Orientalisti
Anetar i ri

Regjistruar: 03/05/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 2
|
Rubaijjati Umer Khajjamit, perkthimi i Hafiz Ali Korces, kryevepra boterore ne shqip
Rubairat (Rubaijjati) i Umer Khajjamit, të përkthyera nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre. Këto janë disa vjersha në vargje të cilat bëjnë fjalë për jetën në të cilën jetonte vetë Khajjami, por edhe këshilla të vlefshme për kohën tonë. Kjo buqetë trëndafilash është padyshim edhe përkthimi më serioz dhe më i saktë në gjuhën shqipe, ndryshe nga ai i Nolit, i cili e përktheu thjeshtë nga gjuha angleze, përkthyer nga Fitzgeraldi. Hafiz Ali Korça që në hyrje të këtij përkthimi i tërheq vërejtjen Nolit për pasaktësitë që ka përkthimi dhe botimi i tij në shqip. Ndërsa Noli në përkthimin e tij na del me një pseudonim, atë të Rushit Bilbilit, Hafiz Aliu nuk ngurroi që ta nxirrte këtë libër me emrin e tij të vërtetë. Dhe kjo nuk ka se si të shpjegohet ndryshe për Nolin, se ai mund të ketë pasur edhe tendenca të tjera për ta treguar atë pjesë islame që përmbajnë rubairat në këtë libër si diçka banale dhe të pavlerë, duke treguar p.sh. për çështjet në lidhje me verën (alkoolin) ose femrat (çupat siç i përmend Noli), dhe duke dashur që njerëzit, megjithëse me shumë mangësira dhe pa i kuptuar, ta pranonin përkthimin e tij si të mirë dhe të pastër nga ana e përkthimit e ajo gjuhësore. Padyshin se Noli nuk e ka ditur persishten, dhe nuk ka studjuar mbi rubairat e sakta, ashtu siç bëri Hafiz Ali Korça ku këtu tregon se Hajjamit shumë prej rubairave të tij i janë futur prej të tjerëve, me qëllim e pa qëllim. Një ndikim shumë të madh në mosnjohjen e përkthimit nga poligloti i madh shqiptar, Hafiz Ali Korça, ka luajtur edhe sistemi diktatorial komunist, ku shumicën e librave që kishin të bënin me fetë në përgjithësi, e atë islame në veçanti, i morën e i dogjën, dhe në këtë mënyrë figura e madhe e Hafiz Ali Korçës mbeti e panjohur për shumë vjet, dhe me to edhe shumë botime e shkrime të tij.
Prapëseprapë, ne jemi shumë të lumtur që më në fund lexuesit e nderuar të cilët kanë qenë të painformuar për cën e një përkthimi të tillë, tashmë mund ta kenë në shtëpitë dhe bibliotekat e tyre këtë kryevepër botërore-orientale, ku pas çdo leximi ata do të mbetem tepër të kënaqur.
Me respekt E. BEGA
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|