Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Te perbashketat midis Islamit dhe krishterimit!
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Te perbashketat midis Islamit dhe krishterimit!

Pershendetje anetare te nderuar!

Duke qene se u be kohe tashme qe veproj ne kete forum gjithmone kam pasur deshire apo si moto zhvillimin e metejshem te tolerances fetare qe trasheguam nga paraardhesit tane e qe per fat te keq ne po mundohemi ta prishim.
Nuk kam ndermend te permend emra e te nxjerr fajtore por dua te them qe te tere jemi pergjegjes per kete pasi edhe nese nuk nxisim urrjtje e kemi detyre qe te perdorim metoda te nderpresim veprimtarine e atyre qe e bejne kete veper nga cilado fe qofshin ata.

Atehere duke menduar se kjo teme mund te ndikoje ne afrimitetin midis besimtarteve te te dy paleve po marr guximin qe te permend disa aspekte apo gjera te perbashketa midis Islamit dhe Krishterimit duke i argumentuar ato.
Nderkohe qe do ju lutesha te mernit pjese edhe ju ne kete teme me aq sa dini.
Indriti.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Nëntor 2004 22:32
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Te dyja fete e ndalojne kamaten!

Bibla


Psalmi 15:5
5 nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.



Kurani
(-2:275.)
Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj edhe kamata!" e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka aritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës) atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
2:278.
O ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Nëntor 2004 22:40
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Te dyja fete e ndalojne berjan e ikonave e skulpturave qe adhurohen me pas.

Idhull do te thote dicka qe adhurohet bashke me Zotin ose adhurohet si Zot kur ajo eshte krijese qofte njeri profet gur kukull natyra toke yje etj .Pra ajo nuk e emriton te adhurohet se eshte krijese.

ne bibel

[/b]Exodus 20:4-6
4 Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.
5 Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
6 dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.
[/b]

ne kuran

105. Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
106. Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.

2:163.
Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshrëplotë, gjithnjë mëshiron

14:35.
(përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).

2:170.
E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli!" Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!" Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?


Vijon-----

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Nëntor 2004 22:45
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
informatikan
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/10/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 40

Dita e fundit, dita e gjykimit, shperblimi dhe ndeshkimi

Te dyja fete (madje te treja, bashke me fene cifute) besojne ne diten e fundit, ne diten e gjykimit, ne shperblimin (ne parajse/xhennet), dhe ne ndershkimin (ne ferr/xhehennem). Me falni se nuk jam ne gjendje te sjell vargjet perkates nga Bibla dhe nga Kurani, edhe pse te tille ka shume. Besoj se mund te me ndihmoje dikush tjeter.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Nëntor 2004 18:10
informatikan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të informatikan Kliko këtu për të kontaktuar me informatikan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: informatikan Shto informatikan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto informatikan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Persendetje!

Informatikan!
Ajo cfare thua eshte shume e vertete dhe ka mjaft vargje kuranore edhe biblike qe e vertetojne kete.
Une mund ti sjell disa por jo momentalisht se nuk i mbaj mend ku jane , pasi te hap biblen mund ti postoj.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Dhjetor 2004 17:46
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Te dyja fete urdherojne ne adhurimin e Zotit e jo te idhujve!

Ne bibel

Jeremiah 10:2-5
2 Kështu thotë Zoti: "Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet që kanë frikë prej tyre.
3 Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.
4 E zbukurojnë me argjend dhe me ar, e fiksojnë me gozhda dhe çekiçë që të mos lëvizë nga vendi.
5 Idhujt qëndrojnë drejt si një palmë dhe nuk mund të flasin; duhet t'i mbartësh, sepse nuk mund të ecin. Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe as që kanë mundësinë të bëjnë të mirë".



ne kuran


10:18.
Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!" Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!



10:106.
Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.

39:8.
E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e TIj i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!"

5:76.
Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t'ju sjellë as dëm as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç'thoni) që di (ç'veproni).

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Dhjetor 2004 18:15
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Rreth prerja ose synetlluku eshte detyre per muslimanet po keshtu ajo njihet si nje ligj dhe per profetet e hershem si jezusi zakarija .Ne kete e verset thuhet qe jezusi u rrethpre dhe emri iu vu nga engjelli .

ne bibel


Luka
Tabela e Librave të Biblës

Kapitulli 1
59 Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t`ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;
Luka
Tabela e Librave të Biblës

Kapitulli 2
21 Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark.


ne islam

profeti a.s thote kur te behet femija shtate ditesh te behet sunet ti prehen floket dhe ne baze te peshes se tyre ne flori te jepet sadak po keshtu te behet kurban si falenderim ndaj Zotit.

Vijon----

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Dhjetor 2004 18:20
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dancenation
Only in girl's searching

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Diku ketu ne pogradec
Mesazhe: 85

Synetlleku nuk eshte sekt qe na perket ne te krishtereve.
Harrojeni

__________________
Qejfi paguhet

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Dhjetor 2004 18:59
dancenation nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dancenation Kliko këtu për të kontaktuar me dancenation (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të dancenation't! Kërko mesazhe të tjera nga: dancenation Shto dancenation në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dancenation në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
informatikan
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/10/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 40

Re: Persendetje!

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Une mund ti sjell disa por jo momentalisht se nuk i mbaj mend ku jane , pasi te hap biblen mund ti postoj.

Nuk e kisha fjalen per ty. Le te hidhet edhe ndonje i krishtere te ndihmoje, se ndoshta ata i dine me mire se muslimanet vargjet e bibles.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Dhjetor 2004 19:56
informatikan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të informatikan Kliko këtu për të kontaktuar me informatikan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: informatikan Shto informatikan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto informatikan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 04/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Dallimet ne mes te Kur`anit dhe Bibles.

(Bible) Në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u ç’lodh".. (Exo . 31:17)
(Kuran)Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje.. (50;38)

(Bible) Ne fillim Perëndia krijoi qiejt dhe token, pastaj krijoi driten e dites dhe errësiren e nates, pastaj bimet, dhe perfundimisht krijoi diellin dhe henen. (Genes I 1:31)
(Kuran) A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? (21:30)

(Bible) Perëndia tha : "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne” (Gen 1:26)
(Kuran) Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi. ( 42:11)
(Kuran)As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. (112:3, 4)

(Bible) Deri kur do të më harrosh, o Zot? (Psalm. 13:1)
(Kuran) Zoti im nuk gabon e as nuk harron (20:25)
(Bible) Zgjohu ! Pse fle, o Zot? (Psalm. 44:23)

(Bible) Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës. (Psalm 785)
(Kuran)All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë.(2:255)

(Bible) Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh?(Hab 1:2)
(Kuran) Vërtet, Zoti im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.(14:39)
(Kuran) Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.(20:7)

(Bible) "O Zoti i ushtrive, deri kur do të vazhdosh të mos kesh mëshirë për Jeruzalemin (Zech 1:12)
(Bible) A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë? Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme? Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela) (Psalm 77:7,9)

(Bible) Shpresa ime ka mbaruar nga Zoti (Lamcn 3:18)
(Kuran) Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (39:53)

(Bibla) Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko!(2 nd Kings 19:16)
(Kuran) S’ ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju. (49:18)

(Bible)Zoti tha: të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; (Lcvi 26:44)
(Bible) Ti the o Zot besëlidhjen time une nuk do ta prishi…
(Kuran) Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.(30)

(Bible) Ti tregohesh i pastër me njeriun e pastër dhe dinak me njeriun e çoroditur.
( 2 Sam. 22:27)
(Kuran) O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve ( 4:135)

(Bible) Zoti I tha Jezusit” Ti je biri im, sot më linde.” (Heb 5:5)
(Bible) Zoti I tha Davidit "Ti je biri im, sot më linde.” (Psalm 2:7)
(Kuran) Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.(112:1,2,3,4)
(Kuran) All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që ia përshkruajnë.( 23:91)

(Kuran) Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”.
Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë).
Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob.
Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme.
Dhe në ditën e kijametit secili do t’i paraqitet Atij i vetmuar.(19……95)

(Bible) Dhe Maria i tha engjëllit: ``Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?``. Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ``Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet( Luke 1:34)
(Kuran) Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme”.
Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”(19:20,21)

(Bible) Zoti ju tha beni israilve” çdo grua do t`i kërkojë fqinjës së saj dhe gruas që banon në shtëpinë e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t`ua vini në shtat bijve dhe bijave tuaja; kështu do t`i zhvishni Egjiptasit".(Exo. 3:22)
(Bible) Dhe bijtë e Izraelit bënë ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe u kërkuan Egjiptasve sende argjendi, sende ari dhe rroba. (Exo. 12:35)
(Kuran) Thuaju: “ All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën , a thoni për All-llahun çka të doni ?” (7:28)

(Bible) unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xhelos që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,(Deut , 5:9)
(Bible) Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre (Isiah 14:21)
(Kuran) …dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. (6:164)

(Bible) Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: "Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak… Vritni deri në shfarosje pleq, të rinj, virgjiresha, fëmijë dhe gra. (Ezek. 9:5,6)
(Bible) Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve….. Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.(Num. 1:7)
(Bible) Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre..pastaj u vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku ata banonin dhe të gjitha kalave të tyre, ( Num . 1:7,8)
(Bible) Moisiu u tha atyre: "Keni lënë gjallë të gjitha gratë?(Num.1:15)
(Bible) Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë, (Num. 1:17)
(Bible) por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.
(Hadith) Pejgamberi a.s ka thënë:”Shkoni në luftë me përkushtim ndaj fesë së Zotit! Mos prekni gratë, pleqtë dhe fëmijët ! Përmisojeni gjithmonë gjendjen e tyre dhe tregohuni të butë me ta!Zoti I do njerëzit e sinqertë.”
( Hadith) “Mos vrisni fëmijë !Shmangni prekjen e njerëzve që ia kanë përkushtuar veten lutjes nëpër kisha! Kurr mos vrisni gra dhe pleq! Mos digjni e as mos prisni pemë! Kurr mos rrënoni shtëpi.” (shtese)

(Bible) Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit. (Roman. 3:28)
(Kuran)A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët. (29:2,3)

(Bible) Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën, dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin. (Math. 5:38)
(Kuran) Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët. ( 42:40)
(Kuran)…. po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.(24:22)

Marr nga libri:” LET THE BIBLE SPEAK” by Ahmad Deedat

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Mars 2006 06:35
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Prishtinasja_ Kliko këtu për të kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Prishtinasja_ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:20 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Te perbashketat midis Islamit dhe krishterimit!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.