Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Enver Hoxha per kosoven
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

Enver Hoxha per kosoven

Ata kan hedhur neper burgje me mijera djem dhe cuca heroike te kosoves te cilat i torturojne barbarisht dhe u kane ngritur nje mije epitete ofenduese.Ne u themi jugosllaveve te lirojne te gjith te rinjte nga burgjet se shqipetari nuk mund ti duroje gjat te tilla shkelje qe i behen nderit te te rinjve dhe te rejave te tij,te drejtave te tyre,te mos e mbushin kupen se pergjigjja mund te jete me rreziqe te medha.Tere kosova dhe vise te tjera shqipetare ne jugosllavi jane vene ne nje presion te eger shovinist ushtarak.Tash po zhvillohet nje diferencim qe do te thote spiunllimi i shqipetareve nga shqipetare ne favor te forcave te erresires serbe ,por kosovaret nuk mund ta pranojne kete rruge te turpit ,mbasi kjo con ne vellavrasje,kurse serbomedhenjte do te qeshin dhe do te ferkojne duart.Serbet po nxisin hakmarrjen ne mes te shqipetareve ,kosova po mbulohet ne varferi dhe ne varre,njerezit sdine ku kane djemte dhe vajzat,inteligjenca shqipetare po gositet ,ate e ofendojne , e poshterojne ,e lene rrugeve,dhe te tilla persekutime skane ngjare vecse ne kohen e inkuizicionit.JO.Populli shqipetar qe jeton ne jugosllavi nuk do te lejoj, ti shtypet cdo gje e shenjte kombetare, shqipetari ne cdo kohe dhe ne cdo vend kur i shkelin lirine dhe te drejtat e ligjshme se ka ulur kurre kurrizin, e asnjehere si ka kthyer krahet armikut.Ju zoterinj te beogradit derguat ne kosove gjashtedhjete mije ushtare serb per te shitur e vrare kosovaret dhe per te frikesuar shqiperine socialiste.NE NUK FRIKESOHEMI ,NE JEMI GATI ,NE KEMBE, SI NJE TUFE.Ju flisni me gjuhen e forces, kur ne perpiqemi te flasim me gjuhen e arsyes,por edhe ne dime te flasim me gjuhen e forces.Tash ne duam vetem ti themi titisteve jugosllave, mos luani me zjarrin ,se po filloi zjarri, do te digjeni vete ne te.Sa na perket neve , ne mbrohemi,ne dime te mbrohemi,dime te luftojme,dhe dime te fitojme me cdo armik,por ne se duam kete rruge te erret e me plot rreziqe qe ndiqni ju,jugosllave.Megjithate,ne rast se na e impononi edhe ne do tju pergjigjemi.NE TE TILLA AVENTURA ,NE RAST SE DESHIROJNE TE FUTEN ARMIQ,SI RUS E BULLGARE ETE TJERE ,DUHET TE DINE SE SHQIPETARET NUK JANE NJE SHTET PREJ TRE MILIONESH , POR NJE KOMB PREJ GJASHTE MILIONESH.
Fjalimi i Enver Hoxhes per kosoven.Per te gjith ata qe jane perpjekur te ndryshojne historine e shqiperise dhe te nxjerrin Enver Hoxhen si shkaktar te vuajtjeve te popullit kosovar, le ta dine mire qe historia e popullit shqipetar do mbroje jo vetem Shqiperine socialiste,por sic eshte e verteta dhe per hir te unitetit kombetar do ta tregoje gjithmone te verteten e madhe qe cdo qeveri shqipetare e cdo kohe qofte e ka trajtuar ceshtjen e kosoves me zemer ne dore.Ilutem te gjitheve te diskutojne me fakte dhe jo te derdellisin perralla te mesuara neper kafene dhe me to te perpiqen te prishin e imazhin e vete historise shqipetare dhe nqs kane ndonje replike atehere le ta bejne duke kundershtuar argumentat me argumenta.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Prill 2004 19:31
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të botaed Kliko këtu për të kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: botaed Shto botaed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto botaed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
FENIX
Anetar i ri

Regjistruar: 04/04/2004
Vendbanimi: Katmandu
Mesazhe: 14

Re: Enver Hoxha per kosoven

Citim:
Po citoj ato që tha botaed

Fjalimi i Enver Hoxhes per kosoven.Per te gjith ata qe jane perpjekur te ndryshojne historine e shqiperise dhe te nxjerrin Enver Hoxhen si shkaktar te vuajtjeve te popullit kosovar, le ta dine mire qe historia e popullit shqipetar do mbroje jo vetem Shqiperine socialiste,por sic eshte e verteta dhe per hir te unitetit kombetar do ta tregoje gjithmone te verteten e madhe qe cdo qeveri shqipetare e cdo kohe qofte e ka trajtuar ceshtjen e kosoves me zemer ne dore.Ilutem te gjitheve te diskutojne me fakte dhe jo te derdellisin perralla te mesuara neper kafene dhe me to te perpiqen te prishin e imazhin e vete historise shqipetare dhe nqs kane ndonje replike atehere le ta bejne duke kundershtuar argumentat me argumenta.




Solidarizohem me ty ne lidhje me ato qe shkruajte me lart,perjashto ketu kete paragrafin me siper te cilin une po ta citoj.

Me kete paragraf me vure ne mendime. Nuk e di se ku qendrojne qellimet e tua per kete qe sapo te citova,nuk e di se perse kerkon ti miksosh idealet e nje kombi te shumevuajtur me figura historike te errta e demoniane por nje gje duket qarte : Ti nuk i mendon sinqerisht ato qe shkruan.

__________________
he,c'fare do?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Prill 2004 09:42
FENIX nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të FENIX Kliko këtu për të kontaktuar me FENIX (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: FENIX Shto FENIX në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto FENIX në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

FENIX

I kam shkruajtur ato gjera sepse sa here qe eshte hapur nje teme mbi Enver Hoxhen jane hedhur ne sulem shume veta me argumenta te pabazuara dhe me thashetheme te krijuara enkas per te harruar ate pjese te historise per shume arsye dhe nqs shpreh diku simpati per komunizmin si ide akuzohesh direkt si anti-shqipetar dhe per disa arsye te pakuptimta si anti-kosovar megjithese ishin pikerisht trimat komuniste shqipetar ata qe i dhane fund vuajtjeve te popullit shqipetar ne kosove.Megjithate une personalisht do te kisha shume deshire qe temat te qendrojne te hapura sepse edhe mendjen e mbaj hapur por ama do te preferoja ti drejtonim replikat me argumenta bindese dhe fakte te dokumentuara historike.
Shpresoj te me kuptosh.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Prill 2004 12:40
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të botaed Kliko këtu për të kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: botaed Shto botaed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto botaed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

enveri ja ka patur me te futur Kosoves

Ne vitet 44-45 ka qene kohe teper e pershtateshme qe Kosova me perkrahjen e vendit ame te ngrihej me arme kunder pushtimit serbomadh dhe nqse nuk do te kish arritur bashkimin me Shqiperine te pakten do te kish statusin e republikes ne federaten jugosllave.Gjer pa hyre partizanet nga Shqiperia kosovaret nuk kishin hedhur asnje arme kunder gjermaneve,sepse e dinin shume mire qe gjaku do t'ju shkonte dem sic ju shkoi.Kur lufta mbaroi ata ju thoshin partizaneve nga Shqiperia;ju lutemi mos na lini ne dore te shkaut se ata do te na vrasin sa te largoheni ju.enveri ky njeri i ulet dhe servil i bindur i jugosllaveve nuk mund te vepronte kunder padroneve sepse ata e kishin sjelle ate ne krye te pksh-s per t'ju sherbyer me besnikeri qeni padroneve,sepse ata duke njohur tiparet dhe karakterin e tij prej lakeu kenaqnin ambiciet e tij dhe arrinin qellimet e tyre.Deri me 1948-n ata bene cfare deshen me Shqiperine dhe do te ishin konfliktet e Titos me Stalinin qe ky i fundit ta ftonte dullen ne Moske dhe ta shkepuste nga miqesia me jugosllavet duke i dhene mesime te vlefeshme se si ti persekutonte e terrorizonte shqiptaret.Megjithate ketij lakeu nuk i ndahej shpirti nga padronet e pare dhe keshtu bashkpunimi vazhdonte midis UDB-s dhe sigurimit shqiptare ne dem te popullit te vet ne Shqiperi dhe ne dem te kosovareve.Ky dorezonte prane UDB cdo kosovare qe cante kufirin per t'i shpetuar perndjekjeve kriminale te UDB-s dhe ata ne menyre reciproke i dorezonoin sigurimit famekeq disa prej atyre qe donin te largoheshin nga sketerra komuniste.Kosovaret nuk duhet te harrojne ata 3000 djem kosovare te cilet kaluan nepermes Shqiperise ne kembe dhe u masakruan ne Tivar te gjithe.Nje pergjegjesi te madhe ka qeveria shqiptare e udhehequr nga enver hoxha, qe edhe pse u vu ne dijeni nga kosovaret lejoi qe ata te masakroheshin.Ne vitet '80 ishte teper vone per te folur e mbrojtur kosovaret,sepse ata atehere nuk kishin vecse shkopinj per te luftuar dhe zeri i vendit tone komunist i nje vendi e qeverie pa pike kredibiliteti ishte sikur te ulerije ne mes te shkretetires.Keshtu qe enveri ka qene nje njeri me shume fytyra persa i perket ceshtjes kombetare dhe kete e tregojne edukimi qe ai ju beri komunisteve dhe gjithe sylesheve te tjere te cilet thoshin c'na duhet Kosova kur atje derdhej gjak shqiptaresh.Ti djalosh qe thua se e ke mesuar komunizmin ne Europe,ku jeton ne menyre te paligjeshme nuk na i mbush dot mendjen me ato qe thua sepse ai qe dedellit peralla kafenesh me enver je vet.Nuk mund ta besoj qe te te degjoj njeri duke ju bere propagande enveriste,por ti mor djalosh fle me plehrat qe ka shkruar ai( qe nexhmija dhe Fatosi i quanin vepra) nen jastek dhe ato te kane helmuar per te keqen tende.Kij kujdes se po bie ne kundershtim me ato qe thua dhe del bllof.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Prill 2004 21:21
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 04/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Boated......

Do fakte ti plako???Ke me miliona,duke filluar qe me krijimin e PKSH,me eliminimin e njrezve qe ishin per bashkimin e Kosoves me Shqiperine,me zhdukjen e njerezve qe ishin anti-yugosllave,me faljen e pasurive kombetare jugosllaveve deri ne vitin `48,me burgosjen torturimin eliminimin e gjithe Kosovareve qe vinin ne shqiperi deri ne vitin ´90,me ndihmen qe i jepte Sigurimi shqiptar UDB-se deri ne vitin ´90,me propaganden komuniste Anti-Kosovare qe beri Dull psikopati deri ne vitin ´90,po te shifje RTP ose degjoje Radio Prishtinen te denonte me burg,internim etj etj deri ne vitin ´90,do me ti plako???Tani le te flasim per djalin e tij Fatos Nanon,do fakte edhe per kete? mua me duken te teperta.Ti vazhdo te mbash fotografine e Dulles akoma,por edhe sikur te mendosh nga ana e modes plako ,kjo fotografi ka dale jasht mode.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Maj 2004 21:59
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BETERRI Kliko këtu për të kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BETERRI Shto BETERRI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BETERRI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Enver Hoxha mund te deklaroje cfare te doje ne lidhje me Kosoven ne fjalimin e shume-reklamuar mbi Kosoven e Shqipataret dhe popullin 6 milionesh.Nje fjalim i tille s'ka vend pse shume vone i doli gjumi qe te filloje te qahet per hallet e Kosoves e djemte e Kosoves.Ishte ai dhe gjithe PKSH qe ia shiti e ia dhuroi Kosoven Jugosllaveve.
Lotet e krokodilit nga ana e Sh.Enver Hoxha s'kane arsye te na bejne te nderrojme mendim mbi Qeshtjen e Kosoves dhe ndikimin shume te madh e negativ te ENVER HOXHES ne FATET E KOSOVES pas Luftes se dyte Boterore.
Faktet ne te vertete flasin ndryshe per ate cfare ka bere komandanti legjendar sh.Enver Hoxha per kosoven
3SH


ARTIKULL: Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI
Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane



Kjo është "një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e "Korrierit", për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës



Ne nje artikull timin te botuar ne "Korrieri" me 27 shtator 2003, me titull: "Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik", mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.

Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te kaluar, i cili ne "Korieri"-n e 5 nentorit 2003 synon t'i hedhe poshte permes nje artikulli "polemizues", qe vetem i tille nuk eshte dhe ti quaj ato, trajtime"krejtesisht pa vend". Madje, pervec artikullit, ai boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te dyjave,"artikullit" dhe intervistes, na spjegon "bemat e mira" te Enverit per Kosoven.

Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo Enver Hoxha Kosoven?!

Se pari:

Si, dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare ?


Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes, qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve demokraci t'ja faturosh nje tjetri si "lajthitje", sic ben ambasadori i kaluar ne "Komentet falsifikuese" ne "Korierin" e 5 nentorit, eshte e kunderta.

Megjithate le t'ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!

Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.edejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).

Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: "Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.

Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, "Jugoslavesko - Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.

I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).

Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia" vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse - ne do ta shohim ne vijim:

Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: "Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.

Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo... pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).

Ndersa Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine", shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t'i shohim me poshte:

"Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves". (E. Barker, dhe B. Tones, libri "Per Luften Nacional Clirimtare" f. 123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, f.50-58).

Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes: "Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine". (E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137, D.68. L 64-73)

Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: "Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).

Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte" "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).

I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh: Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: "Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni "(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).

Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: "Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:"U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).

Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: "A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!" Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: "Kjo nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet". (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Modifikuar nga tresh datë 29/05/2004 ora 16:52

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Maj 2004 16:12
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Se dyti:

Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!


Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c'ishte Kosova per Enver Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c'perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)

Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben "polemizuesi", do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program, platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite "e propogandes megallomane ne mbrojtje" te Kosoves.

Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten "Zeri i Popullit", "Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj te ashtuquajtur "bomba". C'kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve?! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte bere.

Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves, "mbron" Kosoven, "i digjet zemra" per shqiptaret ne ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.

Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per mbrojtje te "principates" se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i Ballshit do te depononte: "Per cdo vit ne e kishin me plan te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).

Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: "A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c'duhet te benim. Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito".

Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?!

Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: "Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve"! dhe qelloi...". Komentet, mendoj jane te teperta.

Te "paverteta" e te "pa qena" i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -'70-te per Kosoven e Shqiperine etnike.

Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t'ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.

Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!

Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje "ish diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri "nga qe i donte shume kosovaret" edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka.

Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve '70- te dhe '80-te ne Kosove, do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare. Aferim!...

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Maj 2004 16:14
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 04/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Boated.......

Te gjithe e dime, qe shqiptaret e kosoves qe kalonin kufirin dhe vinin ne shqiperi,qe Enveri i shiste ,i burgoste,i internonte,te gjithe keta kosovare ishin anti serbe,nacionalista shqiptare etj etj,atehere na del qe nqs Dulla nuk ka shitur Kosoven,ka shitur Kosovaret.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Maj 2004 02:39
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BETERRI Kliko këtu për të kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BETERRI Shto BETERRI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BETERRI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

beter

Pikerisht sepse kan qene nacionalista i ka denuar enveri.Une nuk e kam mohuar kurre kete.Enveri ishte njeriu qe shkaterroi nacionalizmin shqipetar dhe per kete gje une jam i bindur.Por arsya per te cilen ai luftoi nacionalizmin shqipetar ishte sepse ai ishte komunist qe besonte tek internacionalizmi dhe besonte tek harmonia midis popujve fqinj ,te mos flasim pastaj per arsyet qe nacionalistet shqipetar shpeshhere bashkepunuan me fashizmin.
Tresh po perpiqet te na mbushe mendjen qe enveri ka shit kosoven ( megjithese qe nga viti 48 shqiperia ishte armiku me i madh i titisteve dhe disa kohe me ndihmen e rusise) une do te kisha qejf qe Tresh te na tregonte (meqenese i dika kaq mire keto pune) se sa lek e shiti enveri kosoven dhe sa lek i duheshin Enverit ne ate periudhe meqenese paska qene ne pike te hallit?

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Qershor 2004 14:16
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të botaed Kliko këtu për të kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: botaed Shto botaed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto botaed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Enveri e shiti kosoven dhe si kembim mori te gjithe keta tituj me poshte...


Udhëheqës i madh e i lavdishëm i PPSH-së, PRS të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë ( më vonë Parti e Punës së Shqipërisë ). Prijës legjendar, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimitare e i revolucionit profesionist popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura më e madhe historike e kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar.

....per ndryshe sikur te mos e shiste s'do te ishte akushi dhe ne vendin e tij do te kishte qene dikush tjeter

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Qershor 2004 14:24
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:38 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Enver Hoxha per kosoven

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.