Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri Vlerësimi i Temës: 3 votime, mesatarja 4.33.
Gjithsej 67 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri

Nganjehere njeriu ka deshire te zhvilloje fantazine e tij. por mendimet apo fantazia zhvillohet me shume kur shkruhet apo shprehet ne nje fare forme.
sot vendosa t'i jap nje shtytje fantazise sime duke filluar me nje leter imagjinare... nje ender apo pak fantazi

me frymezoi Vltava dhe Praga e pergjumur

Duke ecur ures se karlit dhe duke pare mrekulline e nje qyteti qe zgjohej, nje qyteti qe nja njoh te gjitha ngjyrat dhe drite hijet ne cdo stine te vitit apo gjate diteve dhe gjate neteve u mahnita. M'u duk vetja sikur edhe une po zgjohesha ngadale nga letargjia e dimrit, pashe diellin e kuq qe cau rete dhe ne shpirtin tim rilinda. Rilinda duke të menduar per dashurine, duke i dhene vetes nje emer: Freedom... rilinda duke çliruar shpirtin qe te shijonte mrekulline qe po shihte... Rilinda duke çliruar një hapësirë që jemi ne të dy: Une dhe ti ne qytetin tim te dyte.... Rilinda duke të dashuruar sërisht ne një formë tjetër, në një mënyrë të veçantë që e kuptoj vetëm unë. Rilinda duke ridashuruar botën tënde. Ty.

PS: po e mbaj premtimin po ti?

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Shkurt 2005 23:48
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
darke
Syri i Natës

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: night
Mesazhe: 2545

letra imagjinare... very suggestive, although it’s true that you had to tell to write here. I’m sorry that i write in english here. No way, like no way which follow and it’s almost midnight. I’m sad, why not to be? I have reasons to be and I have reasons to be happy too; you, the main one.

To write a letter... an imaginary one... from imagination? Ah, there are so many things happening to me now, I not even need to invent... or am i just dreaming? ..."The only thing you need to write, is to have something to say" (this quote is by Lord Byron)... and I have to say too many things... and I have so few words in my mouth... I'm a disaster talking lately, right?

Before, it wanted to be heard a poem of Mario Benedetti, “te quiero” but it left just like the time left... here it comes another one so another one is the time...

The hope so sweet, so smooth, so sad... the promise so light doesn’t help to me. The hope so calm doesn’t help to me. The hate so obedient, so weak, so humble... the raby so prudent doesn’t help to me. So much fury and so wise, doesn’t help to me. The loud so exact if the time allows it, the scream so pulcre doesn’t help to me. So much storm so good doesn’t help to me. The courage so docile, the braveness so soft, the fearlessness so slow doesn’t help to me. The daring so cold doesn’t help to me.
Life yes helps to myself, life that is life until the heart dies aware, it yes helps to me. It helps me your look that is kind and strong and your honest silence, they yes help to me. The measure of your life does yes help to me. Your future that is a present of freedom and your fight, always, they yes help to me. It helps me your battle without medal. The modesty of your possible pride and your sure hand, yes they help me. It helps me your path, my comrade.

__________________
No, no dejéis cerradas las puertas de la noche, del viento, del relámpago, la de lo nunca visto.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Shkurt 2005 04:32
darke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të darke Kliko këtu për të kontaktuar me darke (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: darke Shto darke në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto darke në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

faleminderit lulekuqe

Horoskopi im sot : A call from someone you weren't expecting to hear from for a long, long time will jolt you out of the nostalgia you've been indulging yourself in. It's been nice, but maybe not real. Ready? Because here comes reality.

cuditerisht para se te lexoja kete po enderroja paksa e pergjumur pas ngrenies se dreke-darkes dhe ne tru me alkimistin e Koelhos: kur dicka e deshiron me gjithe shpirt te gjitha forcat e universit bashkohen qe ta bejne ate realitet. Po thosha eh duhet nje impuls dicka nje cmenduri sot. ketu ne pune qetesi, jashte po binte shi- dhe duke qene se jam teper e ndjeshme ndaj zerave te embel, s'di pse me erdhi ne tru ai me i embli i me te embelve- i pergjumur dhe ai - ne kerkim te nje cmendurie edhe ai... e teksa enderroja dhe sikur degjoja nuancat e atij zeri qe e njoh kaq mire, e po perfytyroja dhe pozicionin e trupit qe i nxjerr ato nuanca, lexova kete horoskopin qe me erdhi me email dhe qesha..

thashe me vete : je vertet e cmendur .......

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Shkurt 2005 22:42
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

cmendurira? plot
po perpiqem te them nje permbledhje te mengjesit se dita eshte e gjate ende :p

erdhe me vizitove sot. una po flija embel por po shifja ne enderr taksat qe duhet te paguaj dhe shifra ishte shume e larte. megjithate po perpiqesha te zgjidhja problemin ne enderr...
me peshperite ke veshi zgjohu.. una - oh me ler te fle dhe pak mos u bej kaq mizor mezi fjeta e me flihet

pas nja 10 minutash- j... zgjohu dicka me ke premtuar

-oh ok tani gjithsesi, ma nxore qe ma nxore gjumin. sa mizor je nuk fle per vete e s'i le te tjeret te flene ...
qeshe me te madhe...
-tani duhet te cohem keshtu qe mund te te dedikohem sa te duash. cfare te premtova?
e mban mend? shume kohe me pare me more ne udhetim duke me treguar intinerarin qe beje nga shpia ne pune dhe me tregoje rruges me kalldrem gjithe sekretet e qytetit qe ti i quaje te tuat.... sot me merr ne nje udhetim ne mengjesin tend brenda shpise. jam kurioz te veshtroj.
- mmmm shtriqem ok prit te vesh cik robdishanin. mos me shif keshtu se jam pergjumesh :d
- qeshe prap po nuk mi shkule syte- kokeforte te thashe
- ide interesante. ne fakt nuk te kam prezantuar me kete pjese private timen . kjo eshte dhoma ime qe thua ti... ketu te tavolina perballe kam mbledhur gjithe cingerrimat e mia keto vite. po secila eshte nje kujtim apo nje simbol. keto m'i ka derguar mami. kete zilen e degjon? ( trigelliva zilen ) kjo eshte tradite qe jepet ketu per krishtlindje qe te thirren engjejt sa i bie ziles. kam ca qirinj kam dhe pikturen qe me ka derguar lori ... te pelqen? thote you are precious edhe una e kam para syve gjithe kohen.. si hajmali.
ketu eshte rafti me librat
po degjon? degjo sa qetesi eshte ketu .... vetem une po e prish tani po degjo cfare qetesie... keshtu eshte 24 ore. ne fillim kisha kaq shume frike kete qetesine mezi u mesova... se degjoja mendimet e mia...
mmm do kafe turke? e bej gjithmone dyshe :p se nuk me hapen syte ne mengjes. ja prit ta bej gati.. po cik mjalte do? eshte shume i mire te embelsosh gojen ne mengjes... nc ja bere
ok ja edhe kafja u be gati- ulemi?
e shef kete kendin ketu? mblodha gjethe te ndryshme gjate vjeshtes e i lash te thahen e tani i kam ketu... po keto e di cfare jane? dhe nxorra gurickat nga qesja...
jane gurickat qe i mblodha vjet ne golem. e di ti adriatiku nuk para ka gure keshtu qe keto jane ato qe i kane nxjere dallget ne breg e una i mblodha. eshte dhe nej mini guacke e shef?
-buzeqeshe
- qe thua ti una nga shpia marr 2 kile kafe turke :p i kam rezervat deri ne qershor, caj mali, dhe gurickat e detit
- me veshtroje tek rufsja kafene. e kam bere shume te mire. pije pse nuk e pi?
- nuk me pihet tani
ok po e pi une tenden - mmm sa te mire e kam bere gjithe ajke.
oh tani u bera vone duhet te bej nje dush po aty nuk te marr me vete
ik clodhu tani e me vizito here tjeter. ndoshta kam gjera me gallate per te te treguar....
buzeqeshe i kenaqur, me puthe syte dhe u largove...

piiiip piiiiiiiip piiiiip u cova si e trembur? cfare u be?
ishte alarmi - ah prap enderr mu duk sikur ishte vegim kesaj here kaq real ishte...

u cova me buzeqeshje. tani po e mbyll kam shume per te treguar por pak me vone se lodheni :p

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shkurt 2005 18:14
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

cmenduria 2.
shkova ne kinema qe ne 11 te mengjesit e kisha lene per te pare nje film (coffee and cigarettes). gjithe filmi ishte nje permbledhje dialogjesh rreth tavolinave ku uleshin zakonisht dy veta pinin kafe duhan dhe hidhnin batuta. kishte gjithsej nja 11 dialogje secili nga 10 min me artiste te medhenj. i pari ishte mes roberto benignit dhe steven wright

eshte vertet gallate te shkosh ne kinema qe ne pik te mengjesit dhe duke qene pergjumesh e duke u eglendisur ende mes endrave dhe dites se re, futesh ne sallen e kinemase qe ishte pothuajse bosh dhe kinemaja pothuajse e tera e jotja deh filmi me muzike te bukur dhe bardh e zi..
kur dola me priste nje pershendetje dhe nje perqafim

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shkurt 2005 20:19
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
durrsake_topolake
virtualmente virtuale

Regjistruar: 17/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 908

MM2 LINEA VERDE MILANO ( NE METROPOLITANE)

Zilja kishte rene per te treten here, me ate bashkimin sonor qe te jep automatikisht nje komande (gatitu), ne tru ,edhe une kisha per tu kthyer nga ana tjeter , nese ndergjegjja nuk do me kishte çuar zgupthi ,duke me kujtuar qe ate menjgjes kisha nje detyre per te kryer.
per te vetmen here po komplimentohesha me vetveten , per faktin qe para se te flija kisha pergatitur rrobat edhe canten.(zakonisht nuk e bej)
ora 6:30 menjgjesit edhe une isha ulur ne sediljen e metros. Dyert mbyllen, edhe vura re dicka, qe po me pelqente shume ai puntualitet pothuajse zvicerian i nisjeve te metrove ne mengjes (sepse mbasditeve cdo gje ndyshon)

Cuditerisht kishte me shume njerez sesa mendoja.por faktikisht shifja vetem gjysmen e trupit,kembat kryesisht (kepuce nga me te ndryshmet ) pasi fytyrat isha te gjtha te mbuluar nga "cercafe"gazetash te metropolitanes, qe shperndahen falas extracomunitaret. Mu kujtua gjyshi shkrete kur thoshte "qe milanezeve mjafton ti japesh dicka gratis, se edhe mut te jete, do mbajne rradhe" gjithsesi po ndihesha gati fajtore qe une nuk e kisha nje gazete ne dore, po me dukej vetja, sikur po prishja nje rit te mengjesit.
Gobba- ndalesa e dyte e metroplitanes, edhe perballe meje , ulet nje "dikush".

akoma pergjumesh, kisha fiksuar syte mbi nje tabele rrotulluese(qe mendoj qe era la rovina di quelli che godevano di una buona vista) qe reklamonte nje udhetim per ne egjypt, derisa syte gati gati po me luteshin qe te ndyshoja veshtrim.cfare torture kineze.
duke pare se ne ate momente nuk kisha asngje tjeter per te bere , fillova te beja nje inventar gjeneral xhepash(qe jane si canta e mery poppins).tek xhepi i xhupit , letra ,skontrino, bileta udhetimi te timbrosura, edhe ne mes tyre, nje bilete microskopike qe jane la trovata commerciale per te prefeksionuar disa cokollata "bacio " me mesazhe te thena dhe aforizma nga te shkrimtare e poet.ne kete bilete ishte thenia e nje poeti latin mbi lumturine "Cfaredollloj udhetimi te ndermarrim, ne ndjekim lumturine.Por lumturia eshte ketu".

pas inventarit, hedh syte poshte, shoh poshte nje pale kepuce te llustrura aq mire, pastaj shikimi vazhdon per me siper edhe shoh nje xhakete e kravate, qe kishin futur brenda dike.
sinqersiht s'i kam pasur shumem qef tipat "giacca e cravatta" (nuk e di pse kam gjthmone disa paragjykime per keta persona qe duket sikur zene poste te larta ne shoqeri).
pastaj syte spostohen, diku siper te syte,edhe ne cast shoh se syte e tij ishin ngulitur tek syte e mi me perqendrimin me maksimal qe syte mund te ofrojne.ula koken pernjehere ,me erdhi kaq zor pasi ato duhet ta kishin vene re analizen qe kisha bere duke filluar nga kembet deri te koka.
gjithsesi ngre syte perseri, dhe ai shikim aq i thelle po me hutonin.
po filloja te mendoja qe kisha qene e padrejte qe kisha gjykuar personat qe vishen ne nje menyre te tille, syte e tij thonin te kunderten, po me pleqente shume shprehja :"syte pasyqra e shpirtit" .kishte sy qe ka nje person i mire.
Ai vazhdon te me nguliste syte sikur donte te me kthente mbrapsh ate qe un kisha bere pak caste me para. une ul koken perseri , po me ushtonte nje gjendje turpi. gjithsesi kjo gjendje nuk zgjati me shume se 30 seconda pasi syte me menefregizmin me te madh ndaj turpit,hedhin perseri shikimin tek ato sy.
urdheroj syte qe te ndyshonin drejtim, por pa snje rezultat. fillova te grindesha me arysen , me vinte inat qe syte nuk i nenshtroheshin urdherit tim.

- si je? pyesin syte
- mire. pergjegjen keto te mite
- po ti mire? pyesin syte e mi
.........ato qeshin

miiano centrale : ndalesa e 12 nga pikenisja , kishin kaluar ekzaktesisht 25 minuta edhe truri im akoma skishte mar akoma autoritetin qe pretendonte.
gjithsesi kjo ishte ndalesa ime,
syte ishin pergatitur madje kishin thene:
- mirupafshin , ndoshta do rishihemi
- me siguri. kishin thene syte e tij

dyert mbyllen , prapa meje metro zhduket per pune sekondash.
gjthsesi, sot kisha ate punen per te kryer.nderroj linje metropololitane, edhe fillova te mendoj per ate " dikushin" me ato sy aq fantasitk.

pastaj me erdhi ne mendje motivi i udhetimit tim ,ishin pune zyrash, ku po s'insistove me siguri, zgjaten e sterzgjaten duke u kthyer ne nje bezdisje.gjera burokratike( qe skam perlqyer kurre)

ora 10 e dicka, nuk e di sesi, por ne menyren me te cuditshme kisha arritur te kompletoja te gjthe dokumentacionin qe me nevojitej.

kalova para Konsullates Shqipetare ne Milano, po krenarohesa disi me ate flanurin tone kuq e zi qe ishte ne nje nder piazzat me kryesore te milanos.

Me ne fund arrij tek zyra. dera ishte gjysem e hapur, dikush nga brenda me thote:
-po .hyr
smund ta besoja .............ishte ai (djali i metros)
edhe ai thote : te thashe qe do shiheshim me siguri (........)

__________________
[io non c'ero e se c'ero dormivo]

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shkurt 2005 00:58
durrsake_topolake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të durrsake_topolake Kliko këtu për të kontaktuar me durrsake_topolake (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: durrsake_topolake Shto durrsake_topolake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto durrsake_topolake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Durrsake kryeveper kjo qe shkrove rrofsh

tani m'u kujtua teoria e rastesive e kunderes. sipas tij jeta varet e gjitha nga nje varg rastesish dhe pastaj thuhet keshtu ka qene e shkruar

ripafsh sa me shume syte e bukur

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shkurt 2005 01:12
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

po pi vere ndersa shoh madheshtine e Prages naten,
kam brenda vetes nje lume emocionesh... qe rrjedh edhe pse ne qetesi
dhe nje lume mendimesh por qe shkruhen me gjuhen e shpirtit
nostalgji.........

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Shkurt 2005 00:19
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
durrsake_topolake
virtualmente virtuale

Regjistruar: 17/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 908

-"zgjohu gjumashe , duhet te ikesh ne pune"
sa pak ore kisha fjetur ?3 ? mmmm.... sa me pelqen gjumi i mengjesit.(sidomos te djelave).

pastaj mendova sa egoiste kisha qene, kur te thashe, se do me kishte pelqyer sikur te isha zgjuar ne mengjes me zerin tend.
ti do kesh vene zilen ne ore 6 te mengjesit (per te me zgjuar ) , kur mund te kishe fjetur pak me shume ne kete dite pushimi.

sa pak mjafton per te na bere te lumtur! do me besosh sikur te them qe i kam lare dhembet per nja cerek ore, sepse telefonata jote me kujtoi diten e pare kur fjetem bashke; ti me zgjove me te njejtat fjale, por ne nje menyre tjeter!

fjale me mend kjo " il buon giorno si vede dal mattino"
edhe kjo dite kishte te gjtha motivet per te qene nje dite e mire.
si e marre qe jam, rrugen per ne pune e bera gati duke kercyer , mungonte vetem te ndaloja e te beja hapat e makarenes sidoqofte rruga ishte e shkretetuar (nuk jam aq e cmendur!) Sa inat me vinte qe gjthe bota po flinte, por ndoshta edhe ti ishe akoma zgjuar .

humorin ma shtuan nje grup klientesh qe porositen 5 caffè marocchini. hahaha kinezet qe pine kafe marokine.sa pafytyre iu zgerdhiva para syve. keto po qe s'jane racist ! ah edhe me vone , erdhi ajo bankieria (qe i dhashe curriculum per ate punen) qe kishte bere floket nje ngjyre gri me refleks blu .edhe ne (une me Saren) qe qeshin si budallaqe , sepse kujtuam qe ajo i kishte bere me bombolete spray , meqe dje ketu festuan karnevalet. jemi te destinuar ta shohin me keto floke, derisa nje qe i do te miren , ti thote qe ajo ngjyre flokesh s'i shkon aspak.gjthsesi komplimente parukjereve, sa bindese te mira paskan qene!

paska pak dite paqeje per mua. mua kujtua sa u nervozove kur te qesha gjthe ironi, ato dite te "erreta", kur ti the se jeta eshte si nje bateri , ka gjithmone anen e saj pozitive, mjafton te hapesh syte e te shohesh me mire.
edhe une sot te pergjgjem me nje thenie qe i pershtatet dites time: jeta eshte si nje pasqyre, te qesh, nese e sheh duke qeshur.

flm amore


Ps:flm analiste, por fatkeqesisht konstatova qe fjalori im (persa i perket shqipes) eshte paska i varfer.kisha kohe qe nuk shkruaja me shqip.gjithsesi komplimente edhe ty, me pelqen shume menyra sesi shkruan.

__________________
[io non c'ero e se c'ero dormivo]

Modifikuar nga durrsake_topolake datë 14/02/2005 ora 15:52

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Shkurt 2005 01:47
durrsake_topolake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të durrsake_topolake Kliko këtu për të kontaktuar me durrsake_topolake (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: durrsake_topolake Shto durrsake_topolake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto durrsake_topolake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Dhe dielli ndricon po ashtu

Dhe dielli ndricon po ashtu pasionant,
vrullshem nxehtesisht,
shkelqyeshem dhe zemren ta hap cep me cep
po besome o shpirti im
merr zjarr dhe jep,merr dhe jep
T’ameshtuar zemer ,ma jep ta puth
te lutem, te qaj ,te ngrysem ne te
po ki besim o I embel
se zemra e Zotit te do gjithnje
po ngrije koken,shih horizontet
si dedalus prek muret me duar
se dalja eshte tek ty o zemer
diell mbi koke ,kurore e ndricuar
dhe kur ne sy ke ligeshtim
koken diellit ktheja perseri
te rendesishme jane tre shpirti im
shprese ,besim dhe dashuri.

Ja ,si erdhen keto dite keshtu as vete nuk e mora vesh. E lashe veten krejt ne duart e te tjereve ,e lashe veten te bie nga qielli
dhe u bera me krahe...
Sa gjera kane ndodhur keto dy jave. Une ,sigurisht,nuk mund te quhem e njejta kur kam ndryshuar kaq rrenjesisht ,kam marre ngjyra komplet te ndryshme.
Mu dhane tre mundesi :
te zgjidhja te zezen,
blune dhe te kuqen.
Disa vite me pare zgjodha te zezen.
Nje vit me pare midis te kuqes,bluse dhe te zezes zgjodha blune...
Te marten zgjodha te kuqen
Sot i perdora te treja.

Ishte nje poezi e ketille ne anglisht ne nje bllok shenimesh pasi kisha bere nje superperpjekje per te krijuar nje iluzion qe i persqatej endrrave te Dalit me bojra uji por qe kish dale ne nje miks media abstrakte e gjate me treshen :e zeze/blu/e kuqe.
ne fund shkruhej: my internal war.
A fight of colors -a fight of moods.
Por ja mbrekullisht kohet e fundit kam ndjere ne ajrin tim, ne auren qe me ka rrethuar vetem ngjyren e kuqe.
Pasion,oh ky pasion i madh per jeten me mberthen kaq bukur dhe une nuk resht se theni se kam rene ne dashuri me jeten, me mbrekullite, me gjithcka qe Zoti me ofron cdo dite.
Hmm Lori e shkuar ka vdekur tashme , jam krejt e re , e rilindur cdo dite qe lutem .
Sa e verber paskam qene me perpara qe e kam patur sekretin e jetes perpara meje, te verteten me te madhe te njerezimit dhe s'e paskam ditur ,s'e paskam vleresuar.
E ndjej qe bekime pas bekimesh ,nje fryrje e madhe ,nje vershim krejt i paprere dashurie me eshte vershuar mbi mua aq sa zemra ime s'po mban dot .
Huh si duket ? Si ndonje emblesire qe ke ngrene shume dhe tashme je velur,a s'tingellon keshtu? Apo si ndonje fairytale, keshtu e cilesova pasi nuk mund te bindesha qe njerezit te tregonin kaq shume dashuri per mua ..po per mua...
-C'kam bere? - i thashe asaj.
-What did i do to deserve this ?- e pyeta teksa goja ime ishte kthyer gagace prej mosbesimit.
Por Pikerisht sot me linden dyshimet qe gjithe keto mbrekulli qe ndodhen sepse isha lutur te ndodhnin, te kishin mbrapa nga nje sfide qe vijonte.
Atehere nje hije e holle trishtimi ra mbi mua ,e megjithate nuk zgjati shume sepse nqs fairytales do ishin te perjetshme atehere do me merrte malli per pak ereza pikante dhe pickime zemre prej dhimbjes. And spicy food is my favorite..
Oh Zot i madh ,ma ke ndryshuar jeten kaq shume dhe nuk dua ne asnje menyre te kthehem mbrapsht.
Jam hapur ,kundra cdo lloj kritike, kundra cdo lloj ironie ,jam hapur te marr cdo rreze drite qe ti me jep ,cdo buezeshje dhe mesim.
-Give me love girl-ia bente J. teksa priste qe une ta perqafoja .Une qesha ashtu sic qeshe perhere kur ai flet me ate zerin e tij te larte te cmendur.
Ate dite ishim ne lobin kryesor te Godines se Aktiviteteve te Studenteve.Ishim mbledhur disa studente per te lexuar Scriptures por ne vend qe te lexonim L dha idene e gares me aeroplane letre. Krijuam aroplane ,gje qe me kujtoi femijerine ,dhe nga ballkoni i godines i hodhem poshte per te pare kush fitonte.
Mund ta kisha quajtur papjekuri,kalamanlleqe por jo , nje gje e tille ,kaq e vogel ,kaq e paster dhe feminore mua me beri me krahe .Qeshem kaq shume,edhe kur studentet e tjere na shihnin dhe me siguri mendonin qe ishim cmendur, qeshem edhe kur pa dashje aeroplanet ngjyre blu, te verdhe dhe roze rane mbi kokat e disave dhe ata ne i kthyen mbrapsht(ne ketej nga ana tjeter duke i falenderuar) kur L ,J dhe T vetem nga fundi me lane mua te mbidhja aeroplanet.
-E dashur ,nuk jemi shoviniste ,na kupto. - tha rastesiht L ne anglisht.
Dhe une qe ne nje situate te tille zakonisht do isha ndjere e ndrojtur prej syve vezhgues te kalimtareve u ndjeva krejt ndryshe, e lire , femije .
Eh Zot , mund te lexoj gjihte librat e psikologjise dhe kurre ,kurre nuk do gjej nje liber qe te heq komplekset dhe sheron shpirtin sic eshte Bibla. -aty gjenden dashuri pa kushte, pasion, endrra, disipline, aty gjendet gjithe sekreti i te qenit e PLOTE ne shpirt.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Shkurt 2005 12:23
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:17 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 67 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.