Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Lufta kunder terrorizmit
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
xnjeri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/02/2007
Vendbanimi: egypt
Mesazhe: 41

Lufta kunder terorizmit

Lufta kunder terorizmit

Edhe pse kaluan përafërsisht gjasht vite qe nga shpallja e luftes kunder terorizmit nga ana e shteteve te bashkuara te Amerikes dhe aleateve te sajë, megjithate numri i viktimave teroriste në botënë vitin 2006, simbas dëshmisë se ministrisë së jashtme te Amerikes në raportin e saj te fundit që është publikuar në fillim të muajt maj, është rritur në 40%. Kurse qendra amerikane për siguri dhe ligj në maujn mars ka publikuar një studim ku thuhet :

"…lufta kunder terorizmit botën e ka shëndrruar në një vend trishtues…" Gjithashtu edhe gazeta britaneze " The Independent" në muajn shtatorë të vitit 2006 ka publikuar një studim ku thot:

"Lufta amerikane dhe e aleateve te saj kunder terorizmit ka shkaktuar mbytjen e 180.000 personave, 4 bilion e gjysm i ka shëndrruar në refugjat dhe te pa streh. Si dhe te hollat qe i kan shpenzuar shtetet e bashkuara ne luft kunder terorizmit, dot kishin larë borqet e te gjitha vendeve te varfëra…"

Kjo është ajo qe e ka shtyrë ish kshilltarin e sigurimt kombtarë amerikan Zbigniew Brzezinski

qe t'iakuzoj shtet e bashkuara së bashku me aleatet e saj, në artikullin e publikuar në muajn prill, ku thot:

"…shtetet e bashkuara te Amerikes me politiken e sajë e kan sjellur botën në këtë gjendje që është tani", gjithashtu ai shtoj: "lufta kunder terorizmit është një fjali e përbër prej tri fjalëve. Mirpo ka gjet një kulturë të frikës në shtetet e bashkuara te Amerikes. Kjo fjali që kabineti i Bushit e ka marrë për moto qe nga ngjarjet e 11 shtatorit, ka ndikim të rrezikshëm ne demokracinë amerikane. Zbigniew Brzezinski i ka sulmuar edhe ata të cilët i quajn specialista për terorizëm, duk then:

"…kjo është një përhapje e frikës që e bëjn një grup kontraktuesish të sherbimit sekret. Në fatk ata jan kontraktues të terorizmit. E quajn veten specialist të terrorizmit dhe bëjn gara njeri me tjetrin në shperndarjen e artikujve të tyre për të bindur popullin amerikan se vendit të tyre i kanoset rreziku"

Kur parlamentit evropjan ne mars te ketij viti votoj për denimin e shteteve te Evropes të cilat fshehurazi kishin bashkpunuar me shtetet e bashkuara dhe iu kishin ndihmuar atyre qe tre transferojn me mijra te dyshuar nëpër burgje te fshehura, perfaqësuesi Italian ne parlamentin e evropjan Jisto Katnaia, akuzoj shtetet e bashkuar dhe e kritikoj siq e quajti ai "metodë e gjenocidit" te cilen po e ndjekin shtetet e bashkuara ne luften e saj kunder terorizmit.

Kurse përfaqësuesja gjermane Sylvia Yvonne Kaufmann bashkpunimin gjermano evropjan me shtetet e bashkuara e ka përshkruar si "turp".

Me 19 janar te vitit 2006 gazeta britanike "The Guardian" ka publikuar një dukument burimi i te cilit është ministria e jashtme e Britanisë ku thot:

"… përmbi 210 fluturime te aeroplaneve amerikan për tregti, që jan shfrytzuar për bartjen e te dyhuarve, jan bër nga aeroportet britaneze, dhe shumica e ketyre te dyshuarve ose jan keq trajtuar ose ja mbyllur nepër burgje te fshehura. Tani në Britani është duke u zhvilluar nje debat i gjer rreth bashkpunimit të pakufi qe Britania ikishte ofruar dhe ende vahdon t'i ofroj shteteve te bashkuara te Amerikes ndaj një lufte e cila me shum duket si një luft fantazmash në munges të një definicioni të sakt deri me tani për terorizmin. E qe Britania dhe shtetet tjera te Evropes jan duke e paguar shtenjet fakturen e kesaj lufte.

Kjo luft, per të cilen gjenerali Albert Whitley oficeri me i lart britanez i cli kishte bashkpunuar me Amerikanet ne luft me Irakun, kishte terhequr vërejtjen. Sa që Michael Gordon dhe Bernard Trainerne librin e tyre "Cobra 2" shkruajn:

"… pas disa javëve qe kishte filluar lufta në Irak ai kishte derguar leter udhëheqësve te tij ku thot:

"…jemi zhytur në një pjesëmarrje për te cilen do te pendohemi…"

Me 17 shtatorë 2005 gazeta amerikane " The New York Tims" ka publikuar një raport ku thuhet:

"…numri i mbledhjeve qe i ka mbajt Kongresi ne vitin 2004 për te diskutuar raportet e sherbimit secret qe e kan shtyrë Ameriken për të sulmuar Irakun ,arrinë në 1000. Gjat ketyre mbledhjeve jan diskuruar 4000 dokumente sekrete qe i ka paraqitë sherbimi sekret C.I.A ku është zbuluar se shumica e ketyre te dhënave kan qenë te falsifikuar. Keshtu thot drejtori i sherbimit sekret George Tenet ne librin e tij " In the eyes of the storm".

Mirpo lufta kunder terorizmit ka bër qe Amerika dhe aleatet e saj te ushtrojn dhunë dhe terror ndaj mijra njerzve, duke i kidnapuar dhe duke i akuzuar pa pas kurfar argumenti se ata vertet jan terrorist.

Universiteti amerikan "Syracuse" ka publikuar një studim te thellë, ku ben te ditur se 75% prej te burgosurve te ashtuquajtur terrorist, nuk ja paraqitur para gjykates amerikane ne munges te argumenteve për denimin e tyre. Gjithashtu gjykata amerikane refuzon 9 prej 10 raste, ne munges te argumenteve mjaftuese. Për kunder gjith kësaj, C.I.A-jë zgjat doren për te ushtruar gjitha llojete terorizmit, me preteks "luft kundër terorizmit".

__________________
Njerëzit janë si librat, disa nga njerëzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerëz duhet lexuar disa here për ti kuptuar, kurse disa njerëz nuk duhet lexuar duhet hedhur"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Gusht 2007 01:30
xnjeri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të xnjeri Kliko këtu për të kontaktuar me xnjeri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: xnjeri Shto xnjeri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto xnjeri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:57 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Lufta kunder terrorizmit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.