Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Halle pleqerie
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Halle pleqerie

Jam si një dru i zhveshur nga gjethet
Kështu e ndjej veten dhe jam i trishtuar!
S’do mend,që punën e tyre kanë bërë vjetet
Litari im:sa vjen dhe është duke u shkurtuar.

Gjethet nga”druri” po bien një e nga një
Dhe degët,dhe trungu im po thahet.
Në jam i trishtuar,s’e kam për këtë
Por jam në kurbet dhe malli nuk mbahet.
12 dhjetor 2003

2. Kam dashuri
Kam dashuri për vendin,për miq,për shokë
Për fshatin,domosdo;pa të jam si ulok!
Kam dashuri për pyllin,për pemët,për rrugët
Veç politikanët nuk dua(për ta:veç munxët!)

Dhe pyes veten:çfarë do të isha pa ty,dashuri?
Do të isha kufomë!S’do isha njeri…
15 prill 2004

3. Tek rri vetëm
Tek rri vetëm me mendimet(zë me to e logoris)
Se s’m'u ndanë hiç mendimet(unë me to si lidhur pisk?!)
Vjen një mall e më kaplon(malli i vjetër:hane-hane!)
Zë dhe zemra më gulçon(zë gulçon kjo virane!)

Edhe mbushem ngashërima(hap fletoren edhe shkruaj)
Ah,mor mall,që ia bën prima(ku më gjen në vend të huaj?)
Ku më gjen në vend të huaj(pa shiko:jam mbledhur grusht!)
Se po vuaj,aq po vuaj(sa dhe rrobat më rrinë ngusht!)

Porse malli ia bën prima(ka vënë krahë e më pushton)
Dhe më mbush me ngashërima(mezalla se më lëshon)
Tundem-shkundem,i tramaksur(dua që mallin ta largoj)
Por ç’e do:më ka firapsur(dhe rënkoj,dhe veç rënkoj…)
13 prill 2004

4.Do këndoj pleqërisht
Do këndoj unë pleqërisht,ndaj avazi është i vjetër!
Këtë këngë po e ujdis(nuk dua saze:As orkestër!)
Do këndoj si babagjysh,siç këndohej që nga moti?!
Mos më pyesni si a qysh?Do mundohni,kot së koti!

Kënga ime,këngë plaku(seç buron që nga thellësia)
E malaksur gulçegjaku(ndaj është valë si dashuria!)
Kënga ime mbushur mall( sa për miq dhe sa për shokë)
Se nga malli jam dangall(ndaj këndoj si një ulok…)
13 prill 2004

5.Kur të shoh
Kur të shoh aq të ujdisur,sikur nisesh për sfilatë!
Zemra tak më merr të krisur,se s’duron:jam plak i ngratë!
Shoh fustanin krejt të hapur,gjiri varet si bostan!
Mbeta unë me gojë të hapur,se s’e duroj “hatanë”.

Se “hata” e shkuar “hatasë”,kjo stolisje kaq e rëndë!
S’i bëj ballë,o zonjë,sevdasë(se dhe zemra më rreh”tëng!…”)
12 prill 2004

6.Sot
Sot më zu një mall i rëndë(më zu keqas dhe s’më lë)
Ah,-them unë,-që nuk kam pëndë(mu si zog unë krahë të vë!)
E të nisem fluturim,pa ndaluar as gjëkund
Dhe të sos tek vendi im(dhe të sos,se ndryshe s’mund)

S’mund që mallin unë ta mbaj(po më bluan dhe po më mpak)
Se nga malli,sa s’po qaj,si të jem paloçunak…
12 prill 2004

7.S’jam i trashë
“Duhet të jesh i trashë që pret
të rrosh me poezi!”
Xh.London
S’jam i trashë që pres të rroj me poezi!
(Poezitë më dhimbsen!Për to kam vlerësim!)
E di që do vdes pa patur pasuri
Po mbetën në sirtar,ky është pengu im?!

Vetëm dua që të dalin në dritë
Lexuesi,mandej, t’u vërë notën!
Në to do të gjeni timin shpirt
Do të shihni sa e kam dashur botën.
11 prill 2004

8.Është një fshat
Buzë lumit,nga këtu,larg është një fshat
Një fshat i madh:gati si qytezë!
Sado që nga ky fshat jam mijëra km larg
Atje jam çdo ditë dhe u them mirëmëngjes!

E pse çuditi?Ky nuk është një trill
Që ja më kapi dhe nuk më lëshon
Por është një realitet,siç është tani prill
Nga fshati im,largësia aspak nuk më pengon.

Vërtet që kam ikur,kam mbi tri vjet
Por atje jam gjithmonë:çdo mëngjes!
Me fshatin tim jam lidhur për jetë
Dhe,sado që jam larg,atje dua të vdes.
7 prill 2004

9.Dëshirë
Shtëpinë ma lyeni me gëlqere
Dritaret m’i hapni kanatë më kanatë.
Të mbushet shtëpia me erë pranvere
Se ja tek po vij,unë,mërgimtari i ngratë!

M’i shtroni çarçafët të bardhë si dëbora
Që të bëjnë”tëng” kur shtrihem,si kallkan!
Nga malli u thinja,si grushti u mblodha
Dhe zemra zë hidhet,shpërthen si vullkan.
7 prill 2004

10.Somnabull
Jam i verbër siç është dashuria
I shurdhë nga veshët!Memec:s’kam gojë!
As nuk di se ç’ndodh nga Shqipëria
Dhe s’kam një mik të më lajmërojë?!!!

Jam si sonambull që eci nëpër gjumë
Jam si një robot që iu sos bateria!
Më thoni tani a ka më keq nga unë?
Si të mos jem keq,kur më mungon Shqipëria?…
6 prill 2004

11.Jeta ime
Jeta ime s’ka qenë çahir me bar
Ku unë të kullotja si mëz i hazdisur
Jeta ime,ndonjëherë,ka qenë Saharë
Se lufta e “kllasës” kurrizin ma ka ujdisur.

Po unë s’u dorëzova.Luftova dhëmb për dhëmb
Kokën s’e përula,po qafa m’u rropë
Në s’u gjunjëzova dhe s’rashë nën këmbë
Medalje nuk dua!Ka si unë plot…
23 mars 2004

12.U plakëm
Një shënjë në dorë,në gisht a në krah
Vjen e na shqetëson(mos ndodh ndonjë”hata?”)
Këtu seç më ha,atje seç më kruhet
Të ha e të kruhet,në një vend që s’thuhet?!

E shkurt muhabeti:plot me kusure!
Sa halle më ke,pleqëri,moj kërcure?!
Ankesa me okë:çdo gjë për doktor?!
U plakëm,o shokë!Po rrojmë si me zor…
9 mars 2004

13.Sa do më pëlqente!
Sa do më pëlqente të kisha një shtëpi
Diku,në mes pyllit,ku cicërojnë zogjtë!
Një kopsht dhe një bahçe të kem përbri
Dhe një çahir ku të kullosin loptë!

Pra,siç e shihni,në shpirt mbeta fshatar
Dua të kem nga të gjitha që mbajnë era-fshat!
Por asgjë nga këto s’kam dhe bëhem zilar
Ndërsa vjershën mbyll,bëhem zemërak.
25 shkurt 2004

14.Si ta shtyj kohën
Si ta shtysh kohën,kur e ke me pashë
Ke një hall vërtet(me kë do ta qashë?!)
Shok s’ke gjëkund(ca më shumë:një mik!)
Mërzia të mundë(tërë kohës -nevrik!)

Nervat m’u bënë tel(mënd dhe po këputen)
Sikur kam bërë turp(nuk di ku të futem)
Dua ta shporr mërzitjen(ta heq si çiban)
Miq,t’ma shihni shpirtin!Ah,se si e kam…
29 janar 2004

15.Jeta
Jeta është si një kujtim
(me kasetat e saj mbushet një sirtar!)
Provo që ta shohësh tëndin”film”
Dhe sa ke për të qeshur,aq ke për të qarë…
26 dhjetor 2003

16.Nga sytë e mi
Nga sytë e mi:përrenj me lotë!
(lotë të hidhur-të fortë si guri?!)
Dhe mos kujtoni se përrenjtë rrjedhin kot
Se ka shkaqe të forta kur qan burri!

Si të mos qaj?A mund të duroj?
se lashë vendi tim,u bëra ikanak!
Ndaj mbushur brengë,lotë lëshoj
Mezalla s’pushojnë!Mallin kanë shkak..
13 dhjetor 2003

Shkruar nga Përparim Hysi
Dërguar për”peshkupauje”më 12 gusht 2007. 
 
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Gusht 2007 01:11
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mbreteresh
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 11/01/2008
Vendbanimi: Large vendlindjes!!!
Mesazhe: 296

Re: Halle pleqerie

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur

Te lumt pena ty qe ke shkruar,vertet na ke emoncionuar shum me kte poezi mallengjyesevlersime.....!

Jufalemnderit
MBR.

__________________
Pa pavaresi ska liri!pa bashkim ska shpetim,shqiptarit te vertet i flet vepra vet.
Fjala eshte shpat!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Gusht 2008 20:54
Mbreteresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mbreteresh Kërko mesazhe të tjera nga: Mbreteresh Shto Mbreteresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mbreteresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:19 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Halle pleqerie

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.