Rrebesh
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/07/2005
Vendbanimi: In a Cell
Mesazhe: 122
|
Re: IQVLORA,
Citim: Po citoj ato që tha Petrit Kola
Edhe kaq qe merr Kosova e ka nga Amerika se te ish per Europen ishim zhdukur tani.
Hmmmm!
Perpara luftes Ishin amerikanet qe e hodhen Leka Zogun ne gjyq per armembajtje pa leje, duke perdorur zyrtaret e afrikes se jugut.
Normal qe armet ishin te ligjshme biles me dokumenta te firmosura nga te njejtet zyrtare qe e hodhen ne gjyq.
Ishin amerikanet qe nderhyne me qeverine tone te atehershme te fillonte propaganden denigruese anti - Zog. perpara luftes dhe trazirave, qe kishte te bente vetem me karakterin e Zogut dhe aspak me pikpamjet e tij politike. Vrasje Karakteri, me shume. Ishin Amerikanet qe urdheruan lojen me Referendumin.
Ne fund kur e pane qe ngecen nga ana gjyqsore i ofrojne Zogut te heshte per sa i perkiste ceshtjes se "Shqipnise Etnike" sidomos Kosoves.
E kercenojne te heshte dhe te mos diskutonte me Kosoven apo Trojet Shqiptare.
Ne kthim do ta lejonin te rikthehej ne Shqiperi, dhe ti kthenin mbrapsht disa nga pasurite e Oborrit te atehershem.
Amerikanet e kishin planifikuar luften ne Kosove kohe me pare, kjo qe arsyeja e luftes kunder zerave per Shqipni Etnike, sepse lufta ne Kosove nuk ishte per Pavarsi te Kosoves, dhe jo se i hapej barku shume per shqiptaret por se amerikanet kishin interesat e tyre anti Ruse, ketu futej dhe sateliti Rus ne Evrope Serbia.
Lufta e Kosoves ishte e planifikuar me ate te Kroacise Bosnies etj.
Interesat gjeostrategjike te amerikes perdoren kerkesen legjitime te shqiptareve per pavarsi.
Kjo ishte arsyeja qe zyrtaret tane nuk i dhane as doren zyrtarit serb gjate bisedimeve Serbi Shqiperi per ceshtjen e Kosoves.
Kjo ishte arsyeja qe ne rrefuzuam kategorikisht propozimin serb per pavarsi te kushtezuar per Kosoven, dhe gjithashtu dhe propzimin e me vonshem ku 75% e Kosoves i kalonte Shqiperise dhe 25% se bashku me Trepcen i mbetej Serbise. Gje qe do te kishte evituar luften dhe vuajtjen e shqiptareve te Kosoves, por dhe do te kishte mundesuar Pavarsi te plote mbas nje fare kohe.
Ne ishim te vendosur per lufte sepse kishim ameriken qe na frynte ne vesh.
Ajo lufte ka mundesuar sote qe mardheniet tona me fqinjet tane si Serbia te jene ne piken me te keqe qe kane qene ndonjehere. Urrejtja midis popujve ka hapur rruget e nje lufte qe do te jete katastrofike jo vetem per Kosoven por dhe per Shqiperine.
Momentin kur Amerika humbet petkun e te parit ne bote, do te jete momenti ku ne mund te humbasim me shume se Kosoven.
Keto jane frutet e asaj lufte, qe u be jo ne emer te pavarsise se Kosoves dhe bashkimin e trojeve Shqiptare por ne interesin e Amerikes dhe kontrolluesve ekonomik te tyre.
Napolon Bonaparti humbi betejen e Uaterluse sepse nuk ishte gati per lufte dhe vendosi te luftoje.
Te njejtin gabim kemi bere dhe ne.
Pavarsia e Kosoves dhe bashkimi me Shqiperine do te ishte e mundur vetem nqs Shqiperia vete do te forcohej ekonomikisht ushtarakisht, atehere do te kishim mundur ta zgjidhnim ceshtjen o me ane te bisedimeve, ose po qe nevoja dhe me ane te luftes.
Mundesia per pavarsine e kosoves vjen vetem njehere, kam frike se e kemi shperdoruar mundesine e arte, dhe ne jemi ne gjendje me te keqe se c'ishim perpara luftes.
Opinjoni boteror eshte anti shqiptar, per sa i perket Kosoves, gjendja jone politike eshte me keq se kurre.
jemi pothuajse 0 nga ana ushtarake, pra shkurt jemi ne rrezik me te madh se ckemi qene ne 1912, fale tradhetareve ne pushtet tek ne qe ndjekin interesat e shteteve te huaja dhe jo ato shqiptare.
__________________
Beloved corpses, you that once
Were the hope of my Homeland,
Modifikuar nga Rrebesh datë 03/02/2007 ora 12:39
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|