Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > The anatomy of Evil (2005) / Dokumentari qe trajton masakrat serbe ne Kosove
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

The anatomy of Evil (2005) / Dokumentari qe trajton masakrat serbe ne Kosove

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re anatomyevil.jpg
Ky file është shkarkuar 6 herë.

Duke kerkuar per gjera te tjera zbulova sot nje film te shkurter danez qe trajton psikologjine e masakrave moderne ne ballkan. Autori pyet veten si ka mundesi te behen akoma gjenocide 50 vjet pas luftes se dyte boterore. Dhe per te gjetur keto pergjigje interviston kriminelet qe masakrat i kane kryer ne veten e pare. Por ky nuk eshte nje dokumentar informativ. Eshte nje udhetim mendor me nje muzike te qete ne sfond qe kerkon aresyet e sjelljeve kriminale te njerezve te thjeshte. Dhe keshtu paralelizmi mes masakrave te 50 vjeteve me pare nga nazistet dhe atyre te sotme behen te nevojshme. Autori (Ove Nyholm) ka studiiuar filozofi dhe natyrisht ben pyetjet e duhurua dhe te servirur njeriun e zhveshur nga dogmat e perditshme.

Ky dokumentar eshte shume i ngjashem me librin qe Hannah Arendt publikoi ne vitet '60 (Eichmann in Jerusalem: A Report on the Banality of Evil). E keqja qe mendonte njerezimi dikur ishte karakteristike e grupeve te izoluar apo popujve te pamoralshem. Banaliteti i te keqes qe spjegon Arendt nis nga njerezit e thjeshte, te cilet ne kushte te caktuara kthehen ne kriminele gjakesore. Nuk eshte pjese e nje grupi çnjerezor por pjese e botes ku jetojme. E keqja, pra, fshihet ne format diktatoriale, pushtetare, apo patriotike dhe nuk mund te izolohet tek nje qyteterim apo kulture e vetme. Se fundmi rezgjizori i ben pyetjen vetes "Po une si do sillesha ne ato kushte". Dhe pergjigjia eshte "Se di. Tek e fundit une jam mesuar te sillem ne kushte te tjera dhe nuk di si do sillesha ne nje ambjent qe do kerkonte kafsherine time".

Filmi nuk ka ndonje vlere artistike apo sforcim teknik, por mesazhi qe mbart eshte madhor. Intimiteti qe krijon dhe reflektimet morale te krimineleve serbe do ju sjellin ndermend njeriun e zhveshur nga kombesia, pra veten tuaj per nje çast. Gjendet pjeserisht ne Youtube ne 11 segmente te vogla (me cilesi te keqe). Mund te filloni ta shikoni ketu:
http://www.youtube.com/watch?v=e0BMUntUO1s


---------------------------------------------------------
English:
In a voiceover, the filmmaker reflects on the nature of evil and the mechanisms of massacres. Supplementing his thoughts are statements by executioners, most of them from paramilitary Serbian groups, openly discussing their racial hatred of Albanians, specific actions and the executioner's job.

"It's not a pretty sight, watching the soul leave a body," one notes. "I don't like shooting anyone in the face if they're looking at me," another says, adding, "Others like it. They get a kick out of it."

In the end, Ove Nyholm directs the question at himself: What would he have done in a similar situation? Would he have acted any differently than these executioners? The honest answer would have to be, he concludes, that he couldn't say. Every person knows himself only from the situations he or she has actually experienced. That is Nyholm's depressing final line. From certainty to doubt. The two positions are a world apart.

http://www.dfi.dk/tidsskriftetfilm/47/anatomyofevil.htm
---------------------------------------------------

Modifikuar nga Fajtori datë 20/02/2009 ora 22:17

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2009 21:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:01 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > The anatomy of Evil (2005) / Dokumentari qe trajton masakrat serbe ne Kosove

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.