Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Elbasani
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Elbasani

Historia e rajonit (nen emrin Skampa) figuron qe ne shekullin e pare te eres sone.Ne shekullin e dyte,kronikat flasin per qytetin e Skampes qe figuron ne varesi administrative nga qyteti i Durrahut.Duke qene ne kryqezimin e arterieve qe lidhin veriun me jugun dhe lindjen me perendimin,u be nje pike e rendesishme tranziti dhe nje stacion kryesor i rruges Egnatia.Kalaja e Elbasanit,datohet nga arkeologet tane dhe te huaj,se eshte e shekullit IV te eres sone.Vendbanimet Ilire te qytetit u prishen gjate periudhes se invazioneve barbare. Rindertimi i kalase behet ne shekullin e 14 te eres sone nga Turqia e cila i vuri dhe emrin Elbasan,qe e mban edhe sot.Gjate periudhes se pushtimit turk Elbasani u be nje nga qendrat me te rendesishme administrative te Shqiperise qendrore.Artizanati dhe tregtia moren nje zhvillim te madh.Elbasani eshte nder qytetet me te zhvilluara ne shekujt XV,XVI dhe XVII duke u bere edhe nje qender e rendesishme e kultures.Funksionari i larte i Perandorise Osmane Evlia Celebia,duke ndenjur ne Elbasan ne vitet 1640 shprehet :"Elbasani eshte djepi i shume dijetareve,poeteve dhe kompetenteve te tij ".
Ne shekullin e XVI lulezon arti ikonografik me perfaqsues piktorin e madh Onufrin e Neokastres (Elbasanit),i cili bashke me te birin bene nje hap te madh perpara ne pikturat e famshme murale,qe ruhen edhe sot ne kishat e Shelcanit dhe Valeshit.
Gjithashtu ne Elbasan hapet ne 1 dhjetor 1909 shkolla Normale duke bere qe ngrehina e mendimit gjuhesor shqiptar ta kishte bazen ne Elbasan,qe si· shkruan edhe Edith Durham ne vitin 1904 : "Ne Elbasan prekesh nga perpjekjet qe behen per dije e kulture.Gjen njerez qe pa kurrfare ndihme japin e marrin me gramatiken frenge e ate gjermane.Ka nje numur te madh njerezish te shkolluar e te ditur".
Vete qyteti i Elbasanit,nga pikpamja urbanistike eshte percaktuar grafikisht qe prej vitit 1933.Kete e gjejme ne dokumenta te pergatitur nga Austro - Hungaria ne nje harte te shkalles 1 : 50.000.Ne ate kohe qyteti shtrihej 1.5 km nga perendimi ne lindje dhe 2 km nga jugu ne veri me nje siperfaqe prej 250 hektaresh.
  
Ne shekullin e XVI lulezon arti ikonografik me perfaqsues piktorin e madh Onufrin e Neokastres (Elbasanit),i cili bashke me te birin bene nje hap te madh perpara ne pikturat e famshme murale,qe ruhen edhe sot ne kishat e Shelcanit dhe Valeshit.
Gjithashtu ne Elbasan hapet ne 1 dhjetor 1909 shkolla Normale duke bere qe ngrehina e mendimit gjuhesor shqiptar ta kishte bazen ne Elbasan,qe si· shkruan edhe Edith Durham ne vitin 1904 : "Ne Elbasan prekesh nga perpjekjet qe behen per dije e kulture.Gjen njerez qe pa kurrfare ndihme japin e marrin me gramatiken frenge e ate gjermane.Ka nje numur te madh njerezish te shkolluar e te ditur".
Vete qyteti i Elbasanit,nga pikpamja urbanistike eshte percaktuar grafikisht qe prej vitit 1933.Kete e gjejme ne dokumenta te pergatitur nga Austro - Hungaria ne nje harte te shkalles 1 : 50.000.Ne ate kohe qyteti shtrihej 1.5 km nga perendimi ne lindje dhe 2 km nga jugu ne veri me nje siperfaqe prej 250 hektare
 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shkurt 2009 18:05
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Banesat tradicionale të Elbasanit në listën e monumenteve të kulturës dhe me vlera të rëndësishme për arkitekturën dhe historinë e qytetit po shkojnë drejt zhdukjes.
Një rast tipik i një banese të kategorisë së parë në listën e Monumenteve të Kulturës është banesa dykatëshe e Sul Shahinit. Ajo nuk ka vetëm tiparet e sarajeve me çardak por edhe historinë e saj me vlera të padiskutueshme.
Kjo shtëpi u la testament nga Rrapush Demeti për arsimin. Jo vetëm që amaneti nuk shkoi në vend asnjëherë por edhe shtëpia, ndër mrekullitë e traditës elbasanase, është drejt rrënimit të plotë.
Tavanet thuajse janë shkatërruar, kati i parë është trasformuar tërisht nga banuesit, ndërsa kati i dytë e ka çardakun me dru, dollapët karakteristikë, një derë të brendshme e punuar, pak ornamente tek shkallët, dritaret me kornizë druri dhe shtyllat e parvazët prej druri. Kaq ka mbetur nga kjo shtëpi që ka vite që nuk është parë nga Instituti i Monumenteve të paktën siç deklarojnë banorët e kësaj shtëpie.
Shtëpia e Sul Shahinit (pronarit që e mori nga shteti pas çlirimit) në lagjen e njohur atëherë me emrin "Karavelie" sot "Partizani" vazhdon të jetë monument i kategorisë së parë ku nuk duhet të ndërhyhej si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
Fatin e saj e kanë ndjekur edhe shumë banesa të tjera të cilat nuk duhet të modifikoheshin. E vetmja banesë që i shpëtoi transformimit është Shtëpia e Sejdinëve po jashtë Kalasë pasi u mor në administrim dhe në mbrojtje nga shteti.
Muzeu Etnografik i Elbasanit është ndërtuar në një shtëpi karakteristike me çardak, që i takon shek. XVIII. Elbasanasit e njohin si shtëpia e "Sejdinëve". Ajo është një shtëpi e cila, nga mënyra e ndërtimit dhe arkitektura, është e veçantë në llojin e vet në trevën e Elbasanit.
Kati i parë përdorej si magazinë e produkteve bujqësore dhe përbëhet nga këto mjedise :Korridori, Dhoma e leshrave, Dhoma e metaleve;Dhoma e tabakëve. Kati i dytë, ka qenë përdorur si vend banimi dhe përbëhet nga këto mjedise : Korridori, Dhoma e punës e vajzave, Dhoma e grave,Dhoma e burrave, Dhoma e nuses dhe dhëndrit. Kjo banesë është restauruar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në vitet 1983-1985 dhe në vitin 1986 mjediset e saj u përshtatën në muze etnografik. Në fondet e këtij muzeu ruhen rreth 900 objekte origjinale të kulturës popullore dhe etnografisë.
Shtëpi me hajat
Në rrethinat e Kalasë kanë ekzistuar edhe shumë banesa tradicionale, tipike elbasanase të kohës turke të quajtura Dollmallije. Dollmallija ka në ballë hajatin e madh me shtylla druri, me sofë, me ambiente të tjera tipike si: Divitja, dhoma e zjarrit, qyri, ku shkohej nëpërmjet buharit, ambientet e tualetit etj.
Ky tip banese thuajse është zhdukur.
Dollmallijet kanë qenë kryesisht të familjeve myslimane me shumë prona e pasuri. Ky tip kërkonte shumë tokë e hapësirë përreth. Shtëpi të tilla ka pasur familja Ceka por edhe shumë familje të njohura. E vetmja banesë që përfaqëson një tip të ruajtur të banesës me hajat në Elbasan është shtëpia e Hajrie Skilës
"Shtëpia është mbi 200-vjeçare. Veli Skilja që ka pasur këtë shtëpi ka qenë tregtar. Sot ka mbetur pak nga ajo që mbaj mend nga kjo shtëpi. Banesa ka pasur Divitje, Sofë, Qyre etj. Tavani i vjetër po prishet e po bie, divitja nuk u ruajt dot dhe po kështu pjesët e tjera.
Kjo ka qenë ndër shtëpitë më të bukura të kohës. Qysh në hyrje ishin dy dyer. Pas derës së parë ishte një ambient për burrat në festa si Bajrami që të mos shiheshin gratë. Në lagjen tonë ka qenë edhe një remë me ujë që vinte nga mulliri dhe e gjithë rema ishte me ura me harqe. Ka qenë vërtet një mrekulli. Është mëkat që u shkatërrua".
Pjesë të vjetra janë dyert dhe një dhomë e cila ka një tavan të punuar në dru në formë të rrumbullakët me mjaft vlerë. Po kështu dhoma ka dekoracione prej druri dhe dollapë të vjetër tradicionalë të futur në mur. Pronarët kërkojnë heqjen nga lista të objektit për shkak të transformimit. Sakrifica e këtyre familjeve është e madhe pasi koha dhe sidomos nevoja për të ardhura i dikton zgjidhje të tjera për banim.
Brenda kalasë së Elbasanit
Ndryshe nga pjesa jashtë ku ishin kryesisht familje myslimane, ato që ndërtuan banesa të larta si sarajet dhe me hajat, në brendësi të kalasë dhe sidomos në pjesën ortodokse lloji i banesës i përshtatej shumë zgjidhjeve të veçanta
Shtëpitë në këtë pjesë kanë ndërtime me çardak dy deri në tri kate, me dalje në konsol të katit të dytë, dhe karakterizohen nga grup dritaresh me kornizë të gjërë druri dhe me strehë të gjërë. Këto forma i përshtateshin terrenit të pakët dhe shtimit të banorëve.
Në Kala në rrethinat e kishës "Shën Maria" janë disa objekte me vlera. Mund të veçojmë shtëpinë e Bibajve me një arkitekturë të mrekullueshme në pjesën jugore, me konsolë të dalë dhe me një shfrytëzim të mirë të territorit. Gjëndja e saj është e mjeruar dhe po shkon drejt shkatërrimit.
Ndërkohë, shtëpitë e Papajanëve janë modifikuar disi në përshtjate me kohën, ndërsa shtëpia e Kristoforidhit (shtëpi muze) më në fund të paktën në pjesën e jashtme mund të gjesh një pllakë treguese jo me shumë vlera arkitektonike
Një shembull i mirë i ruajtjes dhe i restaurimit të paktën në pjesën e jashtme është shtëpia e Genc Nosit. Nëpërmjet restaurimit në këtë shtëpi është ruajtur pamja e jashtme. "Kjo banesë është e Isak Xhufkës dhe është mbi 100 vjeçare. Është monument i kategorisë së dytë dhe është restauruar pjesa e jashtme"
Pronari i sotëm, Ali Çami (Halili) tregon se kjo shtëpi në një arkitra mban vitin kur është ndërtuar dhe është një shtëpi mbi 300 vjeçare. "Shtëpinë e kishte dhespot Papajani dhe për këtë arsye është ndërtuar një tynel që del tek Kisha e vazhdon më tej në Krastë.
Në këtë shtëpi ka pasur modifikime dhe përshtatje me kohën. Ndër ato që ruhen janë oxhaku, rozeta, forma e ndërtimit karakteristike për katet e sipërme me tulla e të tjerë elementë. Pasuria e kësaj shtëpie nuk janë vetëm format e dritareve por edhe kati i parë. Ai ishte totalisht në funksion të veprimtarisë së familjes dhe nuk përdorej për të jetuar.
Sapo hyn në portën tashmë të ndryshuar, në njërën anë janë dy ambiente që dikur kanë qenë dhoma të ndara me qemere të rrumbullaktë dhe në fund një sterë e madhe uji. E ndërtur 3 shekuj më parë, stera është e padepërtueshme nga uji dhe sipas pronarit është bërë me llaç me rërë vullkanike që vinte nga Italia dhe llaçi është përpunuar me sapun. Shkallët janë me pllaka guri dhe mënyra e organizimit të kësaj banese është e veçantë.
Kjo banesë është një formë sesi shfrytëzohej çdo pëllëmbë tokë e Kalasë në kohën e mesjetës dhe gjatë periudhës turke. Pronari aktual thotë se ka njoftuar disa herë specialistët e monumenteve por nuk ka ndërhyrë njëri. Ai shprehet se restaurimin e shtëpisë do ta bëjë vetë duke imituar pamjen e vjetër.
Banesë në restaurim
Është një ndër më të veçantat dhe më të bukurat e vendosur mbi murin e vjetër të lagjes Kala ngjitur me shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit. Nga brenda kalasë ajo ka një pamje që të mrekullon, me dritare karakteristike me veshje druri, me strehë të gjërë të çatisë, shkallë prej druri.
Shtëpia e Jorgji Xhufkës është mbi 300 vjeçare. Ajo është blerë nga familja Leka. Kjo e fundit pasi ka pritur më kot nga Instituti i Monumenteve duke e lajmëruar disa herë për ndërhyrje në këtë objekt pasi po shembej, ka vendosur të kryejë punimet vetë. Pronari i shtëpisë Edmond Leka, ka njoftuar organet kompetente dhe ka marrë leje për të kryer vetë punimet.
Kjo banesë e vendosur mbi murin verior të Kalasë ka një kompozicion interesant. Me një kat bodrum dhe dy kate të tjera, kjo shtëpi ka shfrytëzuar murin e trashë të kalasë. Në bodrum ndodhen pasuri të tjera të kësaj shtëpie.
Mjafton të hysh në njërën prej tyre për të parë fuçitë e rralla prej guri ku mbahej vaji i ullirit. Janë 4 të tilla me shkëmb të gdhendur përbrenda që përdoreshin në atë kohë për vaj. Në bodrum është edhe një pjesë e murit të kalasë që duket që nuk është një shtresë turke
Familja Leka është duke përballuar vetë të gjitha shpenzimet për restaurimin e shtëpisë. Të vetëdijshëm ata kanë ruajtur pjesët më të rëndësishme të këtij objekti. Të zhgënjyer për mungesën totale të shtetit ata kanë filluar me vështirësi të ruajnë këtë pasuri që po shkatërrohej.
E zonja e shtëpisë thotë se shtëpinë e kanë parë specialistë shqiptarë dhe italianë por veç fotografimit nuk ka pasur asnjë reagim tjetër që t'i bentë të mundur kësaj familjeje përballimin e shumë shpenzimeve për ruajtjen e këtij objekti me vlerë. Mbajtja e një shtëpie të tillë shprehen ata, është mjaft e vështirë pasi gjithçka duhet t'i përshtatet formës dhe teknikës së vjetër. Të kesh një monument kulture në këtë kohë është vuajtje dhe jo përfitim. Shpresojmë të vijnë kohë më të mira, përfundojnë pronarët e vetëdijshëm për vlerat, por të zhgënjyer nga gatishmëria e institucioneve dhe ndihma që kjo banesë të jetojë sa më gjatë.
Belegu: Duhet kujdestar për monumentet
Para viteve 90-të kishte kujdestar në çdo lagje që kishte monumente kulture. Ata kujdeseshin, verifikonin dëmtime dhe njoftonin. Tani askush nuk e ka në ngarkim këtë gjë dhe monumentet janë larg vëmendjes së specialistëve". Këto janë fjalët e drejtorit të Trashëgimisë Kulturore pranë bashkisë Elbasan, Niko Belegu. Elbasani ka qenë një ndër qytetet më të zhvilluara.
Gjatë udhëtimit dhe shënimeve të Çelebiut shkruhet se Elbasani kishte 1159 shtëpi. Shumë nga objektet e vjetra janë ruajtur deri vonë por zhvillimi bëri të vetën dhe shumë u shkatërruan. Sot të pandryshuara janë shumë pak. E fundit ndërmarrje nga bashkia është mirëmbajtja e shtëpisë së Kristoforidhit ku së fundi është vendosur një tabelë.
Restaurimi i shtëpisë së Aleksandër Xhuvanit etj. Banesat duket se janë elementi i harruar nga ana e specialistëve. I vetmi objekt i ruajtur mirë është muzeu etnografik (shtëpia e Sejdinive) por pasuritë e këtij qyteti janë në shumë dimensione që çdo vit janë në zvogëlim dhe nuk do të jetë e largët dita kur të mos kemi më shtëpi Dollmallie, shtëpi të veçanta me çardak dhe zgjidhje të veçanta të traditës së Elbasanit.

shekulli.
...300 vjet me pare te ndertohet nje shtepi 3 sekonda me e prish tani..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Gusht 2010 00:44
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

"Pusi qe lahej vete"

Zanafilla dhe misteri

Është hapur 547 vjet më parë, në vitin 1460, në një lagje të madhe jo shumë larg qendrës së qytetit të Elbasanit. Ideja e hapjes së një pusi ishte e dy vëllezërve arabë, besimtarë myslimanë, Hyseni dhe Dylgjeri, të cilët mbas hapjes do të ndërtonin edhe një xhami shumë pranë tij. Të gjithë besimtarët para se të kryenin faljen e namazit laheshin në ujërat e këtij pusi. Që nga ajo kohë kjo lagje do të shtohej nga viti në vit.
Mbas ndërtimit të xhamisë dhe hapjes së pusit lagja mori emrin “Dylgjer Hysen”, në nder të dy vëllezërve arabë, por që asnjëherë nuk u thërrit me këtë emër, por me titullin simbol “Pusi që lahet vetë”. Por, në vitin 1966 do të prishej xhamia, si dhe do të mbyllej pusi që lahet vetë. Gjatë viteve që do të vinin, shumë prej njerëzve që e dinin vendodhjen e tij, nuk jetojnë më. Vetëm mbas 45 vjetësh, dikush do të investonte për ta hapur sërisht këtë pus, i cili njihet tashmë nga i gjithë komuniteti elbasanas, por edhe nga shumë vizitorë e turistë për nga vetë historia që ai ka, si dhe nga gojëdhënat e vetë banorëve, të cilët vazhdojnë ta përmendin atë si “ Pusi që lahet vetë”.
Shumë pak është shkruar në historinë e monumenteve të kulturës për “Pusin që lahet vetë” dhe për rrapin që ndodhet shumë pranë tij.

Një banor i moshuar i kësaj lagjeje, nje 76-vjeçar, tregon për “TemA” : “Emrin e ka të tillë, pasi dikur, pusi lahej vetë. Shpërthente ujë nga brenda tij dhe nxirrte papastëritë në rrugë. Të nesërmen në mëngjes rruga ishte e mbushur me ujë. Gjithçka ndodhte natën dhe askush s`e dinte se në cilën natë pusi do të lahej”.

-Zona ke Pusi dhe Pusi sot-











p.s. Te c'mallet Biondia i cike!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2010 20:37
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

skam qen asiher por kam nje shoqe te ngushte nga elbasani.. perher me thot mos e merr burrin elbasanlli se jan fanatike per gra hahahahah

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Tetor 2010 10:00
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Niqua Kliko këtu për të kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Niqua Shto Niqua në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Niqua në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Cohu Shqiptar, cohu sot se neser eshte shume vone


__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Janar 2011 18:15
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shkrumbohet teatri “Skampa




Shkrumbohet teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit dhe një godinë ngjitur saj, shpëtojnë vetëm zyrat përreth. Kanë mjaftuar 30 minuta që skena, salla me 292 vende, lozhat e gjithçka tjetër të përfshiheshin nga flakët dhe të bëheshin shkrumb e hi.

Zjarri mendohet të ketë rënë në pjesën e çatisë dhe është përhapur me shpejtësi më pas duke përfshirë pjesën e brendshme dhe sidomos sallën e teatrit. Për shkak të përbërjes me dru dhe veshje cope ka mjaftuar një shkëndijë që zjarri të përfshirë me shpejtësi fillimisht skenën, më pas vendet e qëndrimit të spektatorëve, lozhat dhe gjithçka në brendësi duke përfshirë pajisjet, fonitë sistemin e kondicionimit të vendosur vetëm një vit më parë.



Sipas dëshmitarëve zjarri ka rënë rreth orës 16:00 dhe sipas të njëjtave burime zjarrfikësit kanë mbërritur rreth orës 16:25, që kanë qenë dy mjete fillimisht.

Nga zjarri janë kërcënuar arkiva, studio televizive, zyrat e administratës si dhe një librari e një lokal në holl. Të rinjtë kanë nxituar të nxjerrin nga holli të gjithë librat që rrezikoheshin të digjeshin si dhe kanë mbushur kovat me ujë për të evituar përhapjen më tej të flakëve.

Vetëm dy orë më pas zjarri është vënë nën kontroll. Dëmet janë të pallogaritshme si për teatrin “Skampa” që u shkrumbua në total, ashtu edhe për godinën ngjitur.

Teatri i ngritur si kinema Nacional në vitin 1938, ishte monument i rëndësishëm kulturor me një histori të papërsëritshme dhe të parikuperueshme.



Kreu i bashkisë, Qazim Sejdini: Teatri mund të ishte shpëtuar

Ka qenë një aksident. Nuk mund të flas kush është fajtori para se ekspertët të japin një përgjigje për zjarrin, sepse ka disa hipoteza nga ndërtimet që bëhen rreth teatrit. Mund të them që në momentin që ra zjarri në teatri, 10 minua më parë kishte rënë zjarr në Krastë ku po digjej një sipërfaqe me pisha dhe një pjesë e zjarrfikësve ishte atje. Në momentin që ra zjarri, një pjesë e tyre erdhën. Me gjithë përpjekjet që bënë, nuk arritën ta mbajnë në kontroll. Pati disa dobësi në drejtim të profesionalizmit dhe në mungesë të ujit. Kryesore ishte se pjesa më e mirë e zjarrfikësve ishte në pjesën tjetër të vatrës së zjarrit. U lajmëruan zjarrfikësit e Peqinit, Librazhdit, Gramshit të cilat na u përgjigjen me shpejtësi. Bëmë aq sa mund të bëhej. Mund të them që është një dëm shumë i konsiderueshëm për qytetin, sepse teatri ishte monument shumë i rëndësishëm, por presim ekspertët të thonë fjalën e tyre se ndofta dëmet nuk janë të pariparueshmme.

Drejtori i teatrit, Ilir Sulkja: Dhuratë nga zjarrfikësit

Teatri si godinë është ndërtuar në vitin 1938. Është vënë dorë në periudhën komuniste që është bërë pjesa shtesë. Është një nga sallat me perfeksion skenik dhe akustik të pakrahasueshëm, ku janë ngjitur në skenë Robert Ndrenika, Astrit Çerma, Demir Hyskja, Shpëtim Shmili, Veronika Papa etj. Me dhjetëra artistë e vizitojnë çdo vit.

Falënderoj zjarrfikësit që i bënë këtë "dhuratë" Elbasanit para festimit të 60-vjetorit. Rreth orës 16:00 ra zjarri dhe ndërhyrja e tyre ka ndodhur gjysmë ore më vonë, sipas dëshmive.
I bëj thirrje të gjithë komunitetit shqiptar të biznesit të bëjë të mundur që kjo godinë të rindërtohet edhe një herë nga e para.



-Historia

Godina e Kinema “Nacional” (teatri “Skampa”) ishte dhurata që Xhavit Bej Biçakçiu i bëri qytetit të Elbasanit. Me dëshirën dhe me paratë e Xhavit Biçakçiut, arkitekti Halit Narazani realizoi ëndrrën për të pasur një skenë të tillë në qytet. Objekti i parë i këtyre përmasave në Elbasan është ndërtuar në vitin 1938 dhe kishte një kapacitet prej 292 vendesh. Duke marrë funksionet e teatrit te qytetit, Kinema Nacional mori emrin Teatri Skampa menjëherë pas çlirimit të vendit. Akustika e këtij teatri është vlerësuar nga më të mirat në Shqipëri. Teatri “Skampa”, dikur Kinema Nacional, përfaqëson objektin me të rëndësishëm me funksion kulturor në qytetin e Elbasanit.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Gusht 2011 09:32
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Nostalgji e qytetit mbi rrënojat e Skampas



– Një ditë pas shkrumbimit të gjithë ndërtesës së Teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit, në rrënojat e tij mbizotëron trishtimi. Ndërtesa që u shkatërrua kishte një histori dhjetravjeçare, e me të ishin të lidhur emocionalisht një pjesë e mirë e banorëve të qytetit, të cilët aty kanë ndjekur ndër vite punët dramatike të trupës teatrore, por edhe shfaqjet e ansamblit të estradës profesioniste të Elbasanit.

Teatri “Skampa” u themelua në vitin 1962, mirëpo qyteti mburret që, edhe pse me emra të tjerë në të shkuarën, teatri ekzistonte që prej 1918.

Dje, mbi mbetjet e përzhitura të teatrit punonjësit po përpiqeshin të riparonin e të rekuperonin atë që nuk e rrëmbeu dot zjarri i tmerrshëm i rënë një ditë më parë. Por s’ka mbetur shumë për të bërë, plateja, lozhat, skena tashmë nuk ekzistojnë. Zjarri ka përpirë gjithçka. Në ndërtesën që gjer dje elbasanllinjtë kishin qejf ta konsideronin një “La Scala” të vogël shqiptare, kanë mbetur vetëm pjesët e hekurta. Suvatimet e mureve kanë rënë, gjithçka e drunjtë është djegur, në këmbë ka mbetur skeleti metalik i skenës që na kujton qindra shfaqje të trupës lokale që janë zhvilluar në të.

Teatri Skampa është simbol i qytetit me vlera artistike dhe historike të mëdha. Ne e kishim krenarinë e qytetit, të ndërtuar në vitet 34-35 kur Elbasani ishte me kalldrëm.
Në atë kohë një fisnik me një vizion për artin kërkoi ndërtimin e këtij objekti që mund të konsiderohet një “La Skala” e vogël shqiptare.


“Skenë si kjo, nuk kthehet më”

Demir Hyskja, një aktor i njohur shqiptar, për më se 30 vjet i lidhur shpirtërisht e profesionalisht me skenën e Skampës përshkruan dhimbjen e tij kur mësoi zjarrin e rënë në teatër. “Kur e mora vesh që po digjej teatri nga ulërimat e zjarrfikësve që vinin mbusheshin me ujë afër shtëpisë sime mu duk vetja që po digjesha edhe unë bashkë me teatrin aty brenda.

Dhe sinqerisht kështu e ndjej këtë dhimbje që kam këtu në shpirt. Kam jetuar 30 vjet të jetës sime në këtë skenë, në këtë sallë. Çdo gjë mund të rigjenerohet, mund të behet teatri më i ri, më i bukur më i avancuar për kohën por ajo çka qenë nuk vjen më.

Ra një zjarr i fuqishëm, a thuaj se ky vend e kjo skenë ka prodhuar gjëra që nuk do ta nderonin, por kjo skenë ka shërbyer më të mirën, më të bukurën dhe nuk do të harrohet. Ky teatër ka krijuar vlerat e këtij qyteti. Zor se rindërtohet me ato vlera akustike që kishte.

Fjala e shprehur me zërin më të ulët ishte e dëgjueshme, ishte e kapshme. Siç thoshte regjizori jonë i famshëm, Lec Shllaku, fjala e autorit transmetohet nga akustika e skenës.

Akustika e kësaj skene ishte e jashtëzakonshme. Gjynah nuk besoj se do të rikuperohet me atë akustikë. Mund të bëhet e bukur me vlera modern por jetën e saj dhe vazhdimësinë artistike nuk e kthen dot më”.

Historia e teatrit të Elbasanit

U krijua më 10 qershor 1918, me iniciativën e atdhetarit Thanas Floqi. Pas një kohe të shkurtër përgatitjesh, me në krye Thanas Floqin vunë skenë dramën e Sami Frashërit “Besa”.

Në vitet ’30 nisur nga zhvillimi i madh që kishte marrë teatri vjen në Elbasan një regjisor italian për të vënë në skenë tragjedinë “Aleksandri”, të shkruar nga dramaturgu i shquar elbasanas Et’hem Haxhidemi.

Më 1936 u ndërtua teatri i ri nga Xhavit Bej Biçaku, ndërtesa që mbijetoi gjersa u dogj. Në atë kohë quhej Kinema Nacional.

Në 16 korrik 1962 u quajt Teatri Skampa, e në të janë vënë në skenë dhjetra drama e pjesë teatrale, e kanë luajtur aktorë ndër më të mirët e vendit.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Gusht 2011 14:17
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Line vizionier se me ka ardh keq per babin dje se me tha me syte me lot "hera e pare qe kam dal me mamin e kam cuar ne teater "...i kishte rezistuar cdo gjeje ai teater por si rezistoi dot zjarrit ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Gusht 2011 16:12
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

ELBASANI eshte qytet shume i njohur ne gjithe ballkanin per manastiret dhe kishat orthodoxe,ku nje pjese e saj jane caku i fillimit te ardhjes se kristianizmit orthodx ne ballkan.M pelqejn guzhina e saj popullore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Shtator 2011 18:11
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRA4001 Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRA4001 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:42 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Elbasani

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.