Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Nuset shqiptare në Serbi edhe tjeterkund!
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
DORALBANI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2005
Vendbanimi: Londer
Mesazhe: 90

Nuset shqiptare në Serbi edhe tjeterkund!

Pash nje lajm shume interesant me poshte ne lidhje te martesave Shqiptare me te huaj!

patjter qe ne jemi nje popul me vlera demokratike edhe nuk kemi probleme me martesa te huaja!
Por a ka vall nje limit!

Cfare mendoni per martesat e Shqiptreve me meshkuj Serb?
Duke patur parasush qe Serbet kane ne plan Assimilimin e Shqiptareve!

Po ne rastin e nje Shqiptareje qe shkon edhe merr per burre nje Egjyptian, patjter ska asgje, por kur na del neve qe Egjyptiani kishte edhe dy gra te tjera!

A ka limit?
Po me ke martohesh?

Statistika te tjera ne bote!

-Meshkujt te zinj ne USA martohen tre here me shume me femra te bardha se Meshkuj te Bardhe martohen me femra te zeza?

-Meshkuj te bardhe martohen tre here me shume me femra Aziatiko Kineze sesa Meshkuj Aziatiko Kineze martohen me Femra te bardha!

- Meshkuj Japonez martohen me femra Aziatike Jug Lindore por meshkujt Juglidor te Azise si psh Filipinas, Tajlandes edhe Vietnamez nuk martohen me Femra Japoneze!

- Femra Ruse martohen me Meshkuj Turq, por e kunderta nuk ndodh !

Cfar mednimi keni ju?

__________________
Zgjohu nga gjymi dallendyshe apo SHQIPONJE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Janar 2008 03:54
DORALBANI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DORALBANI Kliko këtu për të kontaktuar me DORALBANI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: DORALBANI Shto DORALBANI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DORALBANI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
DORALBANI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2005
Vendbanimi: Londer
Mesazhe: 90

Ky eshte lajmi nga Shekulli!:
Vajzat nga Shqipëria gjejnë “fatin”në fshatrat serbe. Rënia e ndjeshme e lindjeve nëpër fshatrat e Rashkës në Serbi po “shërohet” me ndihmën e vajzave shqiptare. Martesa të tilla dëshmojnë se interesi etnik nuk shikohet, kur është në pyetje interesi ekonomik.
Pesëdhjetë djem nga komuna e Sjenicës dhe e Pazarit të Ri ne Serbinë Veriore,për një vit kanë sjellë nuse nga rrethinat e Shkodrës. Vajzat e Shqipërisë kanë arritur edhe në Beograd. Disa prej dhëndurëve të shqiptarëve janë policë, inspektorë, ose punëtorë. Kur nuset arrijnë në kryeqytetin serb, ndërrojnë emrin dhe nuk duan të deklarohen nga janë

A janë nisur djemtë e fshatit rrëzë Golisë dhe Jadovikut dhe nga Peshteri gjurmëve të car Dushanit serb, që për nuse të shkojnë, siç shkruan gazeta “Politika” e Beogradit, deri në “shtetet latine”. Pesëdhjetë djem nga komuna e Sjenicës dhe e Pazarit të Ri në Serbinë Veriore, për pak më shumë se një vit, i kanë sjellë nuset e veta nga Shqipëria, kryesisht nga rrethina e Shkodrës. Disa i takojnë grupmoshës së djemve të rinj, e disa, siç e pranojnë vetë, janë afër kufirit të rrezikshëm që të mbeten përgjithmonë beqarë. Në fund të vitit që sapo lamë pas, janë mbledhur rreth 40 çifte bashkëshortore nga martesat e përziera shqiptaro-serbe në fshatin Bugjevë në Peshter me ftesën e organizatës humanitare siç e quajnë ata, “Rashka e vjetër”.

Rrëfimet e shumicës së dhëndurëve edhe pse janë të ndryshme, megjithatë e kanë një ngjashmëri. Për ata që rininë e kanë kaluar nëpër kafene dhe fabrika nëpër Shumadi prej nga janë kthyer për shkak të tranzicionit, vajza në Peshter nuk kanë mbetur, po edhe nëse gjendet ndonjë ndokund, ato nuk duan të martohen me fshatarët e Rashkës. Prindërit e tyre të rraskapitur ose të moshuar kanë vetëm një dëshirë: të shohin nipër me nëna shqiptare. Për më shumë se tri dekada, familja Matiq, në fshatin Buxhevë të veriut të Serbisë nuk i ishte gëzuar lindjes së ndonjë trashgimtari. Mirëpo, vitin e kaluar në këtë shtëpi kishte hyrë Vera, nusja nga rrethi i Pukës. Pa u mbushur viti, kishte lindur Milosh Matiqi, trashëgimtari i parë pas shumë kohësh i Matiqëve. Babai, Vujadini, është pakëz më i vjetër se një baba mesatar, por është njësoj i lumtur për fëmijën e tij. Vera, e cila fatin e jetës e ka gjetur në fshatin serb, është e qeshur dhe e gëzuar prej natyre, tërë fshati e lavdëron. Për të thuhet se është e vyeshme (nikoqire), dhe që i di të gjitha punët e shtëpisë, dhe të bagëtive në fushë. “Vjehrra më do si vajzën e vet”, thotë Vera duke përkundur djepin për të vënë në gjumë Miloshin.

Fshati Buxhevë, është një nga fshatrat e Serbisë që ka mbetur pothuajse bosh. Të rinjtë ikin. Pleqtë rrinë duke pritur fundin të qetë dhe të ngadalshëm. Mirëpo, në dy-tri vitet e fundit, gjërat kanë nisur të ndryshojnë në disa prej fshatrave. Ata pak beqarë, kryesisht burra që u ka kaluar mosha mesatare e martesës, fatin e martesës e gjejnë në Shqipëri. Nuk është i vogël numri i nuseve nga Shqipëria që kanë vendosur të kalojnë jetën në fshatrat gati të braktisura serbe. Vera nga Puka, gruaja e Vujadin Matiqit dhe nëna e Miloshit, është vetëm njëra nga shumë nuset shqiptare në Serbi.

Foshnjën e porsalindur janë duke e pritur edhe Vukoman Maslaku nga fshati Cërsko dhe Bardha e tij. Bashkëshorten Bardha, ai e quan Boki, por shpjegon se emri i saj mund të përkthehet si “Snezhana”.

Radisha Saviq nga Sopoqani gjashtë vjet ka jetuar me të atin plak dhe siç thotë vetë, qëkur është martuar me Pranverën, çdo gjë është më ndryshe. Stanisha Janiqieviq dhe Grado Radosavleviq nga fshati Zhunjeviq i Pazarit të Ri, i kanë mbushur të 40-tat dhe tani janë martuar me bashkëshorte nga Shqipëria.

Në fshatin e Tutinit Dobrinje, Sërgjan Popoviqi ka sjellë Linditën, kurse para dhjetë ditësh si dhëndër shqiptar është regjisturar edhe Mirosllav Saviqi i martuar me Lizën.

“Siç thuhet, kur martohesh e humb lirinë, kurse ne jemi liruar nga punët e grave, nga mjelja e lopëve, gatimi i bukës dhe larja e rrobave, që kur jemi bërë dhëndurë shqiptarë”, thonë Sërgjani dhe Mirosllavi.

Mirosllav Mërleshi nga Osaonica ka sjellë në shtëpi Gofilen. Para pak kohe në fshatin fqinj Guberev ka ardhur edhe motra e saj Lumja. Është martuar me Radisav Miliqeviqin. Në shtëpi, në Shqipëri, ato thonë se kanë edhe katër motra, e ndoshta edhe ato do të kenë fatin të martohen këndej.

Rafail Vukashinoviq jeton në qendër të Pazarit të Ri. Ai para pak kohe është martuar me Angjelën, e cila siç thuhet e ka vijuar rrugën e motrës së vet Mirelës, e martuar me Nebojsha Vasoviqin nga Shtitari. Angjela pret që sapo të rritet edhe motra më e vogël, ndoshta edhe ajo do të vijë këtej. “Me rëndësi është të martohen djemtë, të lindin fëmijë, dhe të të mos mbyllen shtëpitë”, thotë plaka Stanica Rakoqeviq nga Buxheva, kurse mësuesja Zorica Novçiq thotë se kunati dhe kunata e saj Lulja janë duke pritur foshnjen. “Është dëm që këta djem nuk janë martuar më herët, sepse do të kishte më shumë fëmijë në Buxhjevë dhe shkolla nuk do të mbyllej, mirëpo mësuesja Zorica nuk ka thënë me këtë rast se ndoshta së shpejti do të nevojitet edhe ndonjë mësues i gjuhës shiqpe, kush e di!

“Kemi ardhur që t’u urojmë fat të porsamartuarëve” ka thënë kryetari i Organizatës “Stara Rashka”, Vojin Vuçiqeviq. Çdo çifti bashkëshortësh ai i ka dhuruar nga 500 euro në zarfë “që të hollat t’i ruajnë për fëmijë”. Monaku i Sjenicës Mirosllav Vraniqi tanimë i ka kurorëzuar disa çifte, siç thotë me pëlqimin e prindërve të nuseve. Nuset edhe pse janë nga Shqipëria janë të krishtera. Përveç stolive, dhëndri kur shkon të kërkojë dorën e nuses, duhet të blejë unazën, byzylukun, por patjetër edhe orën e artë me kryq të artë.

Prindërit e vajzave të Shqipërisë zakonisht vijnë “të shikojnë” se ku po i japin vajzat.

Siç shkruan gazeta “Politika”e Beograditpër ta me rëndësi është që vajzat t’i martojnë me njerëz të ndershëm dhe me të krishterë. Nuset e Shqipërisë në Serbi arrijnë përmes shtigjeve tanimë të rrahura të cilat i dinë ata që e kanë kaluar këtë rrugë. Vajzat e Shqipërisë kanë arritur edhe në Beograd. Disa prej dhëndurëve të shqiptareve janë policë, inspektorë ose punëtorë. Shumica e këtyre nuseve sapo arrijnë në kryeqytetin serb ndërrojnë emrin dhe nuk duan të deklarohen nga janë. Numri i atyre që kanë arritur në Beograd është ende i vogël në krahasim me nuset e Rashkës.

Martesat e përziera edhe në kohën e “Vëllazërim Bashkimit”

Edhe më përpara ka pasur martesa të përziera, por atëherë kryesisht djemtë shqiptarë janë martuar me vajzat serbe. Anton Çeta ka qenë i martuar me një serbe (i biri Lazari, jeton në Beograd), po ashtu Mark Krasniqi (e bija Drita, jeton ne Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Eroli dhe Damiri), Hilmi Thaçi (e bija Valbona), aktori Bekim Fehmiu (dy djem, Uliksi dhe Hedoni, jetojnë në Amerikë). Edhe i ndjeri Faruk Begolli ka qenë i martuar me një serbe, piktori Matej Rodiqi (i biri Kola), Adem Bllaca, ndihmësdrejtor i Bibliotekës Popullore të Beogradit (në fund të viteve të 70-ta ka kaluar në Prishtinë) etj. Motra e historianit Dimitrije Bogdanoviqit, autorit të “Librit për Kosovën”, ka qenë e martuar me Martin Camajn, emigrant nga Shqipëria, shkrimtar, ka studiuar sllavistikë në Beograd dhe me të cilin emigroi në Itali në vitin 1956, i urdhëruar që ta braktisë Jugosllavinë. (Kanë jetuar në Mynih, ku Camaj ka qenë profesor i gjuhës shqipe në universitet. Çifti u nda në fund të viteve 70-të).

Diplomati Elhami Nimani ka qenë i martuar Sonjën, të bijën e mitropolitit të Sremit dhe Karlovcit Rajiçin, e cila ka shkuar në Kosovë në vitin 1945 me divizionin e 46-te LNÇ në repartin e Agitropit. Disa politikanë shqiptarë, të cilët kanë jetuar në Beograd, kanë qenë të martuar me serbe si Ali Shukria me Dushankën, (dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanen (dy fëmijë Ilirin dhe Dijanën), Kol Shiroka (Lekën dhe Jugosllavën), Alush Gashi me Lejlën (tre djem Agimin, Skënderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momirën (vajzën Meritën e cila vdiq në moshën 17-vjeçare), Halil Fejzullahu me Danicën, (vajzën Kaqushen (Jashari), politikane e njohur, si dhe djemtë Korabin, i ndarë nga jeta dhe Petriti hendbollist në ekipin e “Crvena Zvezdës” së Beogradit. etj. Nje numër shumë i vogël i martesave është bërë midis shqiptareve dhe serbëve. Një nga rastet e rralla është ai i Eleonorës, e bija e politikanit Mehmet Hoxha dhe Boshko Jovanoviqit (kanë dy djem). Së fundi ka pak më shumë raste ku edhe vajzat shqiptare të Beogradit po lidhin martesa me djemtë serbë.

Shkaku i migrimeve

Këtë dukuri të martesave ndërmjet djemve serbë dhe vajzave shqiptare, profesori i Sociologjisë së Migrimeve në Universitetin e Prishtinës, Anton Berisha, e shpjegon me faktin se pas viteve ‘90-të, djemtë e fshatrave në veri të Shqipërisë kanë emigruar, kurse vajzat në mungesë të një bashkëshorti të nacionalitetit të vet, fatin e jetës janë detyruar ta kërkojnë jashtë kufijve të shtetit të tyre. Sipas socilogut Berisha, kushtet e njëjta ekonomike dhe sociale në të dyja anët e kufirit, kanë ndikuar që me shumë lehtësi vajzat shqiptare të shkrihen në kulturën e fshatrave serbe. “Këto migrime kanë shkaktuar një pabarazi gjinore në kuptimin e mangësisë së djemve në krahasim me numrin e femrave, të cilat nuk kanë parë ndonjë perspektive për martesë”, është shprehur ai.

Berisha thotë se martesa të tilla dëshmojnë që interesi etnik nuk është më në plan të parë kur vihet në pikëpyetje interesi ekonomik dhe interesa të tjera për të përmbushur nevojat personale. “Pjesët veriore të Shqipërisë, nuk kanë pasur përvojë të keqe, dhe janë farë pak të informuar për luftrat që kanë ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve”, shpjegon Berisha, për mënyrën e lehtë të martesave në të dyja anët e kufirit. Sipas tij, ambjenti i njëjtë, kushtet ekonomike dhe mentaliteti kanë krijuar rrethana për lidhje martesore ndërmjet vajzave shqiptare dhe djemve serbë. Shkak kryesor për gjithë këto martesa është largimi i meshkujve, burrave nga malësia e Shqipërisë në vende të tjera ku ka pasur pabarazi gjinore dhe janë krijuar kushte që femrat në pamundësi që të gjenin fatin tek bashkëkombasit e tyre, e kanë gjetur në vendet fqinje.

__________________
Zgjohu nga gjymi dallendyshe apo SHQIPONJE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Janar 2008 03:56
DORALBANI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DORALBANI Kliko këtu për të kontaktuar me DORALBANI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: DORALBANI Shto DORALBANI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DORALBANI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
DORALBANI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2005
Vendbanimi: Londer
Mesazhe: 90

Disa komente interesante!:

Shqiptarët dhe serbet dhe martesa mes tyre
shtekaj


Ka shumë gj¨¨era me i thanën e spo di kah me ja fillue.
Së pari ka shqiptarë ane mban shqipërisë dhe sështë e vërtetë që ne këo krahina ska meshkuj me u martue, por qëllimi i kësaj shoqate nga Rashka e serbisë, (Rashka është emri i shteti Serb në mesjetë), është që ta ¨Nënçmojnë popullin sjqiptarë dje të na thonë ja pra se çka ju bëmë deshtëm me ju shfarosën farën shqiptare nga kjo tokë, por smundëm tani dot ju degjenerojm me martesa kështu ata e dinë mirë se nënçmimi më i madh për shqiptarët është kur një Serb marton një vajzë shqiptare, ato me të madhe në mënyrë pompoze me anë të gazetave të tyre raciste kanë dhënë lajme në gazetat Serbe.
Nuk e kuptoj kët mënyrë të martesave mbasi gjith bota e dinë se disa vite ma parë Serbët deshtën të na shfarosin dhe te bëjnë gjenocid ndaj shqiptarëve kurse ende pa u qetsuar gjakrat ata gjakatarë kanë marë huxhum me na i martuar vajzat më të pastra me monstrat që kanë bëre vrasjet më monstruoze mbas luftës së dytë botërore ne Ballkan.
Duhet intelegjenca dhe sidomos SHIK-u të intervenojnë dhe të burgosin gjithë këto magjentë nga serbija por edhe nga shqipëria që punojnë në kunrsa popullit tonë vetëm e vetëm me fituar pak lekë, këta monstra dot ta gjejnë një ditë at që meritojnë.
së fundi duhet të tregohet qartas kush është pas kësaj pune kush punon që populli jonë të përdhunohet nga këto antishqiptarë edhe nëse flasin shqip, si sështë turp edhe për këto prindë që i martojnë vajzat e tyre me vrastarë që janë mbi 40 vjetë dhe kanë bërë krime mbi shqiptarët duke ju dhënë palcën më të bukur të popullit shqiptarë këto cajza të manipuluara.
Turpi brina ska , turp atyre që kanë bërë kët pun¨¨e të turpshme, turp atyre prindërve të verbër çka kanë dhënë vajzat e tyre të këta mosntra në Serbinë Kurvë

A ka mbetur ndonje shqiptar ne Shkoder?
Merita


Kjo dukuri qe po ndodhe te shtyn te qajsh si femije. A ka absurditet me te madh se ky? Si eshte e mundur qe ata prinder qe e quajne vehten shqiptare i martojne vajzat e tyre me serbe?? A spaska mbetur asnje shqiptare atje qe po ju jepni vazat shkijeve a? A e dini qe ata Milosha pas 20 vjete do te vijne ne Kosove e te luftojne kunder shqiptareve? Ju prinder te kytyre vajzave fatzeza a e dini qfare krime kane kryer keta serbe, ata edhe sot shumica jane pro ultranacionalistit Nikoliq. Gjeni nje shqiptare te Kosoves qe eshte martuar me nje serb edhepse kane qene ne kontakte te drejteperdrejte, per nje shqiptare ka qene nenqmimi me i madh te martohej me nje serb. Qfare po ndodhe keshtu me shqiptare. Qka jane keto absurditete.

__________________
Zgjohu nga gjymi dallendyshe apo SHQIPONJE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Janar 2008 03:58
DORALBANI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DORALBANI Kliko këtu për të kontaktuar me DORALBANI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: DORALBANI Shto DORALBANI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DORALBANI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
DORALBANI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2005
Vendbanimi: Londer
Mesazhe: 90

SHIKU car ben? HAn bar!?? Bravo! Per arritjet kaq te larta saqe i beni lajm edhe nje ndodhie te percmuar!
KJo nuk eshte xhelozi Shqiptare!?
Ky eshte nje fakt i hidhur!

Ato Shkojne andej si gjasme Serbica nga Shqiperia, edhe flasin Serbisht, edhe femijeve te tyre do ti mesojne qe te cfarosin popullin Shqiptar me keto menurat e tyre te asimilimit.

E harrut juve se cila ishte Strategjia Serbe ne Kosove?
Asimilimi i Popullit Shqiptar te Kosoves!

Grate Shqiptar le ta kene te drejten te martohen me ke te duan!
PO kur na erdhi lajmi qe Komshija mori nje burre nga Egjypti, na thate te njten histori, perzierje rracash eshte ne mode sot!

Kur na doli qe Egjyptiani kishta nja dy tre gra te tjera! Sditet car me thone, vetem "Po ai vje nje here ne vit ktu"!

Nuk je vje turp me kto lajme!

Kto Gra Shqiptare te Serbizume, se mos kujtoni ju se do flasin Shqip kalamojve! Ato edhe po mecifen se gjasme s'jane Shqiptare!

Keto femije do rriten Shqiptar hate4rs (urrues)!

Nese doni te jeni kaq democratic edhe gjoja te perparuar, pse nuk i monitoroni keto vajza, edhe keto lidhje edhe te na i nxirrni te lajmet "Egjyptiani me dy gra Merr Shqiptar gru te trete!" "Apo Shqiptarja shkoi per Burre ne Serbi edhe gjeti nje identitet te ri Shqiptare e Asimiluar! Femijet e saj urrejne Shqiptaret!"


Popull I medias: KJo eshte detyra juaj! Ti demaskoni keto lajme!

Mbrapsht në krye



--------------------------------------------------------------------------------

Po ne Itali si eshte Puna?
Une e kam vene re qe femrat te europes lindore pelqehen nga Anglezet, po meshkujt lindore nuk shifen me sy nga Femrat! kot thashethemet e rruges knej!

__________________
Zgjohu nga gjymi dallendyshe apo SHQIPONJE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Janar 2008 04:06
DORALBANI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DORALBANI Kliko këtu për të kontaktuar me DORALBANI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: DORALBANI Shto DORALBANI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DORALBANI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lereni sherbimin sekret rehat se boll s'ben ato qe ka per detyre po dhe me martesat duhet te merret tani.


sa per martesat midis serbeve personalisht i shikoj ne nje prizem tjeter : i shikoj si martesa nga nevoja ekonomike, i shikoj si martesa midis njerezve qe kane ngjashmeri kulturore e zakonore midis tyre ndoshta se me shume se me ne shqiptaret vete. Mos ti marrim perhere si gjera politike. Se mos po ju kerkojne llogari juve se me ke po martoheni?
Keq te na vije por faktet jane keto. gjithmone afer kufijve keto gjera jane me se normale.
Keni degjuar per " asimilimin " ? Ka perhere nje pjese te popullsise qe do te asimilohet ne cdo vend, ne cdo epoke historike .. eshte e pashmangshme, jane procese qe nuk ndalohen me zor. Nese Shqiperia ka vendosur te jete pjese e botes duhet te perballet me keto dukuri, secili shikon jeten e tij e nese e kupton se ka nje identitet shqiptar ( nese mund ta perkufizojme te tille ) do ta kete perhere dhe nese flet kinezce apo cdo gjuhe tjeter .
Nese nuk e ka .. kurre mos e paste ... me zor shqiptar nuk behesh!

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Janar 2008 01:51
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
DORALBANI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2005
Vendbanimi: Londer
Mesazhe: 90

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Lereni sherbimin sekret rehat se boll s'ben ato qe ka per detyre po dhe me martesat duhet te merret tani.


sa per martesat midis serbeve personalisht i shikoj ne nje prizem tjeter : i shikoj si martesa nga nevoja ekonomike, i shikoj si martesa midis njerezve qe kane ngjashmeri kulturore e zakonore midis tyre ndoshta se me shume se me ne shqiptaret vete. Mos ti marrim perhere si gjera politike. Se mos po ju kerkojne llogari juve se me ke po martoheni?
Keq te na vije por faktet jane keto. gjithmone afer kufijve keto gjera jane me se normale.
Keni degjuar per " asimilimin " ? Ka perhere nje pjese te popullsise qe do te asimilohet ne cdo vend, ne cdo epoke historike .. eshte e pashmangshme, jane procese qe nuk ndalohen me zor. Nese Shqiperia ka vendosur te jete pjese e botes duhet te perballet me keto dukuri, secili shikon jeten e tij e nese e kupton se ka nje identitet shqiptar ( nese mund ta perkufizojme te tille ) do ta kete perhere dhe nese flet kinezce apo cdo gjuhe tjeter .
Nese nuk e ka .. kurre mos e paste ... me zor shqiptar nuk behesh!



me zor shqiptar nuk behesh, por Serb mund edhe te behesh!
Sic u bene CAmet e ngelur ne Greqine Veriore, Greker, sic nuk u bene Turqit e Qipros Grek! sic u bene VErmoshasit Malazez edhe nuk u bene Kosovaret etj etj!

Popujt qe kane me teper influence i bejne te tjeret!
Tani kjo nuk vjen nga qielli, kjo vjen nga vullneti edhe nga puna, edhe mbi te gjitha nga aftesia per te diskutuar nje fenomen te tille! dhe per te shkembyer informacion edhe mbi aftesite e veprimit! apo jo veprimit kunder humbsave dhe veprimit pro aktiv!

Pastaj ke edhe viktimat qe veprojne ne menyre reaguese, uh na bene kete! Shif se car do ti boj una atyre! Gjenetika e hakmarrjes se ekzagjeruar! ku kerkohet cfarosja!
Gjera te cilat ne kohen e shtetit modern nuk jane efektive!

__________________
Zgjohu nga gjymi dallendyshe apo SHQIPONJE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Janar 2008 03:33
DORALBANI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DORALBANI Kliko këtu për të kontaktuar me DORALBANI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: DORALBANI Shto DORALBANI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DORALBANI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
DORALBANI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2005
Vendbanimi: Londer
Mesazhe: 90

Zonja dhe zoterinj, cuna dhe goca!!

Zbulimi fantastik i butonit te "injorimit" ben cudira !

Jua keshilloj, ta perdorni, si nje menyre per te mbajtur diskutimin ne nivelin e duhur!

Dhe mbi te gjitha per te mos shperblyer sjellje negative me vemendje te pamerituar!

__________________
Zgjohu nga gjymi dallendyshe apo SHQIPONJE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Janar 2008 05:53
DORALBANI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DORALBANI Kliko këtu për të kontaktuar me DORALBANI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: DORALBANI Shto DORALBANI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DORALBANI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:19 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Nuset shqiptare në Serbi edhe tjeterkund!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.