Mister_DXP
cloudmixer
Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119
|
Endrra
Nje poezi e shkruar gjate vitit te rende 1997. Eshte hera e pare qe e nxjerr dhe e jap tek te tjeret tani mbas rreth dhjete vjetesh, pikerisht per te kujtuar qe akoma problemi i Kosoves nuk eshte zgjidhur....
'
Ma dogje dhenë
E ngrita vatrën me stoli,
Me frymëzim e shpirt të gjallë;
Me dhimbje plot e dashuri;
Me fantazi si në përrallë,
...............E gaz të rrallë.
Dhe mbolla lule-e shpresa plot,
Rrita dëshirat gjer në re,
-Ç’mëkate patëm bërë - o Zot,
Që hape qiejtë përmbi ne,
..................Mbi këtë dhe?
Kur rrodhe zjarr ti qiell i zi,
Prej hapësirës së panë;
Nuk e pe foshnjëzën në gji?
Nuk e pe nënën dhe babanë,
.................Tek vatra pranë?
Ç’të patëm bërë Perëndi,
Që përvëlove mal e det?
Këtë dënim s’e pat njeri,
Veç pengun tonë dheu se tret,
...................Dhe njëqind vjet.
Në gjumë ishim kur na theve,
Çarçaf’n e bardhë me gjak e lave,
Endrrën e parë në mes na preve,
Lulet që në burbuqe thave,
................Dhe djepet çave.
Dhe dogje, poqe, mish të gjallë,
E ngrite zjarrin përmbi re,
Dhe grise, prishe, gaz të rrallë,
Gurin mbi gur nuk le mbi dhé,
........................Dhe nënë dhé.
Më dielli s’ndrit veç drit’ e mekur,
Duke përtuar vjen nga retë,
Qan korb’ i zi mbi shesh të vdekur,
Qan mali, deti, fush’ e shkretë,
.......................Dhe burri vetë.
-Ah, Zot i madh, dyert e ferrit,
Pse më kanatë hapur i le?
Lëshove djaj e krajl’ e derrit,
Që u vërsulën përmbi ne,
..................Mbi këtë dhe…
…Dëgjoj një zë që vjen së thelli,
Si një gjëmim i llahtaruar.
Një zjarr që ndrit si vetë dielli,
E më mbush dejt e më mban zgjuar,
................................Të paduruar.
Mësohe mirë ti krajl i zi,
Me djajtë e ferrit, me të tjerë,
Unë vdes dhe ngjallem përsëri,
Dhe më i fortë këtë herë,
..............Dhe kurdoherë.
Më vijnë prej vatrës së zhuritur,
Ku lashë nënën dhe babanë,
Në frymëmarrje të përndritur.
Shpirtrat e vllezërve që ranë,
.................Dhe më nuk janë.
Dhe rreptë më thërrasin: Çohu!
Këtu ke nënën dhe babanë.
Prej dhimbjes dhe dremitjes zgjohu!
Se ti je zot në këto anë,
..............Dhe përmatanë.
Dhe lind një shpresë mbi dheun tonë,
Që përhap tymin sterrë nxirë,
Edhe mbush tokën plot aromë,
Nga bar’ i hollë, erëmirë,
......................i përtërirë.
...Dhe e ngre vatrën përsëri,
Si dhe më parë e kam ngritur,
Kur qiejtë vollën zjarr të zi.
Aty në dheun e zhuritur,
............Me gjak vaditur.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|