Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Kape Castin. Vlerësimi i Temës: 7 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Poezi nga Indriti.

Nuk e di.

Erdha, por as vete se di nga erdha.
I habitur pashe rrugen dhe perpara u derdha.
Do iki nga kjo bote, desha apo nuk desha
Si erdha?!! Si e gjeta kete rruge?!
Nuk e di.

I ri apo i vjeter jam une ne kete bote plot andrralla?
A jam i lire te veproj, apo jam i lidhur fort me pranga?
A jam ne gjendje te drejtoj veten apo vec ne raste te rralla?
Sa shume me pelqen ta di , por…
Nuk e di.

Rruga qe po pershkoj eshte e shkurter apo pa mbarim?
Se di ne ngjitem lart, apo fundosem thelle ne deshperim?
Ndoshta po ndjek nje shteg qe s'ka pasur kurre fillim?!
Mos valle bota qendron ne vend,e koha ecen me nxitim?!
Cuditerisht nuk e di.!

Ah i mjeri une sa drejt i shkova rruges se pasosur!
Tashme nuk e di ne jam gjalle apo ne toke i varrosur.
Pasi nuk di gje ndjehem shume i lodhur e i brengosur.
Shpirterish jam shume i vrare te di dicka por…
Nuk e di.

Cfare kam qene une perpara se te behem njeri i persosur?
Mos valle kam qene toke, apo nje majmun i zgjebozur?!
Mos valle kam qene i lire neper xhungel e tashme i burgosur?
Cfare kam qene valle?
As kete nuk e di.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Prill 2004 21:31
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

shenim!

Kjo poezi ben fjale per nje njeri pesimist ne jete, per nje njeri qe ndjek nje rruge pa fund, per nje njeri qe nuk di se nga ka ardhur, nuk di se perse jeton nuk e di se cdo behet me te.
Por njeriu I mencur eshte komplet kunder me keto ide, ai e di se nga ka ardhur, e di perse jeton, dhe e di shume mire perfundimin e tij.
Per me shume ju ftoj te lexoni me poshte.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Prill 2004 21:41
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Zoti.
Kush e Krijoi boten me gjithe kete bukuri?
Kush ja dha natyres, gjithe kete hijeshi?
Kush Krijoi njeriun, veshet edhe syte?
Kush? Vetem Nje Zot qe nuk ka te dyte.

Ngjyren trendafilit, valle e kush ja dha?
me arome kaq t'kendshme valle e kush e mba?
Kush veçoi njeriun, permbi çdo gje tjeter?
Kush? Vetem Nje Zot qe nuk ka shok tjeter.

Natyrën e vdekur, valle e kush e ngjalle?
Pranveren pas dimrit, kush e ben me ardhe?
Kush e ringjall njeriun, pasi eshte bere toke?
Kush? Vetem Nje Zot, qe s'ka tjeter shok.

Kush na e jep shiun qe token gjelberon?
Kush e krijoi henen qe motet i nderron?
Zogjte qe fluturojne qiellit, valle e kush i mba?
Kush? Vetem Nje Zot qe shok tjeter s'ka.

Njeriut qe mendon, me dyshim s'i mbete,
Zoti i ka dhene mendjen, le te gjykoje vete,
Parajsa dhe ferri na presin ne ate jete
Çfare te besh ketu, atje ke me gjete.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Prill 2004 21:45
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Unë Sot

E djeshmja ime ishte për të më
mësuar mua se e nesërmja do të
varet nga
ajo që do të bëj unë sot.

Sot kam vendosur të përballem me
jetën krejtësisht i bindur se kjo ditë
nuk do të kthehet më kurrë .

E sotmja është mundësia e fundit që
më jepet mua për të jetuar
me dinjitet,
pasi askush nuk më siguron mua
se do ta arrij agimin e së nesërmes.

Sot do t’i vë në lëvizje të gjitha
mundësitë e mia - kohën time ,
do t’i jap jetës sime formën më të
bukur,
do ta shfrytëzoj çdo minutë
me përkushtim dhe dashuri
për ta bërë të sotmen një ditë
të ndryshme dhe të veçantë
të jetës sime.

Sot do ta mposht pesimizmin dhe me
buzëqeshjen time do të pushtoj botën
duke shpresuar gjithmonë të arrij
më të mirën.
Sot do ta kthej çdo punë të rëndomtë
në një vepër vërtetë madhore.

Sot do ta kem këmbën në tokë
për të qenë më pranë realitetit
dhe vështrimin në yje për t’i
dhënë formë së ardhmes sime.

Sot do ta gjej kohën për të
qenë i lumtur dhe do t’i lë gjurmët
e ekzistencës sime në
zemrat e të tjerëve.

Sot po të ftoj ty të fillojmë një ditë
të re ku do të ëndërrojmë dhe
besojmë se çdo gjë është e mundur
dhe të jetojmë atë me dinjitet.

Sot unë të ftoj ty të jetojmë për hir
të Zotit.

Ditë të mbarë dhe një të nesërme
më të mirë.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Korrik 2004 17:52
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Kape Castin

Kape Castin.

Dashuro dhe nga askush mos kij frike
Kape castin dhe mos e ler te te ike
Jeta jepet vec nje here
Ndaj dhe eshte me shume vlere

Shekujt ikin rradhe-rradhe
Si te ishin muaj
Emri yne do harrohet
Do mbesim te huaj.

Nje tjeter brez me pas do vije
Dhe gjurmet tona do te zhduken
Mbi eshtrat tona bar do mbije
Dhe re te zeza ne qiell do duken.

Dhe qielli me ne do te zemerohet
Me re i vrenjtur do jete plot
Gjithcka e jona do te harrohet
E ne te dy do qajme me lot.

__________________
Duro, duro...

Modifikuar nga lorie datë 01/03/2005 ora 09:52

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Gusht 2004 17:29
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Te vrane ,te vrane pa te drejte

Mbaj mend qe kishim nje shok
qe ishte i mire me te tere
qe qeshnim e loznim me te tok
Bardhok e therisnim Bardhok.

Kur erdhi vjeshta me shira
dhe ditet moren te ftohur
mengjesi e la tek avllia
i vrare nga plumb i panjohur.

Menduar u mblodhem rreth tija
merzine dhe keqardhjen si sosem
mbasdite vajtonte shoqeria
i hodhem dhe e varrosem.

Vajtuam per te kohe te gjate
ne netet e gjata pa mbarim
ju lutem Zotit te larte
me te, te na bashkoje ne amshim.

Mbaj mend ate vit beri dimer
dridhej dhe lis dhe purteke
dhe era vertiste pasthirrmen,
Ej te vrane, te vrane pa te drejte.

__________________
Duro, duro...

Modifikuar nga lorie datë 01/03/2005 ora 09:53

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Dhjetor 2004 22:57
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Angry

Ngaqe smund te vij kurrme

Jam vone
Tmerresisht jam vone
Tek ju per te ardhur
Nga ju per te ikur
Koha eshte bluar
Mulliri im bluan brenge...
Ju lutem mos thoni kjo tjetergje...
Do kem kohe te harroj veteveten
ngaqe smund te vij kurre me.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Dhjetor 2004 23:05
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ai njeri jam une

Ai njeri me bluze te vjeter
per cdo dite i vetem permes qytetit
mes dites se verbuar
Shihet shtrember
Ai njeri jam une.
Qyteti ska drita
mes qytetit shkruhet:
Erresira eshte e bukur
Nenkryetari i bashkise se qytetit
do te mbledhe bashkine
te deboje njeriun qe ecen vetem.
Permes qytetit.

__________________
Duro, duro...

Modifikuar nga lorie datë 01/03/2005 ora 09:49

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Dhjetor 2004 01:32
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Te ndahemi (Varianti i dyte)

Te ndahemi sa ka mbetur pak besim
Te ndahemi te mos vuaje me ky shpirti im
Te ndahemi naten te mos na shohe njeri
Te ndahemi, te ndahemi te t’harroj ty.

Se kam te lehte ndoshta as dhe ti
Te ndahemi te mos marr me vesh per ty
Kur u bashkuam ish dite me diell
Te ndahemi me deshmitar henen ne qiell.

Ne ndarjen tone yjte le te bejne sehir
Te ndahemi naten keshtu eshte me mire
Te ndahemi sa nuk eshte thare loti ne sy
Te ndahemi mbase eshte me mire per te dy

Te ndahemi dhe le te fryje furtune
Te kujtojme vec ditet qe u deshem shume
Te ndahemi e mos mendo per mua
Ta fshijme nga kujtesa fjalen:’te dua”

Te ndahemi ne fshehtesine me te madhe
Me pas ti harrojme keto brenga edhe halle
Te ndahemi te mos na shohe askush
Te fshihemi ne vreshta mbuluar me rrush.

Dhe qielli le te shpohet ate nate
Dita te mos vije nata t’jete e gjate
E ashtu te lagur te dy te vrapojme
E njeri-tjetrin perjete ta harrojme.

Te ndahemi dhe te harrojme cdo gje tonen
Te ikim larg, sa me larg ta hedhim kemben
Te ndahemi dhe te ikim sa me larg merguar
Ta fshijme nga kujtesa kete enderr te mallkuar.
Te ndahemi

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Dhjetor 2004 01:37
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Kerkova!

Kerkova ca pika loti ne sy
Po me ishin thare
Kuptova se ste mendoja ty
Por jeten ne varr.
Kerkova te dija dicka me teper
Te hyja thelle ne labirinthet e jetes
Kerkova prej vetes nje kujtim te vjeter
Qe te me kthente driten e shpreses
Kerkova, kerkova pafund…
Por ate qe doja se gjeta askund.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Dhjetor 2004 01:39
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:34 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Kape Castin.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.