Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Gjuhët e Huaja > Gjuha Angleze > *Interesting articles* > Club Med finally to get started
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Club Med finally to get started

Club Med (short for Club Méditerranée) is a French corporation of vacation resorts found in many parts of the world, usually in highly exotic locations. It is seen by many as having started the all-inclusive resort concept, which is now a popular vacationing style for people of all ages.

Foundation
The Club was started in 1950 by former Belgian water polo champion, Gérard Blitz. The first village opened on the Spanish island of Mallorca. The original villages were, by concept, very simple with members staying in unlit straw huts on a beachfront, sharing communal washing facilities. Over time such villages have been replaced with modern blocks or huts with ensuite facilities.

The club joining fee was set at 300 French francs and the cost of a two-week vacation at 15,900 francs



Pictures below of what they plan in Kakome. It is a 75 million euro investment.






In Albanian:

Club Med rikthehet në Kakome


Operatori i njohur francez, do të rifillojë së shpejti punimet për ndërtimin e fshatit turistik

Leonard Mitro
Së shpejti në Shqipëri do të rifillojë ndërtimi i një prej projekteve më të mëdha turistike të viteve të fundit, pas pezullimit pothuajse njëvjeçar të punimeve. "Club Mediterane & Riviera sh.p.k" do të rinisin në ditët e ardhshme gërmimet në Nivicë të Sarandës, për ngritjen e fshatit turistik në Kakome, i konsideruar si një nga zhvillimet më të rëndësishme për infrastrukturën e turizmit në vendin tonë. Zv.presidenti i kompanisë franceze, Eduardo Silviero, ka marrë viston nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, në një takim kokë më kokë, të zhvilluar javën e kaluar në selinë e Kryeministrisë në Tiranë. Burime pranë qeverisë konfirmuan për "Shqip", se Kryeministri Sali Berisha është takuar pak ditë më parë me një delegacion të zgjeruar të përbërë nga zv.presidenti i "Club Mediterrane", Eduardo Silviero, presidenti i kompanisë shqiptare, ‘Riviera sh.p.k", Dritan Çela, përfaqësuesi i BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), Murat Yldirian, presidenti i Fondit Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, si dhe ambasadorja franceze, Francuaz Burlo (Francoise Bouroleau). Vendimit të Kryeministrit për zhbllokimin e investimit i ka paraprirë një deklaratë e ministrit të Turizmit, Bujar Leskaj, bërë më 16 shtator të këtij viti, në të cilën "Club Med & Riviera Sh.p.k" janë ftuar të vazhdojnë investimin. "Mendoj, se kompania franceze Club Med është e lirë të vazhdojë investimin në gjirin e Kakomesë, investim që unë personalisht e vlerësoj shumë të mirë", ka theksuar në atë kohë Leskaj. Kjo ka ndodhur pas kapërcimit të konfliktit për pronësinë e tokës, zgjidhje që u dha nga një vendim i Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Vlorë, i marrë më 18 korrik 2006, i cili nuk u njohu pronësinë mbi tokën banorëve të fshatit Nivicë. Vullnetin pozitiv për të filluar sa më shpejt konkretizimin e projektit e ka konfirmuar për "Shqip" drejtoresha e Turizmit, në Ministrinë e Kulturës, Paloka, e cila ka theksuar se të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Këshilli i Zhvillimit të Turizmit, i ka dhënë firmës franceze Club Mediterane, titullin "Person i Stimuluar" për ndërtimin e fshatit turistik. Rreth 70 ha tokë në zonën e Kakomesë i është dhënë firmës "Club Mediterane & Riviera", ndërkohë që, sipërfaqja e ndërtimit do të jetë 32,3 ha. Nga ana e specialistëve të turizmit, ngritja e këtij fshati turistik përkthehet në investimin më të madh në turizëm, që në të njëjtën kohë do të luajë dhe një rol të rëndësishëm në përmirësimin e imazhit të vendit, çka do të radhitë Shqipërinë në hartën e vendeve të turizmit elitar. Në atë kohë, kompania "Club Mediterane" është shprehur se do të investojë 75 milionë euro për një resort luksi në Kakome, shumë që do të financohet nga IFC-ja dhe banka të tjera prestigjioze. Sipas kompanisë, ishte parashikuar që ky investim të përfundonte në vitin 2007, por ky afat mund të shtyhet pas vonesave të krijuara. "Club Méditerranée" është një kompani franceze, që operon në industrinë e turizmit dhe është prezent në shumë nga destinacionet ekzotike të botës. Club Med, ka ndërtuar 90 fshatra turistike luksoze dhe aktualisht operon në SHBA, Meksikë, Karaibe, Amerikën e Jugut, Evropë, Azi dhe në Australi. Çdo resor turistik, ofron një listë të gjerë shërbimesh dhe aktivitetesh, të gjitha të ofruara në një paketë të vetme. Kompania e filloi aktivitetin më 1950-ën, e themeluar nga kampioni belg i vaterpolos, Gerard Blitz.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2006 11:29
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Gjuhët e Huaja > Gjuha Angleze > *Interesting articles* > Club Med finally to get started

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.