i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280
|
A kam vdekur me te vertete?
Cod. B17102005
Perkthim i nje artikulli (interesant per mendimin tim) te marre nga WebMD, per eksperiencat e njerezve qe perjetojne pothuajse vdekjen.
Jayne vdiq njehere. Ishte nje eksperience qe nuk do e harroje kurre.
Pothuajse 50 vjet me vone, gruaja nga South Carolina kujton eksperiencen me shume qartesi. Ndodhi kur zemra e saj ndali papritmas gjate lindjes te femijes te saj te dyte. "Ndjeva dicka qe me ikte nga trupi. Nuk shikoja gje sepse me kishte rrethuar nje mjegull gri, por nuk isha asnjehere pa ndjenja", thote ajo."Duke qendruar ne ate mjegull fillova te kuptoja qe kisha vdekur, por ne te njejten kohe kisha ndjenja intensive gezimi falenderimi qe isha akoma e gjalle"
Mjegulla filloi te shperbehej dhe i la vendin nje drite te forte. "Une u bera nje me driten dhe isha e rrethuar nga ajo. Mbaj mend ndjenja dashurie dhe mbrojtjeje qe me dukej vetja ne ekstaze. Fillova te mendoj se edhe sa kohe do qendroja perpara se te shperbehesha"
Ne vendin e ri qe ishte futur, Smith diskutoi me nje qenie tjeter e cila ju pergjigj pyetjeve te tilla sic "cili eshte qellimi i jetes" por qe nuk e lejoi qe pergjigjet ti merrte me vete ne kthimin e saj ne toke. Ne dhimbje, Smith u zgjua dhe pa doktorin qe po i bente masazh zemres.
Historia e Znj. Smith jane shembull klasik i eksperiencave te afer-vdekjes. Megjithese keto eksperienca jane te ndryshme nga nje njeri tek tjetri ato kan shume te perbashketa sic jane ndjesia e pranise te nje drite te forte, ndarjes te shpirtit nga trupi, emocionet e forta, takime me te aferm te vdekur ose me nje qenie supreme (ose te dyja) dhe kujtimi i jetes qe kane kaluar.
Perafersisht 9% deri ne 18% te njerezve afer vdekjes kane nje eksperience te tille, thote psikiatri Bruce Greyson MD, qe ka mbledhur reportin e tij nga statistika te disa studimeve. Megjithese shumica e njerezve raportojne eksperienca te mira, nje pjese tregojne per nje eksperience te frikshme.
Jashte trupit... apo jashte mendjes?
Doktoret, shpesh i mendojne eksperiencat e tilla si pasoje e mjekimeve. Por mjekimet jane nje arsye e papershtatshme per te krijuar eksperienca te tilla sepse njerezit qe jane nen kontrollin e mjekimeve ose qe kane temperatura te larta tregojne me pak histori te tilla dhe me me pak detaje se sa njerezit qe kane attak ne zemer ose aksident.
Disa eksperta mendojne qe deprivimi nga oksigjeni ne momentet e fundit krijon hallucinations (se di shqip kte). Disa te tjere sugjerojne qe eksperiencat e tilla jane si pasoje e leshimit nga trupi te nje sasije endrophine per te luftuar friken nga vdekja.
Por Greyson thote qe hallucinations qe krijohen nga humbja e oksigjenit jane te parregullta dhe thjeshte identifikimi i kimikeve ne tru nuk provon qe ato e krijojne kete eksperience.
vijon neser .....
ps. artikulli i plote ne anglisht ndodhet ketu http://aolsvc.health.webmd.aol.com/.../1674_50424.htm
Modifikuar nga NS-6 datë 10/05/2007 ora 04:35
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|