMLSHJ fillimisht arriti t‘i plotësonte vetëm kushtet minimale për veprim. Bërthama e saj u krijua në vitin 1975. Nga ky organizim u kalua nëpër rrugën normale të krijimit të organizatave politike që nga bërthama e parë organizative, përmes krijimit të degëve dhe resorëve deri në nivel qe ajo të mund të filloi të veproi si organizatë.

Kështu pas vuarjes së themeleve organizative, Partia Komuniste marksiste – leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ) u themelua në vitin 1978 në Prishtinë. PKMLSHJ nxori Dokumentet e Partisë në një përmbledhje e cila titullohej TEORIA DHE PRAKTIKA E REVOLUCIONIT. Në përmbajtje të këtij materiali ishte edhe Programi, Statuti dhe Instruksionet për punë praktike. Ato si tërësi përbënin Platformën Politike për Republikën e Kosovës, sepse qëllimi kryesor i ekzistimit të PKMLSHJ ishte krijimi i kushteve për arritjen e pavarësisë të popullit shqiptar në RSFJ-në e atëhershme. Pra pavarësinë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe krijimi i Republikës Shqiptare, të barabartë me Republikat tjera në RSFJ. Dalja publikisht me Programin e PKMLSHJ-së, përgatiti popullit që të mobilizohet rreth kërkesës për Republikë, kurorëzoi përpjekjet për bashkimin e rrymave politike rreth kësaj kërkese dhe fillojë ushtrimit të presionit politikë ndaj federatës dhe të njësive që e përbënin atë me qëllim të nisjes së procesit në drejtim të realizimit të statutit të Republikës për popullin shqiptar në ish-RSFJ.
Bartësit kryesorë të aktivitetit
Ndër bartësit kryesor të aktivitetit të PKMLSHJ-ës, ishin: Abullah Prapashtica, Rexhep Maqedonci, Osman Osmani, Faton Topalli, Fatmir Bajrami, Osman Maqedonci, Mr. Halil Alidema, Adem Prapashtica, Skender Ibishi, Lumnije Azemi, Kadri Cakiqi, Nysret Ahmeti, Skender Vardari, Fatmir Grajqevci, Vahedin Azemi, Skender Hajdari, Shyqeri Gjinolli, Nazim Azemi, Kadrije Gashi, Afrim Abazi(dëshmor), Arban Hoxha, Martin Quni, Bahtir Ahmeti, Lutfi Maqedonci, Fahrije Osmani, Zyrafete Krasniqi, e shumë të tjerë.

PKMLSHJ ishte e organizuar në sistemin e dhjetësheve. PKMLSHJ angazhohej për ngritjen e statusit të shqiptarëve nga pakica kombëtare në komb, bashkimin e krahinave shqiptare në RSFJ dhe krijimin e republikës në kuadër të kësaj federate. Sistemi i brendshëm shtetërorë, do të rregullohej përmes kombinimit të kushtetutë së RSFJ dhe RPSSH-ës. Realizimi i këtij qëllimi parashihej përmes tri fazave: 1. Përmes kërkesave drejtuar udhëheqjes legale të Kosovës, dhe udhëheqjes federale të kërkohej në rrugë paqësore arritja e pavarësisë dhe barazisë ekonomike, politike dhe territoriale përmes krijimit të republikës shqiptare në kuadër të federatës; 2 me presion publik si demonstratat, grevat, e tubimet e ndryshme; 3. Përmes luftës së armatosur e cila nuk do ta kishte më për qëllim republikën në kuadër të federatës. PKMLSHJ në periudhën prej 01.03.1979 deri me 5 Maj 1980, kërkoi disa herë me shkrim para organeve krahinore dhe atyre federale realizimin e kërkesës demokratike për republikë. Me 10.12.1980 organet e Kosovës dhe ato federale u paralajmëruan se nëse nuk do zgjidhnin çështjen e Republikës së Kosovës, PKMLSHJ brenda 6 muajve do të organizonte demonstrata. Njëkohësisht, përmes dekretit u dha urdhri që brenda vitit 1981 të kryheshin detyrat programore në drejtim të organizimit të demonstratave.

Fazat e aktivitetit
Në parashikimet dhe përpjekjet e saja, PKMLSHJ mendonte që ngjarjet ti zhvillojë në formë të etapizuar të tri fazave:
1. Faza e parë përbëhej nga veprimtaria politike e shtruarjes teorike të kërkesës për Republikën e Kosovës përpara organeve federative dhe përpara LKJ me theks që të bëhet presion që LK e Kosovës të shtrojë këtë kërkesë në rrugë zyrtare dhe në rrugë legale;
2. Faza e dytë përbëhej nga organizimi i kombinuar i presionit politikë për mes të peticioneve, memorandumeve, shkresave nga meset e ndryshme dhe organizmi i marshimeve, grevave dhe demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës në suaza kombëtare, federative dhe ndërkombëtare dhe së fundi;
3. Faza e tretë në të cilën parashihej shtruarja e ultimatumeve që të njihet Republika e Kosovës në kuadër të federatës jugosllave dhe nëse edhe atëherë nuk vjen përgjigjja pozitive atëherë të shpallet pavarësia e Kosovës nga ish-RSFJ dhe të shpallet bashkimi me Shqipërinë, me paramendimin që kjo të bëhet edhe me përdorimin e mjeteve përkatëse.

Mosrespektimi i këtyre fazave u bë për shkak se pushteti e kishte parasysh programin e PKMLSHJ dhe se ai donte konfliktin menjëherë, sepse e dinte se kur ishte fjala për përdorimin e dhunës raporti i forcave ishte në anën e tij, ndërsa në rrafshin politik do të pësonte disfatë deri në kapitullim.

PKMLSHJ organizatore e kërkesës për Republikë
Në demonstratat 11 dhe 26 marsit, si dhe ato të 1,2 e 3 prillit të vitit 1981 prestarët e PKMLSH morën pjesë aktive në organizimin e tyre dhe pasimin e platformës dhe kërkesave të PKMLSHJ-ës. PKMLSHJ ishte e vetmja organizatë politike që përmes programit të saj shtronte çështjen e republikës. Programi i saj partiak u përkrah nga populli dhe u shëndrrua në program gjithë popullore. Me 14 prill 1981 PKMLSH i dërgon një Notë KQ të LKJ-ës dhe qeverisë jugosllave me ç‘rastë merr përsipër përgjegjësinë për organizimin e demonstratave. Me 14 gusht 1981 PKMLSHJ i dërgoi një letër KQ LKJ-ës dhe qeverisë jugosllave duke ftuar LKJ-ën për bisedime si partner dhe parti të barabarta. Ajo publikoi shumë materiale propagandistike si „Teoria dhe praktika e revolucionit“, „Instruksione për veprim praktik“, Revistat “Revolucioni” dhe “Zëri i Atdheut” etj.

Majtizmi i PKMLSHJ
Përcaktimi për konceptim e majtë ideologjik u bë për disa arsye. Së pari Kosova gjendej brenda zonës gjeografike ku të gjitha shtetet për rreth saj ishin me sistem socialist, duke e përfshirë edhe RSFJ, brenda së cilës ajo ishte dhe edhe shteti amë kishte rendin socialist. Pos kësaj në disa vende të Evropës perëndimore partitë socialiste ishin ose në pozitë ose ishin opozita me e fuqishme në ato vende. Edhe sikur shqiptarët dhe organizatat e tyre kombëtare të ishin me orientime të djathta dhe të provonin që të veprojnë nga ato pozita, nuk do të hasnin në mirëkuptim e përkrahje te populli në Kosovë dhe shteti shqiptar. Këtë e vërteton fakti se shteti shqiptar nuk mbështeste organizatat e djathta. Mirëpo, përcaktimi për të vepruar nga pozitat politike të majta nuk ishte vetëm çështje taktike, por edhe rezultat i bindjeve politike të krijuara në ato rrethana që u rritën dhe u shkolluan protagonistët dhe aktorët e këtij organizimi. PKMLSHJ e ndiente veten si një parti e cila nuk identifikohet me Partitë Komuniste të kohës për shkak të „modës„ e ku e „gjithë Partia dhe gjithë populli ishin vu në shërbim të marksizëm – leninizmit„ por përkundrazi PKMLSHJ synonte që marksizëm – leninizmin të vejë në shërbim të popullit punonjës sepse kështu e kuptonte idenë e lëvizjes punëtore të njohur si majtizëm. Për PKMLSHJ ekzistonte një ligjshmëri e marrëdhënieve dhe të zhvillimit shoqëror, e cila duhej të kalonte pa tjetër nëpër faza e etapa të caktuara për të arritur qëllimi i caktuar.

Formimi i Organizatës së Rinisë Shqiptare në kuadër të PKMLSHJ
Në vitin 1979 nga të rinjtë në radhët e PKMLSHJ në Prishtine nën drejtimin e Faton Topallit dhe Fatmir Bajramit bashke me Fatmit Grajqevcin, Selatin Zenelin dhe Lutfi Maqedoncin u themelua Organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës, me qendrat ne Prishtine dhe Ferizaj e cila më pas ka vepruar intensivisht në propagandimin e kërkesës për Republikë brenda radhëve të rinisë shkollore.

Disa nga aktivitetet konkrete
Fakte dokumentuese mbi aktivitetin e PKMLSHJ gjatë një periudhe të caktuar, pa përfshirë të gjitha aktivitetet tjera ilegale të aktiveve dhe qendrave tjera të veprimit të PKMLSHJ

Aksionet konkrete të PKMLSHJ:
 shpërndarja e trakteve dhe pamfleteve
 shkrimin e parullave
 dërgimin e letrave politike

Materialet e PKMLSHJ:
 Programi dhe Platforma e PKMLSHJ
 gazeta „Revolucioni“
 gazeta „Zëri i Atdheut“
 Teoria dhe Praktika e Revolucionit
 Shtojca speciale
 Lista e parullave revolucionare të nënshkruara nga Shtabi i demonstratave, që u shpërndanë më 28 mars, si dhe më 1, 2 dhe 3 prill 1981
 Dekreti Nr. 1 dhe Nr. 2
 NOTA
 Vërejtja

Përmes rrugës zyrtare postare që nga fillimi i vitit 1979 PKMLSHJ ndër të tjera kreu edhe këto veprime:
 me 1 Mars 1979, Shkresën e përpiluar më herët „Informata e grupit nga Obiliqi“ ia dërgojë Kryetarit të Komitet Krahinorë të LK të Kosovës
 më 27 mars 1979, „Informata mbi situatën politike dhe ekonomike“ drejtuar Kryesisë të KK të LKK
 më 15. mars 1980, „Telegrami“ ia drejtojë Kryesisë së KQ të LKJ
 më 1 nëntor 1980, Letra e KQ të PKMLSHJ drejtuar Kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës
 më 30 nëntor 1980, Letra e Komitetit Qarkor të PKMLSHJ për krahinën shqiptare nën pushtetin e Malit të Zi, drejtuar Kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës
 Në gjysmën e dytë të Nëntorit 1980, në formë Broshure u dërgua „Programi dhe Statuti PKMLSHJ“ në 147 faqe
 Në dhjetor të vitit 1980, po e njëjta u dërgua në adresë të Kryesisë të KK të LK të Kosovës

Veçantia në platformën për Republikë
Është për t’u theksuar dhe me këtë rast vërtetohet edhe njëherë se PKMLSHJ ishte e vetmja forcë politike në këtë kohë që vepronte në formë të organizuar për shtruarjen e kërkesës për Republikën e Kosovës, dhe se me 10 dhjetor 1980 në kuadër të Udhëheqjes së PKMLSHJ u morr vendim që të formohet Shtabi për Organizmin e Demonstratave gjatë vitit 1981. Me këtë rast u hartua një letër e cila iu drejtua Udhëheqjes së LK të Kosovës ku atyre ju bë me dije se po që se ndodh që ata nuk marrin iniciativën që të shtrohet kërkesa për Republikën e Kosovës përpara organeve federale, PKMLSHJ do të i organizoi demonstratat me këtë kërkesë. Pos kësaj në këtë letër u tha se PKMLSHJ nuk ka pretendime për pushtet dhe se për kryetar të përjetshëm në krye të Republikës, propozoi (në formë të Shkresës, dërguar edhe organeve) Fadil Hoxhën.

Megjithatë, organizimi i demonstratave nga ana e PKMLSHJ parashihej të realizohej në fillim të vitit shkollorë 1981/82 dhe që ato të mbahen nën kontroll të disiplinuar në një afat sa ma të gjatë, gjegjësisht deri sa të fillojë dialogu zyrtar mbi njohjen e Republikës së Kosovës. Kjo, si formë e ushtrimit të një presioni politikë në suaza ligjore, e që si e tillë, çështja e Republikës nuk vinte në kundërshtim me rendin kushtetutar të ish-RSFJ. Por, për shkak të gjendjes së elektrizuar politike nga shpërthimet e vazhdueshme të pakënaqësisë gjatë vitit 1979 – 80 në disa ndërmarrje e xeherore nëpër Kosovë dhe në disa fakultete, disa herë në Qendrën e Studentëve e në Konviktet e shkollave të mesme, në kreun e PKMLSHJ-së u parapa mundësia që po që se ndodhë ndonjë shpërthim masovik i paknaqsisë para kohës që PKMLSHJ kishte planifikuar demonstratat, atëherë të veprohet që atyre mundësisht menjëherë t‘u epet kursi drejtë kërkesës për Republikën e Kosovës, dhe mundësisht situata të mbahet nën kontroll.


Disa nga veprimet e PKMLSHJ me 11 dhe 26 mars 1981
Fakti se PKMLSHJ në strukturat legale kishte njerëzit e vet, deri edhe në Shërbim të Sigurimit të Shtetit të ngarkuar edhe me Universitetin e Kosovës, krijojë një lehtësim të madh për PKMLSHJ për të vu në zbatim strategjinë e vet të veprimit drejtë Republikës se Kosovës. Deri sa njerëzit e PKMLSHJ-së ishin aty, pushtuesi nuk kishte mundësi t‘i parandalonte ngjarjet që pasuan, sepse ajo nuk kishte informata as vlerësime reale të situatës.

PKMLSHJ më pas përmes drejtuesve, aktivistëve dhe anëtarëve të saj morri pjesë aktive në Protestën e 11 marsit 1981 dhe tentoje te plasoje kërkesën për Republike, ndërsa në Demonstratat e 26 marsit, 1, 2 e 3 prillit 1981 në Prishtinë arriti me ua dhënë edhe rrjedhën atyre, si dhe morri pjesë aktive në organizimin e demonstratave tjera që pasuan edhe në qendrat tjera të Kosovës.

11. Mars 1981
Kuadrat e PKMLSHJ edhe me 11 mars 1981 kanë tentuar që protestën studentore të e orientojnë politikisht duke e provuar të e lansojnë kërkesën për Republikën e Kosovës. Pos meje me 11 mars 1981 në mesin e studentëve ishin edhe dy anëtar tjerë (Adem Zeqir Prapashtica dhe Faton Ramush Topalli) të Udhëheqjes së PKMLSHJ që njëkohësisht ishin edhe anëtaret të Shtabit Organizativ për Demonstrata të caktuar me 10 dhjetor 1980 në mbledhjen e udhëheqësve ma të ngushtë të PKMLSHJ në Prishtinë. Pranë tyre prezent ishte edhe Fatmir Grajqevci me një grup simpatizuesish nga Prishtina.

Në mes 11 e 26 marsit 1981 nga ana e drejtuesve dhe aktivistëve të PKMLSHJ-së është bërë fare pak gjumë. Ditën duhej vazhdimisht të vizitoheshin tërë fakultetet, qendra e studentëve dhe shkollat e mesme. Të bëhej vlerësimi i gjendjes me drejtuesit dhe të mbaheshin kontaktet me Shtabin për Demonstrata dhe shkëmbeheshin informatat me gjendjen në teren. Në mes kohë duhej të kryer veprimet e zakonshme, që të lihej përshtypje normale, ndërsa në orët e vona të natës një pjesë e Udhëheqjes së PKMLSHJ takohej vazhdimisht në bazën e saj ku ishte e vendosur edhe shtypshkronja e partisë. Çdo ditë përsëritës gati i njëjti ritëm.

25/26 mars 1981
Me 25 mars 1981 në qendrën e studentëve në Prishtinë nga studentët e rrezikuar për t’u burgosur për shkak të protestës së 11 marsit u vendos që të nesërmen të organizohet një Miting ku kërkesë kryesore s‘do të ishte dhënia e garancive për mos arrestim të mëtejmë të pjesëmarrësve në protestën e 11 marsit.. Kështu me 26 mars 1981 u dha rasti i volitshëm dhe ai duhej të shfrytëzohej mirë. Në mëngjes anëtari i Shtabit Organizativ për Demonstrata me një ekip të aktivistëve hyri në mesin e studentëve. Ata (Osman Osmani, Nazmije Syla, Adem Krasniqi, Osman Bytyqi, Fahrije Osmani, Adem Prapashtica, Nazmije Syla, Fahrije Osmani, etj.) edhe vet ishin studentë dhe për një kohë të caktuar e krijuan atmosferën e duhur edhe e realizuan detyrën e vet me sukses. Ata ishin konspirativ dhe aq sa mundën pa u eksponuar personalisht lansuan kërkesën për Republikën e Kosovës dhe qëndruan në mesin e studentëve derisa demonstrata u sulmua dhe u shpërnda nga Njësia Speciale e Beogradit. Në ditët që pasuan në rrugët e Prishtinës po zhvilloheshin demonstratat nga ma të mëdhatë deri atëherë, tani me qytetar kryesisht prishtinas, sepse studentët dhe shkollarët e shkollave të mesme ishin tërhequr në shumicë nga kryeqyteti për në provincat nga vinin.

Ngjarjet e natës së 25 dhe të mëngjesit të 26 marsit 19181 nuk u shkëputën fare as në Qendrën e Studentëve e as në strukturën e institucioneve Komunale të LK të Kosovës, në krye me Asllan Fazlin, që po e përpunonte strategjinë politike për mëngjesin e 26 marsit 1981. SKPB i Kosovës dhe SPB të Prishtinës ishin angazhuar menjëherë me forcat e veta të armatosura rreth Qendrës së Studentëve. Milicia e postëkomandave nga të gjitha qendrat e Kosovës iu bashkëngjitë atyre të kryeqendrës dhe ashtu të strukur në rrugët anësore rreth Qendrës së Studentëve po pritnin mëngjesin.

 Gjatë 26 marsit 1981 angazhimi konkret rreth dhënies kahe atyre dhe shkruarja e parullave nëpër qershafë (shtretërish) që shërbyen si transparente
 Më 1 prill 1981 shpërndarja e „Programit të parullave revolucionare“ të përpiluara mes 26 marsit dhe 1 prillit e të cilat duhej brohoritur gjatë demonstratave, si dhe nëpër rrugët dhe në qendër të Prishtinës u shkruan parulla për Adem Demaçin.
 Deri më 14 prill 1981, në nëntë raste shpërndarja e pamfleteve, trakteve revistave, shkresave dhe letrave të ndryshme edhe përmes postës (Në mes tjerash edhe SHKRESA drejtuar Sekretariateve Komunale dhe atyre Krahinore)

Letrat e PKMLSHJ janë adresuar në emër të Titos, Fadil Hoxhës, Mahmut Bakallit, Xhevdet Hamzës, Ali Shukriut etj., si dhe në emër të institucioneve, varësisht se çfarë instance u janë drejtuar ato. PKMLSHJ ka biseduar edhe me kuadro tjera të LK për angazhimin e tyre në PKMLSHJ dhe në shumë raste është hasur në mirëkuptim. Ka patur raste që nuk kanë patur guxim që të angazhohen por megjithatë e kanë ruajtur konspiracionin rreth PKMLSHJ dhe kanë mbetur vetëm simpatizues ose dhe këshilltarë për çështje të ndryshme. Por, ka pasur edhe intelektual të tillë që na kanë dëshpëruar fare duke u bërë vegla të Azem Vllasit e Rrahman Morinës që kanë marrë pjesë aktive në diferencimin e kolegëve të vet dhe janë angazhuar kundër kërkesës për Republikën e Kosovës.

Në nivel të Udhëheqsisë të PKMLSHJ pavarësisht se nga kush ka ardhur propozimi apo projekti i ndonjë letre a dokumenti, ato dokumente janë konsideruar si të përbashkëta, Nganjëherë i ka shkruar Abdullah Prapashtica, Osman Osmani me Nysret Ahmetin, Martin Quni, Hydajete Osmani apo ndonjë tjetër. Instancat e ndryshme të PKMLSHJ kanë pasur të drejtë të trajtojnë probleme të ndryshme në suaza të programit të saj, dhe nuk kanë pasur nevojë të konsultojnë udhëheqjen e PKMLSHJ, sepse e kanë pasur pëlqimin programor për punë me vet iniciativë, prandaj nuk dihet gjithmonë saktësisht se kush janë autorë të të gjitha dokumenteve. Edhe pse PKMLSHJ ka pasur vetëm një arkiv, ato dokumente gjenden së paku në pesë arkiva të Beogradit, kështu që ato dokumente mund dhe duhet t‘i vihen opinionit në disponim herët a vonë.

27 mars 1981, Ferizaj
Në mbledhjen e zhvilluar në Ferizaj me drejtuesit dhe aktivistët e atjeshëm, pjesa e PKMLSHJ për Ferizaj vendosi që të dielën e datës 29 mars 1981, dita e paraparë për parakalimi i stafetës, të organizohej demonstrata. Ishin bërë të gjitha përgatitjet që të fillonte demonstrimi me kërkesën për Republikë. Ishin shkruar pllakatet e dyfishta, në njërën anë për Titon dhe stafetën e tij, ndërsa prapa tyre kërkesat si; Kosova – Republikë, Liri, Barazi, Drejtësi, etj. Shtabe Organizativ i Demonstratave nga një ditë përpara nga Prishtina kishte dërguar anëtarin e vet (Osman Osmanin), i cili me veti kishte sjellë edhe afishen në të cilën ishin shkruar parullat që duhej brohoritur nga demonstruesit. Ishin siguruar edhe „petarda“ të cilat do të shënonin edhe fillimin e demonstrimit. Fitim Ramadani, i cili do ta barte për një kohë stafetën, ashtu si ishim marrë vesh, në momentin e caktuar do ta hidhte duke e thyer për toke. Në binën e qytetit ku do të mbaheshin fjalimet për shtafetën, ishte caktuar një anëtar i shoqërisë kulturo-artistike „Kastriotët“, që nga bina me mikrofon të brohoriste: Kosova Republikë!

Në gjithë këtë organizim të përpiktë, rolin vendimtar kishin luajtur, dëshmori Afrim Abazi, Fatmir Bajrami, Faton Topalli, Naim dhe Fitim Ramadani, Imer Ilazi dhe shumë aktivistë e aktiviste të tjera të partisë.

Shërbimi i Shtetit, UDB-ja famëkeqe, kishte ndërmarrë masa për ta shuar me gjatë këtë demonstratë. Abdullah Prapashtica, drejtues i Shtabit Organizativ në Prishtinë, dërgoi nga Prishtina një kurir duke kërkuar me ngulm që demonstrimi të shtyhej për të evituar një gjakderdhje me përmasa të mëdha. I të njëjtit mendim ishte edhe Ramadan Haziri me të cilin gjatë vitit 1980 ishin këmbyer mendime rreth kërkesës për republikë. Në takimin që u zhvillua më pas u vendos që demonstrata të shtyhej për 4 prill 1981. Në rrjetin e organizimit Faton Topalli së bashku me Fatmir Bajramin, Lumnije Azemin, Fatime Gjinollin, Naim Ramadanin, Rafiz Halitin, duke e zgjëruar rrethien edhe me Teuta Zymberin, Fatmir Avdullahun, Xhevahire Avdullahun, Hanumshahe dhe Isak Begeshollin, Agron Ramadanin, Mikreme Demirin, Shyqeri Gjinollin, Vehadin Azemin, e të tjerë përbënin rrjetin, i cili do të përhapte kushtrimin për shpërthimin e demonstratës. Udhëheqësit e grupeve, si Faton Topalli, Fatmir Bajrami, Afrim Abazi, Naim Ramadani, kishin marrë përsipër që t’u thonin të gjithëve se ata përbënin vetëm një pjesë të së tërës. Kjo u bë për të krijuar përshtypjen se nuk ishim vetëm dhe për të treguar se pas këtij organizimi qëndronte një Organizatë, kjo edhe me qëllim forcimin e besimit në punën e tyre.

Në ndërkohë u bë e njohur se Sigurimi do ta mbyllë tregun të shtunën e datës 4 prill 1981, se do të ndalonte autobusët me nxënës për të hyrë në Ferizaj, e tërë kjo për ta penguar demonstratën. Arsyeja e dytë ishte se punonjësit e fabrikës së drurit „Tefik Çanga“ në Ferizaj, kishin filluar një grevë dhe kërkonin autobusë për të shkuar në Prishtinë dhe për të protestuar për kundër dhunës së pushtetit ndaj studentëve shqiptarë me 26 Mars 1981. Në krye të tyre ishin Rashit Mehmeti, Milaim Jashari, Rizah Matoshi e të tjerë.

Kjo ishte arsyeja që grupi organizativ në përbërje të ngushtë vendosi që demonstrata të fillonte me 3 prill, në kohën mes ndërrimeve mësimore të shkollës, kohë që përkiste edhe me ndërrimin e punëtorëve në fabrika. Vendimi i shpejtë bëri që dy- tre pjesëtarë të PKMLSHJ-ës të mos informoheshin me kohë për këtë ndryshim. Megjithatë kjo nuk kishte rëndësi për të tërën sepse lëvizjet ishin aq dinamike sa mungesa të vogla nuk mund të ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve.

Gjatë demonstratave që u zhvilluan më 3 prill në Ferizaj, në krye të demonstratës me flamur printe Nexhat Tërstena, pas tij flamurin e bartën e reja Vezire Kiki dhe më vonë Afrim Abazi, i cili u burgos me 11 mars 82 gjatë përgatitjes së shënimit të njëvjetorit të demonstratave dhe më pas ky dëshmor u vra nga kriminelët gjatë hetimeve më 19 mars 1982. Në këto demonstrata ranë dëshmorë Sherif Frangu dhe Riza Matoshi, kurse u plagosen dhjetëra qytetarë.


28 mars 1981
PKMLSHJ në Qendrën e Studentëve me 28 mars 1981, organizoi përmes Osman Osmanit dhe Nazmije Syles një tubim me studentët që kishin mbetur aty. Shumica e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme ishin kthyer në vendlindjet e veta nëpër qendrat e tyre anë e mbanë Kosovës. Porosia e PKMLSHJ përmes bisedave të zhvilluare me aktivistë ishte që ata të shkojnë në vendbanimet e tyre (në fshatra, qyteza e qytete ku i kishin familjet e veta) dhe t´i tregojnë popullit se ç´kishte ndodhur me 11 dhe 26 mars në Prishtinë dhe të përpiqen të organizojnë protesta e demonstrata me kërkesën për Republikën e Kosovës duke e ndjekur shembullin e Prishtinës.

Me shkollarët e shkollave të mesme në Prishtinë, sipas marrëveshjes në Shtabin Organizativ u bisedua dhe u dhanë instruksione se si duhej vepruar gjatë ditëve të ardhshme. Strategjia ishte e njëjtë po si në Ferizaj edhe këtu preferohej që ditët e ardhshme gjatë pushimeve të gjata nëpër oborret e shkollave të këndoheshin këngë patriotike dhe revolucionare, për të mbajtur atmosferën e ndezur, ndërsa po sa të vinte lajmi se ka demonstrim në Qytet, atëherë të pritej koha e ndërrimeve dhe të shkaktohej marshimi i përbashkët në drejtim të qendrës së qytetit. Për bisedë me punëtorë ishte i angazhuar anëtari i Shtabit Organizativ, Osman Maqedonci, i cili edhe ka vepruar në mënyrë të ngjashme.

Roli historik i heronjve te panjohur
Pas largimit të studentëve nga Qendra e Studentëve të Prishtinës me 28 mars 1981 dhe kthimit të tyre në vendbanimet e veta, ata nëpër rrethet e tyre së bashku me nxënësit e shkollave të mesme, punëtorinë dhe fshatarësinë vepruan de arritën për t’i zgjeruar demonstratat në gjithë Kosovën. Sigurisht se roli i PKMLSHJ dhe i grupeve dhe organizatave tjera ilegale në këtë kohë ishte prirës, por ato ishin tepër të vogla për punë me një lëvizje aq të madhe të popullatës, e cila morri pjesë masovikisht në demonstratat që pasuan më pastaj. Demonstratat e më vonshme i orientoi mirë vet kursi politikë i kërkesës për Republikën e Kosovës, e posaçërisht intuita e vullneti i shqiptarëve në përgjithësi për veprime atdhedashëse si dhe roli i individëve anonim dhe aftësitë e tyre për orientimin e organizimin e masave në lëvizje e sipër. Rolin e këtyre heronjve të pa njohur nuk duhet harruar kurrë sepse ata me zgjuarsi plotësuan çdo zbrazëti të prezencës të forcave ilegale. Kjo sidomos do të vjen në shprehje në demonstratat e 1, 2, 3 prillit 1981 dhe më vonë.

Pas intervenimit ushtarak dhe sjelljes ndaj kërkesave dhe demonstratave, si dhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pas refuzimit të kërkesës për Republikës së Kosovës si kërkesë „kundërrevolucionare“ nga ana e LKJ dhe të federatës si tërësi, nuk mbeti tjetër rrugë pos përgatitja e kundërofanzivës në fushën politike u pa se realizimi i Republikës Shqiptare në ish-RSFJ nuk do të mund të arrihej pa shumë gjak. Përpara PKMLSHJ doli detyra t‘i jep përgjigje kërkesave të kohës. Në radhët e saj u shtrua edhe çështja e shkallëzimit të demonstratave në lëvizje çlirimtare me propozim që nga një numër relativisht i madh njerëzish që gjendeshin në arrati të krijohen aradhet e armatosura dhe që në kufi me Shqipërinë të krijohet një territor i lirë nga i cili do të fillonte lufta çlirimtare. Udhëheqja e PKMLSHJ-së në konsultim me Skender Ibishin, ish-oficer në APJ dhe i ngarkuar në Udhëheqjen e PKMLSHJ me çështje ushtarake, i cili ishte kompetent për të thënë fjalën e fundit dhe vendimtare mbi këtë çështje. Skender Ibishi pas shtjellimit të problemit dhe shtrimit të një tabloje të gjendjes ushtarake në ish-RSFJ, në Shqipëri dhe mbi situatën në regjion na bindi se raporti i forcave ushtarake nuk është në favor tonin dhe se ne duhet të vazhdojmë aktivitetin tonë në fushën politike. Fjala e Skender Ibishit, si Këshilltar për çështje ushtarake ishte vendimtare dhe Udhëheqja e PKMLSHJ e miratoi qëndrimin e tij.

Aksione tjera të PKMLSHJ
PKMLSHJ ushtronte aktivitetin e vet të përgjithshëm në të gjitha viset shqiptare në ish- RSFJ, rrethet dhe qendrat e mbuluar më së miri ishin Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Kaçaniku, Vitia, Shtime, Lipjani, Podujeva, Vushtrria, e tjera.

Në periudhën e pas demonstratave PKMLSHJ i organizoi 5 aksione politike në një kohë prej 2 muajve. Pos tjerash i drejtoi një letër mirënjohëse organeve të sigurimit publik të Kosovës, atyre që u sillën mirë ndaj demonstruesve. Si dhe dokumente që ju drejtuan udhëheqjes kosovare si dhe atyre republikane dhe jugosllave. Me intensitet u vazhdua shpërndarja e dokumenteve të PKMLSHJ në rrethe të caktuara me instruksionet për veprim në programin e PKMLSHJ drejtë realizimit të detyrave të caktuara programore.

PKMLSHJ me 2 prill 1981 morri vendim që aktivitetin e vet të vazhdon me forcat e veta dhe formalisht e bëri shpalljen e Republikës së Kosovës, përmes të një akti i cili u botua në organin e PKMLSHJ për rininë, në „ZERI I ATDHEUT„ ku u publikua edhe „STEMA e Republikës së Kosovës“ në të cilën ishte e shënuar data 2 prill 1981, dhe ku thuhej se kufijtë e Republikës së Kosovës përcaktohen me shumicën e numrit të banorëve në trojet tona etnike shqiptare të kufizuara me popujt fqinjë etj. Ngjarjet e vitit 1981 për shumë arsye detyruan domosdoshmërish daljen nga konspiracioni. Kjo sjelli kuantitet dhe simpati ma të gjerë për PKMLHJ sepse numri i anëtarëve, i kandidatëve dhe sidomos i simpatizuesve po rritej në formë marramendëse, por në formë rapide po rritej edhe rreziku i zbulimit dhe i goditjes nga ana e armikut. Masat që ishin ndërruar kundër zbulimit ishin të mira por nuk siguronin plotësisht, sepse pavarësisht se PKMLSHJ nuk mbante regjistra të njerëzve, procesverbale, kopje të dokumenteve etj., aktivistët një ditë do të ndesheshin me provokator dhe se veprimtarët nga PKMLSHJ do të zbuloheshin pa tjetër.

 Më 15 prill 1981, Kryesisë së KK të LK të Kosovës i arrin “Nota“ e dërguar më 14 prill 1981, me ç’rast merrej përgjegjësia për organizimin e demonstratave dhe kërkohej realizimi i kërkesave të shtruara në to
 Në mes 21 korrikut dhe 20 gushtit duke filluar së pari në Ferizaj pastaj edhe në Prishtinë dhe qendrat tjera të Kosovës u shpërnda dhe u dërgua përmes postës „Letra serbëve dhe malazezëve“ me anë të së cilës shpjegoheshin kërkesat e shqiptarëve dhe kërkohej edhe angazhimi i tyre në realizimin e tyre
 Po në këtë kohë u bë shpërndarja e gazetës „Revolucioni“ si organi PKMLSHJ dhe „Zëri i Atdheut“ si Organi Rinisë së PKMLSHJ, si dhe Dekreti Nr. 1. dhe 2.

Parashikimi i PKMLSHJ ishte se LK e Kosovës dhe anëtarësia e LKJ e komunistëve shqiptar në republikat tjera do të bashkohen në Lëvizjen për Republikën e Kosovës dhe se në mbrojtjen e saj do të venë në dispozicion gjitha institucionet para shtetërore të ish KSA të Kosovës (Mbrojtjen Territoriale, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe anëtarësinë shqiptare të LKJ). Por, për bashkimin e tyre, si do të tregojë koha do të duhej një proces tepër i gjatë e i mundimshëm. Nga Udhëheqja e Republikës së Shqipërisë erdhi një përkrahje verbale e cila kufizohej në klauzolën që „...Kosova do të ndihmohet me të gjitha forcat e zemrës dhe të mendjes...„ të deklaruar në Kongresin e 8 të PPSH, që për nevojat aktuale të Kosovës nuk mjaftonte. Pra, parashikimet për një homogjenizim ma të madh nuk u realizuan.

Homogjenizmi kombëtar
Më pas u punua në drejtim të homogjenizimit kombëtar. Procesi i homogjenizimit kombëtar u realizua vetëm në bazën e gjerë. Ata që ne menduam se munden të përfaqësojnë organizatat tjera ilegale, të ballafaquar me rrezikun e burgosjeve mbanin qëndrim të kujdesshëm. Ndërsa LK e Kosovës me tëra organet e organizatat e veta u rreshtua në anën e armiqve, pra kundër Republikës së Kosovës. Kështu homogjenizimi kombëtar rreth kërkesës për Republikën e Kosovës edhe pse i bashkoi shqiptarët e gjitha trevave, besimeve e ideve, nuk ia arriti t‘i bashkon udhëheqjet e Rrymave Politike që i përmendëm në fillim.

Përvjetori i parë i 81-shes
Aktivistët e PKMLSHJ me rastin e njëvjetorit të demonstratave të vitit 1981 bënë përpjekje sakrifikuese për shënimin me dinjitet të këtij përvjetori. Përkundër përpjekjeve të mëdha dhe me gjithë aktivitetet e shumta u arrit që ky përvjetorë të shënohet publikisht përmes demonstrimit në Prishtinë dhe Ferizaj, ndërsa në qendrat tjera pushtuesi ia arriti të pengoi zhvillimin e tyre. Në këtë organizim u dalluan Skender Vardari, Ahmet Islami dhe Sabit Gashi në qendrën e studentëve dhe Vahedin Azemi, i cili ishte drejtues i Shtabit për Shënimin e Përvjetorit për Prishtinë, Gjilan, Viti e Kaçanik.

Zbulimi i aktivitetit të PKMLSHJ
Në vitin 1979 zbulimi i PKMLSHJ ishte fare afër. Gjatë hetimeve që po zhvilloheshin ndaj grupit të rinjve të LNÇKVSHJ u burgos edhe një i ri, që ishte në kontakt me një të ri të PKMLSHJ, të cilin ai e kishte përmendur gjatë hetimeve. Mirëpo, deri tek zbulimi i parë i anëtarëve të PKMLSHJ ndodhi në verën e vitit 1981 në celulën e Shtimes. Dhjetëshi i atjeshëm i PKMLSHJ mbulonte organizativisht edhe Lipjanin e. Aty kishte depërtuar një provokator, i cili kërkoi nga qendra e rinisë së PKMLSHJ në Ferizaj që dikush „ti vizitoj nga qendra„. Kjo edhe e zbuloi provokatorin, por nuk ndihmojë shumë, pasi që tanimë duhej llogaritur në arrestimet e asaj celule dhe ajo mundë të zbulonte edhe lidhjen me qendrën e PKMLSHJ në Ferizaj. Ndërsa burgosjet në masë më të madhe nga radhët e PKMLSHJ u bënë gjatë pranverës së vitit 1982.

Struktura dhe përmbajtja e anëtarësisë së ndjekur politikisht e penalisht të PKMLSHJ
Armiku arriti që tek në nëntor të vitit 1981 të bëjë zbulimin e parë dhe burgosë anëtarë të PKMLSHJ. Nga 16 nëntorit 1981 deri kah gjysma e vitit 1982 u burgosën dhe u zhvilluan hetime torturuese ndaj gjithsejtë 116 vetave të dyshuar për anëtarë të PKMLSHJ, përbërja profesionale të cilëve ishte me sa vijon:
54 studentë, 21 nxënës të shkollave të mesme, 3 punëtorë, 5 daktilograf, 2 magjistra, 3 profesorë, 3 arsimtarë, 1 mësues, 1 ekonomist, 1 jurist, 2 teknikë, 2 milicë, 1 punëtorë i Sekretariatit të Punëve të Brendshme, 2 nënpunës, 1 zejtar, 2 të papunë dhe 4 pa profesion.
Nga ta 49 veta janë dënuar politikisht nga gjyqi i armikut me dënime nga 1 deri 14 vite burg. Në këtë numër përfshihen vetëm proceset e zhvilluara publikisht dhe të përcjellura edhe nga mediat dhe është numër që përmendet edhe në literaturën e pushtuesit, ndërsa numri i saktë mund të epet vetëm në ardhmen pasi të janë mbledhur të gjitha të dhënat, ngase dihet se disa procese gjygjësore politike janë zhvilluar pa opinion dhe pa publikim në mjetet e informimit publik.

Qëndrimi i autonomistëve
Ish LK e Kosovës bashkë me institucioneve e saja të pushtetit, që në vitin 1981, e edhe më vonë, nuk e mohuan rolin e PKMLSHJ në organizimin e demonstratave. Përkundrazi ata e dinin këtë qysh para se të ndodhnin demonstratat e vitit 1981, për mes shkresave të ndryshëm të cekura më lartë ku bëhej me dije se çdo të pasojë, nëse ata vet nuk angazhohen për Republikën e Kosovës.

Megjithatë, Mahmut Bakalli dhe Azem Vllasi, menjëherë pas demonstratave të parët u deklarua kundër Republikës së Kosovës dhe i pari u detyrua të japi dorëheqje pse nuk ka vepruar më herët kundër PKMLSHJ dhe kundër kërkesës për Republikën e Kosovës. Përpara popullit, i pari do të duhej të përgjigjej pse nuk ka vepruar për realizimin e Republikës së Kosovës, ndërsa i dyti, Azem Vllasi jo që veproi me tëra forcat kundër Republikës së Kosovës dhe kundër të gjitha aspiratave patriotike, por ai u bë edhe vegla kryesore e Serbisë për likuidimin edhe të Autonomisë së ish KSA të Kosovës. Azem Vllasi me CO me 26 mars 1981 do të duhej të bashkohej me Ali Lajqin dhe ta ngiste gjithë popullin shqiptar për Republikën e Kosovës për të mos ardhur puna për t’u ngritë në mbrojtje të autonomisë kolaboracioniste të vitit 1974, me anë të së cilës legjitimohej ndarja dhe sundimi i popullit shqiptar nga tri republikat armike në ish-RSFJ. Këta dy zotërinj edhe pse e dinë të vërtetën akoma përpiqen të hedhin mjegull mbi prapavijën e organizimit të tyre, vetëm e vetëm se ndryshe nuk munden të arsyetojnë, njeri qëndrimin e vet kapitullues në vitin 1981 e tjetri kolaboracionizmin e hapët për të rrënuar edhe autonomin e deri atëhershme.

Lufta speciale kundër lëvizjes së re dhe aktorëve të saj
UDB-ja përmes bashkëpunëtorëve të vet, por edhe nga papjekuria politike dhe syqeltësia e personave të caktuar nga radha e grupeve të ndryshme ilegale intrigonin kundër aktorëve dhe atyre që dolën në ballë të ngjarjeve të vitit 1981. E akuzonin Ali Lajqin dhe familjen e tij „si njerëz të UDB-es„, si „bashkëpunëtor të Rankoviqit„ e intrigime të tjera të shëmtuara, të cilat për fat të keq njerëzit pa ndërgjegje i përhapnin si të „vërteta„. Pas kësaj ofensive të komprimitimit të Ali Lajqit dhe të familjes së tij, filloi ofensiva për komprimitimin e demonstratave me parullën „...se demonstratat i ka organizuar Beogradi...„ etj. E tërë kjo luftë intriguese mbi „organizatorët„ e demonstratave filloi të krijoi një situatë të turbullt dhe filloi të krijojë dilema në popull se kush në të vërtet qëndron pas kërkesës për Republikën e Kosovës. Kjo e detyroi PKMLSHJ që të dali publikisht dhe të marrë përsipër organizimin e demonstratave edhe pse qëndrimi ynë ishte që kjo të mos ndodh në këtë kohë. Me këtë veprim PKMLSHJ i ndali rrugën intrigave dhe përdorimin si kapital politikë nga ana e UDB-ës për ti thyer të burgosurit shpirtërisht. Por, ndodhi që organizatorët e Mitingut në Qendrën e Studentëve që u shndërrua në demonstrata me 26 mars 1981 dhe sidomos Ali Lajqi të bëhet objekt i injorimit dhe i intrigave nga disa grupe të burgosurish politikë që i takonin grupeve e organizatave ilegale, të cilët i besonin vetëm vetes dhe grupit të vet që është tipike për edukatën sektare e metafizike me të cilën do të ndeshen edhe të burgosurit e tjerë më vonë. Tehu i kësaj fushate ishte përqendruar kryesisht kundër anëtareve të Shtabit Organizativ të Demonstratave dhe shumicës së të burgosurve nga PKMLSHJ. Kjo fushat dhe atmosferë madje arriti të helmonte në masë të caktuar edhe diasporën.

Qëndrimi i një pjese të ilegales
Sa i përket heshtjes së disa organizatave ilegale kjo është çështje në vete. Organizatat e deriatëhershme ilegale që vepronin në platformën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, mbas përkrahjes së kërkesës për Republikën e Kosovës që erdhi nga Tirana në vitin 1981, në mënyrë definitive kaluan nga pozicioni i konservuar në përkrahjen e kërkesës edhe publikisht. Praktikisht edhe anëtarësia edhe ndonjë anëtar udhëheqësie pa pritur qëndrimin zyrtar të organizatave që ju takonin u kyçën në demonstrata dhe dolën edhe në ballin e tyre. Bashkëpunimi mes aktivistëve ishte jashtëzakonisht i mirë dhe ajo krijojë mundësin e elektrizimit politikë të popullsisë në gjitha trevat shqiptare.

Përpjekjet për bashkërenditje të aktivitetit
Me kusht të dekonspirimit, PKMLSHJ vendosi që të marrë kontakt me organizatat tjera të ilegales dhe të i bashkërendit veprimet. Meset ma të mira për këtë ishin në Prishtinë dhe Ferizaj, por edhe në qendrat tjera. Se si ka rrjedhur bashkëpunimi mes tyre kjo do të shtjellohet me ndonjë rast tjetër, nga ata që vet kanë vepruar në këtë drejtim. Në udhëheqjen e PKMLSHJ u shtrua për zgjedhje bashkimi i forcave të ilegales në një lëvizje kombëtare për Republikën e Kosovës. Lëvizje kombëtare kjo, e cila do të ishte në gjendje që nga demonstratat të vazhdon procesin politik duke e shndërruar kërkesën e shtruar në një Lëvizje të organizuar.

Deri me shpërthimin e demonstratave ka qenë qëndrim zyrtar i PKMLSHJ që përveç të kuadrove që ngarkohen me detyra të tilla konkrete, të tjerëve t‘ju ndalohet kontaktimi me persona të komprometuar si pjesëtar të ilegales, meqë ekzistonte dijenia se ata që ishin të zbuluar observoheshin nga UDB-eja 24 orë në ditë kjo e rrezikonte zbulimin e organizatës. Por, meqë posedoheshin informacione për organizatat tjera ilegale, ato edhe furnizoheshin me material propagandistik dhe kështu krijoheshin lidhje indirekte. PKMLSHJ qysh herët ka punuar në drejtim të vënies së lidhjes me Metush Krasniqit dhe me Ismalil Dumoshit (ndaj të cilit kemi pasur konsideratë të madhe dhe kemi besuar se ka ndikim tek pjesa tjetër e ilegales). Pra ka qenë prezentë vetëdija se në Kosovë nuk ka vetëm një organizëm të vetmuar, por një lëvizje të rezistencës kundër sundimit të huaj. Prandaj kur ka ardhur deri te zbulimi dhe burgosja e anëtarëve të ndonjërës nga grupet apo organizatat tjera PKMLSHJ e ka përjetuar si burgosje të shokëve e vëllezërve të një ideali dhe ashtu edhe ka reaguar. Një shembull që ilustron këtë: Në një mbledhje të Kolegjiumit të Drejtorisë të Sigurimit Shtetëror të Prishtinës (që mbulonte pos Prishtinës edhe Podujevën, Gllogocin dhe Lipjanin) ku u bë analiza e gjendjes politike nga aspekti i sigurisë (ishte fjala për kohën kur u burgosën shumë anëtar të organizatave tjera ilegale që u gjykuan me kundërvajtje e me dënime me burg ma të gjatë ne maj 1980), pos tjerash u tha se pas burgosjeve të nëntorit 1979 „...irridentes ju thye kurrizi...„ gjë PKMLSHJ e përjetojë si një ofendim të randë ndajë gjithë Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës. Pas u njoftua udhëheqësia e ngushtë e PKMLSHJ me përmbajtjen e kësaj mbledhje u propozua që të organizohet një aksion në emër të këtyre organizatave për t’i treguar armikut se nuk i është „...thyer kurrizi rezistencës...„! Kështu nga PKMLSHJ u organizua shpërndarja e një trakti në gjithë Kosovën ku muaji shkurt 1980 u shpall muaji i Adem Demaqit (me që ai e kishte ditëlindjen me 26 shkurt) dhe ku kërkohej që në mese shkollore, studentore e në vende tjera ku grumbullohen më shumë njerëz të shkruhet e të flitet për personalitetin e Adem Demaqit dhe për arsyet pse qëndron ai në burg, etj.
Puna në drejtim të bashkimit të organizatave ilegale
Pra PKMLSHJ e konsideronte veten si organizatë që i takonte një Lëvizje për Pavarësinë e Kosovës, ku militojnë më shumë organizata e grupe ilegale. Tek PKMLSHJ ka dominuar vetëdija se kjo lëvizje trashëgohet nga gjenerata në gjeneratë që nga Lidhje e Prizrenit e vitit 1878 dhe se nëse gjenerata aktuale nuk ia arrin të realizojmë Programin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit për krijimin e shtetit në kufijtë etnik ku aktualisht jeton Kombi Shqiptar, atëherë së paku gjeneratës së ardhshme t´ia lehtësojë sadopak këtë çështje duke bërë qoftë edhe një hap përpara. Nisur nga ky fakt dhe të vetëdijshëm se bashkimi i organizatave ilegale është kusht me rëndësi për shndërrimin e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës nga lëvizja pjesërisht e organizuar dhe empirike në një lëvizje të organizuar dhe të centralizuar, PKMLSHJ veproi në këtë drejtim me intensitet. Një përpjekje e tillë (ekziston një dokument i vitit 1979) është bërë në drejtim të rrymave politike të Kosovës, me ç‘rast PKMLSHJ u bënë thirrje përfaqësueseve të Rrymës Autonomiste (të krahut progresiv) dhe Rrymës për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë për një takim ku do të diskutohej unifikimi i qëndrimeve drejt pavarësisë së Kosovës. Aso kohe PKMLSHJ nuk hasi në mirëkuptim. Megjithatë në këtë drejtim u vazhduan përpjekjet edhe më vonë. Kuadrot e PKMLSHJ morën kontakte dhe bashkëpunuan me pjesëtarët e organizatave tjera ilegale në teren, gjë që në mënyrë më intensive u shprehë gjatë dhe pas demonstratave të më vonshme. Në nëntor të vitit 1981 në Adapazar të Turqisë me iniciativë të PKMLSHJ, gjegjësisht komisionit të saj për bashkim u vunë kontaktet e para të drejtpërdrejta me përfaqësuesin e LNÇKVSHJ, me Sabri Novosellën dhe përmes tij edhe me Jusuf Gërvallën e Kadri Zekën. Shkresat zyrtare të shkruara shkëmbeheshin përmes tij. Përkundrejt masave të konspiracionit, UDB-eja dikah u informua se janë duke u zhvilluar bisedimet për bashkim të organizatave ilegale dhe me 17 janar 1982 në Gjermani bëri atentat ndaj Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla

Bashkimi në Lëvizjen për Republikë
Me 17 shkurt 1982, me iniciativën e Komisionit për Bashkim të PKMLSHJ në përbërje të A. Prapashticës, O. Osmanit dhe F.Topallit , pas përgatitjeve 3 mujore, u arrit bashkimi në Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ) dhe pak kohë më vonë më 5 maj 1982 edhe OMLK (ku paraprakisht ishin bashkuar Grupi Marksist Leninist i Kosovës dhe Fronti i Kuq Popullor) u bashkua në Lëvizje per Republikë.

Në dokumentin e bashkimit u përcaktua organi udhëheqës nga tre përfaqësues nga tri organizatat e me parme që u quajt Komiteti Drejtues i LRSSHJ, u murr vendim që lëvizja të përdor të gjitha mjetet paqësore dhe gjitha mjetet tjera revolucionare për arritjen e pavarësisë; u përcaktua se Lëvizja të financohet nga mjetet e mbledhura në një fond, i cili do të të bëhet publik; u vendos që të nxirret një gazetë me emrin „ZERI I KOSOVES„ si organ i KD TË LRSSHJ etj.

Puna filloi të ecë. Nga Turqia me vendim të KD të LRSSHJ në redaksinë e „Zërit të Kosovës„ u dërgua Osman Osmani (kuadër i PKMLSHJ) që të plotësoi zbrazësinë e krijuar me vrasjen e Jusuf Gërvallës. Fillojë organizimi i demonstratave të shqiptarëve në gjithë Evropën dhe kësaj lëvizje po i bashkëngjiteshin shumë shqiptarë. Por krahas punëve të mbara filloi edhe fushata e intrigave ndaj PKMLSHJ edhe brenda në Kosovë edhe nëpër burgje mes të burgosurve edhe në emigracion. Diferencimin famëkeq ndaj PKLMSHJ në Kosovë po e udhëhiqnin zyrtarisht Sinan Hasani dhe Azem Vllasi, të cilët aktivistët dhe drejtuesit e demonstratave dhe Lëvizjes për Republikë i quanin „bijë të ballistëve, kundërrevolucionar„ etj., ndërsa brenda burgjeve shpikeshin „spiunë të UDB-ës„. Edhe në emigracion, operativistët e UDB-ës, përmes të bashkëpunëtorëve të tyre në radhë të ilegales etiketonin kah mundnin „të dërguarit e UDB-së“, ndërsa diplomacia jugosllave para shteteve të huaja akuzonte si „enveristë, stalinistë dhe ekstremistë të majtë deri në terroristë“. PKMLSHJ kësaj fushate iu përgjigj me heshtje dhe me më shumë punë kundër armikut sepse u kuptua se armiku përpiqej që në kuadër të Lëvizjes të shkaktojë luftë të brendshme, me qëllim që të mos lejë kohë me u marrë me te. Pjesës së PKMLSHJ iu bllokua puna në KD të LRSSHJ, kontoja dhe organi i LRSSHJ, prandaj erdhi deri tek detyrimi të krijohet organi i formacionit të PKMLSHJ në LRSSHJ. Pra përkundrejt tërë kësaj lufte që të zhduket Lëvizja për Republikë ajo i mbijetoi të gjitha përçarjet deri sot. Me fjalë të tjera kundër PKMLSHJ është përdorur e njëjta fushat intrigash e propagandë e cila u përdor kundër UCK nga ana e armikut dhe veglave të tij në Kosovë që i takojnë mbeturinave të LKJ të kamufluar brenda LDK. Fatkeqësisht intrigat gjithmonë kanë gjetur teren të përshtatshëm në mesin e një injorantëve. Për arsye të larta disa gjëra munden të thuhen pas 10 apo 20 viteve ndërsa disa gjëra tjera duhet të presin 50 vite për t’i ndriçuar në tërësi.

Veprimtaria kolektive e PKMLSHJ-së si subjekt i veçantë ka pushuar me bashkimin e PKMLSHJ, LNÇKVSHJ dhe OMLK në LRSSHJ në vitin 1982, por pjesëtarët e saj kurrë nuk kanë pushuar së vepruari në drejtim të arritjes së aspiratave kombëtare shqiptare. Kjo lëvizje që nga vitet e 90-ta vepron përmes të disa dhjetëra organizatave e Partive Politike e jo politike të cilat në pikën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës janë plotësisht unike.

Ndërsa PKMLSHJ me bashkimin e saj me LNÇKVSHJ dhe OMLK në vitin 1982 në Lëvizje për Republikën e Kosovës vërtetojë qartë se para ideve majtiste, çlirimi i vendit kishte prioritet absolut, e ngriu aktivitetin e vet ideor në favor të çlirimit të vendit dhe nga ajo kojë nuk do të deklarohet fare politikisht.

Shkapërderdhja e resurseve dhe energjive
Pra, PKMLSHJ hoqi dorë nga subjektiviteti i vet politikë për hir të arritjes së bashkimit me subjektet tjera politike të kohës në një Lëvizje për Republikë sepse e dinte se pa bashkimin politikë të kombit nuk ka mundësi të arrihet pavarësia. Ekzistimi i më shumë partive politike, më shumë organizatave apo subjekteve sido që të quhen ato e dobëson forcën e kombit për dy arsye:
1) Subjektet e ndryshme grumbullojnë forca relativisht të vogla e të pa fuqishme për tu ballafaquar me armikun dhe
2) Ekzistimi i më shumë subjekteve e nxitë luftën e brendshme mes subjekteve shqiptare dhe i krijon armiqve mundësinë që të nxitë këtë luftë deri në përmasa shkatërruese. Millosheviqi dhe paraardhësit e tij që përdornin të gjitha mjetet për të zhdukur organizatat ilegale shqiptare ndërsa ai me zemërgjerësi lejo krijimin dhe veprimin e dhjetëra partive politike në Kosovë, të cilat duke u marrë më shumë me vetveten dhe me njëra tjetrën dhe duke u marrë vetëm verbalisht me pavarësinë e Kosovës, derisa ai e mbante atë nën sundimin e vet të hekurt. EGZISTIMI E VEPRIMI I MBI 30 PARTIVE E SUBJEKTEVE POLITIKE NE KOSOVË SI DHE FARASA E ZGJEDHJEVE LOKALE DHE VOTIMEVE TJERA NE KOSOVEN E TASHME KUR REPUBLIKA E KOSOVËS ËSHTË E ANEKSUAR DHE NËN SUNDIMIN E FRANCES, ITALISË, GJERMANISË, ANGLISË, SHBA. Kosova u nda në zona okupuese mes këtyre shteteve si dukur Gjerman pasi e humbi luftën, me dallim se në këtë rast ne vend se fuqitë e mëdha të okupojnë dhe të e ndajnë Serbin si shtet agresor – ato e okupuan Kosovën si vend viktimë – në Serbi nuk ndodhet as një ushtar i huaj, nuk u kërkua as ndryshimi i emrit as çarmatosja e Armatës Federale Jugosllave që ishte agresore as nuk u ndërmor as një masë ndaj tyre si agresor. Pos shteteve të lartpërmendura, në këtë ndarje interesash marrin pjesë edhe shumë shtete që zyrtarisht i kanë njohur kufijtë okupues të Millosheviqit mbi Kosovën. Pra demokracia partiake-politike s‘është gjë tjetër pos një hipokrizi e atyre elementëve që bëjnë teatër të kukullave.

Raportet me PPSH
PKMLSHJ para bashkimit në LRSSHJ, gjatë vitit 1982 ka vu kontakte zyrtare në nivel të dy partive me KQ të PPSH. Pastaj, në cilësinë e anëtarit të Komiteti Drejtues të Lëvizjes për Republikën e Kosovës (SSHJ) një nga themeluesit e PKMLSHJ (A.Z.P.) personalisht në fund të vitit 1982 dhe në fillim të vitit 1983 ka qenë mysafir i KQ të PPSH. PKMLSHJ ka pasur kontakt me personalitete partiake e shtetërore në nivel të ndryshme diplomatike e politike. Qëndrimi i zyrtarëve të KQ të PPSH dhe të diplomacisë shqiptare në raport me PKMLSHJ ka qene korrekt, me përkrahje kombëtare në suaza që është parë e arsyeshme dhe brenda mundësive objektive, dhe se aktivistët e PKMLSHJ jashtë janë ndihmuar materialisht për aq kohë sa është zgjedhur çështja e ekzistencës personale. Për aktivistët e ndjekur të PKMLSHJ nga ana e pushtuesve sllav është propozuar strehimi në Shqipëri, por kur janë shtruar kërkesat për mundësimin e një radiostacioni që do të quhej „ZERI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS„ diku në Kukës buzë kufirit dhe një Qendër Stërvitore Ushtarake të Kosovës pranë Garnizonit të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë në Kukës për të krijuar njësitë e para Ushtarake të Republikës së Kosovës nga përbërja e kosovarëve të ikur në Shqipëri, përgjigja ishte negative. Konkretisht është thënë se„... në territorin e Republikës së Shqipërisë me Kushtetutë ka të drejtë të merret me politikë vetëm PPSH dhe se po me atë Kushtetutë ndalohet veprimi kundër shteteve tjera...“. Ky ishte qëndrimi i atëhershëm dhe këto ishin mundësit e angazhimit të Shtetit Shqiptar në drejtim të Kosovës.

Kontinuiteti i Lëvizjes për Republikë
Pra, Lëvizja për Republikën e Kosovës kaloi të gjitha vështirësitë e rritjes që i kalon çdo lëvizje gjatë zhvillimit të vet, por ajo i mbijetoi ato falë platformës së saj, e cila ato sërish i bashkonte në zbatimin praktik të saj. Unifikimi i platformës së veprimit është me rëndësi ma të madhe se sa një bashkim formal fizik. Kjo mundet të thuhet edhe tani për gjendjen aktuale politike në Kosovë dhe në Shqipëri në përgjithësi. Mirë do të ishte që në kushte kur në trojet etnike shqiptare nga Saranda e deri në Mitrovicë gjenden mbi njëqindmijë forca të huaja ushtarake dhe mbi dyqind mijë të huaj - civil, agjentë të organizatave humanitare dhe administrata ndërkombëtare, kur dihet se jemi në gjendje lufte me tri shtete fqinjë, kur dihet se anarkia dhe kriminaliteti janë jashtë kontrolle, normalisht ishte dashur që të ngrijmë çfarëdo ndarje partiake dhe të krijojmë një institucion të lartë kombëtar, rreth të cilit ishte dashur të bashkohen gjithë shqiptarët dhe nga këto pozicione të vihet kontrolli mbi vendin dhe pastaj të organizohen partitë politike dhe parlamentarizmi demokratik. Ndarja ekstreme në shumë grupe, organizata, lëvizje e parti politike e paralizon përparimin e çfarëdo lëvizje, prandaj ashtu si më parë që Millosheviqi nuk e pengojë ekzistimin dhe shumëzimin e Partive Politike që në Kosovë të, po ashtu edhe sunduesit e tashëm në Kosovë e stimulojnë përçarjen në shumë parti politike dhe bile edhe iniciojnë zgjedhje lokale e më vonë edhe qendrore sepse e dinë se kjo shqiptarët i shndërron në një kosh me bletë ku as kush as ke nuk e dëgjon dhe kjo bëhet arsye e mjaftueshme që të arsyetohet sundimi i huaj mbi shqiptarët.

Mirëpo nëse merret parasysh se Kosova akoma nuk është e lirë dhe se pjesa qendrore është e aneksuar në emër të bashkësisë ndërkombëtare nga ana e Francës, Italisë, Gjermanisë, Anglisë dhe SHBA (shumica e këtyre shteteve – pos SHBA – e njohin Jugosllavinë e Milloshiveqit dhe okupimin e Kosovës) dhe nëse e kemi parasysh se Rusët e ri okupuan Qerqenin pas tri viteve duke e përgjakur çdo pëllëmbë të tokës qerqene me miratimin e fshehtë apo të hapur të bashkësisë ndërkombëtare, duhet pasur parasysh se as tani nuk duhet të zbulohen të gjitha sekretet e ilegales, sepse kjo mund ti ndodh edhe Kosovës.

Mësimet nga historia
Në historinë e Shqipërisë ne sisteme të ndryshme shoqërore e shtetërore janë tre burra që morën pjesë në krijimin praktik të shtetësisë të këtij vendi dhe pavarësisht nga kritika reale që e përcjellë sundimin e tyre në sisteme të ndryshme shoqërore. Atyre ky fakt nuk mundet të ju mohohet. Ata janë Skënderbeu, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Këtu është fjala vetëm për dimensionin e tyre në krijimin e shtetit Shqiptar, prandaj këtë nuk duhet ngatërruar me mënyrën e sundimit të tyre. Ne si popull nuk kemi të drejt morale të mohojmë ata deri sa të mos mund të nxjerrim njerëz më të zot ose të zot së paku sa ata që të kthejnë shtetësinë e Shqipërisë dhe dinjitetin e meritueshëm kombit.

Sa i përket ndriçimit të tërësishëm të ë vërtetës historike dhe vlerësimit historik të këtyre ngjarjeve dhe veprave që lidhen me to, një vlerësim dhe qëndrim më të diferencuar duhet ta bëjnë shkencëtarët e historisë, të cilët vet nuk kanë marrë pjesë në këto ngjarje. Vetëm një gjeneratë e re e shkencëtarëve ka mundësi që në bazë të argumenteve konkrete dhe faktike ta jap vlerësimin real historik, kështu që është e pa nevojshme që ne si protagonistë të thellohemi më tej në këtë temë.

Përgatiti: Osman Osmani
Bashkautorë: Abdullah Prapashtica, Faton Topalli, Fatmir Bajrami dhe Skender Ibishi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Prill 2006 19:06
sibishi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sibishi Kliko këtu për të kontaktuar me sibishi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sibishi Shto sibishi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sibishi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekësi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Në shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

Pershendetje i nderuar S. Ibishi,

lexova shkresen tuaj lidhur me kryengritjen dhe organizimin e demonstratavae gjithepopullore te Kosoves=> 1981

quditerisht shume i nderuar S. Ibishi askund nuk hasa te keni cekur, te pakten si shenje respekti per ata qe flijuan cdo gje per te ardhur deri te ajo kryengritje:

ne tekstin tuaj zoteri i nderuar mungon Gjilani,
mungon Abdullah Tahiri,
mungon Bejtullah Tahiri,
mungon Hydajet Hyseni,
mungojne etj..etj...etj.


deri kur valle keso shtremberimesh e nencmimesh te atyre qe ishin nder te paret organizatore....

pse valle gjithnje Gjilanin keni hale ne sy ne cdo aspekt, po mos te ishin bijte e Gjilanit as qe do kishte ndodhur pranvera e kuqe 1981.


e tronditur nga njeanshmeria, nga venja ne piedestal te personit vetiak, nga shkelja mbi ata qe nuk jane me mes nesh, e qe tere jeten e tyre ia kushtuan nenes Kosove, e nder ta ishte Hero i Kombit Abudallah Tahiri.....

Ju mundeni te shkruani cfare te doni, por historine nuk mund ta shtremberoni, nuk mund te bindni ata qe per se afermi i kane perjetuar burgosjet, bastisjet, traumat e perditshme nga ana e policise dhe e UDB-se.....

pa asnje respekt per Ju...

Une

__________________
"Ec me kohën"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Dhjetor 2006 03:53
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Shtojzovalle Kliko këtu për të kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Shtojzovalle në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Demostratat gjithëpopullore të Kosovës më 1,2 dhe 3 prill 1981

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.