Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Video Muzikore > Pink Floyd
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

Pink Floyd

Grupi Pink Floyd u krijua rreth vitit 1965 në Londër nga dy iniciatorët Syd Barret dhe Roger Waters – ide që i lindi gjatë studimeve në Kembrixh. Më tej, Waters u regjistrua në një kurs arkitekture ku takoi Nick Mason dhe Rick Right, dhe të katër sëbashku ranë dakort për të formuar një grup muzikor që ata e pagëzuan si Sigma 6, i cili nuk pati sukses. Pas disa përpjekjeve të tjera për të gjetur një emër të përshtatshëm, shkëndija i vjen Barret-it dhe grupi quhet Pink Floyd, sipas dy bluesmen-ëve të shquar, Pink Anderson dhe Floyd Council. Shumë shpejt ata bënë një kontratë për të dhënë shfaqje në Marquee Club në Londër. Muzika e tyre ishte një përzierje që ata e quanin “underground spontan”, me tinguj imagjinarë blues-i, që dilnin nga eksperimentimi me instrumentin për të zbuluar zona të reja, të pashkelura më parë. Në këtë kohë ata futën gjatë shfaqjeve të tyre elemente vizivë elektronike, për t’i dhënë një ngjyrim më mistik performancës. Syd Barret filloi të kompozonte këngë të rralla bazuar mbi një pop psikedelik, të kombinuar me lirika therëse, poetike dhe melodi të zhdërvjellta, në një truall kitare si të pushtuar nga xhindet, e që shpesh hynte në zona hyjnore të një fëmijërie të humbur, të cilën ai e vuante shpirtërisht.

Fëmijëria mbaroi,
Fantazitë humbën në realitetin e vrazhdë.

Grupi inçizoi te EMI një këngë të shkëlqyer “Arnold Layne” në 1967-ën, e cila kapi njëzetë më të mirat në klasifikim. Po në atë vit pason The Piper at the Gates of Dawn që mund të kishte qenë albumi më i mirë psikedelik britanik, sikur Beatles mos të kishin nxjerrë sfidantin Sgt. Peppper’s… Megjithëse titulli i albumit të Pink Floyd është më grishës dhe vizionar, bëhet fjalë për një Fyelltar që ka ardhur në Portat e Agimit të Ditës. Album si ky nuk do të bëhej dot më në të ardhmen e grupit. Këngët ishin kompozuar në pjesën më të madhe nga Barret, ku dominonin terma të tillë si: yjore, astronomike, udhëtime ndëryjore apo gjetje të tjera fantastike – pjellë e mendjes gjeniale të Barret – gjeni që më vonë do të shndërohej në çmenduri, dhe që do të rrezikonte integritetin e grupit. Barret kishte filluar ta mbizotëronte grupin më një dorë të hekurt, por që nuk zgjati shumë – i talentuari filloi të shfaqte shenjat e para të çrregullimit mendor, kjo dhe për shkak të përdorimit të LSD. Për të kishte ardhur koha e largimit, dhe grupi u ndodh përpara një dileme se kush do ta zëvendësonte atë.

Rrotull 1968-ës ata rekrutuan Dave Gilmour, një mik i vjetër që nga koha e Kembrixhit. Kohë të vështira po vinin rrotull Pink Floyd sepse Barret ishte “të gjitha, në një”. Shumë grupe janë shpërbërë në situata të tilla, por Pink Floyd i gjetën forcat për të dalë sipër. Gilmour më aftësi të jashtëzakonshme në kitarë, dhe Waters me dhunti kompozimi, filluan të bëhen protagonistë, që paraprinë daljen e disa albumeve të mëvonshme. Gjatë katër viteve që pasuan ata e përkryen portretin e tyre të Rock-ut eksperimental, duke martuar psikedelinë me atmosferën e një lloji zhanri Vagnerjan operistik, me nuanca blues-i, të cilat kapën një audiencë të gjerë. Në këtë kohë dalin albumet Atom Heart Mother dhe Ummagumma, por albumi që i çoi ata si triumfatorë në Amerikë ishte Dark Side of the Moon. Ky album shenjoi një kthesë të madhe në historinë e tyre, me efektet zanore stereofonike, muzikën kozmike, tekste këngësh të frymëzuara, të shoqërura nga saksi dhe vokali koral i ndjeshëm, i femrave në sfond. Në lirikat e Dark Side of the Moon preken tema si frika, pasiguria dhe steriliteti i ftohtë i jetës moderne.

Albumi tjetër Wish You Were Here duket se i zhvillon më tej këto tematika në terma më të zymtë, por më të artikuluar dhe të drejt-për-drejtë. Në album përfshihet dhe kënga e mrekullueshme për një nga themeluesit e grupit, Syd Barret, Shine On You Crazy Diamond. Përtej një kënge albumi, Shine On… është një elegji elokuente e tipit modern Adonais, e denjë për t’u bërë një himn universal, që të çliron ndjenja estetike të një zone qiellore. Tingujt janë pyetës, herë-herë duket sikur lypin ndjesë, pastaj shpërthejnë me fuqinë e vullkanit, pastaj shtrohen dhe rrjedhin ëmbël – është një nga krijimet më të ndjera të Pink Floyd. Në këtë periudhë Waters, me poezinë e lirikave dhe përfytyrimet muzikore, po i jepte një pamje tërheqëse grupit – gjë që u kurorëzua me albumin The Wall në vitin 1979. Obsesioni i tyre, Muri, ishte një mur imagjinar, por shpesh dhe material që njerëzit ngrejnë në mendjet e tyre, si dhe jashtë në botën fizike.

Me çfarë do t’i mbushim hapsirat boshe
Ku dikur ne flisnim?
Si do ta mbarojmë murin?

“Ideja jonë është që ta përhapim tingullin përreth nesh, tek spektatorët, ndërsa ne ndodhemi në mes. Kjo e bën shfaqjen më teatrale – pastaj mund të përfshish melodramë, gjetje letrare, muzikë dhe drita” – thotë Waters.
Stili i tyre i errët vazhdoi të thellohej në kompozime të tjera si Brain Damage, Money dhe Time të cilat tregonin një interes në rritje të grupit për tema fatale të fundit të botës, apo të pjesës së errët njerëzore. Në performancat e tyre ata shpotisnin autoritetin e rremë me anë të figurave groteske dhe efekteve zanore/vizive, të menduara mirë. Shqetësimi i përhershëm i grupit ishin shumë karakteristika dhe gjendje njerëzore, që kishin degraduar, në një mjedis që po bëhet përherë e më shumë armiqësor.

Përveç fuqisë së muzikës që ata krijuan, një nga arritjet më të mëdha të Pink Floyd gjehet në kërkimin e tyre pakompromis për perfeksion. Pas kaosit të erës psikedelike, grupi hapi shtigje të reja cilësore në tinguj dhe performancë. Koncertet dhe shfaqjet në publik ishin produkt i një pune skrupuloze deri në hollësi, që i bënë ata monumentalë. Fama dhe përvoja e Pink Floyd do të ndikonte një brez tjetër që po lindte rreth viteve 70-të si: Yes, Mike Oldfield, Genesis – të cilët vlerësuan mjeshtrinë dhe paraqitjen e tyre, si rrallë grup tjetër.

Disa njerëz vdesin nën qiellin pafund
Do ketë luftë, do ketë paqe.
Por çdo gjë, një ditë do mbarojë.
Tërë hekuri do kthehet në ndryshk;
Dhe njerëzit krenarë në pluhur.
Dhe kështu gjithë gjërat, koha do t’i rregullojë.

__________________
Bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Mars 2006 05:18
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të astras Kërko mesazhe të tjera nga: astras Shto astras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto astras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

Ende shkëlqe, o diamant i çmendur

E mban mend, në rini ndrije si diell,
Tani sytë t’kanë një pamje, si vrima të zeza në qiell.
Ende shkëlqe, o diamant i çmendur!
Ndodhesh midis zjarreve të fëmijërisë dhe famës,
Q’ushqehen nga flladi i çeliktë.
Eja, o shënjestër për qeshjen e largët, eja o i huaj,
Ti legjende, dhe martir, eja dhe shkëlqe!

E mësove sekretin shumë shpejt, kërkove t’pamundurën.
Ende shkëlqe, o diamant i çmendur!
Kanosur nga hijet e natës, dhe kapur në dritë;
Na lodhe me mikpritjen dhe fjalët e sakta,
Që shkuan tej me flladin e çeliktë.
Eja, pra o shaman që sheh vegime, bashkohu ti piktor,
Ti fyelltar, dhe ti i burgosur, dhe shkëlqe!

Askush s’e di ku je tani, pranë apo në largësi.
Ende shkëlqe, o diamant i çmendur!
Ngrihu lart mbi gjithë shtresat, takohemi atje.
Ende shkëlqe, o diamant i çmendur!
Dhe do prehemi në hijen e triumfit t’djeshëm,
Dhe do ngazëllejmë në flladin e çeliktë.
Eja pra, o djalë fëmijë, ti fitimtar dhe humbës,
Eja, o kërkues i t’vërtetës, dhe iluzionit dhe shkëlqe!

__________________
Bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Mars 2006 05:21
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të astras Kërko mesazhe të tjera nga: astras Shto astras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto astras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Learning to fly

(e shoh te pamundur perkthimin, duke qene se s'kam fare dell artisti)

Into the distance, a ribbon of black
Stretched to the point of no turning back
A flight of fancy on a windswept field
Standing alone my senses reeled
A fatal attraction is holding me fast,
How can I escape this irresistible grasp

Can't keep my eyes from the circling sky
Tongue-tied and twisted just an earthbound misfit, I

Ice is forming on the tips of my wings
Unheeded warnings, I thought I thought of everything
No navigator to find my way home
Unladened, empty and turned to stone
A soul in tension that is learning to fly
Condition grounded but determined to try

Can't keep my eyes from the circling sky
Tongue-tied and twisted just an earthbound misfit, I

Above the planet on a wing and a prayer,
My grubby halo, a vapour trail in the empty air,
across the clouds I see my shadow fly
Out of the corner of my watering eye
A dream unthreatened by the morning light
Could blow this soul right through the roof of the night
There's no sensation to compare with this
Suspended animation, a state of bliss

Can't keep my mind from the circling sky
Tongue-tied and twisted just an earthbound misfit, I

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Mars 2006 11:13
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Wish you were here

So, so you think you can tell
Heaven from hell
Blue skies from pain
Can you tell a green field from a cold steel rail
A smile from a veil
Do you think you can tell

And did they get you to trade your heroes for ghosts
Hot ashes for trees
Hot air for a cool breeze
Cold comfort for change
And did you exchange a walk-on part in the war for a lead role in a cage

How I wish, how I wish you were here
We're just two lost souls swimming in a fish bowl, year after year
Running over the same old ground
What have we found
The same old fears
Wish you were here

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Mars 2006 11:15
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

Ej se desh harrova.... "Sikur të ishe këtu"

Pra, ti mendon se e dallon Parajsën nga Ferri,
Dhe qiejt blu nga dhimbja.

A e di dallimin mes një shine çeliku dhe një fushe të blertë?
Po të një buzëqeshje nga një shtirje?
A mendon se mund t’a gjesh?

A nuk të shtynë ata që t’i shkëmbeje heronjtë me fantazma?
Hirin përvëlues me pemë? Ajrin e nxehtë me flladin?
Rehatinë e ftohtë me ndryshimin? Dhe a nuk e shkëmbeve
Një rol figuranti në luftë për t’u dukur i parë në kafaz?

Sa do doja, sa do doja të ishe këtu.
Ne ishim dy shpirtra të humbur që pluskonim në akuarium,
vit pas viti,
Që vraponim te i njëjti shesh i njohur – çfarë gjetëm?
Po ato frika të vjetra.
Sikur të ishe këtu.

__________________
Bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Mars 2006 04:46
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të astras Kërko mesazhe të tjera nga: astras Shto astras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto astras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

So, so you think you can tell haven from hell

e ke patur edhe firme o lost.

Pershendetje!

__________________
Bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Mars 2006 04:48
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të astras Kërko mesazhe të tjera nga: astras Shto astras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto astras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

Brengë

Aromë e këndshme e një brenge paskaj ka pllakosur,
Shtëllunga tymi ngrihen dhe treten në qiell të plumbtë;
Një burrë dergjet dhe ëndërron fusha t’blerta dhe lumenj,
Por zgjohet në mëngjes pa ndonjë shkak për t’u ngritur.

Eshtë trazuar nga kujtesa e parajsës së humbur
Ç’prej rinie a një ëndrre, s’e mban mend mirë,
Ai është pranguar përherë në një botë që shkoi,
Por s’mjafton, nuk mjafton.

Gjaku i ka ngrirë & ngërthyer nga frika,
gjunjët po i dridhen & të shtrira në natë,
duart e tij humbën fuqinë në çastin e t’vërtetës,
çapat iu ligështuan.

Një botë, një shpirt
Koha kalon, lumi rrjedh.

Dhe ai i flet lumit të dashurisë së humbur dhe devotshmërisë
dhe heshturazi ndjek atë joshje shtjellore,
terri fluid dhe turbulluar prej çdo deti vajor,
një aludim i zymtë i asaj që do jetë.
Rrotull vjen palodhur një erë që fryn përmes natës,
Sytë m’i ka zënë pluhuri, pamjen ma verbon,
Dhe heshtja që flet më kumbueshëm se fjalët

__________________
Bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Mars 2006 04:50
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të astras Kërko mesazhe të tjera nga: astras Shto astras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto astras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Re: So, so you think you can tell haven from hell

Citim:
Po citoj ato që tha astras
e ke patur edhe firme o lost.

Pershendetje!


Faleminderit astras per perkthimet... je i rralle..
Wish you were here, ka qene my theme song ne kete forum...

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Mars 2006 09:04
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

The Blue - David Gilmour

Shameless sea
Aimlessly so blue
Midnight-moon shines for you

Still, marooned
Silence drifting through
Nowhere to choose
Just blue...

Ceaselessly
Star-crossed you and me
Save our souls
We'll be forever blue

Waves roll
Lift us in blue
Drift us
Seep right through
And colour us blue

Wait for me
Shameless you, the sea
Soon, the Blue
So soon...

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Mars 2006 16:05
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Where We Start - David Gilmour

Where we start is where we end
We step out sweetly, nothing planned
Along by the river we feed bread to the swans
And then over the footbridge to the woods beyond

We walk ourselves weary, you and I
There's just this moment

I light a campfire away from the path
We lie in the bluebells, a woodpecker laughs

Time passes slowly our hearts entwined
All of the dark times left behind

The day is done
The sun sinks low
We fold up the blanket, it's time to go

We walk ourselves weary, arm in arm
Back through the twilight
Home again

We waltz in the moonlight and the embers glow
So much behind us
Still far to go

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Prill 2006 13:09
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:17 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Video Muzikore > Pink Floyd

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.