Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717
|
Kim Ki Duk - regjizori qe flet dhe me heshtjen
Shfaqet në kinemanë "Marubi" filmi "Djali i keq" i regjisorit të njohur korean Kim Ki Duk Një regjisor i rrallë, një artist pa formim artisti, që nuk ka kryer as shkollë artesh apo kinemaje, që vjen nga një përvojë pune në fabrika apo shërbimi në ushtri, në dhjetë vitet e fundit është bërë një emër përfaqësues i kinemasë aziatike. Është Kim Ki Duk nga Korea e Jugut dhe një vepër të tij, "Djali i keq" publiku ka rast ta ndjek sot në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe të Multimedias "Marubi" në Tiranë.
Me filmin që shfaqet nesër në orën 19.00, Kim Ki Duk ka konkurruar në Festivalin e Berlinit ku tre vjet më vonë fitoi Ariun e Argjendtë për filmin "Samaritan Girl".
Aktori protagonist është Cho Jae-Hyun i cili ka interpretuar në pesë filma të Kim Ki Dukut.
Një herë Kim Ki Duk është shprehur se pika e nisjes për gjithë filmat e tij është urrejtja. Kur e pyetën se çfarë tërbimi po e vinte në lëvizje filmin "Djali i keq", ai u përgjigj: "Arsyeja përse bëj filma është se kur shoh diçka që nuk e kuptoj atëherë bëj një film për ta kuptuar atë. Prandaj është më mirë të flitet për një keqkuptim se sa për urrejtje... Ajo që synoj të them përmes "Bad Guy" është kjo: megjithëse të gjithë kemi lindur njëlloj, me vlera dhe të drejta të barabarta, kur rritemi jemi të ndarë dhe të kategorizuar. Përse gjykohemi sipas pamjes dhe dukjes sonë të jashtme? Përse është e rëndësishme nëse jemi të pashëm apo të shëmtuar, nëse kemi para ose jo? Sipas këtyre standardeve të cilat na imponohen pasi kemi lindur dhe jemi rritur, ne ndahemi në kategori dhe shtresa sociale që nuk e arrijnë njëra-tjetrën."
Kim Ki Duk ka në fokus njerëz dhe hapësira të mënjanuara në gjithë filmat e tij, që nga filmi i parë "Krokodili" (1996), "Kafshët e egra", "Ishulli", "Fikshën i vërtetë", "Adresë e panjohur", "Afsh", etj. Perspektiva e re dhe rrënjësore që i jep mbi shoqërinë koreane i ka larguar spektatorë sa ç' i ka krijuar një grup stabël adhuruesish.
Në filmin që shfaqet sot, protagonisti, "Djali i keq", Hang-gi (që interpretohet nga Cho Jae-Hyun), është një figurë e heshtur, i paaftë të komunikojë dhe të shprehet. Gjuha e vetme e tij duket se është dhuna. Kjo është e zakonshme për personazhet e Kim Ki Dukut. Pra ata janë njerëz që nuk flasin shumë me gjasë se diçka së thelli i shqetëson. "Ata kanë parë se si u janë shkatërruar premtimet që nuk u mbajtën. Atyre u kanë thënë "Të dua", dhe personi që ia ka thënë nuk e ka pasur me të vërtetë. Për shkak të këtij zhgënjimi ata kanë humbur mirëbesimin dhe kanë reshtur së foluri me njerëz." Ky është komenti i Kim Ki Duk për "Bad Huy".
Shndërrimin e kësaj gjuhe në dhunë, regjisori preferon ta quajë "gjuha e trupit". "Do më pëlqente të mendoja për këtë më shumë si një shprehje fizike se për një dhunë negative. Edhe unë personalisht kam pasur përvoja të tilla në jetë." Dhe tani që është regjisor mund të shprehë se çfarë mendon dhe çfarë ndjen për këto gjëra.
Me "Djalin e keq" regjisori na çon në botën e prostitucionit, po aq dhe në botën e pasionit të pastër, pra në një botë reale dhe ireale, të jashtme dhe të bredshme. Ai vetë i ka cilësuar filmat e tij "gjysmë abstraktë" që do të thotë se ajo çka bën ky regjisor është diçka më shumë se thjesht paraqitja e realitetit. "Asaj bote që ne shohim mundohem t'i shtoj mendimet dhe ndjenjat."
Shekulli
__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|