Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > fati i shqiptareve
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
niki
Anetar i ri

Regjistruar: 07/02/2003
Vendbanimi: milano
Mesazhe: 2

fati i shqiptareve

Te dashur shqiptare!
jam nje vajze shqiptare qe studioj e punoj ne Milano prej 3 vitesh.
punoj ne nje qender sociale ne sherbim te "gravi emarginati".
Ne fillim te eksperiences time cdo situate bente qe te ndihesha
shume keq ,e per me teper kur perballe meje gjendeshin bashkekombesit e mi.Kerkesat ishin e jane te ndryshme ,duke filluar nga nje vend per te fjetur (dormitorio) ,e ndoshta akoma me e dhimbshme ,nje... mens ku mund te haet gratis......
Nuk e kisha menduar ndonjehere se mund te ekzistonin raste te tilla, nuk mund te imagjinoja ndonjehere se do te asistoja ne
situata qe ndoshta kur isha ne Shqiperi kisha informazion vetem nepermjet medias. Femije qe pas ore te tera udhetimi
(skaf+tren) ishin te detyruar nga ligji italian te largoheshin prej prinderve .nuk e mohoj se prej kolegeve te mi shpesh
kam degjuar "kritika": Niki,non ti devi comuovere ...
Perpiqesha t'i fshehja lotet brenda meje,por e kote me torturonte
(akoma sot) ideja qe varferia po vendos per menyren e te jetuarit per ne shqiptaret. E gjej me vend shprehjen me fatin
s'mund te luhet...!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shkurt 2003 20:35
niki nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të niki Kliko këtu për të kontaktuar me niki (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: niki Shto niki në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto niki në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Roni
Anetar

Regjistruar: 08/12/2002
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 15

Post

Prekese...

...por me se e vertete!

Fati i ketyre personave eshte diçka qe historia jone do ta mbaje te shkruar neper libra per shume e shume kohe, siç e ka mbaj Italia (mqse flasim per Italine) ne vitet '50 kur pati nje bum masiv emigrimi ne ShBA, per te kerkuar mjete te reja mbijetese.
Fati i shqiptareve sot nuk eshte asgje tjeter veçse fati i shume e shume te mjereve te tjere qe jane ne kerkim te nje situate ekonomiko-politike me te mire se sa aktualja, duke i detyruar te lene gjene me te çmuar qe kane dhe te marrin rrugen e panjohur drejt nje fati te panjohur. Jane gjera qe kane ndodhur dhe do te ndodhin, sot dhe ne ditet qe do te vijne, sepse eshte nje fenomen "normal" qe çdo shtet i varfer e kalon. Ajo qe duhet te shpresojme eshte qe nje dite keta te emigruar te kthehen ne atdhe, dhe te punojne per vendin e tyre qe e kane lene ne dore te pjeses qe ka mbetur, duke kontribuuar me financen, studimet dhe kulturen e fituar te krijojne nje komb te ri, sipas modelit te shumekerkuar evropian.

Une kam punuar ne Kryqin e kuq ketu ne Itali dhe ne scout, te cilet shkonin neper kampe ku ishin shqiptaret e ardhur nga deti, dhe merreshin me assitencen e pergjithshme edukativo-shendetesore. Kam pare shume per 9 muaj dhee kam jetuar nga afer, ne vete te pare situaten e veshtire dhe mund te them me keqardhje qe shume vuajme, por dhe aq shume kemi deshire dhe vullnet te behemi me mire, te kerkojme nje fat me te mire per veten tone, familjen dhe te afermit!

Jam krenar qe jam shqiptar, sepse kemi veti shume te mira, qe shume nga vendet e botes tashme i kane humbur.

Fatin tim e krijova vete, me ndihmen e Zotit por me duart e mia, dhe per kete gje falenderoj veten si shqiptar, dhe Ate atje lart. Fati i njeriut varet nga vetvetja.

Pershendetje

__________________
Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.

..............................................

Jam vlonjat, o jam vlonjat
Zhgabën e kam mëm e at!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Shkurt 2003 10:46
Roni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Roni Kliko këtu për të kontaktuar me Roni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Roni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Roni Shto Roni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Roni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Anton
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Filadelfia USA
Mesazhe: 54

Fati i shqiptareve

Pershendetje Niki!

E lexova shkrimin tend, dhe sinqerisht te kuptoj shume mire.Personalisht kam reth 14 vjet qe jam larguar nga Shqiperia, duke jetuar ne vende te nryshme te Europes, dhe qe prej 3 vjetesh jetoj ne Filadelfia.Ideja ime eshte kjo, te jesh i varfer nuk eshte turp!Ate qe po kalojme ne si popull aktualisht, e kane kaluar edhe popuj te tjere ne periudha te ndryshme te historise. Nga pikpamja psikologjike dominimi i emocioneve fillon me pranimin e realitetit, jo si fatalitet por si realitet.E pra ky eshte realiteti yne ne kete fillim shekulli.Me kujtohet kur u shfaq filmi LAMERICA, reagimet e shqiptareve qene shume emocionale, shume vete e ndjene veten te ofenduar dhe bile te revoltuar.E kuptoj shume mire kete lloj ndjenje sepse edhe une shqiptar jam, por filmi eshte gjithmone nje fiksion, sigurisht i bazuar ne ngjarje reale, dhe qellimi eshte te nxjerre ne pah problemet kryesore, dhe ti beje njerezit te reflektojne mbi te verteten ne menyre qe te gjejne zgjidhje per ta tejkaluar kete gjendje te fakteve.Nuk kam qellim qe te bej ketu analizen e filmit, por thjesht perpiqem te nxjerr nje ide pozitive edhe pse ndoshta filmi duket krejt negativ.E di qe shume vete nuk do te jene dakort me mendimin tim, por megjithate c'do histori ose ide ka dhe nje version tjeter.Pra ne qofte se ato qe tregon filmi nuk jane te verteta, te pakten jane shume prane realitetit.Ne pergjithesi ne shqiptaret vuajme nga komplekse te ndryshme dhe kemi probleme me menyren se si i manaxhojme ato.Sidoqofte ne duhet ta shohim realitetin ne sy, dhe fillimisht c'do individ duhet te analizoje vetveten, dhe me pas te beje perpjekje per te tejkaluar keto fenomene qe na e hidherojne jeten.Kur kjo te jete arritur tek individi,( kuptohet sipas nivelit dhe kushteve specifike te c'do individi) atehere do te vihet re kjo gje edhe tek shoqeria shqiptare ne pergjithesi.Zgjidhje magjike nuk ka, pra c'do gje do te kaloje ne fazat e veta, pavaresisht nga koha qe kjo do te kerkoje.Por kjo nuk do te thote qe ne duhet te ndalojme te jetojme ose te kalojme jeten ne nje gjendje ankthi te perhersheme.SHPRESOJ QE NE TE ARDHMEN DO TE KETE KOMENTE DHE IDE TE NDRYSHME PER KETE TEME.Pres me interes mendime dhe ide ne lidhje me c'thashe me siper.Niki te uroj fat dhe sic i thone ketu ne USA " Take it easy" Zoti i ruajt shqiptaret.

__________________
Shqiptar deri ne vdekje

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Shkurt 2003 10:21
Anton nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Anton Kliko këtu për të kontaktuar me Anton (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Anton Shto Anton në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Anton në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Eshte shume e dhimbshme kjo historia jone!
Dhe ndonjehere edhe une kam idene se ky eshte fati ku do notoje gjithe jeten kombi yne.

Anes drites i papare,
Anes lumit i palare,
Anes dijes i panxene,
Anes sofres i pangrene.......

Te mrekullueshme vargjet e Nolit, jemi ne mes te te mirave, por asnjehere nuk kemi patur fatin t'i provojme si komb.

Megjithate mendoj qe nje dite do i vije fundi gjithe kesaj, dhe emigracioni do ndihmoje shume, si financiarisht edhe moralisht, per te vene ne vend nderin e humbur. Per kete duhet te qendrojme te bashkuar e te ndihmojme njeri tjetrin;jemi te vetmit qe na dhemb shpirti per njeri tjetrin, askujt tjeter nuk i vjen keq!

Dua te permend fatin e cifuteve, a ka fat me te keq, qe te bredhesh nga toka ne toke gjithe jeten, pa atdhe, pa asgje, dhe shikoji ku jane tani.
Dhe e gjitha kjo sepse cifutet rrine bashke, e ndihmojne pa rezerva njeri tjetrin, mbledhin ndihma kur vendi i tyre eshte ne nevoje, ngrene spitale per te semuret e tyre dhe per te punesuar mjeket e tyre, ngrene shkolla Hebrew kudo qe jane ndaj gjithe cifutet e cfaredomoshe dhe nenshtetesie dine te flasin hebrew, femijet tane te lindur ketu, me prinder lindur e rritur ne Shqiperi, nuk dine as shqip.

Ne nuk jemi keta qe thone kronikat e zeza, ne jemi njerez me zemer, me kurajo, me familje, me tradita, nuk vijme nga guri! Varferia i beri cifutet te hanin dhe kuaj te ngordhur, dhe cfaredo lloj gjeje jo kosher qe per ta eshte = me krim, varferia i ka bere dhe shqiptaret te ulin koken e te presin meshiren e te tjereve sot!

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Janar 2004 21:16
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana Kërko mesazhe të tjera nga: Ana Shto Ana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Wink

Ka shqiptare ketu ne Amerike qe aq mbare u ka ecur fati ne immigrim saqe
duhet te falenderojne Zotin dite nate per te mirat qe kane( ketu ben pjese
edhe familja ime).

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Maj 2008 22:25
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Une mendoj se shqiptaret emigrante ne Ameriken e sotme jane nga me te suksesshmit e te gjitha koherave te emigracionit ne Amerike, po te krahasojme kohen e shkurter te emigrimit te tyre.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Maj 2008 22:30
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Un njoh nji shqiptar ketu ne bronx qe ka rreth 200 buildings. Dmth ka kompani edhe administron 200 buildings! Atij i them lek une !

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Maj 2008 22:44
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lezhjani-82 Kliko këtu për të kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lezhjani-82't! Kërko mesazhe të tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lezhjani-82 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Ka icik si shume ndryshim "ka 200 buildings" dhe "administron 200 buildings", sepse ne rastin e dyte i ka me lease, jo te tijat.


Megjithate te mos harrojme se shume njerez ne shqiperi u pasuruan ca si shpejte neper dogana, tatime, tendera. Nje pjese e madhe e tyre jane ketej, kane sjelle shume leke, dhe normalisht qe e kane investuar. Nuk eshte se e kane filluar nga zero. Eshte ca si shume kollaj t'a fillosh bisnessin kur ke leke, sesa kur i merr nga banka borxh...... .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Maj 2008 23:05
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Ka icik si shume ndryshim "ka 200 buildings" dhe "administron 200 buildings", sepse ne rastin e dyte i ka me lease, jo te tijat.


Megjithate te mos harrojme se shume njerez ne shqiperi u pasuruan ca si shpejte neper dogana, tatime, tendera. Nje pjese e madhe e tyre jane ketej, kane sjelle shume leke, dhe normalisht qe e kane investuar. Nuk eshte se e kane filluar nga zero. Eshte ca si shume kollaj t'a fillosh bisnessin kur ke leke, sesa kur i merr nga banka borxh...... .



jam plotesisht dakord me ty turll, por ka edhe nga ata qe e kane filluar nga zero ketu ne Amerike dhe po ecin mire, e kam fjalen per njerez te thjeshte dhe jo nga ata dallkauket, hajdutet dhe harbutet.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Maj 2008 23:08
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Normalisht, ka dhe te tille.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Maj 2008 23:14
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:25 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > fati i shqiptareve

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.