Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha mashtroi për Gërdecin !!!
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Berisha mashtroi për Gërdecin !!!

Publikohen të gjitha detajet e kontratave që sollën procesin e çmontimit të predhave me më shumë se 300 viktima



MEICO dhe SAC lidhin marrëveshjen por ajo shkelet haptazi duke shkaktuar edhe tragjedinë



Kontratat e tragjedisë së Gërdecit janë dëshmia më e fundit e abuzimeve të kryera në procesin e çmontimit të municioneve të rënda ushtarake. Në dukje dy kontrata tepër të rregullta por që asnjë prej tyre nuk është zbatuar në praktikë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë dje publikimin e tyre pas tre ditësh zvarritje por ato kanë zbuluar edhe abuzimet e shumta që kanë ndodhur. Duke nisur nga mënyra e çmontimit të predhave e deri tek siguria tepër e ulët, janë vetëm disa arsyet e tragjedisë që ka shkaktuar deri tani 16 të vdekur dhe 300 të plagosur. Publikimi më në fund i kontratave ka "nxjerrë zbuluar" edhe kryeministrin Berisha, i cili është fshehur për ditë me radhë pas faktit që çmontimi i predhave bëhej nga një kompani amerikane. Në kontratë është përcaktuar tepër qartë se firma amerikane do të marrë një nënkontraktor për të kryer punën e saj. Për këtë nënkontraktor qeveria shqiptare nuk ka asnjë të dhënë, nuk ka asnjë kontratë të lidhur dhe nuk di se çfarë personash punonin në këtë proces të rrezikshëm.

Dy kontrata me vlerë rreth 2.2 milionë dollarë amerikanë dhe një listë e gjatë shkeljesh që i shoqëron. Kontratat janë firmosur nga drejtori i MEICO, Ylli Pinari dhe personi i deleguar i Southern Ammunitions Company, Patrick. C. Henry III. Kontrata e parë është lidhur më gjashtë qershor të vitit të kaluar dhe ka si qëllim shitjen e municioneve që do të kalojnë përmes procesit të demilitarizimit. Kontrata është për shitjen e 50 milionë e 100 mijë fishekë nga kalibri 12.7 mm deri tek ai 54 mm dhe vlera totale e saj është 1.611 milionë dollarë amerikanë. Ndërkohë kontrata e dytë është lidhur më 28 dhjetor 2007. Ajo ka një vlerë prej 582 mijë dollarësh amerikanë dhe parashikon demolimin e predhave me kalibër nga 20 deri 152 mm.

Kontratat parashikojnë ngritjen e fabrikës së çmontimit në Gërdec të Vorës dhe një pjesë e territorit do të jetë nën kontrollin e forcave të përbashkëta. Ndërkohë i gjithë territori do të jetë në përdorim të firmës amerikane deri në përfundim të kontratës. Kjo pjesë e kontratës nuk është zbatuar asnjë herë pasi në vendin ku bëhej çmontimi nuk ka pasur asnjë roje ushtarake. Ka qenë një kompani private sigurie e paguar nga SAC dhe askush tjetër nuk ka pasur dijeni se çfarë ndodhte aty. Më pas në kontratë saktësohet se MEICO duhet të marrë përsipër transportin e municioneve deri në fabrikën që ndodhet në Gërdec. Më pas municionet merren në dorëzim nga firma amerikane dhe ajo mban përgjegjësi të plotë për to. Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me demolimin, transportimin e armatimeve si dhe kostot e tjera si qiraja e tokës e faturat e ujit dhe energjisë elektrike merren përsipër nga SAC.

Municionet luftarake duhet të dorëzohen në Gërdec çdo ditë nga MEICO. Dorëzimi i tyre bëhet në prani të dëshmitarëve, të cilët verifikojnë edhe dokumentacionin përkatës. Një tjetër detyrë e MEICO është sigurimi i lejeve të punës për firmën amerikane si dhe punëtorët e saj. Por përveç dorëzimit të municionit çdo ditë nga ana e MEICO, SAC duhet të kujdeset që çdo ditë të hiqet baruti dhe tritoli. Predhat e çmontuara përmbajnë hekurishte për skrap, bronc, barut dhe tritol. Këto dy të fundit janë elementë tepër të rrezikshëm dhe për pasojë duhet të largohen çdo 24 orë nga vendi i demolimit. Sipas kontratës, eksplozivët duhet të dërgohen në magazina të veçanta, ruajtja e të cilave do të bëhet nën masa tepër të rrepta.

Kushtet e sigurisë

Një pikë e kontratave është ajo ku shpjegohen masat "tepër të larta të sigurisë". "Demolimi i municionit do të bëhet në kushte tepër të larta sigurie, sipas specifikimeve teknike që kërkon ky proces",- thuhet në kontratë. Por në realitet masat e larta të sigurisë përfunduan në një territor të rrethuar me llamarina, brenda të cilit punonin disa fshatarë të gjorë që nuk kishin asnjë dijeni për rrezikshmërinë e predhave luftarake. Këta janë edhe viktimat e tragjedisë. Sigurisht që dikush, ose më saktë shumë zyrtarë shtetërorë, duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë fakt.

Specialistët amerikanë

Kontrata parashikon edhe ndërtimin dhe instalimin e të paktën dhjetë vijave demilitarizimi dhe sigurimin e nga katër deri në dhjetë teknikëve që kanë si detyrë instalimin, supervizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve. Në realitet punëtorët panë vetëm një herë ca "specialistë" që u dhanë këshillën e vlefshme: Mos pini duhan mbi barut!.

Baruti dhe tritoli

"Baruti dhe eksplozivë të tjerë nga çmontimi duhet të transportohen jashtë qendrës së çmontimit drejt magazinës së barutit ose eksplozivit sipas të gjitha rregullave teknikë të këtij procesi. Transportimi i barutit duhet të kryhet jo më pas se një herë në 24-orë",- thuhet në kontratat e nënshkruara nga MEICO dhe SAC. Por punëtorët e mbijetuar të tragjedisë kanë deklaruar se baruti e tritoli që shpërthyen mesditën e së shtunës kishin ditë që ndodheshin aty, pa ndonjë magazinim të veçantë.

Kompania amerikane mohon kontratën e dytë. Dyshohet se ajo është falsifikuar gjatë ditëve të fundit

SAC: Nuk kemi lidhje me demolimin e predhave

Përfaqësuesit e firmës amerikane "Southern Ammunition Company", thanë dje se ata nuk kanë qenë të përfshirë në operacionin e fundit në fshatin Gërdec për çmontimin e municioneve. Të kontaktuar nga Zëri i Amerikës, përfaqësues të kësaj kompanie me qendër në Karolinën e Jugut, shpjeguan se kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë ishte lidhur në prill të vitit 2007, për të çmontuar municione të kalibrit të vogël dhe kishte përfunduar në dhjetor të 2007. Kontrata, sipas tyre, përfshinte vetëm dhënien e pajisjeve dhe jo transport, ose personel, dhe vetëm për çaktivizimin e municionit të kalibrit të vogël. Zyrtarët e firmës thonë se aktiviteti i tyre është zhvilluar në fshatin Gërdec, aty ku ndodhi shpërthimi i të shtunës. Sipas zyrtarëve të kësaj firme, një operacion i dytë, filloi në janar të vitit 2008, për çmontimin e municioneve me kalibër të madh, por ky operacion nuk përfshinte kompaninë Southern Ammunition. Kompania, thonë zyrtarët e saj, nuk ofroi njerëz, teknologji apo pajisje për operacionin e dytë. Sipas zëdhënësit të saj, kjo firmë ka punuar me kompaninë lokale shqiptare, por vetëm për municionet me kalibër të vogël dhe jo për ato me kalibër të madh që filluan të çmontohen pas janarit. Ndërkohë kryeministri Berisha është justifikuar dje duke thënë se me këtë çështje është marrë vetëm Ministria e Mbrojtjes. "Kompania ka paraqitur një kërkesë me shkrim dhe se disponojmë kërkesën me shkrim të kompanisë për një kontratë të re për çmontim municionesh. Përveç kësaj kërkesë, Ministria e Mbrojtjes disponon dokumentin apo kontratën e firmosur, siç thotë drejtoria përkatëse e marrëdhënie tregtare, me kompaninë në fjalë. Të themi tani që këto të jenë falsifikuar të tëra unë më duket një gjë jashtë të gjitha... megjithatë, ka një hetim nga prokuroria e vendit, e cila po punon dhe do të punojë për zbardhjen e plotë të të gjitha përgjegjësive. Ministria e Mbrojtjes ka afruar dhe do të ofrojë çdo dokument që nevojitet, dhe jo vetëm prokurorisë, por edhe medieve",- tha kryeministri Berisha. Ai ia ka hedhur të gjitha fajet Ministrisë së Mbrojtjes dhe firmës MEICO. "Nuk kam pasur asnjë dijeni për nënkontraktimin dhe kryeministri nuk ka dijeni për asnjë nga kontraktorët. Nëse i referohemi ligjit të ri të prokurimit publik, ligj i ri i prokurimeve publike i ka hequr çdo të drejtë Këshillit të Ministrave që të sillet si autoritet kontraktues kolektiv. Në asnjë rast kryeministri dhe KM nuk ka dijeni për nënkontraktorët, ka një rrethanë në të cilën kryeministri mund të ketë dijeni dhe kjo është kur vijnë ankesat, pasi atëherë kemi një departament të antikorrupsionit, kryeministri nuk ka dijeni për firmën kontraktuese",- tha Berisha.

Dyshimi për falsifikimin e kontratës së dytë

Pikërisht kjo kontratë e dytë e lidhur me kompanisë shqiptare MEICO dhe "Southern Ammunition Company Inc"është tepër e dyshimtë. Ajo është firmosur nga Ylli Pinari dhe Patrick. C. Henry III, ashtu si dhe kontrata e parë. Por përveç faktit që kjo kontratë është mohuar nga pala amerikane, edhe firmat që ndodhen në të janë disi të dyshimta. Firma e Ylli Pinarit është e njëjtë në të dyja faqet ndërsa ajo e Patrick. C. Henry III është krejtësisht e ndryshme. Edhe me sy të lirë mund të dallohet shumë lehtë ndryshimi mes dy firmave. E nënshkruar më 28 dhjetor të vitit të kaluar, kjo kontratë nuk tregon vendin se ku është bërë firmosja.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Mars 2008 14:59
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shtohen viktimat e tragjedisë, 14 të vdekur....

Lista e të zhdukurve që disponon qeveria, zbret në 10 vetë. Humb jetën i plagosuri i shtruar në Bari të Italisë



Operacionet kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e Flavio Deliut dhe 4 trupa të tjerë të dekompozuar



Shtohen viktimat e tragjedisë së Gërdecit, ndërkohë që mendohet se nën rrënoja ka ende të vdekur. Në orët e para të ditës së djeshme, grupi i shpëtimit ka mundur të nxjerrë nga rrënojat e fabrikës edhe katër trupa pa jetë, mes të cilëve edhe 3-vjeçarin Flavio Deliu. Deri në orët e vona të natës, identifikimi i viktimave të tjera ka qenë i pamundur. Kjo për shkak të karbonizimit të trupave. Megjithëse në morgun e kryeqytetit, gjatë gjithë pasdites së djeshme janë paraqitur shumë persona për të afërmit e tyre që rezultojnë të humbur, nuk është bërë i mundur identifikimi. Sipas burimeve nga morgu, trupave të karbonizuar nuk u ka mbetur asnjë shenjë dalluese, ç'ka mund të lehtësonte identifikimin e tyre. Ndërkohë që burimet zyrtare vazhdojnë të rifreskojnë listën e personave të zhdukur. Verifikimet e orëve të fundit kanë nxjerrë numrin e plotë të të vdekurve dhe të humburve nga kjo ngjarje e rëndë, por sërish janë 11 persona, për të cilët nuk dihet asgjë.

***

Nga familja Delia, në fshatin Muçaj, është vetëm një vajzë në kërkim, ndërkohë që persona të tjerë nga fshatrat përreth zonës së shpërthimit nuk janë gjetur ende. Vetëm nga familja Delia, në fshatin Muçaj, kanë humbur jetën Liljana, e cila ishte shtatzënë, djali i saj 3-vjeçar dhe kunati i saj. Edhe familja Cani, nga i njëjti fshat, ka 3 njerëz, për të cilët nuk dihet asgjë. Fshati Muçaj duket se është më i prekuri nga kjo tragjedi, pasi përveç të sipërpërmendurve, aty ka edhe 5 njerëz të tjerë, për të cilët nuk dihet se ku janë. Ata janë zhdukur në shpërthim dhe ende nuk janë gjetur. Në fshatin Marqinet 2, janë tre persona të zhdukur. E njëjta situatë paraqitet në fshatin Picar dhe në qytetin e Vorës. Edhe pse larg vendit të shpërthimit, në këtë zonë mungojnë katër persona, dy nga Picari e dy nga Vora.

***

Burimet zyrtare nga Emergjencat Civile shpjeguan dje se familjarët janë ende në kërkim të të zhdukurve dhe ata kanë dhënë detaje konkrete, për momentin e fundit që i kanë parë ata. Ndërkohë, edhe gjatë gjithë ditës së djeshme, grupet e shpëtimit kanë vazhduar punën në kërkim të trupave pa jetë jo vetëm në zonën e fabrikës, por edhe në zonën përreth. Por nuk është vetëm numri i lartë i viktimave dhe ai i të humburve që po përshkallëzon çdo ditë përmasat e tragjedisë. Gjendja shëndetësore e të mbijetuarve vazhdon të përkeqësohet, çka e ka bërë të pamundur kurimin e tyre në ambientet e spitaleve shqiptare. Rreth orës 21 të ditës së djeshme, janë nisur në drejtim të Italisë pesë pacientët që ndodheshin në pavionin e Djegies, në Spitalin "Nënë Tereza" në kryeqytet. Mjeku kirurg, Gëzim Xhepa shprehet se gjendja e pesë pacientëve që në mbrëmje janë nisur drejt Barit, ka qenë kritike për jetën. Sipas mjekut, të pesë pacientët kanë pësuar djegie të shkallës së tretë, çka e bën të pamundur kurimin e tyre në Shqipëri. Në pavionin Civil janë nën ndjekjen e mjekëve rreth 15 pacientë, por me gjithë komplikacionet, gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

VIKTIMAT

Jetmir SaliBallazhi

1-Rajmonda MediDurda

2-Muhamet RamizHoxha

3-BesimFadilÇanga

4-HysenAbazCani

5-Jetmir QemalDeliu

6-Roland GëzimAlla

7-LilianaRamizDeliu

8-Flavio UranDeliu

9-Reshit HaxhiKruja

10-AzemMeliu(vdiq në Itali)

4 trupa që ndodhen në morg, të paidentifikuar

Rezultojnë të zhdukur

1-IrenaQemalDeliu

2-ManeQinami

3- ShkëlqimCani

4-BukurieCani

5- ZilieKaca

6-ShqipeAlhasa

7- ArbenHasa

8- MeteHaziraj

9-EndriDvorani

10-IlirianMalçi

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Mars 2008 15:03
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Biznesi i kryeministrit...

Pak orë pas tragjedisë kriminale të Gërdecit, të shtunën e kaluar opinioni publik shqiptar papritmas u vu në ankthin e ekzistencës. Vetë disa milje larg kryeqytetit, me vendimin e qeverisë shqiptare, në dijeninë e saj të plotë, një firmë kriminale kishte grumbulluar mijëra tonelata municione të rënda, me qëllim të pastër tregtimin e tyre. Përfituesit: firma, administratori i të cilës ishte një njeri me të shkuar të dyshimtë penale, i cili shiste metalin e nxjerrë nga predhat luftarake dhe ndërmarrja "MEICO" e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila shiste barutin për eksport.

Ky pazar milionash është shkaku i masakrës së fundjavës së shkuar dhe do të vazhdojë të jetë motivi i masakrave të tjera të ngjashme, aty ku ka fabrika të demontimit të municioneve, të cilat, sipas Kryeministrit të Shqipërisë, shtrihen nga Mjeda, në veri, deri në Skrapar dhe Gjirokastër. Dorëheqja e vonuar e Ministrit të Mbrojtjes, personit politik që ishte përgjegjësi për këtë pazar kriminal, nuk mund të largojë vëmendjen nga përgjegjësia kryesore dhe përgjegjësi kryesor. Ata janë: Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj.




Ishte një plan i menduar deri në hollësi, si në rastet e vendimeve korruptive të firmosura nga paraardhësi, kur Kryeministri aktual vendosi ta fshehë vendimin qeveritar për marrëveshjen mbi demolimin e municioneve.

Ai nuk ka bërë ndonjë akt të paparë për kryeministrat shqiptarë-thjesht ka hequr një dokument të ligjshëm, për të miratuar një të paligjshëm, që në fund të tia lërë ministrit të mbrojtjes, të gjithë përgjegjësinë.

Nëse hyni në faqen e qeverisë shqiptare, aty mund të gjenden dhjetëra VKM-të e miratuara në datën 14 mars 2007. Aty janë të gjitha: shtesë pagesash për Entin Rregullator të Energjisë, dhënie fondi shtesë për zgjedhjet e pjesshme në Shijak dhe miratime marrëveshjesh për koncesione në ndërtim hidrocentralesh etj. Mungon vetëm VKM-ja Numër 3887, ai që vendoste një firmë të përzgjedhur nga Ministria e Mbrojtjes, pasi kishte dështuar orvatja e parë për të përzgjedhur kompaninë amerikane "Southern Ammunition Company". Normalisht çdo Vendim i Këshillit të Ministrave, udhëzim, akt, apo projektligj afishohet në sajtin zyrtar të Këshillit të Ministrave dhe po ashtu edhe në Fletoren Zyrtare. Edhe atje mungon, sepse këto dokumente i djegin shumë qeverisë.



Duket se ka patur një skenar të mirëmenduar, për ta lënë anonime firmën që do të bënte demilitarizimin, duke shmangur qëllimisht çdo hollësi, që në një ditë si këto të sotmet, kur populli kërkon të vërtetën dhe drejtësinë, Kryeministri të distancohej, duke bërë të papërlyerin.

11 vite më parë, ai, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, e la vendin të futej në kaos. Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralët, kolonelët, kapitenët dhe të tjera grada të hierarkisë ushtarake, në mënyrë të pashembullt, me asnjë histori botërore, i lanë mbi 12 mijë kazermat, depot dhe repartet ushtarake në duart e turmave të zemëruara, të cilat humbën rreth 1.2 miliardë dollarë në skemat piramidale, që ishin lejuar nga qeveria e parë e PD-së. Bilanci i asaj të shkuare të afërt është tragjik dhe 4 mijë të vrarët, mijëra të plagosurit ende kërkojnë drejtësi.



Ish-Presidenti i marsit kobzi erdhi sërish në pushtet, pas 8 viteve në opozitë, prej aty ku nuk mundi t'i bënte dëm asnjë shqiptari. Erdhi dhe risolli në qeverisje pangopësinë kriminale që kishte, mllefin e opozitës së privuar aq gjatë nga zhvatja e të mirave materiale, ves kriminal që e kanë patur qeveritë shqiptare prej hyrjes së pluralizmit. Ushtria ishte njëri prej sektorëve më fitimprurës dhe abuzues, ku në emër të demilitarizimit, iniciativë e mbështetur fuqimisht dhe financiarisht edhe nga shtetet më të zhvilluar të botës, sigurimit të një vendi të sigurt për shqiptarët që presin hyrjen nën ombrellën e NATO-s dhe të BE-së, qeveritarët pa skrupuj të qeverisë "Berisha" fitonin qindra-milionë dollarë. Etapa e radhës e biznesit më të fundit, (ai i demilitarizimit të municioneve të trashëguara nga epoka komuniste), llogaritet në shifrën e 300 milionë dollarëve dhe si privatët, si qeveria, do të kishin hisen e tyre të majme. Se çfarë përmasash monetare kishte ky biznes kriminal, mjafton të thuhet se nga 1 ton barut që nxirrej nga predhat e kalibrit të madh, "MEICO" fitonte rreth 27 mijë euro. Ishte makutëria qeveritare për të marrë pjesën e majme ajo që kishte vendosur që predhat të mos digjeshin në Mjekës apo gjetkë, por të silleshin edhe nga tunelet e super-fortifikuara të Skraparit, për t'u demontuar në zemër të zonës metropolitane Tiranë-Durrës.

Ishte egoja e pashpirt e biznesit qeveritar, i cili nuk lë një punonjës pa siguruar në një firmë private në emër të formalizimit të ekonomisë, ajo që kishte lejuar që në këtë varrezë gjigante, siç është shndërruar Gërdeci, ku duheshin lejuar vetëm forcat e specializuara të Xhenios, të punonin në të zezë qindra punëtorë, burra, gra, vajza dhe fëmijë shkollash.



Ishte egoja e pashpirt e qeverisë për të mbuluar të vërtetën në kraterin makabër të ish-punishtes kriminale, ajo që kishte vonuar dhe po vazhdon të vonojë, me qëllim, daljen e të vërtetës, atë të vërtetë që të mbijetuarit fatkeqë po thonë me gulçe nëpër media, ato që nuk pranon t'i dëgjojë Kryeministri i vendit, i cili vijon t'i mëshojë pistës së pakujdesisë njerëzore. Ishte ky Kryeministër, që shfrytëzoi pak ditë më parë një aksident banal për të shpallur ditë zie, por që nuk mundi të shpallë ditë mynxyre 15 Marsin 2008- ditën kur qeveria vrau me dorën e saj qindra njerëz, sepse do të nxirrte veten lakuriq para opinionit publik. Por miliona shqiptarët që u tronditën nga masakra enorme e Gërdecit, nuk kanë nevojë për vendimin qeveritar për ditën e zisë. Ata janë në zemrat e të mbijetuarve dhe shpirtrat e viktimave: Rajmondës, Jetmirit, Hysenit, Liljanës, 3-vjeçarit Flavio që qeveria ia mori jetën ndërsa luante në oborrin e shtëpisë, ndajnë dhimbjen me gjithë ata shqiptarë që lanë malet dhe shtëpitë e tyre shekullore për të rinisur jetën metropolitane, por që u shkatërruan nga dora vrasëse e qeverisë.




Shqiptarët, këto qenie egoiste dhe materialiste, që sot falënderojnë Zotin, pse nuk qëlluan më 15 mars në Gërdec, Vorë, apo që vala e shpërthimit nuk u erdhi deri në Tiranë, po e perceptojnë këtë krim të pashembullt, si ai që u ndodh në një familje, dhe vrasësin po e trajtojnë si një kryefamiljar të pashpirt. Ai u ka në dorë të sotmen, bukën e përditshme, por edhe të nesërmen. Një kryefamiljar i tillë, që bën milionat me jetët e tyre, që u merr shpirtin ndërsa përpiqen të fitojnë ekzistencën, meriton pikësëpari dëbimin, largimin dhe izolimin nga ai vend, ku ai vendos për të sotmen dhe të nesërmen e tyre. Pastaj dënimin për krimet që ka bërë. Ky duhet të jetë fati i përgjegjësit kryesor të tragjedive shqiptare, drejt rrugës pa kthim.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Mars 2008 15:08
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

PINOKU I GERDECIT.....

Të paktën tetë herë në tri ditë kryeministri i vendit ka devijuar dukshëm nga e vërteta duke eklipsuar të vërtetën në mënyrë të përsëritur. Daljet e shpeshta të kryeministrit në konferenca shtypi këto tri ditë, edhe pse kishin për qëllim sqarimin e opinionit public, duket se kanë dhënë në të vërtetë një efekt krejt të kundërt. Gazeta “Albania” ka sjellë në vëmendje të lexuesve sot të paktën tetë raste flagrante ku kryeministri ka qenë gjithnjë në “kundërpedal” në raport me të vërtetën. Këto raste nuk janë shembuj të dorës së dytë, por qëndrime publike të kreut të Ekzekutivit lidhur me elementët dhe pistat kryesore të hetimit. Ndërsa sytë e të gjithë shqiptarëve ishin përqendruar mbi televizionet për të mësuar diçka më tepër nga personi më i informuar i vendit (kryeministri), të nesërmen lexonin në gazeta faksimile zyrtare që flisnin për fakte krejt të kundërta të atyre që kishin dëgjuar nga kryeministri i tyre. Të dhëna që lidhen me marrëdhëniet kontraktuale mes shtetit dhe dy subjekteve private, të dhëna që flisnin për fëmijë që “luanin” me predha, të dhëna që lidheshin me listën e të punësuarve, që juridikisht përfaqësojnë gjurmët kryesore të zbardhjes së të vërtetës, nuk u thanë kurrë saktësisht nga kryeministri në këto tri ditë. Ndonëse gazetat kanë një numër ku e ku mundësish për të shtënë në duar dokumentet zyrtare, ishin të vetmet që e thanë të vërtetën “lakuriq”, ndonjëherë dhe paralelisht me kryeministrin që gjithnjë informohej minutë pas minuti, por asnjëherë nuk koincidonte me variantin që diktonin faktet dhe dokumentet e nënshkruara dhe të depozituara në strukturat vartëse të tij.



Deklaratat e pavërteta të kryeministrit në tri ditë

Gënjeshtra 1. Trajnimi i punonjësve

KRYEMINISTRI (15 mars 2008): Nga informacionet që kam unë, këta janë punëtorë të trajnuar, të cilët janë kualifikuar nga kjo kompani për këtë proces. Së dyti, nuk kam informacione se ka fëmijë të punësuar.


ISSH (18 mars 2008): “AlbaDemil”, në janar 2008, kompania nënkontraktore e amerikanes SAC, me qendër në Gërdec, kishte të siguruar pranë Sigurimeve Shoqërore vetëm një punëtor.


Gënjeshtra 2. Lista është plot, por edhe bosh

KRYEMINISTRI (15 mars 2008): Ne kemi listën dhe mbi bazën e kontrollit të parë të listës nuk rezulton se ka patur fëmijë të punësuar. Mund të ketë pasur 18 - 19-vjeçarë, por sidoqoftë një verifikim më i hollësishëm do të bëhet. Lista është e plotë. Kanë qenë 121 punonjës në fabrikë.


KRYEMINISTRI (15 mars 2008): Nuk mund të them se kjo është realisht lista përfundimtare. Por është e mundshme që bilanci të jetë pak a shumë ky, sepse nga autoritetet është punuar gjithë natën në këtë drejtim. Edhe familjarët janë angazhuar gjithë natën për të kontrolluar te lidhjet e tyre. Sidoqoftë, operacioni i shpëtim-kërkimit vazhdon me intensitet të plotë.


Gënjeshtra 3. Profili i kompanisë

KRYEMINISTRI (15 mars 2008): Lidhur me kompaninë , kjo është “Southern Ammunition Company” me bazë në Karolinën e Jugut, e licencuar për zbërthim të municioneve, pra është një kompani e këtij profili, e certifikuar sipas rregullave të certifikimit të tyre dhe nuk ka patur asnjë të huaj në këtë fabrikë.


SOUTHERN AMMUNITION: Ne jemi një kompani që merremi me aktivitete të ndryshme që lidhen me armët luftarake. Ne gjithashtu mbulojmë dhe çmontimin e armëve me kalibër të vockël.



Gënjeshtra 4. Ministria ka rolin e “mushkës”

KRYEMINISTRI (15 mars 2008): Theksoj edhe një herë se veprimtaria ka qenë tërësisht private. Ministria e Mbrojtjes ka pasur vetëm një detyrë: transportin e materialit te fabrika. Për çdo problem tjetër, do të jetë institucioni i akuzës që do të nxjerrë të gjitha përgjigjet.


VKM 2007: “Procesi i demilitarizimit e demontimit të kryhet nën mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të Forcave të Armatosura, duke mbajtur regjistrime të hollësishme për regjimin, lëvizjen dhe sasinë e municioneve të dorëzuara dhe të atyre të demontuara dhe demilitarizuara dhe produkteve të tyre pas demontimit dhe demilitarizimit”

Gënjeshtra 5. “Çorba” me kontratat

KRYEMINISTRI (16 mars 2008): “Për sa i përket problemit të kontratës, pasi e dëgjova këtë gjë dhe pas verifikimit më raportohet nga ministria se kjo është absolutisht e pavërtetë, sepse pronari i fabrikës ka bërë kërkesë zyrtare për zgjatjen e kontratës dhe ka ardhur direkt nga vendi i tij për të firmosur kontratën e shtyrjes. Pra, sipas autoriteteve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo është absolutisht e pavërtetë. Ka qenë një kontratë e rregullt me kompaninë amerikane”.


QKR(18 mars 2008): Rezulton se Mihal Delijorgji nuk është ortak i vetëm i kompanisë, ndërsa zotëron maxhorancën e aksioneve të firmës 75 për qind. Pjesa tjetër e aksioneve (25 për qind) janë në pronësi të firmës amerikane SAC, me president Patric Henry III, që është pikërisht firma që MEICO ka kontraktuar për demontimin e materialeve luftarake në Gërdec të Vorës.


Gënjeshtra 6. Kontratat janë të hapura, por edhe të mbyllura

KRYEMINISTRI (16 mars 2008): Nëse ju doni të bëhen publike kontratat, ato do të bëhen, sepse nuk ka asnjë lloj sekreti në to. Unë do t’i kërkoj Ministrisë së Mbrojtjes t’ua dorëzojë mediave sa më shpejt

MINISTRIA E MBROJTJES: (16 mars 2008): ”Nuk kemi ndonjë urdhër për publikimin e kontratave. E kuptojmë interesimin tuaj, por ndoshta më vonë mund t’i merrni, do t’ju njoftojmë vetë”

GËNJESHTRA 7. Telefonata, apo kontrata?

KRYEMINISTRI (17 mars 2008): “Një nga çështjet që do të hetohen është edhe kjo që ju pyesni, cila është e vërtetë, telefonata apo kontrata dhe kërkesa paraprake për të pasur një marrëdhënie kontraktuale për këtë qëllim dhe një seri dokumentesh e vendimesh të tjera, të ndërmarra mbi bazën e kësaj kërkese nga autoritetet e këtij dikasteri”.

REZULTATI: As njëra e as tjetra. Nuk bëhej fjalë për dy firma, por vetëm për një firmë, në të cilën amerikanët e “Southern ammunition” kishin 25 për qind të aksioneve

Gënjeshtra 8. Familjarët e viktimave, pjesë e “antimafias”

KRYEMINISTRI (19 mars 2008): Por nuk do të isha ky që jam në rast se nuk do të shprehja këtu habi ndaj disa zëdhënësve, mercenarëve të mafias, gazetarë që, duke shkelmuar në mënyrën më të turpshme mbi moralin njerëzor, kërcenin nga gëzimi në ekranet e tyre dhe manipulonin me fatkeqësinë e viktimave, ma thanë edhe familjarët.

BANORI I GËRDECIT (18 mars 2008): ”Bosët e fabrikës vinin me fuoristrada, rrinin pesë minuta dhe iknin. Këtu punonin hallexhinj për pesë lekë. Qeveria të veprojë menjëherë për të përcaktuar numrin e të vdekurve dhe të të humburve. Këta janë mafiozë, ne do të protestojmë deri në fund për të gjetur të drejtën tonë. Duam që edhe ju si media të na ndihmoni se këta qeveritarë na mbytën me gënjeshtra”.

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Mars 2008 02:10
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Letër e hapur Kryeministrit, për një material kompromentues

Nga Adrian Thano / Drejtor i Gazetës "Shekulli"
........................

Kryeministër!

Nuk po të drejtohem me Zotëri, sepse i tillë nuk je. Nuk përfaqëson as zotërinjtë e vërtetë dhe as qytetarët e këtij vendi. Ti e di shumë mirë kë përfaqëson, ndaj nuk po të pyes për këtë.


Nuk do të të pyes as nëse ndjen ndonjë përgjegjësi për banorët e Gërdecit, Vorës, Tiranës etj., sepse në këto tre-katër ditë dërdëllitjesh në media, kuptoj se ti përgjegjësi prapë nuk ndjen.

Nuk po të pyes nëse pas kësaj që ndodhi në Gërdec, të del ndonjëherë para syve trupi i copëtuar i 3-vjeçarit Flavio; as nëse mund të përfytyrosh si e ka ngritur befas në ajër vala goditëse atë fëmijë, ndërsa luante në oborr të shtëpisë, se si është bërë njësh me tokën pas ca sekondash ajo fytyrë vocërraku e gjakosur; as nëse mund të përfytyrosh sytë e një 3-vjeçari të copëtuar që jep shpirt pa askënd përreth, nën predha e nën tym të zi, si në bombardim. Do të mjaftonte vetëm kaq, që të mos dukeshe më në TV e gazeta. Por ti del dhe artikulon shfajësime; pas '97-ës ty ndoshta nuk të bëjnë më përshtypje as kufomat.


As për premtimet e pambajtura me të cilat more votat, nuk po të pyes, as për performacën tënde prej karagjozi në këtë vend ku dua të rris djemtë e mi, që ti nuk e lëshon thonjsh, anipse pikërisht ky vend që ka politikanë si ty, është më i varfri, më i izoluari, më i parsimuari, më i pashëndetshmi në Europë; as pse në marrëdhënien normale mes meje si qytetar e drejtues gazete dhe teje si Kryeministër, ti nuk arrin kurrë të më bësh një fije krenar, sepse sillesh si burrec dhe jo si burrë shteti...

Nuk po të pyes as pse një burrë në moshën tënde bën gënjeshtarin patetik, sepse e di përgjigjen për të gjitha këto: është dëshira jote e panginjur për pushtet, që të shtyn të jesh i tillë. Dhe kur them dëshirë për pushtet, nuk gjykoj të drejtën tënde për të bërë profesionin e politikanit, por kam parasysh që tipa si ty, nuk janë politikanë, por ca gërmuqë të marrë fund, që nuk e duan pushtetin për ta menaxhuar por thjesht për ta shijuar.

Nuk të pyes, pra, për këto, sepse është e kotë. Pyetja ime ka të bëjë me një material që ndodhet në redaksinë e "Shekullit" prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Në këtë material ekzistojnë disa biseda telefonike të regjistruara mes një biznesmeni shqiptar dhe një biznesmeni amerikan. Regjistrimet ndodhen gjithashtu edhe në zyrën e Kryeprokurores së Republikës dhe në disa zyra të tjera hetuese jashtë vendit. Bisedat hedhin dritë mbi një aferë korruptive trafiku armësh që kap shifra përfituese hipotetike për protagonistët, deri 100 milionë dollarë amerikanë. E dimë mirë të gjithë që ka shumë gangsterë rrotull, që nuk do ta kishin për gjë të vrisnin njerëz për kaq shumë para.


Personat që përmenden në këto biseda, janë pikërisht dy të arrestuarit e ditëve të fundit për ngjarjen e Gërdecit Por jo vetëm këta. Në këto biseda përmenden edhe tre-katër emra të tjerë, mes të cilëve, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë dhe djali i Kryeministrit të Shqipërisë.

Kur mendoj që këto regjistrime ndodhen në të njëjtat duar hetuesish të huaj, që hetojnë trafiqe të tilla edhe në Afrikë (merreni me mend perceptimin) dhe ku renditja e personazheve (Ministri, djali i Kryeministrit etj.) është po aq nepotike dhe skandaloze sa të kujton sërish Afrikën, më beso, ndjej Turp. Nuk dua të qeverisem nga "afrikanë" të korruptuar nëse duhet të jem më i qartë… Ndaj, me gjithë forcën e shpirtit, do të doja që emrat e këtyre institucioneve të nderuara të vendit tim dhe familjarëve të atyre që janë përkohësisht në këto zyra institucionesh, të jenë përdorur thjesht si koperturë gangsterësh…

Por "koincidencat" janë të shumta; sjellja jote e ditëve të fundit, kur përpiqesh jo të nxjerrësh përgjegjësitë dhe të kërkosh së paku ndjesë, por të mbrosh vrasësit e Gërdecit, më bëjnë të dyshoj fort.


Lojërat me kontrata dhe VKM-të, kompanitë fantazma "amerikane" të "kontraktuara", etj., etj., ku firma dhe roli yt si Kryeministër janë primare, prapë më bëjnë të dyshoj fort.

Nëse Gërdeci nuk do të kishte ndodhur, nuk do ta shkruaja këtë që po shkruaj. Nuk jam as nga ata që shkruaj shpesh, ndaj vëru veshin mirë këtyre që të them! As "Shekulli" nuk do të botonte pa thënë fjalën e fundit Prokuroria, ato regjistrime kompromentuese, të cilat gjenden në zyrën time prej tre muajsh.


Por tashmë jemi të gjithë borxhlinj tek fëmijët e vdekur të Gërdecit! Duhet bërë çdo gjë, për të dhënë Drejtësi për ta. Boll më! Të vdekurit, të mbijetuarit dhe të gjallët e tjerë në këtë vend kanë nevojë urgjente për Drejtësi. E meqë jemi këtu, mos përmendni dëmshpërblimin për ta, akoma pa mbledhur kufomat nëpër rrugë dhe tunele. Është e neveritshme, Kryeministër, që e vetmja mënyrë që të ka mbetur për të vazhduar t'i shohësh ata në sy, është Paraja. E kupton sa poshtë kemi rënë të gjithë?

Kryeministër! Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, "Shekulli" dhe Shekulli Online duke nisur nga nesër do të fillojnë t'i botojnë ato regjistrime dhe materialet sqaruese mbi to. Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, Prokuroria le të nxjerrë shpejt një përfundim mbi to.

Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, ti duhet t'i përgjigjesh publikisht pyetjes: Emri yt dhe i djalit janë përdorur si koperturë gangsterësh apo jo?

Këtë detyrim e ke jo thjesht sepse po ta kërkon gazeta më e rëndësishme e këtij vendi. As pse ky skandal do botohet këto ditë edhe në shtypin amerikan. Këtë detyrim e ke ndaj atyre që e mbyllën jetën pa faj në 15 mars, në Gërdec; e ke ndaj atyre që do mbeten përjetë të gjymtuar nga shpërthimi; e ke ndaj qytetarëve të kryeqytetit që paaftësia e qeverisë tënde për të garantuar sigurinë fizike, për pak u shembi të gjithëve shtëpitë mbi kokë.

Kohën për t'u përgjigjur zgjidhe vetë, para ose pas botimit. Këtu në këtë gazetë, në media të tjera apo në Prokurori. E ke detyrim. Ngule mirë në mendje, që ato poste për të cilët silleni qençe, kanë jo vetëm të drejta dhe privilegje por edhe detyrime të tilla. E ke detyrim, Kryeministër! Jo vetëm ndaj të vdekurve e të mbijetuarve që përmenda më lart. Por edhe për të gjithë ata që edhe pse ndodhi '97-a, të ribesuan pushtetin, jetën dhe mirëqenien e tyre, të dhanë votën.


Sa për mua si qytetar, përgjigja nuk më duhet. "Garancitë" e tua Kryeministër janë kaq skarse sa të sjellin zorrët te goja. Ti e ke provuar që fjalët e tua i merr flladi, e jo më era. Atë që thua sot me zjarr e pathos, e mohon pas një muaji me po aq përvëlim. Ndaj, jam i prirur mos të të besoj më asnjë fjalë.


__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Mars 2008 16:49
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Z. President, tregoje vehten qe je me te vertete Presidenti i Popullit!

Zoti President,

Mgjse jeni ose vini nga PD-ja, tani qe jeni President i perkisni Popullit qe do te thote Shqiperise dhe per kete arsye jeni sherbyesi i tije!

Me ngjarjen e Gerdecit, dilni jashte nga Metaforat dhe shprehjet Politike dhe vihuni ne sherbim te Shqiperise pa dallim emri Partie dhe emra te vecante, te anetareve te ketyre partive!
Me kete dua te them e theksoj:
Shpiperia ka vite qe po hecen drejt Humneres dhe Shkaterrimit. Aq me e theksuashme eshte tani, gjate viteve ne Pushtet te DIKTARIT-INJORANTIT-SUPER MAFJOZIT:Sali Berisha!
Hapni me shume Syte Z.President, nqse e quani vehten President i Popullit!!!
Ju mund te rrini akoma me Zemer dhe me Ideale me PD-ne por, duhet te shkeputeni nga Ish-Padroni i Juaj, vresesi i Popullit shqiptar: Sali Berisha!
Veprimet e tije Mafioze njihen nga gjithe Populli shqiptare si dhe jashte Shqiperise!
Sali Berisha nuk ka Ideale por, ai eshte nje njeri i Rrjedhur menderisht! Ai i minoji Idealet e PD-se dhe e ktheu PD-ne ne nje KLAN Mafioz ne qellim te vetvehtes!!!
Tani qe Ju, jeni President dhe me shume siguri dini shume mire Bemat e Ish-Padronit tuaj, shfrytezoni Postin Tuaj,Fuqine tuaj si President per ta shpetuar Popullin shqiptare-Shqiperine nga ky Ndyresia Sali Berisha!
Dhe nje here:
Ngjarja e Gerdecit, nxorri dhe nje here me shume ne pah, Klanin Mafioz Qeveritar me ne krye Sali Berishen!

Zot President,
Tregoni Pastertine tuaj njerezore, Inteligjecen tuaj, e mbi te gjitha Karakterin tuaj.

SHKARKOJENI TE GJITHE QEVERINE DHE KRIJONI NJE QEVERI PROVIZORE DERI NE ZGJEDHJE...!

Mos harroni se, mllefi i Popullit kundrejt Sali Bishes dhe Qeverise se tije Korruptive, do te shfryhet shume shpejt!

Jeni Ju ai, qe mund te shmangni nje REVOLUCION ne Shqiperi qe, dita-dites po i afrohet ora!

Per cdo Shqiptar te NDERSHEM, i cili VUAN ne kurriz SHKATERRIMIN QE PO I BEN Sali Berisha Shqiperise dhe po e con Popullin ne MJERIM total, e vtmja rruge eshte REVOLUCIONI per ta zhdukur kete Gangrene qe e ka emrin: Sal Brisha!

Eshte detyra juaj si President te evitoni kete Revolte-Revolucion, duke shfrytezuar fuqine tuaj si President DHE TE HIQNI NGA FRONI KETE GANGRENE:Sali Berishen!
Historikisht, Ju duhet ta dini se, Revolucionet nuk dihen se si marrin! Ato dhe mund te shkaterrojne por, ne thelb, ne Shqiperi s'ka m se cte shkaterrohet se kete e ka bere Sali Berisha por, MENDONI SE MUND TE VRITEN DHE NJEREZ prandaj:

Beji paraprite Revoltes-Revolucionit dhe Shkarkoje kete Qeveri me Doktor Karagjozin ne krye!

Mos vononi Z.President se, ne nje mengjes te afert, do te zgjoheni nga zhurma e Turmave te popullit, nga klithmat e tyre per Drejtesi!
Klithmat e Barkut bosh, mbase nuk do te jene aq te forta por, duart e tyre gjithe kallo e te lodhur nga mbajtja shtrire duke lypur neper rruge, do te marrin force nga Zemra e vujtur dhe do te godasin pa meshire!

Zoti President, shpetojeni Popullin shqiptar!

Shmangeni Revolucionin!

Zhdukeni gangrenen shqiptare: Sali Berishen!

... ... ...

Me nderime!


Une jam...!!!
Elbasanlli

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Mars 2008 16:54
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Implikimi, ushtria punonte në Gërgec

Malçi, fadromisti i ushtrisë u urdhërua të shkonte në Gërdec




Ndonëse kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu prej ditës së katastrofës së Gërdecit kishin mbrojtur alibinë se biznesi ishte i një firme private dhe se qeveria nuk kishte gisht në atë biznes vrasës, të dhëna të përditshme po tregojnë se qeveria ishte bashkëpunëtore dhe bashkë-përfituese e tregtisë së municioneve. Dëshmia më e fundit që sjell sot "Shekulli", tregon se Forcat e Armatosura punonin për llogari të biznesit privat të Mihal Delijorgjit dhe kishin urdhëruar njerëz që të punonin atje ku do të gjenin vdekjen. Ilirian Malçi nuk do të ishte në mesin e atyre që gjetën vdekjen në shpërthimin apokaliptik të magazinës në Gërdec, nëse do të refuzonte urdhrin e dhënë nga shefat për të shkuar me fadromën e tij, që i përkiste Repartit Ushtarak të Xhenios. Pormegjithëse shefat kishin urdhëruar fadromistin të punonte për llogari të firmës private "Albademil", ai paguhej në repartin ushtarak. Dëshmia tronditëse është bërë nga Ardian Malçi, vëllai i vogël i Ilirjan Malçit, pesë ditë më parë, kur ndonëse kishin kaluar dy ditë nga tragjedia, Ilirjani nuk ishte në mesin e të zhdukurve. Më 17 mars 2008, Ardiani jep dëshminë e tij para Arsim Grudës, Oficer i Shërbimit të Policisë Gjyqësore në Seksionin e Policisë Ushtarake Tiranë: "Unë jam i punësuar në Repartin Ushtarak Nr.4501, Batalioni Xheniero-Ndërtues Tiranë dhe kam gradën Profesionist i Dytë.

Sot jam paraqitur për të dhënë këtë deklarim, për faktin se më datë 15.02.2008, në Gërdec ka shpërthyer një sasi e madhe municioni, ku atje ka qenë duke punuar me fadromë dhe vëllai im, i quajtur llirjan Malçi, i cili deri në këtë moment rezulton i zhdukur. Unë dua të deklaroj faktin se vëllai im ka qenë i punësuar si punonjës civil në Repartin Ushtarak Nr.4501 (1302), Batalioni Xheniero- Ndërtues, si manovrator dhe ka patur në përdorim një fadromë tip TC-1.35, prodhim italian, me të cilën ka qenë duke punuar në ish-repartin e Gërdecit mePreng Gjini". Gjatë dëshmisë së tij para oficerit të Policisë Gjyqësore, Ardiani kërkoi që nga ana e prokurorisë të bëheshin të gjitha verifikimet e nevojshme për dërgimin e vëllait në ishrepartin e Gërdecit, sepse ai ishte ende i zhdukur dhe trupi i tij ishte arritur të gjendej vetëm tre ditë më vonë, pas këmbënguljes së familjarëve në zonën e kraterit të shpërthimit. Ardiani deklaron para drejtësisë se me gjithë interesimin e tyre, ende nuk kishin marrë përgjigje që Ilirjani ishte punësuar me fadromë në objekt.

"Dua të deklaroj se me gjithë interesimin tim dhe të familjes së vëllait, nuk më është dhënë asnjë përgjigje që të vërtetoj faktin se vëllai im, Ilirjan Malçi, ka qenë i punësuar me fadromë në këtë objekt duke mbajtur predha për llogari të firmës. Pra, të vërtetohet se si ai ka shkuar në këtë objekt me urdhër të komandës. Për vajtjen e vëllait tim në këtë objekt, ka dijeni Komandanti i Regjimentit të Infrastrukturës Kolonel Sinan Bunguri, Zv.Komandanti i Batalionit, Major Vladimir Dushi, shefi i Personelit Artur Lala dhe manovratorët që kanë punuar me të në repart, Sabah Sula dhe Lek Lala. Ndonëse i ndjeri Ilirjan Malçi ishte urdhëruar që të shkonte me fadromë në Gërdec, në fillim të shkurtit, Ardiani thotë se të njëjtën punë më parë ka bërë manovratori tjetër, Lek Lala. "Dua të sqaroj se fillimisht në këtë objekt me një fadromë tjetër ka punuar manovratori Lek Lala dhe më pas ky manovrator është zëvendësuar dhe është dërguar vëllai im, Ilirjan Malçi me gjithë fadromë". Sipas Ardianit gjatë gjithë kohës që Ilirjani ka punuar në Gërdec, pagesën e ka marrë në Repartin Ushtarak Nr.4501, ku ka patur rreshtimin organik. A.Rr. Fjalët e fundit të Ilirjanit "Ka shpërthyer municioni. Gurët më kanë zënë poshtë këmbët...". Kjo ka qenë telefonata fundit e Ilirjan Malçit, me Ardianin, vëllain e vogël. Në çast, zëri është ndërprerë...

Ai është shuar aty poshtë rrënojave të fabrikës, ku bëhej demontimi i municioneve luftarake, që, as më shumë dhe as më pak, ngjante me një kasolle bagëtish. Por emri i Malçit mungonte në listën e të humburve. Familjarët kërkuan ndihmën e medias, që të paktën të bëhej publike se Ilirjani ndodhej mes viktimave. Dy vëllezërit gërmuan dy ditë më parë dhe nxorën nga rrënojat trupin e pajetë të vëllait të tyre. Familjarët deklaruan se kishin pritur 4 ditë për gjetjen e trupit të Ilirjanit. Sipas dëshmisë, xhenierët e gjetën trupin poshtë predhave dhe dheut. Reparti ushtarak: Dekoroni kolegun tonë, Ilirjan Malçi Dy ditë para se të gjendej nga familjarët trupi i pajetë i Ilirjan Malçit, Reparti Nr.4501, ku kishte punuar i ndjeri, u kërkoi autoriteteve shtetërore që atij t'i jepej dekorata më e lartë, për kontributin e shquar në kryerjen e detyrës.

Ilirjan Malçi, 45 vjeç, e kishte filluar punën në Repartin Ushtarak Nr.4501 në vitin 2003, si punonjës civil, me detyrë manovrator i mjeteve të rënda. Gjatë kësaj periudhe ai punoi me përkushtim të lartë, duke u bërë shembull për të gjithë efektivin e këtij reparti. Duke qenë një manovrator i shkëlqyer dhe një njeri i respektuar nga Komanda e repartit, atij i ishin besuar punime në objekte mjaft të vështira dhe të rëndë-sishme kombëtare dhe lokale, siç ka qenë puna për ndërtimin e aksit rrugor Milot- Rrëshen, pjesë e superstradës Durrës- Kukës, punimet e rëndësishme për zbatim të projektit të kompanisë amerikane "LOCHEDMARTlN", në Llogara -Vlorë, në ndërtimin "dhe sistemimin e rrugës në Martanesh, punimet për ndërtimin e argjinaturës në lumin Fan për mbrojtjen nga përmbytja të një pjese të zonës së Qytetit të Rubikut, në komunën Orosh të Mirditës, rrugën e Çeremit në grykën e Valbonës, që lidh komunitetin e kësaj zone edhe me Malin e Zi. Dhe kudo ku ka shërbyer ai ka marrë respektin dhe dashurinë e komunitetit.



__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Mars 2008 11:49
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
Zoti President,


Jeni Ju ai, qe mund te shmangni nje REVOLUCION ne Shqiperi qe, dita-dites po i afrohet ora!

Per cdo Shqiptar te NDERSHEM, i cili VUAN ne kurriz SHKATERRIMIN QE PO I BEN Sali Berisha Shqiperise dhe po e con Popullin ne MJERIM total, e vetmja rruge eshte REVOLUCIONI per ta zhdukur kete Gangrene qe e ka emrin: Sal Brisha!

Eshte detyra juaj si President te evitoni kete Revolte-Revolucion, duke shfrytezuar fuqine tuaj si President DHE TE HIQNI NGA FRONI KETE GANGRENE:Sali Berishen!
Historikisht, Ju duhet ta dini se, Revolucionet nuk dihen se si marrin! Ato dhe mund te shkaterrojne por, ne thelb, ne Shqiperi s'ka m se cte shkaterrohet se kete e ka bere Sali Berisha por, MENDONI SE MUND TE VRITEN DHE NJEREZ prandaj:

Beji paraprite Revoltes-Revolucionit dhe Shkarkoje kete Qeveri me Doktor Karagjozin ne krye! 



Zoti President, shpetojeni Popullin shqiptar!

Shmangeni Revolucionin! 





 

Une jam ! E kuptoj deshiren tende per ti kerkuar z President krijimin e nje qeverie dhe zgjedhje te parakohshme por se di pse kam parandjenjen se fjalet e tua do te bien ne vesh te shurdher sepse po flet me 1 president qe rrezik e ka kasaforten e sekreteve te tija politike pikerisht ne zyren e Berishes. Eshte sikur ai te zinte bishtin me rroten e vet.

sa per revolucionin qe ti ke aq frike une perkundrazi kam gjithe keto vite qe e pres, i vetmi shpetim i shqiptareve do te vinte nga ky revolucion . Ne kaluam ne pluralizem pa bere nje revolucion shoqeror dhe ky eshte handikapi qe kemi bartur qe nga fillim vitet 90.

Vazhdojme ta quajme situaten e tanishme Tranzicion , ska me tranzicion kjo eshte panorama e jetes shoqerore shqipetare. Ajo qe duhej te behej su be. Shqiperia i kaperceu mbrapsht fazat e ketij tranzicioni e tani jemi aty ku te gjithe e dime.

Revolucionet s'eshte e thene te jene te pergjakshme, jane ndryshime rrenjesore te ideve politike, ekonomike, kulturore e shoqerore. A mendon se ne Shqiperi ka ndodhur ndonje nga keto? Jemi vecse nje vend emigrantesh e vendasish pa identitet, jemi rinia e hutuar dhe pa asnje siguri per te ardhmen.

E ti mendon akoma se z President duhet te ndale ate qe ti e quan Revolucion ?
Une si shikoj keto premisa, por nqs do te ndodhe shpresoj te jete ai revolucioni shoqeror qe do te conte ne pikenisjen e vertete te nje Shqiperie te civilizuar.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Mars 2008 01:27
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Un jam per nje ngritje te popullit dhe te rrezoj kete qeveri gjakpirese,ska me llafe,populli eshte i lodhur nga premtimet,revolucion apo ku ta dij un si do ja vini emrin ska renci renci ka qe duhet ber dicka dhe sa me shpejt se koha nuk pret,jan mesuar ti hedhin hi syve te popullit keta horrat,koha per nje brez te ri me vison te qart per te ardhmen e shqiperise dhe mjaft me keto-jemi ne prag te pranimit ne NATO apo jemi shum pran BEs.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Mars 2008 02:52
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të back4ever Kërko mesazhe të tjera nga: back4ever Shto back4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto back4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kam pershtypjen se po shkoni shume larg. Une jam per doreheqjen e Berishes, por kurrsesi jo per zgjedhje te parakohshme. Cdo veprim qe con shtetin ne destabilitet duhet evituar, sepse cojme uje ne mullirin e Greqise dhe Serbise.

Prandaj ceshtja eshte e thjeshte. PD duhet pastruar nga Berisha dhe intelektualet e tjere brenda PD-se te formojne nje qeveri te re. Duhet te dime te ndajme shtetin nga personi qe e ka ne dore aktualisht, ndryshe do perseriten gabimet e 1997-es. Eshte rast i mire per te cuar Berishen ne pension, por vetem ate, pa prekur asnje institucion dhe moral shteteror tjeter.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Mars 2008 08:31
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:19 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha mashtroi për Gërdecin !!!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.