Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Ambasada Amerikane ne token meme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ada84
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 28/02/2007
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 6

Ambasada Amerikane ne token meme

Ambasada Amerikane ne Shqiperi
Ju lutemi postoni ketu informacione per vizat imigruese/joemigruese dhe procesimi ne Ambasaden Amerikane.

I-130 Sa kohe ju desh qe te merrnit daten e intervistes per bashkim familjar me bashkeshortin/bashkeshorten prinderit etj

I-129F Vize jo emigruese Ndonje informacion qe do donit te ndanit me forumistet

Si ka qene eksperienca juaj ne Ambasaden Amerikane? E keni ndjere veten te diskriminuar?

A keni vene re ndryshim ne sjelljen e oficereve Amerikane ne Shqiperi ne krahasim me ata qe punojne ne vende te tjera?

Apo ndonje gje tjeter qe ju mendoni se do t'u vleje forumisteve

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2007 11:16
ada84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ada84 Kliko këtu për të kontaktuar me ada84 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ada84 Shto ada84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ada84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dy eksperienca te vogla personale.

Ne Shqiperi aplikonim per studente qysh ne gjimnaz. Ekzistonin mundesi per te shkuar neper familje amerikane, te cileve u uleshin taksat. Une desh perfundova ne Idaho, nje shtet brendshem pa ndonje perspektive. Vizen nuk ma dhane dhe nuk merret vesh pse. Amerikanet kane nje llogjike te pakuptueshme. Madje flitej ne ato vite qe e bejne qe njerezit te aplikojne shume here dhe ambasada te marre 100 dollare sa here aplikon. Aty nga hera e 7 edhe ta jepnin. Kishte patur raste te tilla.

Ndersa ambasada ne Itali ta sjell gojen prapa. Qe te aplikosh per vize duhet te marresh nje numer me 899 qe normalisht perdoren nga industria e pornos. Zor se gjen mundesi per te marre ate numer se shumica e telefonave jane te bllokuar ndaj tyre per efekte sigurie. Pervec tij ekziston edhe nje numer tjeter fiks te cilin sapo ta marresh nuk te pyesin emrin, por numrin e kartes se kreditit. Por edhe ai numer nuk merret nga brenda Italise. Shpikja ime ishte te blej nje skede nderkombetare dhe te marr numrin fiks. Sistemit i rezulton sikur merr nga jashte dhe te lejon te hysh. Pastaj natyrisht me karte krediti te shkarkojne nja 15 euro per te fiksuar takimin.

Takimi eshte ne pike te mengjesit (ora 8 per te gjithe). Konsullata (qe jep vizat) nuk lejon fare te hysh brenda. Ne ora 8 nxjerrin nje tavoline ne rruge dhe me police rrotull therrasin emrat qe kane takime. Pasi i hedhin nje sy pashaportes te lejojne te futesh brenda. Brenda pastaj shikojne aplikimin qe ke bere online (me internet) dhe me duket se kane nje software qe i percakton nivelin e rrezikut te qendrimit te perhershem. Po pate piket e duhura ne software te japin vizen, ndryshe jo. Llogjika funksionon kunder llogjikes normale. Normalisht ti mundohesh ti thuash se njeh njerez ne amerike me emra dhe mbiemra qe do ti takosh. Por atyre i intereson ke le ne Evrope qe mund te kthehesh prape. Nese ti i thua kam motren ne amerike nuk ta japin vizen sepse e dine qe mund te ngelesh andej. Nese arrin ti bindesh se ke aresye qe te detyrojne te kthehesh mbrapsh edhe ta japin. Deri me sot aresyeja me e forte qe ka bere nje shoqen time ti japin vizen ishte borxhi i shtepise (mortgage, mutuo). Ne castin qe i tregoi konsullit se ka shtepine ne emer te vet dhe po e pguan me keste ja dhane menjehere. Aresye tjeter mund te jete fundi i shkolles. Per shembull, nese ke mbaruar shkollen nuk ta japin vizen, por nese te mungon vetem diploma ose provimet e fundit atehere ke nje aresye per tu kthyer keshtu qe jane me te bindur.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2007 17:31
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
elsaaa
Grrrrrrrr

Regjistruar: 20/07/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 2047

cna bere moj ada .....nga pervoja ime personale....kerkoja vize studentore dhe do shkoja tek nje njeri imi jo ne familje amerikane.....shkova 5 here ne interviste sma dhane....oficeret mire u sillnin saqe sa here shkoja me thonin he moj se ke marre ti....lol....pastaj mora nenshtetesin amerikan ishte njeri i familjes time....sa pane pashaporten amerikane oficeret u sollen extra mire....po beri i cik sherr me konsullin ai amerikani , pasi pergjigja e tij ishte se nuk i ploteson kriteret per te mbajtur nje gjimnaziste.....kurse tjetri ishte me prona ne usa 50 vjet ne usa....shkurtimisht e kane me te shkrepur ata te konsullates....sa here qe shkoja dilnin pashaportat dhe kartat blue nga dera mbrapa....korrupsion.....
po une gjeta menyre tjeter dhe errdha .....sic thone movie stars kam arrdhur ne usa me 5 dollar ne xhep ...genjejne ..kane arrdhur me 15 ose 20 mij dollar lol...

__________________
.......tY Te kerKoJ nE shPreSeN tImE tE HumBuR dHe ne agImE nje DiTe Pa tY...Te pRes tE viSh tEk Une .......

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2007 21:33
elsaaa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të elsaaa Kliko këtu për të kontaktuar me elsaaa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: elsaaa Shto elsaaa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto elsaaa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:26 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Ambasada Amerikane ne token meme

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.