Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Tema Shoqerore > Familja shqiptare
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
tolstoy86
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Familja shqiptare

Marre nga http://www.gazetastart.com/?faqe=sh...um&LajmID=18046


Nje shoqeri e shendoshe ku mekanizmat institucional,shkencor dhe moral funksionojne rregullisht,veç anes festive qe perben nje aspekt normal,duhet te kete pergjegjsine dhe ti beje nje bilanc arritjeve dhe objektivave te saje ne çdo fund viti.Me keqardhje vura re,se si çdo here energjite e harxhuara nuk shkojne me larg se sa shqetsimi per mungesen e energjise ne naten e nderrimit te viteve,apo çmimeve te larta ne prag festash.
> Nje dukuri e cila mbizoteroi ne faqet e para te shtypit shqiptare dhe ne edicionet e lajmeve pergjat vitit qe shkoi,ishte dhe erozioni moral,familja dhe krimi brenda saje.
> Si rezultat i te ciles ne nje seance parlamentare kryeministri Sali Berisha propozoi rishikimin e kodit te proçedures penale,rritjen e mases se denimit me ane te neneve qe parashikonin keto krime,te cilat sipas tije do te parandalonin disi kete fenomen shqetsues.
> Reagimi nga deputeti dhe ish-ministri Besnik Mustafaj,se kjo menyre nuk ishte zgjidhja me efikase ne keto raste,ishte i drejte.Ndoshta si shkrimtare dhe mik i librit u tregua ne lartesine e duhur,duke propozuar ashtu siç duhet nje “recete” e cila ishte ne perputhje dhe me diagnozen e te semurit.
>
> Shtegtimi moral i familjes shqiptare:
> ose nga komunizmi ekstrem ne kapitalizem…
>
> Formimi kulturor dhe tradicional i familjes shqiptare,nuk perputhej ne menyre thelbesore as me konceptet e socializmit shkencor dhe as me botkuptimin materialist te kapitalizmit mbi familjen,dhe rolin e saje ne shoqeri.Shtegtimi i saje nga njeri ekstrem ne tjetrin veç problemeve ekonomike,do te shoqerohej nga ana tjeter edhe me permbysjen e vlerave,nocioneve dhe kritereve me ane te te cilave çdo shoqeri mbeshtetet per te dalluar:çka eshte vlere dhe anti-vlere.
> Komunizmi si doktrine e sheh gruan vetem si nje mjet prodhimi,e cila po ashtu sikurse edhe burri eshte e detyruar te punoje ne çdo sfere te ekonomise,keshtu ne vendin tone nuk ish gje e rralle te shikoje gra te cilat punonin si traktoriste,ne ndertim apo ne metalurgji.
> Marrdheniet marksizem-grua ishin teper diskriminuese,edhe ne vitet kur marksi dhe engelsi ishin gjalle,keto raporte nuk ishin anashkaluar pa polemika.Nen mantelin se gjoja gruaja ne klasen borgjeze ishte vetem nje plaçke,marksizmi si doktrine e vinte theksin se kapitalizmi e ka kolektivizuar gruan.Ne thelb komunizmi ishte kunder familjes,vete Engelsi shkruante se”sipas botkuptimit materialist,ne histori ne istancen e fundit momenti vendimtar ishte prodhimi dhe riprodhimi i jetes se drejteperdrejte.Mirpo prodhimi-sipas tije-ishte dy llojesh nga njera ane prodhimi i mjeteve per pune,veshmbathje dhe ushqime dhe nga ana tjeter prodhimi i njerezve vete,pra vazhdimi i llojit”Zhveshja e gruas nga familja e ç’lironte ate nga detyrimet duke eleminuar njeherazi edhe ekonomine individuale,shtepiake dhe familjare,e cila ishte vetem mjet ku akumulohej kapitali dhe prona private.Sipas marksizmit zhdukja e familjes perben nje hap te avancuar drejte socializimit
> te njeriut,duke e kthyer ate keshtu ne nje “qenie totale shoqerore”.Sipas tyre familja kishte lindur me pronen private,ajo nuk kish ekzistuar ne shoqerine primitive,shoqeria komuniste per te cilen ata enderronin do te ishte nje shoqeri ku nuk do te ekzistonte as shteti,as kufijte,as prona dhe as familja.
> Konsiderimi i njeriut si “kafshe sociale” nga ana e komunisteve,zhveshja emocionale dhe aspektit romantik te familjes,nuk beri gje tjeter vetem se zbehu vlerat morale te shoqerise shqiptare,nxiti imoralitetin ne menyre te fshehur,dhe dobesoi kete qelize aq te domosdoshme per nje shoqeri.Kjo duket edhe ne numrin e larte te vajzave “lindore”,te cilat furnizojne vendet kapitaliste te perendimit.
> Tranzicioni i zgjatur qe shoqeria shqiptare perjetoi pas viteve 90-te,permbysi dhe gjeti te pa pregatitur familjen dhe femren shqiptare.Kushtet ekonomike,mungesa e stabilitetit politik dhe bombardimi mediatik qe vershonte çdo dite,nuk i dha kohe askujt per te gjetur forcat e duhura,siç duhej bere ne fakt nga ana jone.Rikthimi ne vlerat e demtuara religjoze,mbi te cilen familja shqiptare mbeshtetej para vitit 45-se,apo ndertimi i “filtrave”kulturore dhe institucional nga shteti shqiptar,nepermjet te cilave duhej te kalonte informacioni dhe ndikimi qe kjo hapje mund te kishte,mbi artin dhe kulturen tradicionale shqiptare.Ketu nuk behet fjale per çensure,por per masa parandaluese,te cilat edhe shtete perendimore si Franca i aplikojne ne linguistike.
> Ne kapitalizem,pra rrjedhimisht ne sistemin ne te cilin pretendojeme edhe sot te integrohemi apo ne te cilin jemi integruar,perseri familjes dhe femres ne pergjithesi nuk i kushtohet rendesia e duhur.Ajo si reklame dhe si mjet kenaqsise synon te nxirret nga pozicioni i saj si nene,modeli qe asaj i ofrohet,si gjoja profesioni me ideal eshte te behet “mis”,fotomodele.
> Ç’ka me te drejte e ka shtyre nje studiues te njohur te thote se:”nje botkuptim qe ve seksin ne kulmin e vlerave detyrohet qe te gjitha komplimentet t’ia rezervoje rinise,kurse ta perqeshe pleqerine”.
> Nese shkaterrohet familja rrezikon te zhduket dhe kombi,kultura dhe qytetrimi,sepse asaj nuk mund t’i gjendet alternative per ta zevendesuar.
> Viti qe sapo kaluam,si rezultat i rrugetimit te gjate te cilin pershkruam me siper,hendeqeve dhe humnerave te cilat gjenden ndermjet ketyre dy botkuptimeve ekstreme,nuk kaloi pa nje bilanc negativ.Ndersa familja dhe gruaja shqiptare gjenden nen nje kercenim serioz,shteti,media dhe mekanizma te tjere social duhet te marin masa per te ringjallur vlerat morale dhe religjoze,apo te nxisin politika kulturore te cilat do te rrisin nivelin arsimor,duke ofruar keshtu modele te shendoshe edhe per gjeneratat qe do vijne.
>
> Hasan Bello

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Janar 2008 17:59
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tolstoy86 Kliko këtu për të kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tolstoy86 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:47 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Tema Shoqerore > Familja shqiptare

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.