Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te shquara botërore > Mozart
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Mozart

MOZART, Volfang Amadeus



MOZART Volfang Amadeus (1756-1791) kompozitor i madh austriak

* Mozarti i vogël ishte në Paris, kur sapo kishte mbushur shtatë vjeç e gjysmë. Luajti në klaviçembal në mënyrë të mahnitshme, improvizoi arie të vogla e sonete sa që i habiti dëgjuesit. Edhe kur i ati, për t'i bërë më të qarta aftësitë e tij të jashtëzakonshme, ia mbuloi tastierën me një cohë leshi të hollë, ai ekzekutoi jo më keq se kur tastiera ishte e zbuluar. E thirrën në oborr ku mbreti e përgëzoi dhe mbretëresha e ngopi me ëmbëlsira. Në fund donte ta shikonte edhe Zonja Pompadur. Ajo për ta parë sa më mirë e vendosi në këmbë mbi një tryezë. Djali i vogël i zgjati dorën që t'ia puthte, por ajo nuk dënjoi t'i përgjigjej kësaj kërkese. Atëherë Mocarti i vogël, të cilin e kishte puthur perandoresha Mari Tereza, u prek dhe i tha:
- Kush është kjo grua kryelartë që nuk do të më puthë, kur vetë perandoresha më ka puthur?
Ai i tha këto fjalë në gjermanisht. Pompadur nuk e kuptoi, ndryshe Mocarti i vogël mund të përfundonte në podrumet e Bastijes.

* Mozarti u kthye në Paris në moshën njëzetvjeçare, kur i vdiq e ëma. I pikëlluar la hotelin, ku qe ftuar nga Grim, i cili nuk kishte asnjë besim në aftësitë muzikore të Mocartit.
Ai e detyroi djalin që të largohej të cilit iu desh të ndalej në Strasburg për të dhënë një koncert sepse nuk kishte paratë e nevojshme për udhë. - Salla më kishte pritur, - thoshte më vonë Mozarti, - në një tryezë të përgatitur për njëzetekatër vetë, ku vetëm tre a katër ishin duke ngrënë. Ky ishte dështim i plotë për Mocartin. Pasi u paguan shpenzimet, atij i dhanë si shpërblim një luigj, që ishte i mjaftueshëm vetëm për të bërë me karrocë një copë rrugë tjetër.

* Mozarti u martua me të bijën e një kopisti të teatrit: Kjo vajzë quhej Kostanca dhe Mocarti u martua me të pas shumë kundërshtimesh. Çifti ishte i lumtur dhe Mocarti qe bashkëshort shumë i mirë. Kur Kostanca ishte e sëmurë, i shoqi, para se të dilte nga shtëpia i shkruante nga një pusullë. Në njërën prej tyre shkruhej: "Mirdita e dashura gruaja ime. Shpresoj se do të kesh fjetur. Nuk po të çoj shpejt se mos ftohesh. Mos u lodh dhe se mos u grind me personelin e shërbimit. Kujdes mos pengohesh në pragun e paradhomës. Mos i bëj të gjitha punët e shtëpisë derisa të vij edhe unë."

* Kur u dha opera "Don Zhuan" për herë të parë, mbreti e përgëzoi Mocartin, por nga që nuk kuptonte fare nga muzika i tha;
- More, sa shumë nota që kishte! Dhe Mozarti ia priti:
- Madhëri, as edhe një më shumë nga ç'duhej.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Qershor 2006 13:42
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te shquara botërore > Mozart

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.