Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > Alfabeti i gjuhes shqipe
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Irfani
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 22/01/2003
Vendbanimi: Itali.R[]më
Mesazhe: 107

Alfabeti i gjuhes shqipe

Historia e Abecese Shqipe eshte nje histori e gjate dhe e nderlikuar.Ndarjet tokesore te Vendit -Veri e Juge --me krahinat e tyre me kulture te ndryshme, kane luajtur nje rrol te dalluar; edhe grupet fetare -Katolike, Myslimane dhe Orthodhokse -qe gjenden atje kane qene nje faktor me rendesi. Por interesat politike te fuqivet te huaja i kane shtuar kesaj historie nje nderlikim dhe vecori te rralle .
Per here te pare behet fjale per nje abece te gjuhes Shqipe nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart, i cili ne vitin 1332 i paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruan- te: « ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Me te verte,te, germat Llatine i shohim ne nje nga shkrimet e para te gjuhes Shqipe, ne nje formule pagezimi ne ritm Katolik Roman, qe nga viti 1462 dhe qe ben pjese ne nje letre baritore te Pal Engjellit (Paulus Angelus), Kryepeshkop i Tiranes dhe Durresit. Kjo formule eshte shkruar ne te folmen gegerishte dhe doreshkrimi ruhet ne Biblioteken « Lau- rentiana » te Flrences. . Nje shkrim tjeter ne gjuhen Shqipe me nje date ndofta gjysme shekulli perpara asaj qe permendem, dhe, sipas disa studimtareve, me teper se gjysme sheku11i perpara, ishte nje doreshkrim i njej cope te Testamentit te Ri.qe ka nga pas nje kenge Pashke te ritit Bizantin, shkruar me germa Greke dhe qe gjendet ne Bib1ioteken «Ambrosiana», ne Milan. . Dialekti i perdorur ne kete shkrim eshte toskerisht, ai i te Krishterevet Orthodhokse. Abecete e ketyre dy dokumenteve deshmojne te dy influencat kulturore, te cilat sundonin ne Shqiperi perpara pushtimit te plote te saj prej Turqvet: Llatine Katolike ne veri te lumit te Shkumbinit: Greke Orthodhokse ne juge po te ketij lumi.
U desh disa kohe te shohen driten te parat vepra te shtypura ne gjuhen Shqipe. Keto ishin libra kishetare ose fjalore te shkruar nga Kleri Katolik ne veri. E para ne radhe eshte Meshari (1555), i Gjon Buzukut- i -cili ka te ngjarete kete qene peshkop ne Shqiperin' e Veriut -shtypur me nje abece te mbeshtetur ne abecene Latine porme disa germa Cyrili- ke . Kupetohet vetiu se afesia e tokavet sllave te Juges, vecanerisht bregdeti Dalmat me te cilin prifterit katolike Shqipetare kane pasur te bejne, e ka influcuar te perdore disa germa Cyrilike per tingujt Shqip qe germat Llatine nuk mund t'i, epnin.Keto germa jane Cyrilike Peredimore qe perdoren nga Katoliket e Kroacise ne tekste te shenjta te botuara n gjuhe e popullit .por
abecja Buzukut nuk duhet te kete qene e perdorur nga te tjere,sepse ne veprat e Pjeter Budit (1566-1623)
si pershembell, ne Doktrinen e Krishten (1618), shohim nje shkrim te ndryshem, sado te mbeshtetur ne abecene Llatine .Abeceja e Budit, me disa ndryshime te vogela, eshte perdorur nga Frang Bardhi ne Fjalorin e vet (1635) dhe nga Pjeter Bogdani ne Cuneus Pro phetarum(1635). Kejo abece u ruajt gjer ne fillimin e shekullit te njezetet nga prifterit Jezuite te Shkodres, te cilet vazhduan t'a perdorin ne botimet e tyre. Ky sistem abeceje eshte quajtur me te shumten e hereve « Abeceja e Shkrimtarevet te Lashte te Veriut », sepse qe perdorur prej tyre nga nje here permendet edhe si « Abeceia Katolike », nga qe vetem pjesa Katolike e popullesise Shqipetare ka shkruar me te. Megjithe kete kjo abece ka mbetur e kufizuar vetem ne krahinen e Shkodrcs.
Edhe ne Juge te parat vepra te shkruara ne gjuhen Shqipe kane qene libra kishe dhe fjalore, por ato qe na kane mbetur neve jane te njej datuara shume me te vone nga ato te Veriut, domethene te shekujvet te 18-t e 19-t. Ky ndryshim kohe shpjegohet nga gjendja ne te cilen kane qene kishet Katolike dhe Orthodhokse gjate sundimit Turk. Kisha Katolike ne Shqiperi, ne te tre shekuit e pare te 9undimit Turk, shikohej me dyshim nga Porta e Larte, se kish lidhJe me Vatikanin dhe me Perendimin Katolik qe ishin armiq te Perandorise Turke dhe shtemgata per te islamizuar besniket e saj ka qene nga nje here shume e rende. Kleri Katolik ndjeu nevojen te perktheje dhe te shkruaje vepra kishetare ne gjuhen e vendit per zhvillimin shpirteror te popullit. Sadoqe nuk dihet gje per Re- formen dhe Kunder-Reformen tek Katoliket e Shqiperise ka te ngjare qe Reforma te mos kete qene shtrire aqe larg ne juge gjer ne vendin e tyre por, pasi Kunder-Refoma. ne Kroaci dhe ne vendet e tiera Sllave te juges ka qene e gjalle dhe shume vepra kane qene shkruar ne gjuhen e popu1lit, edhe Kleri. Katolik i Shqiperise mund te kete qene i influencuar te veproje ashtu. Patrikana e Stambollit, m'ane tjeter, gezonte, qe nga koha e pushtimit Turk, mbrojtjen e Shtetit Turk dhe ishte bere praktikisht nje nga institutet e tij administrative. Atehere kur Rusia dolli si mbrojtese e te Krishterevet Orthodhokse ne shekullin e 18-t -kejo qe edhe koha kur Perandoria Otomane kish- te marre te poshten pozita e Kishes Orthodhokse ne Shqiperi filloi te dobesohet. Shtemgesa e Islamizimtit peshonte rende mbi besimtaret dhe ishte e nevojeshme qe t'u forcohej besimi . Veprat ne gjuhen Shqipe te shkruara nga Orthodhokset per propagande fetare nga nje here nuk qene edhe pa prirje helenizimti.
Te pakta jane, megjithate, librat e shkruara ne gjuhen Shqipe nga te Krishteret Olihodhokse ne Juge. Sic mund te merrej me mend, abe- ceja e tyre ishte pergjithesisht Greke. Aty nga shekulli i tetem'bedhietet nje qender kulturore Greke ishte zhvi1Iuar ne Voskopoje (Moskho. polis), afer qytetit te sotem te Korces, qender e cila ushtronte nje influence te fuqishme ne juge. Dy fjalore shumegjuhesh duallen ne drite, njeri nga kryeprifti Theodor Kavalioti, me titu1Iin Fialor i Greqishtes Popullore, Vllahishtes dhe Shqipes, qe bente pjese ne librin e Kendimjt (Protopeiria) l710, dhe tjetri nga Mjeshtri Dhanil, prift dhe mesonjes, i quajtur Fialor Katergjuhesh (1802), sepse qe shtuar edhe Bullgarishtja.Te dy keta shkrimtare i paten bere mesimet e tyre ne Voskopoje dhe perdoren shkronjat Greke per pjesen Shqipe te fjalorvet. Ne hyrjen vepres se tij, shkruar ne vjershe dhe ne gjuhen Greke, Mjeshter Dhanili e thoshte haptas se qellimi i tij jshte helenizimi i popullsivet vllehe, Bullgare dhe Shqipetare . Ne Berat, ne juge te lumit te Shkumbinit, Kostantin Berati shkroi ne gjysmen e dyte te shekulit te tetembedhiet ne Liber Kendimi Greqisht dhe Shqip dhe perdori shkronjat Greke ne pjesen Shqipe te ketijEshte per t'u vene re se ne kete liber kendimi gjendet nje abece e mbeshtetur me te shumten neshkronjat Cyrilike dhe Glagolitike edhe me te cilen vetem dy vija Shqip jane shkruar . Elbasani, nje qytet ne Shqiperin Mesme, mburret per nje abece te vegante, qe J .G. v. Hahn, konsull i Austrise ne Janine dhe babai i albanologjise, besonte se i perngjante abecese se vjeter te Fin1ikasvet. Kejo abece u perdor n'ate qytet dhe mund te kupetohej aty ketu ne Berat; sherbeu per pune kishetare si edhe per pune tregetie. Hahn-i mendonte se keio abece ish evjeter e se Mjeshter Theoldori (Haxhifilipi) vdekur me 1806, mesonjes dhe predikonjes n'Elbasan, i cili i kish bere mesimet ne Voskopoje, e kish perdorur ne shkrimet e tij . Megjithkete, studimtaret e Shqipes nuk mendojne si Hahn-i, persa i perket vjetersise se abecese, dhe thone se kejo abece esht sajuar nga Mjeshter Theodori vete. Nje prej ketyre dijetareve ka shfaqur edhe mendimin se ajo ka qene « nje abece korsive Greke e shekullit te tetembedhjetet, e pershtatur nje ~r nje » (12). Keto kohet e fundit duan te thone se kejo abece, e perbere nga 53 shkronja, tregon influence Sllave, Greke dhe Llatine (13). Ne vitin 1949 nder dokumente te gjetura ne manastirin e njohur Orthodhoks te Shen Jonit, afer Elbasanit, eshte zbuluar nje doreshkrim i shkurter ne gjuhen Shqipe m~ nje abece te vegante dhe te panjohur gjer me sot. Do~ti permban vuajtjet e Krishtit dhe disa copa te Ungjijvet ne nje gjuhe me te vjeter se a~o e Mjeshter Theodorit. Sadoqe thone se kejo mbeshtetet ne Glagolitiken , po t'a gjykosh nga copa faksimile botuar ne liber (faqe 317), njeriu do te mendonte me fort se kejo abece eshte mbeshtetur ne shkronjat Greke. Doreshkrimi besohet te kete qene shkruar ne nje kohe kur Kryepeshkopata (e quajtr edhe Patriarkata) e Ohrise perkrahte perkthimin e libravet te shenjta ne gjuhen e Vendit me qellim qe te kundershtonte me mire Islamizimin, ndofta ne gjysmen e pare te shekullit te tetembedhjetet. Kejo abece quhet «Abecja e Anonimit te Elbasanit
Ne vitin 1827 u shtypen ne Korfus te kater Ungjijt ne Greqishten me perkthimin Shqip perkundrejt. Ne kete perkthim Shqip perkundrejt.Ne kete perkthim u perdoren germat Greke -24 shkronjat Greke si edhe 9 shkronje te posacme.Kejo pune u be nga nje grup perkthenjesish nen kqyrjen e Grigor Argjirokastritit (nga Gjirokastra), nje peshkop Shqipetar i ishu1lit te Eubese. Sic duket ky perkthim u prit mire nga Tosket, pasi ne vitin 1885 u botua per se dyti n'Athine . Nje tjeter abece e vecante me Liber Kendimi u botua ne vitin 1845 nga Naum Veqi1harxhi prej fshati afer Korces, por vetem ai e perdori kete , Konstandin Kristoforidhi, nga Elbasani, ky Purist i zoti dhe qe shkroi shume edhen qe mesonjes i Hahn-it ne gjuhen Shqipe, perdori dy abece per librat e ndryshme te Ungjillit qe perktheu per Shoqerine Ungjillor Britanike te Huaj (Foreign and British Bible Society). Ne perkthimet gegerishte perdorte abecene Llatine, ose me mire « shkronjat Evropialle » sic porosiste R. Lepsius ne botomin e vet si pershembell nete kater Ungjijt (1866); dhe sa here qe perkthimet i bente toskerisht perdorte shkronjat Greke, si per shembell Psalltirin (1868) . Ne vitin 1877, nje Shqipetar Orthodoks qe kish lere ne Rumani, Vasil Dh. Ruso, botoi Pellasgjika, Shqip aplla alfavita
(Pellasgjika, Abece e Thjeshte Shqipe), shkruar me germa Greke dhe kushtuar te bijvet.

__________________
"L'amore vero,e il cammino in due
verso la luce di une ideale comune
(J.d'Hormoy)

LOVE is wonderful but I think it is much more than that

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Prill 2003 23:14
Irfani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Irfani Kliko këtu për të kontaktuar me Irfani (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Irfani't! Kërko mesazhe të tjera nga: Irfani Shto Irfani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Irfani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Irfani
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 22/01/2003
Vendbanimi: Itali.R[]më
Mesazhe: 107

Talking

Shtese

Me pushtimin e plote te Shqiperise nga Turqit pas vdekjes se Skederbeut (1468) dhe me islamizimin e dalengadalte te banorvet, hyri ne veprim abeceja Arabishte Ose Turqishte. Megjithekete, dokumentet qe kemi me nje shkrim te tille fillojne qe nga shekulli i tetembedhjetet. Ne Juge keto dokumente nisin me vjershen e gjate Erveheja (1820) te Muhamet Kycykut (Cami).Ne Berat, nje qender kulture Orientale, me vjershat Nezim Trakulles (vdekur me 1760); ne Veri me poezine «anakreontike» Mul1a Hysen Dobracit ). Disa nga shkrimtaret ishin Syni dhe te tjeret Bektashi, besnike te njejtit sekti pantheistik te deges Shia te Islamizmit, qe ishte perhapur ne Shqiperine Juges. Subjektet e tyre, t'influencuar ng: kultura Orientale, qene me frymezim fetar edhe me frymezim sheku1lar Islamizmi ne Shqiperi, duke mos qene i shtrenguar te mbrohet sikur Kishet e Krishtera, nuk kish nevoje t'u vihej vetem e vetem shkrimevt
fetare. Flitet edhe per nje abece me shkronja Turqishte bere rreth vitit .1861 nga nje fare Daut Borici prej Shkodre . Ne vitin 1877, nje Shqipetar i mesuar, qe kishte udhetuar ne Perendim dhe jetonte ne Janine, i quajtur Tahsin, botoi nje abece. Shqipe te mbeshtetur ne shkronjat Turqishte, abece e cila u perhap mjaft n'ate krahine, por autori u arrestua menjehere dhe u dergua ne Stambo1l sepse gjuha Shqipe nuk gezonte po ato te drejta qe gezonin gjuhet e tjera brenda Perandorise Turke.
perpjekjet per te bere abece Shqipe nuk mungonin as ne mergaten Shqiptare. Pasardhesit e Shqipetarvet qe emigruan ne Greqi (heren e pare nga mbarimi i shekullit te 14;.t dhe ne fillimin e shekl1l1it te 15-t), dhe u vendosen atje, e shkruan giuhen e tyre ametare me shkronja Greke. Nje shembell te tille e gjejme ne doreshkrimin e njej fjalori te vogel, Fjalor Greqisht-Shqip (1809), te Marko Bocarit, fia1or te cilin heroi Suliot i Kryengritjes Greke e shkroi per konsul1in Freng te Jallines, F. Pouqueville , Nje Abece Shqipe sipas Dialektit te Folur ne Greqi, mbeshtetur ne shkronjat Greke, qe botuar n'Athine ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti prej ishullit te Salamines. Abecete qe perdoren shkrirntaret Italo-Shqipetare -pasardhesit e Shqipetarevet qe lane Atdhen' e tyre pas pushtimit Turk dhe zune vend n'Italin'e Juges dhe ne Siqeli -qene latine. Sadoqe ishin Toske dhe te Krishtere Orthodhokse nga origjina. n'Itali keta qene bere unite dhe paten hyre nen influencen e kultures Llatine-ItaJiane. Vetem Dhimiter Kamarda perrdori abecene Greke ne gramatiken e vet si si dhe ne shtesen e kesaj gramatike: Grammatologia Comparata della Lingua Albanese (1864), Appendice (1866); kjo nuk ish tieter vecse abeceja qe perdori Hahn-i ne botimin e vet Albanesische Studien, abece e cila atij i u douk e plote dhe e arsyeshme (24). Hahn-i pat perdorur shkronja Llatine si j, ose shkronja Greqishte me shenja dalluese si S (s) per tinguj qe ishin vecanerisht Shqip. Por as Kamarda nuk e mbajti gjithnje, sepse ne disa perkethime ai perdori shkronjat Llatine.
Po te perjashtojme «Abecene e Shkrimtarevet te Lashte te Veriut » qe mbajti me teper se 3OO vjet, abecete e tjera qene jeteshkurtera dhe u perdoren pergjithesisht vetem nga ata njerez qe i bene, ose ne rrethe shume te ngushta. Zgjedhja e abecese Llatine ose Greke si mbeshtetje, varej me teper nga kultrura e atij qe e cpikte ose nga kultura e zones ne te cilen delte ne drite. ..
II
Interesimi per gjuhen Shqipe filloi te shtohet pas themelimit te Lidhjes Shqiptare, qe zakonisht quhet Lidhja e Prizrenit, formuar ne vitin 1878 me qellim qe te kundershtonte vendimet e Kongresit te Ber-- linit, i cili u leshoi toka Shqipetare shtetevet fqinj. Atdhetaret Shqiptare e kuptuan tronditjen e Perandorise Turke dhe i trembeshin copetimit te Vendit te tyre. Prandaj u bene perpjekje per zhvillimin e ndergjegjies Shqipetare dhe per bashkimin e te tre grupevet fetare. Levrimi i gjuhes Shqipe -veriga e perbashket -do t'i sherbente me mire " ketij qellimi. Keshtu, Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i dhene rendesi perdorimit te shkrimit te Shqipes dhe shkollavet Shqipe, dy pune keto me te cilat ceshtja e abecese lidhej fort.
Ndersa Lidhja vepronte ne Shqiperi duke kundershtuar me arme shkeljete tokes se saj, nje shoqeri per kulture earesim, e quajtur Shoqeri per Botimet Shqipe themelohej ne vitin 1879 ne Stamboll per te nxitur berjen e botimeve ne gjuhen Shqipe. Ne krye te kesaj shoqerie ishin dy vellezerit Frasheri, Samiu (i njohur ne Turqi si Shemsedin Sa mi Bej) dhe Naimi, poeti-apostull i nacionalizmes Shqipetare, te ndihmuar nga Shqipetare te shquar te besimevet Orthodhokse e Katolike. Kejo shoqeri beri nje abece te mbeshtetur ne shkronjat Llatine me disa shkronja Greqishte, si dh(dh) dhe f (th) --Samiu dhe Naimi i kishin bere mesimet ne gjimnazin Grek te Janines -si edhe disa shkronja te vecanta, si (gj), krijuar nga Samiu vete per tinguj te vecante te gjuhes Shqipe. Duke ndjekur parimin e njej shkronje per nje tingull kejo abece kish nje themel gjuhesor te shepdoshe. Kjo u quajt « Abeceja e Stambollit » ose« Abeceja e Frashervet » nga emri i Vellezervet Frasheri. Me kete abece shoqeria botoi organin e saj Drita, nje Abetare dhe Kendim, si edhe shume libra shkollore.
Abeceja e Stambollit u perdor ne gjithefare botimesh te kollonivet Shqipetare -Bullgari, Rumani, dhe gjetke dhe te nje pjese te ma-dhe te Shqiperise vete. Raportet e Konsujvet Austriake ne Shqiperi lajmerojne se gjer ne vitin 1005 abeceja e Stambollit perdorej nga pjesa me e madhe e popullesise, si Orthodhokse ashtu edhe Myslimane, qe jetonin ne Juge, dhe ishte shtrire nga veriu pertej Durresit, gjer ne Diber dhe ne krahinen ne 'juge te Prizrenit . Ne fillim levizja aresimore dhc gjuhesore e Shqiptarevet, e nxitur nga Lidhja e Prizrenit, u
.perkrah nga Porta e Larte, sepse theksonte kombesin' e Shqipetarevet si nje pengim te perhapjes se Sllavevet dhe te Grekevet ne Ballkan. Por,
-sapo kaloi rreziku, si Lidhja ashtu edhe shoqeria e Stambollit u prishen nga Qeveria. Ky qe nje veprim qe puqej me politiken e pandryshuar te Portes se Larte. Sulltani ishte, ne parim, kunder cdo levizjeje kombetare te Shqipetarevet, sidomos kunder levizjevet te Myslimanevet, te cilet perbenin shumicen e Kombit Shqiptar. Interesi i Perandorjse e shtynte Sulltanin t'u impononte Myslimanevet nje aresim Turk ose Arab pa marre parasysh kombesin' e tyre. Duhej te krijohej me kete menyre nje fryme e veteme feje si edhe gjuhe shteterore per te ndertuar nje mur qe te ndante Myslimanet nga te Krishteret. Prishja e ketij muri qe ndante Shqipetaret do te sillte pasoja kercenonjesc per autoritetin e tij, vecanerisht kur rrymat kombetare te Popullsivet te mbajtura tok nga feja e perbashket dhe nga gjuha Turqishte do te shtoheshin ne gjirin e Perandorise. Politika e Portes se Larte, persa i perkiste ndergjegjies kombetare Shqipetare dhe gjuhes Shqipe, synonte te krijonte nje armiqesj te thelle midis Myslimanevet dhe te Krishterevet .
Sipas kesaj politike shkrimi i gjuhes Shqipe dhe shkollat Shqjpe ishin te ndaluara. Shkollat ishin Turqisht per Myslimanet Shqiptare dhe Greqisht per Orthodhokset Shqiptare. Vetem ne kohen midis Kongresit te Berlinit dhe Konstitutes Turke (] 908) here u hapen dhe here u mbyllen disa shkolla Shqipe ne Korce dhe ne rrethet e saj, sepse politika e brendeshme e Portes se Larte levizte ndermiet reformes dhe konservalizmit, nga shterngesa qe i bente Evropa. Por edhe atehere Myslimanet Shqipetare qe kishin hyre ne keto shkolla detyroheshin qe te rnos shkonin me . Edhe Patrikana e Stambollit ndihmoi ne kete politike te ndarjes. Ajo e kundershtoi gjuhen dhe arsimin Shqip sepse keto sillnin me vete humbjen e influences se saj edhe, pra, vendosjen e nje Kishe Shqitare te pavarur. Kleri Grek i mallekoi shkronjat Shqipe dhe ata qe i mesonin keto, sepse cdo largim nga Greqishtja quhej prej ketij kleri, shtytje nga « armiku i fese ». Pasi Shoqeria Ungjillore Britanike dhe e Huaj (Foreign and British Bible Society) si edhe misionet Amerikane kishin ndikunuar ne te perkthyerit e libravet te shenjta ne gjuhen Shqipe, si edhe ne te mesuarit e kesaj, Protestantizmi shikohej si « armik i fese » . Megjithekete, ne Shkoder, qene hapur perpara 1878-s dy shkolla. nje seminar Franceskan dhe nje institut Jezuit, ku mesohej Shqipja, te mbajtura nga Austro-Hrungaria edhe nen hijen e Kultusprotektorat te saj (Mbrojtja e Fese). Me vone u hapen shkolla te tjera sepse politika e Monarkise Austro-Hungare -sikurse perseritet shpresh ne raportet e Ministrise se Jashteme te saj e donte te perkrahej zhvillimi i ndergjegjies Shqiptare me anen e kultures kombetare per te krijuar

Shqiperi te bashkuar si nje kunderpeshe kundrejt Sllavevet . Edhe Italianet filluan nga fundi i shekullit te 19-t te hapin shkollat e tyre ne Shkoder edhe ne qytete te buzes se detit, ne te cilat shkolla mesohej Shqipja. Do te vinte koha medoemos qe keto dy fuqi do te haheshin njera me tjetren.
Ne vitin 1899 nje shoqeri letrare Shqipetare, Bashkimi, u themelua ne Shkoder nga Imzot Preng Doci, Abati i Mirdites, ne bashkepunim te forte me Klerin Katolik Shqipetar, Ajo caktoi si detyre te pare te sajne berjenl e nje abeceje qe e hartoi vete pothuaj Abati. Kejo abece mbeshtetej krejt ne shkronjat Llatine, duke i paraqitur tingujt e vecante te gjuhes Shqipe me dy shkronja bashke, nga te cilat e dyta ishte h: dh ( 0 ), th (e), xh (dz), ch (c), gh (gj), etj.. Shume libra shkoIlore per shkollat katolike te Veriut u shtypen me kete abece, me te hollat e qeverise Austro-Hungareze. Por, megiithese Doci thoshte se abeceja e Bashkimit ishte e « njej trajte, praktike dhe estetike », e pershtateshme per t'u perhapur dhe se perdorej ne nje pjese te madhe te Shqiperise se Veriut , prapeseprape ajo mbeti e kufizuar ne krahinen e Shkodres.
Tre vjet me vone nje shoqeri letrare e re, Agimi, u themelua ne Shkoder nga nje tjeter prift katolik, Dom Ndre Mjeda, filolog dhe poet, i cili krijoi nje abece te re. Edhe abeceja e Mjedes mbeshtetej krejt ne germat Llatine, por, ndryshe nga ajo e Docit, kejo abece ndiqte parimin e njej germe per nje tingull duke perdorur shenja dalluese per tinguj te vcante te Shqipes, si pCr shembell, g' (gj), k' (kj), n' (nj), etj. Abeceja e Mjedes ish pelqyer ne Kongresin Nderkombetar te Orientalistevet, qe ish mbledhur me 1902, ne Hamburg, dhe u perkrah nga Kryepeshkopata Katolike e Shkodres si edhe nga shumica e Klerit Katolik. Mirepo, per kete gje plasi nje grindje: abeceja e Agimit kunder abecese se Bashkimit . Monarkia Austro-Hungareze nuk mund te mbetej e paaneshme ne kete mes.
Politika e qeverise Austro-Hungare ne ceshtjen e abecese Shqipe u perpoq per nje abece te perbashket qe do t'i sherbente per te shtuar influencen e saj ne Shqiperi. E quante abecene e Mjedes si nje abece qe perfaqesonte nje fare perparimi dhe qe i aferohej me shume abecese se Stambollit se sa ajo e Bashkimit, e cila kish nje « karakter Italian » ne vetevete. M'ane tjeter, ata qe donin abecen' e Mjedes dhe ata qe pelqenin ate te Frashervet ishin gati te leshonin rruge per nje abece te bashkuar, kurse Abati i Mirdites jo . Qeveria Austro-Hungare, qe me pare e kish ndihmuar botimin e libravet shkollore te shtypura me abecene e Bashkimit, ndashti filloi te perkrahte abecene e Mjedes. Problemi i abecese ishte me rendesi per ate qeveri edhe nga pikepamja e politikes kishetare, sepse pa zgidhjen e saj paqja ne Peshko- paten e Shkodres edhe zhvillimi i rregullshem i shkollavet nuk mund te arriheshin
Italianet kishin kohe qe e perdornin abecene e Bashkimit ne shkollat e veta. Edhe ne kete rast ata u duken se cfaqnin nje interesim te vecante per librat shkollore shkruar me ate abece . pervec kesaj Italianet u munduan te perdorin ItaioShqipetaret per propaganden kulturore te tyren ne Shqiperi, por gjer me nje fare vendi, sepse edhe ndermjet ketyre te fundit kish nje levizje te pavarur per kete ceshtje. Dy kongrese gjuhesore Shqipetare qene mbledhur n'Itali, njeri ne vitin 1895 dhe tjetri ne vitin 1897, qe te dy duke pasur ne program nje abece te bashkuar . Te dy poetet me te famshem te Italo-Shqipetarvet, Jeronim De Rada (18]4-]903) dhe Zef Schiro (1865-1927), bene seicili nga nje abece te mbeshtetur ne shkronjat Llatine dhe e perdoren ne shkrimet e tyre. Por vetem Katoliket e Shkodres u interesuan ne veprimtarine gjuhesore pertej Adriatikut. Myslimanet dhe te Krishteret Orthodokse pothua nuk u a vune veshin fare botimevet qe duallen atje
Konstandin Kristoforidhi vazhdoi te shkruaie ne kohen pas Lidhies se Prizrenit. Kur vdiq ne vitin (1895'), la nje doreshkrim, nje fjalor Shqip- Greqisht, te shkruar me germa Greqishte. Qeveria Greke mundi t'a hedhe: ne dore kete fjalor dhe ne vitin 1004 e botoi me titullin Leksikon tes 'alvanikes glosses (Fjalor i Gjuhes Shqipe), dhe perfitoi keshtu nga rasti te gjeje propaganden e saj. Lexojme ne parathenien: « (fjalori) del si nje: vegel e vlefsheme aresimore per te mesuar Popullin trim Shqipetar me shembe1l praktike se vetem me ndihmen, udheheqien dhe frymezimin.e shkronjavet dhe te gjuhes Greqishte » mund te ndricohet.
Faik Konica, nje Shqipetar i mesuar qe shume ndihmoi per pastrimin e gjuhes Sbqipe, perdori abecene e vet ne te perkoheshmen e tij Albania (1897-1009). qe me pare botohej ne Bruksel dhe pastaj ne Londer. I perngjante abecese se Bashkimit. Konica u mundua t'a hithte abecene e vet si themel per te njesuar te gjitha abecete, por nuk i a dolli dot ne krye.
Ne kohen pas Lidhjes se Prizrenit duallen shume abece te tjera te vecanta. At Gjergj Fishta (1871-1940), poeti Kombetar Shqipetar, Franceskan dhe antar i shoqerise Bashkimi, i beri keto abece objekt satiri ne liibrin e vet Anzat e Parnasit (1907). Ketu po shenojme disa vargje :
per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,
Qi, ethun trush me' pralla e me gazeta,
perfton ma n'fund e piell nji Abecedar .
Pjelle mushku po. Por prap Shqipniia e shkreta
Prej sish do t'ndahet n'njaq kortare e copa
sa shkrola iane prej A e deri n' Zeta...
Gjendja e ngateruar qe u krijua nga numri i shumte i abecevet vazhdoi gier ne vitin 1908, kur erdhen ne fuqi Turqit e Rij. Shume Shqipetare kishin marre pjese ne kryengritjen e tyre edhe kishin hyre ne « Komitetin per Bashkim dhe perparim ». Programi i Turqvet te Rij i plotesonte kerkesat e tyre per te gezuar te njejtat te drejta si popujt e tjere te Perandorise Turke. Edhe shpallja e Konstitucionit i dha nje shtytje te madhe veprimtarise se tyre nacionaliste. Ne qytete me rendesi te Shqiperise u themeluan Klube (shoqerira letrare-aresimore me qellime politike te pashpallura) dhe shoqerira fillluan te botohen gazeta ne gjuhen Shqipe edhe u hapen shkolla Shqipe. Shqipetaret po mundoheshin te fitonin kohen e humbur .
Ceshtja me e nguteshme ish nje abece kombetare e niesuar. Mungesa e saj qe nje pengim per zhvillimin e vetedijes kombetare dhe per bashkimin e Toskevet dhe te Gegevet, sepse pa nje abece te njesuar :nuk mund te kish maredhenie midis tyre. Thirrja per mbledhjene njej kongresi qe te zgjidhte problemin e abecese u be nga gazeta Liria qe delte ne Selanik dhe qe botohej nga Midhat Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit, organizonjesit te Liidhies Shqipetare) edhe i nipi i Vellezervet Frasheri te abecese se Stambollit. Barra e organizimit te kongresit, megjithekete, i ra Klubit Shqipetar te Manastirit qe quhei Bashkimi. Ky klub qe nder te paret qe qe krijuar (Gusht 1908), dhe kishte rendesi sepse ndodhej ne kryeqytetin e Vilajetit. Mbledhja u be ne Manastir prej 14 te Nendorit gjer me 22 te Nendorit, te vitit 1908 , dhe perbehej nga delegate klubesh, shoqerishe, qytetesh, shkollash, si edhe kollonishe Shqipetare te mergimit.
Kongresi kryesohej nga Midhat Frasheri. Fjalimet e mbajtura dyU zgjodh Komisioni i abecese prej njembedhiete anetaresh nga te te mesuarit e delegatevet, me kryetar At Gjergj Fishten. Tri dit me radhe komisioni rrahu ceshtjen e njej abeceje te perbashket duke dhene besen Shqipetare qe te mos delte asnje fjale jashte perpara se te merrej vendimi i fundit.
Meqenese bisedimet ne mbledhjen e pergjitheshme u rrahen me te shumten rreth tri abecevet kryesore abeceja e Stambollit, ajo e Bashkimit, dhe ajo e Agimit komisioni i abecese u kufizua ne tri pika: a) te zgjidhej njeranga te tri abecete b) te mereshin disa pjese nga cdo abece per te bere nje abece te re; c) te behej nje abece e re .
Komisioni bisedoi gjate per keto te tri pika, sidomos mbasi nga cdo ane e Shqiperise edhe nga kollonite vinin letra e telegrafe qe shfaqnin cilen abece pelqenin. Me ne fund nxuarren krye dy rryma. Njera ishte per nje abece te re me shkronja Llatine: u zgjodhen 25 shkronja, dhe te tjerat qe u pergjigjeshin tingujvet te vecante te Shqipes, u bene me nga dy shkronja bashke. Abeceja e re qe pothua krejt si ajo e Bashkimit. Ryma tjeter perkrahu pranimin e abecese se Stambollit. Nuk qe i lehte bisedimi per disa germa te kesaj abeceje. Vetem per shkronjen (dh) u deshen dy mbledhje te plota te komisionit. Ata qe pelqenin pranimjn e abecese se Stambollit qene 4 Myslimane nga Toskeria .Midhat Frasheri, Shahin Kolonja, drejtor i gazetes Drita qe botohej ne Sofje, Bajo Topulli, nje atdhetar i mesuar dhe i zoti, Nyzhet Vrioni, nga nje familje feudale me influence dhe Dom Ndre Mjeda . Kuptohet hapet se Dom Ndre Mjeda perkrahte abecenc e Stambollit. ne radhe te pare, sepse, si e veta, ajo mbeshtetei ne parimin e njej shkronje per cdo tingrull, dhe ne radhe te dyte, sepse abeceja Llatine ish si ajo e Abatit Preng DoCi, kundershtarit te tij. Komisjoni vendosi me ne fund qe te perdoreshin vetem dy abecete -abeceja e Stambollit dhe abeceja e re .
Latine (Shiko kopjen e vendimit ne pasqyren e vecante) -edhe qe mesimi i te dyjave te ish i detyruar ne te gjitha shkollat Shqipe.
Midhat Frasheri ia paraqiti Kongresit vendimin e komisionit pastaj At Fishta si kryetar i komisionit te abece dha arsyet dhe shpjegimet per kete vendim Ai tha edhe vetem abeceia e Stambollit do ti mjaftonte t'u pergjigjej nevojavet te Kombit Shqiptar, por per shtypjen e libravet jashte dhe per telegrafet ishte e nevojshme nje abece e thjesht Llatine" E mbyili biseden duke zene me goje Gjermanet qe perdorin dy abece, abecene Gothike dhe ate Llatine. Vendimi i komisionit te ab u pranua nga Kongresi
Vendimi per ceshtjen e abece, ne Manastir qe nje hap me rendesi drejt bashkimit te Shqiptarevet .Sadoqe nuk qe zberthimi ideal ai i njej abceje te vetme, qe nje pune me mund .Abeceja e Stambollit nuk mund te lihej menjan sepse kishte nje te kaluar te gjate dhe ish perhapur shume Nje numer i madh librash ish botuar, me te. Megjith- kete, duke menjanua, gjithe abecete e tjera, vendimi i Manastirit i beri te lehta maredhniet midis Shqipetarevet, nje gazete ose nje liber, qe botohej ne Jug mund te kendohei tani ne Veri dhe anasjelltas. Ai vendim ndihmoi edhe t'i bejej Myslimanet e te Krishteret me te vetedijshem per trashegimin e tyre te perbashket.
Por pak kohe pas Kongresit te Manastirit filluan te dalin pengesa. Ne Shqiperi nuk ish po ajo shkalle qyteterimi kudo. Myslimanet e Veriut ishhin te prapambetur dhe fanatike sidomos ne Kosove dhe nuk mund ti kuptonin mire perpjekjet kulturore te vellezerve te tyre me te perparuar ne Juge.Ata s'kishin aq deshire te pranonin nje abece qe nuk ish ajo e Kuranit.
Turqit e Rinj u perpoqen t'a shfrytezonin kete gjendje.Duke qene antare te <<njesimit>> te perandorise dhe te njej politike qenderzimi,ata kishin frike se abeceja Latine,duke theksyar kombesine e perbashket,vete ndryshimi i madh midis abecese latine e Turke do ti bente shqiptaret te vetedijshem per njehsimin e tyre Kombetar,do ti bashkonte e do ti shkepuste nga Turqia.Parimi i fese,Islamizmit,ishte ende si fuqi ne Perandorine dhe Turqit e Rinj nuk mund ta linin pas dore,megjitheqe ne fillim u perpoqen t'a mbanin larg fevet.Ata u perpoqen,pra,ti bejne per vete Myslimanet Shqiptare me anan e njej propagande Islamike,duke sulmnuar abecene Latine.
Qe ne Shkurt te vitit 1909, klubi Shqipetar i Filatit, nje qytet ne veriperendim te Greqise se sotme, i dergoi nje leter Bashkimit te Manastirit, qe ish bere klubi qendror Shqipetar, duke i u ankuar: « Ju kemi shkruar shume here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe... Po ne kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te shkrimit Shqip» . Klubi i Korces, Dituria, u shqetesua shume kur kendoi neper gazeta se « ne Stamboll qe formuar nje shoqeri me qellim qe te perhapte te shkruarit e gjymeS Shqipe me shkronja Turqishte » (. Disa hoxhe dhe ulema i thonin popullit se abeceja Llatine ishte vegla e te « pabesevet » dhe perdorimi i saj kunder fese; abeceja per Myslimanet ishte ajo me te cilen eshte shkruar Kurani.
Perkrahia qe i dhane abecese Turqishte Turqit e Rinj i hidheroi nacionalistet Shqipetare. Maredhenia miqesore ndermjet klubit Shqiptar te Manastirit dhe Turqvet te Rij u trondit aqe thelle sa u be armiqesi e hapet. Shqipetaret zune ndashti te shqetesohen nga perpjekjet e Turqvet te Rij, te cilet po benin shtrengesa per pranimin e abecese Turqishte.
Me 23 te Konikut, te vitit 1009, Turqit e Rij, nen mbulesen e njej «Komiteti Konstitucional OsmanlIi-Shqipetar» (Osmanli arnaut Melirutiiet komisio11i), organizuan nje kongres ne Diber. Ne kete kongres merrnin pjese nje shumice e madhe delegatesh Shqipetare t'ardhur nga Veriu e nga Jugu.. Sadoqe qellimi kryesor i Turqvet te Rij ishte t'a perdorin kete per t'i treguar opinionit publik Evropian dhe Otoman se Shqiperia donte konstitucjonin dhe ish gati t'a mpronte, u paraqiten edhe ceshtjet e shkollavet Shqipe dhe te Abecese edhe shkaketuan bjsedime te gjata. Ata qe donin abecene Turqjshte ishin te shumte dhe me ne fund u vendos qe gjuha Shqipe te mesohej ne te gjitha shkollat porse seicili ish i lire te perdorte abecene Llatine ose Turqishte per te shkruar.
Me kete, Turqit e Rij nuk fituan nje koncesion por me te vertete, i dhane nje grusht abecese Llatine. Ata i shtuan perpjekjet e tyre. Organizuan Ievizje ne shume qytete Shqipetare per abecene Turqishte. Ky veprim iTurqvet te Rij ne punen e abecese qe perpjekja e tyre e fundit per te hedhur faren e percarjes ndermjet te Krishterevet dhe Mvslimanevet dhe per te penguar bashkimin e tyre.
Por atdhetaret Shqipetare, megjithe veshtiresite, nuk u terhoqen.. Ata i hyne Iuftes. Shqiptaret kishin nje argument gjuhesor ne anen e tyre: Arabishtja e shkruar ish e varfer per zanore dhe Turqishtja e shkruar kishte shenja zanoresh qe perfaqesonin shume tinguj, duke u varur nga ligji i eufonise se zanoreve, si per shembell, 9 = 0,0, u, ii. Me2 gjer me 10 te Shtatorit, te vitit 1009, u mblodh nje kongres n'Elbasan per te biseduai ceshfjen e shkollavet Shqipe dhe ate te krijimit te njej shkoIIe per mesonjes. Ndersa kongresi ish ne pune e siper disa antare te Komitetit te Turqvet te Rij, ne Elbasan, u mbanin fjale katundevet rreth qytetit qe te mos ia vinin veshin punes' se kongresit .Persa u takonte shkollavet, kongresi vendosi se ish detyra e klubit te Manastirit t'a fuste ne te gjitha shkollat e Shqiperise gjuhen Shqipe, me abecene Llatine.
Me 19. te Shkurtit, te vitit 1910, u be ne Korce nje demostrate e madhe prej afer 15000 vetesh kunder futje's me pahire te abecese Turqishte. U bene shume fjalime per te perkrahur « shkronjat Shqipe » edhe Hafez Aliu beri nje Iutje me te cilen i bekoi ato. U hoqen telegrafe deputetevet Shqipetare ne Stamboll edhe pergjigjia e ketyre u dha zemer per te mos hequr dore nga kerkesat.
Megjithe urdhrat zyrtare te Komitetit per Bashkim dhe perparim dhe te qeverise Turke per te qendruar te paanshem ne ceshtjen e abe- cese, Turqit e Rij e shtuan propaganden shume e me shume. Myftiu i Manastirit, Rexhep Nuredini, i dergoi paresise se Janines nje libreze qe porosiste perdorimin e shkronjave Turqishte per shkrimin e gjuhes Shqipe.Klubi Shqiptar i Janines u telegrafoi menjehre Vezirit te madh de Ministrit te Aresimit duke protestuar dhe duke theksuar vendosmerine e toskeve per te mos hequr dore nga abeceja Latine.Si Klub kryesor i Vilajetit te Janines i keshilloi te gjithe klubet e tjere shqiptare te krahines qe te vepronin ne te njejeten menyre.Ndersa demonstratat per abecene Turqishte vazhdonin,kundershtimi i myslimave te Toskerise behej gjithmone edhe me i fuqishem
Per t'u vene re eshte protesta e klubit te Filatit derguar portes se Larte, kur degjoi qe 12 hoxhe mendonin te shfaqeshin ne favor te abecese Turqishte; telegrafi mbaronte me keto fjale: « Na do te derdhim edhe piken e fundit te gjakut per abecene Llatine » Ne Shqiperin'e Juges, Bektashinjte qe mbaheshin si heretike nga ana e myslimanevet te vertete (ortodhoks), luajten nje rrol me rendesi per abecene Llatine. Megjithekete ne Shqipen'e Mesme dhe n'ate te veriut po te perjashtojme Elbasanin propaganda e hoxheve pat zene vend.
Eshte e natyreshme te pyese njeriu se si ishte gjendia ne Shkoder gjate kesaj kohe te luftes per abecene.Gjendja atje ndryshonte. Katoliket kishin shkollat konfesionale (fetare) te vetat, nen mbrojtjen e Austro-Hungarise, shkolla te cilat kishin karakter privat, dhe prandaj nuk perfshiheshin ne juridiksionin e autoritetevet aresirnore Turke. Keto shkolla nuk mund te zvariteshin ne fushen e grindjes se abceese. Mesimi i gjuhes Shqipe ne shkollat Katolike ishte bere me abecene Llatine qe ne fillim te nderrohej kejo abece ndashti ishte e pamundur. Po keshtu mund te thuhet edhe per shkonat Italiane. Veprimi i Turqvet te Rij ne ceshtjen e abecese kishte te bente me shkollat qeveritare dhe ky veprim ne Shkoder mund te prekte vetem Myslimanet. Por meqenese popullsia Myslimane e Shkodres ishte teper konservatore, problem abeceje ketu nuk kish. Vetem nje mbedhje u be ne fillim te Shkurtit te vitit 1910, nga disa hoxhe, dhe u pranua nje vendim i Shkupit qe perkrahte abecene Turqishte.Megjithkete. nga mbarimi po i atij muaji, katoliket u cfaqen per abecene Llatine.
Ne Kongresin e Manastirit, te vitit 1908, ish vendosur qe pas dy vjetesh te behej nje kongres i dyte. Lufta midis abecese Llatine dhe abecese Turke e shpejtoi ate mbledhje. Me 21te Marsit, te vitit 1910, nje kongres gjuhesor i dyte, i organizuar nga antaret e « abecese kombetare », u mblodh ne Manastir per t'a sqaruarr nje here e mire ceshtjen. Kongresi shpalli : « Geshtja thjesht giuhesore e abecese Shqipe qe qe zgidhur definitivisht .. ne Kongresin e Dibres ka dale perseri ne shesh duke u bere shkak krizash dhe rrymash te kunderta opinioni. Kejo pune qe i intereson vetem elementit Shqipetar eshte bere edhe nje ceshtie politike e brendeshme, meqenese ka te beje me aresimin ne tere kombin Otoman dhe me inte- resimin e autoritevet Qeveria u ka dhene zemer perkrahesvet te gjuhes Tulrqishte duke shkaketuar pune te papelqyera, te papajtuarshme me regjimiin konstitucional qe edhe na e gezojme Kongresi me vtta te perbashketa deklaron se ceshtia e gjuhes Shqipe, megiitheqe eshte larguar shume nga baza e sai, i perket vetem e vetem Shqipetarevet dhe eshte per t'u desheruar, n'interesin e vertete Otoman, qe te mos dale nga sfera e saj e natyreshrne »
Carja midis Turqvet te Rij dhe nacionalistevet Shqipetare ish bere e thelle. S'kish me dobi t'i beheshin kerkesa qeverise se Stambollit, sepse ajo kish marre qendrim armqesor. Veziri i Madh, Ibrahirn Haki Pashai, i tha njej deputeti te shquar Shqipetar: « Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet per te pranuar abecene Llatine si hapin e pare te shkeputjes se tyre prej Turqise... Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe'r te ndaluar perdorimin e abecese Llatine ». Me shtytjen e qeverise Turke, Sheh-UI-Islami, autoriteti me i larte Mysliman, u dergonte gjithe myftivet te Shqiperise me 5 te Pri]lit, te vitit 1910, kete qarkore: « Nxitojrne t'ju lajrnerojme se me 22 te Marsit, te vitit 1326 (1910), me anen e njej letre zyrtare derguar Ministrise s'Aresimit, i kerni parashtmar qe te mos e pranoje abecene Llatine per gjuhen Shqipe dhe te kete kujdes qe perdorimi j saj ne shkollat Shqipe te ndalohet rrepte. Prandaj po u dergojme kete qarkore te gjithe myftivet te qytetevet dhe te krahillavet Shqipetare qe te veprojne po keshtu » . Turqit e Rinj e paten shkelen premimin e tyre persa i perkiste gjuhes dhe shkrimit Shqip dhe i paten lenduar ndjenjat kombetare Shqipetare duke themeluar ne Stamboll, ne Prillin e 1910-s, nje klub per detyrimin e abecese Turqishte; ky klub quhej« Qarku Aresimor » (rnahfil -i m,earif), dhe ishte nen mprojtjen e qeverise . U 'botua edhe nje gazete me shkronja Turqishte, ne Stamboll kejo qe e para dhe e fundit.
Meqenese qeveria e Stambollit nuk qe e zonja t'u a dale ne krye qellimevet te saj me propagande, perdori fuqine. Klubet dhe shoqerite Shqipetare i prishi, gazetat i ndaloi, shkollat i rimbylli, po ashtu edhe shtypeshkronjat ne Manastir, Selanik dhe Korce, duke hequr po ne kete kohe edhe gjuhen Shqipe nga programi i shkollavet qeveritare. Kryengritjet qe paten plasur ne Veri, ne fillim jo per ceshtjen e abecese por kunder politikes se qenderzimit te Turqvet te Rij dhe per te majtur privilegjet, u perhapen ne tere Shqiperine. Ne Shtatorin e vitit 1912, kryengritesit qene aqe te forte sa qe e shtremguan porten e Larte te pranoie kerkesat e tyre, nder te cilat hapja e shkollavet Shqipe dhe perdorimi i gjuhes Shqipe ishin kushte te domosdoshme. Pas njej kohe te shkurter plasi lufta Ballkanike dhe Shqiperia shpalli pavaresin'e saj (28 Nendor, 1912); dhe keshtu abeceja Turqishte u hoq per gjithemone.
Ne viterat e ardheshem abeceja Llatine fitoi dhe zuri vend. Abeceja e Stambollit dalengadale mbeti pas dhe dolli nga perdorimi. Shkaqet duket te kene qene dy. I pari, sic tha At Fishta, ne Kongresin e Manastirit, se eshte me lehte te shtypen botime me shkronja Llatine. I dyti, gjate kohevet te pushtjmit Grek ne Shqiperin' e Juges .Myslimanet paten qene shkelur e marre neper kembe. Gdo gje Greke vetvetiu quhej armiqesore, keshtuqe edhe vete shkronjat Greke le « abecese se Frashervet » medoemos do te mos pelqeheshin.
Pame ne kete veshtrim se si abeceja Shqipe pasqyronte kushtet e nderlikuara historike te Vendit dhe se si po n'ate kohe arrijti te behet nje fuqi e ngjeshur formonjese. Perpjekiet per krijimin e njej abeceje qene ne fillim te shperndara dhe krejt te ndryshme, te influencuara nga grupe fetare dhe zona kulturore, dhe vetem dalengadale zune te anojne drejt njehsimit. Ne kete zhvillim, interesat e fuqivet te huaja luajten dy rrole: ata qe qeverisnin Vendin --Perandoria Turke dhe gjer ne nje fare shkalle Patrikana e Stambollit u perpoqen t.a perdornin abecene si nje fuqi percarjeje; ata qe kishin qellim t'a shtonin influencen e tyre -Austro- Hungaria dhe Italja -u munduan t'a perdornin si nje faktor bashkimi. Ngecur keq ne keto rryma kundershtare, Shqipetaret po fillonin te kupetojne duke u bere gjithenie me teper te vetedijshem per njesin' e tyre kombetare dhe per rrezikun qe sillte me vete shumesia e abecevet. Kur i a duallen ne krye t'a kufizojne perdorimin, me pare ne dy abece dhe me vone ne nje te vetme, ata e bene abecen nje fuqi bashkimi. Duke zgjedhur abecene Llatine hoqen dore edhe nga Orienti dhe u kthyen nga, Perendimi. Mund te thuhet se historia e Abecese Shqipe eshte ne vetvehte historia e Popullit Shqipetar.

__________________
"L'amore vero,e il cammino in due
verso la luce di une ideale comune
(J.d'Hormoy)

LOVE is wonderful but I think it is much more than that

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Prill 2003 23:17
Irfani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Irfani Kliko këtu për të kontaktuar me Irfani (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Irfani't! Kërko mesazhe të tjera nga: Irfani Shto Irfani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Irfani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Historiku i Alfabetit Shqip

Ajo cka mban gjalle vetedijen e nje Kombi padyshim qe eshte Gjuha e Tij.Nje Komb pa Gjuhe eshte i destinuar te zhduket dhe asimilohet.
Ne kete kendveshtrim vetedija dhe zgjimi i Shqiptareve nen pushtimin osman padyshim qe varej edhe nga faktori Gjuhesore,pa Gjuhe ne nuk do te kishim as Komb.
Si u arit kristalizimi i Alfabetit te pare Shqiptar qe do te perfshinte te gjitha trojet Shqiptare dhe kolonite e mergimit

Historia e formimit te Alfabetit tone Kombetar eshte nje histori e gjate dhe shume e nderlikuar.Ndarjet tokesore Veri-Juge,grupimet e popullsise ne tre Besime te ndryshme Myslimane Katolike dhe Orthodokse
e kane nderlikar se tepermi kete hap te rendesishem te vetedijes sone Kombetare.
Vlen te permendet se nje faktor mjaft i rendesishem ka qene edhe trysnia e ushtruar nga Fuqite e huaja karshi Popullates Shqiptare.
Per here te pare eshte bere fjale per nje Alfabet te Gjuhes Shqipe ne vitin 1332,nga nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart.Kete Alfabet Ai ja paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, ne nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruante: « ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Ne te vertete dokumentin e pare te Gjuhes Shqipe,pra Formulen e pagezimit e gjejme te shkruar me germat Latine (1462).Ky dokument ben pjese ne nje leter baritore te Peshkopit te Tiranes dhe Durresit Pal Engjellit.
Nje tjeter dokument i shkruar Shqip mendohet qe gjendet ne Biblioteken "Ambriozana" te Milanos.Behet fjale per nje pjese te Testamentit te Ri.Sipas studiuesve (Stavri Skendo) ky shkrim eshte i shkruar ne dialketin Tosk
dhe nen frymen e fese Orthodokse.
Duke bere nje paralele mes ketyre Alfabeteve te Gjuhes Shqipe te shkruar shikojme qarte trysnine apo influencat kulturore qe kane ushtruar ne Shqiperi dy nga fqinjet tane para pushtimit Osman.
U desh njefare kohe qe te dilni ne drite te tjera botime ne Gjuhen Shqipe.Kjo vonese shpjegohet me faktin se Ballkani e bashke edhe Shqiperia me te po perballeshin me nje tjeter kulture qe perhapej nen forcen e jataganit.
I pari botim pas pushtimit te Shqiperise nga Perandoria Osmane eshte Meshari i Gjon Buzukut (1555).
Ky liber eshte shkruar me Alfabet latin,por edhe me disa germa Cilirike.Afersia e popullsive sllave te Jugut qe jetonin ne bregun Dalmat me prifterinjte Katolike Shqiptare mendohet te jete shtytja qe ka bere qe ne Alfabetin e Mesharit te hasim edhe germa Cilirike.Megjithate ky Alfabet nuk ndeshet me sepse ne veprat e Pjeter Budit gjejme nje Alfabet te ndryshem nga ai i Buzukut,sadoqe edhe ky ishte mbeshtetur ne germat Latine.
Kete Alfabet e perdori edhe Bogdani ne vepren e tij "Ceta e Profeteve".Ky Alfabet u ruajt deri ne fillimin e shekullit te 20-te dhe u "pagezua" me emrin "Abece-ja e Shkrimtareve te Lashte te Veriut".
Ne Shqiperine e Jugut veprat qe kane mbeteur ende jane te datuara relativisht vone,megjithse edhe keto kane karakter kishtar.Kjo vonese shpjegohet me kushtet ne te cilat ndodheshin dy Kishat,Ajo katolike ne Veri dhe Kisha Orthodokse ne Jug.
Gjate pushtimit Turk,kisha Katolike shikohej nga Osmanet si nje "armik" i perandorise,pasi kishte lidhje me Vatikanin,ndersa Kisha Orthodokse kishte shume here me shume liri veprimi saqe ishte bere edhe pjese e administrates Osmane.Kjo gjendje per Kishen Orthodokse vazhdoi deri ne kohen kur Rusia doli si mbrojtesja e te Krishtereve Orthodokse.Patriakanes se Stambollit ju dobesuan shume pozitat ne Shqiperi edhe pse nje pjese e Popullsise Sqiptare nderoi besimin ne Islam.
Atehere Kisha Orthodokse filloi propaganden fetare per te forcuar Besimin.Vlen te theksohet se veprat e shkruara nga Orthodokset ne ate kohe ne te shumten e rasteve kishin nje fryme Helenizimi.
Ne Voskopoje ne shekullin e XVIII dolen ne drite dy vepra,njera i perket Theodhor Kavaliotit dhe titullohej
"Fjalor i Greqishtes popullore,Vllahishtes dhe Shqipes" ndersa tjetra i perkiste Mjeshter Dhanilit dhe qe titullohet
"fjalor katergjuhesh" pasi ishte shtuar edhe gjuha Bullgare karshi greqishtes,vllahishtes dhe Shqipes.
Keto vepra qe ishin me sakte fjalore u shkruan me alfabetin grek dhe Mjeshter Dhanili ne parathenien e fjalorit te tij e tregon qarte se kishte si qellim greqizimin e popullsive Vlehhe dhe Shqiptare.Ne gjysmen e dyte te shkullit te XVIII Kostandin Berati shkroi "Liber kendimi i Greqishtes dhe Shqipes" por edhe ky perdori si alfabet ate Grek.
Ne vitin 1824 ne Korfuz botohen te Kater Ungjijte Greqisht edhe Shqip.Per pjesen Shqipe u perdoren te 24 germat greke si dhe 9 germa te tjera te posacme.Ky Alfabet u prit mire ne Shqiperine e Jugut pasi u perdor edhe me vone ne vitin 1885.Ky alfabet u krijua nga nje grup perkthyesish nen kryesimin e Grigor Argjirokastritit,peshkop Shqiptar i ishullit te Eubese.
Naum Veqilharxhi ne vepren e tij "Liber Kendimi"1845 perdori nje tjeter alfabet.Ky alfabet nuk u perdor nga ndonje tjeter dhe mbeti vetem ne zonen e Korces.
Kostandi Kristoforidhi ne verpat e tij perdori dy alfabete ne perkthimet e tij te Ungjillit.Ne perkthimet qe beri ne dialektin Geg ai perdori gemrat Latine ndersa ne dialektin Tosk perdori germat Greke.
Vec dy alfabeteve qe kemi permendur deri tani ne veprat e shkrimtareve Shqiptare shikojme te shtohet edhe nje tjeter Alfabet.Behet fjale per alfabetin Arab,qe erdhi si pasoje e pushtimit te Shqiperise nga Turqia.
Veprat e para datojne ne shekullin e XVIII."Evraheja" e Muhamet Kycykut,poezite e Nazim Trakulles dhe poezia "anakreontike" e Mulla Hysen Dobracit jane disa nga keto vepra.Disa prej ketyre shkrimtareve ishin Syni dhe te tjeret Bektashi (besnike te nje sekti Pantheist te deges Shia) qe ishin perhapur ne Shqiperine e Jugut.Ne pergjithesi keto botime ishin vjersha me klarakter fetar.Ne vitin 1877 Hoxha Tahsin qe jetonte ne Janine nxjer ne drite nje alfabet te mbeshtur ne shkronjat Turke,por menjehere u arestua nga autoritetet dhe u dergua ne Stamboll,pasi Gjuha Shqipe ende nuk i gezonte te drejtat ashtu sikunder disa gjuhe te tjera brenda Perandorise.
Nje vend te vecante zene edhe botimet e mergatave Shqiptare ne Greqine e Jugut dhe ne Itali.
Marko Bocari ne vitin 1809 shkroi fjalorin Greqisht -Shqip per konsullin Francez Pouqueville.Ky fjalor u shkrua me germa Greke dhe u botua ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti.
Alfabetet qe perdoren Arbereshet e Italise,sadoqe nga origjina ishin Orthodokse dhe nga Jugu i Shqiperise
qene bashkuar dhe perdoren vetem Alfabetin Latin .Vetem Dhimite Kamarda perdori alfabetin Grek ne Gramatiken e tij si dhe ne shtesen e saj.Megjithate ky alfabet ishte perdorur edhe me pare nga Albanologu Hahn ne botimin e tij Albanesische Studien.
Sic u pa me larte vetem "Abeceja e Shkrimtare te lashte" pati jetegjatesi reth 300 vjet,ndersa te tjerat nuk dolen jashte qarkut ose zones se shkrimtarit qe i perdori dhe nuk paten shtrirje kohore.
Ajo qe i bashkoi Shqiparet per te krijuar nje Alfabet Shqiptar qe te perdorej ne te gjithe Shqiperine pa dallime fetaro-krahinore ishtje Lidhja e Prizrenit ne vitin 1878.Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i dhene rendesi mesimit te Shqipes ne Shkolla si e vetmja ruge qe do te conte ne krijimn e nje alfabeti te perbashket mbare Shqiptar.
Ne Stamboll,Vellezerit Frasheri (Sami dhe Naim Frasheri) formojne "Shoqerine per botime Shqipe)1879.
Kjo shqoeri krijoi nje Alfabet te mbeshtetur ne shkronjat Latine dhe ne disa Greke si (f) dhe (dh).Ky alfabet ndoqi parimin "nje shkronje,nje tingull" dhe pati nje themel gjuhesor te shendoshe.Ky alfabet u perdor per organin e kesaj shoqerie rita" si dhe per botimin e Abetares dhe Kendimit si dhe te librave te tjere shkollore.
Ky alfabet u quajt me emrin "abeceja e Stambollit" dhe ushtroi nje ndikim ne pothuajse gjithe popullsine Shqiptare perfshire edhe mergatat.
Konsujt Austriake ne raportet e tyre lajmerojne se ne vitin 1905 ky Alfabet perdorej ne te gjithe Shqiperine e Jugut duke perfshire Myslimane e Orthodokse deri ne Jugun e Prizrenit dhe Diber.
Fillimisht kjo nisme u perkrah nga Porta e Larte si nje ruge per te ndaluar trysnine Sllave dhe greke,duke cilesuar Kombesine Shqipatre nder Shqiptare,por sa u pa se reziku Slavo-grek kaloi Porta e larte filloi ndalin e perdorimit te ketij Alfabeti.Interesi i Sulltanit ishte qe ne Shqiperi te mbizoteronte alfabeti Arab ose ai Turk
sidomos ne popullsine Myslimane Shqiptare qe perbente pjesen me te madhe te popullsise.Duke percare popullsine ne Mysliane dhe te Krishtere,reziku per shkeputjen e Shqiperise behej shume here me i vogel,per te mos thene i pa mundur.
Shkollat Shqipe here lejoheshin nga Porta e Larte e here mbylleshin,si pasoje e politikes qe ushtronte Evropa.Politika Turke luhatej mes Liberalizimit dhe konservatorizimit.
Per te theksuar eshte edhe politika qe kleri Orthodoks Grek ushtroi ne percarjen e popullsise Shqipatre ne Myslimane dhe Orthodokse.Fillimisht Kleri grek mallkoi perdorimin e "Abecese se Stambollit" dhe ata qe e perdornin ate.Shume Shqiptare u vrane apo u helmuan nga greket vetem sepse kerkonin arsimin e tyre ne Gjuhen Amtare.
Ne Shqiperine e Veriut gjendja paraqitej disi me mire.nen mbrotjen e Austro-Hungarise ishin hapur dy shkolla
nje seminar Franceskan dhe nje institut Jezuit.Me vone u hapen edhe shkolla te tjera pasi interesi i Austro-Hungarise ishte ndergjegjesimi i Shqipareve me anen e kultures se tyre Amtare si kunderpeshe ndaj sllaveve.Ne vitin 1899 ne Shkoder themelohet shoqeria Bashkimi nen kryesine e Imzot Preng Docit,abat i Mirdites.Ky abat pati nje mbeshtetje te madhe ne klerin katolik dhe hartoi nje Alfabet te vetin.Ky alfabet u mbeshtet ne ate Latin dhe gemrat Shqipe qe nuk kishin korespodente ai i krijoi duke bashkuar dy germa psh: dz (xh) gh(gj).KY alfabet u perdor per te shtypur nje sere librash te financuar nga Austro_hungarezet por megjithate kjo {abece} mbeti vetem ne zonen e Shkodres.
Tre vjet me vone ne Shkoder u krijua nje tjere Shoqeri,Agimi nga prifti katolik Dom Ndre Mjeda nje filolog dhe poet.Edhe kjo Shqoqeri prezantoi Alfabetin e saj.Edhe ky Albabet si ai i Stambollit perdori parimin "nje shkronje,nje tingull" por me ndryshimin sepse ne disa shkronja u vendosen shenja dalluese psh g'(gj" n'(nj)
Ky Alfabet u prit mire ne Kongresin Nderkombetar te Orientalisteve qe u mblodh ne Hamburg ne vitin 1902
dhe u perkrah nga KryePeshkopata Katolike e Shkodres.
Faik Konica filloi te perdorte nje Alfabet te vetin ne te perjohshmen Albania qe dilte ne Bruksel,per te krijuar nje Alfabet mbare Shqiptare,Perpjekjet e tij nuk paten shume sukses dhe Alfabetet qe mund te mernin trajta
Kombetare nebeten vetem tre.Aflabeti i Stambollit,alfabeti i shoqerise Bashkimi dhe ai i shoqerise Agimi.
At Gjergj Fishta,nje Poet Kombetar duke pare se pas Lidhjes se Prizrenit kishim nje bollek Alfabetesh filloi ti bente objekt ne satiren e tij.Ja nje pjese e shkeputur nga Anzat e Pernasit
per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,
Qi, ethun trush me' pralla e me gazeta,
perfton ma n'fund e piell nji Abecedar .
Pjelle mushku po. Por prap Shqipnia e shkreta
Prej sish do t'ndahet n'njaq kortare e copa
sa shkrola iane prej A e deri n' Zeta...
Ardhja ne fuqi e Xhon Turqve (Turqeve te rinj) solli per Shqiptaret nje liri te madhe ne fushen e Arsmit.Tani Shqptaret gezonin te drejta si te gjithe popujt e tjere te perandorise Osmane.KJo liri veprimi i dha Levizjes Shqipatare per Pavarsi nje shtytje te madhe.Ne qytet e medha u krijuan Shoqeri apo Klube me karakter Arsimor por qe kishin qellime politike te pa shpallura.Filloi botimi i gazetave,librave dhe krijimi i nje Alfabeti te perbashket u be kerkese e dites.
Ne gazeten Liria qe botohej ne Selanik nga Midhat Frasheri u be nje thirrje per mbledhjen e nje Kongresi qe te vendoste njehere e mire per punen e Alfabetit Shqip.Bara per organizimin e Kongresit i ra Klubit te Manastirit
qe quhej Bashkimi.Ky Klub ishte nder te paret e krijuar dhe kishte nje rendesi gjeo-politike pasi ishte kryeqender e Vilajetit.
Ky Kongres i filloi punimet ne 14 Nentor te vitit 1908 deri ne 22 nentor dhe perbehej nga delegate Klubesh,Shoqerish,Mergatash,Shkollash,qytetesh.Ky Kongres kryesohej nga Midhat Frasheri qe ishte edhe ideatori.Pak pas hapjes se punimeve Kongresi vendosi krijimin e nje komisione nga delegatet me te afte per te zgjedhur Alfabetin .Ky Komision pati per Kryetar At Gjergj Fishten.Fillimisht Ky komision i vuri si detyre vetes tre ceshtje 1)Te zgjidhej njara nge tre abecete (ajo e Stambollit,Bashkimit,Agimit) 2)Te mereshin pjese
nga cdo abece per te krijuar nje te re 3)Te behej nje alfabet i ri.
Pasi rahu per me shume se tre dite ceshtjen e Alfabetit,komisioni doli ne perfundime Njera ryme mendonte
per te krijuar nje Alfabet te mbeshtetur ne 25 germat Latine dhe krijimin e germave te tjera me bashkimin e dy germave.Ne pak fjale ky Alfabet ishte pothuajse si ai i Shoqerise Agimi.
Ndersa pjesa tjeter perkrahte Alfabetin e Stambollit.
Pas shume mbledhjesh Komisioni vendosi te linte ne perdorim te dy keto Alfabete,duke ja paraqitur kete vendim Kongresit.Ne fjalen e Tij,At Gjergj Fishta theksoi se edhe vetem Alfabeti i Stambollit do tu mjaftonte Shqiptareve per nevojat e tyre,dhe u rikujtoi delegateve se edhe Gjermanet perdorin dy Alfabete,ate Gotik dhe ate Latin.Megjithese Kongresi i Manastirit ishte nje ngjarje me rendesi per jeten Politiko-Kulturore Shqiptare
filluan te dalin pengesat e para.
Popullsite Myslimane te Kosoves dhe te Veriut nuk mund te pranonin nje Alfabet qe nuk ish si ajo e Kuranit
pasi propaganda e Hixheve pat zene vend ne keto popullsi.Turqit e Rinj qe ishin ne fuqi filluan te perdornin kete moment per te ndaluar perdorimin e Alfabetit Latin,duke pasur frike se mos Shqiptaret kerkonin pas kesaj edhe shkeputjen krejt nga Porta e Larte.
Ne Shkurt te 1909 Klubi Shqiptar i Filatit i shkruan Shoqerise Bashkimi te Manastirit qe ishte bere edhe qendra e ketyre Klubeve:": « Ju kemi shkruar shume here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe... Po ne kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te shkrimit Shqip»
Ne Korce Klubi Dituria u shqetesua kur pa se disa hoxhe predikonin se Aflabeti Shqip duhet te ishte me germa
turke dhe se germat Latine ishin te te "mallkuarve".
Ne 23 korik te vititt 1909 ne Diber Turqit e rinj mundesuan nje Kongres nen emrin e "Komitetit Konstitucional Osmanlli Shqiptar".Ne kete kongres moren nje pjese e madhe delegatesh nga Veriu dhe Jugu i shqiperise dhe Porta e Larte e perdori kete Kongres si karte ne syte e Evropianeve.
Ne 19 shkurt 1910 ne Korce u be nje demonstrate kunder futjes me pahir te Alfabetit Turk ne shkolla.Mernin pjese reth 15000 veta dhe u mbajten shume fjalime ne favor te Alfabetit Latin dhe Hafiz Aliu (nje Klerik Islam) e bekoi Alfabetin e Manastirit.Gjithashtu u derguan edhe telegrafe deputetve Shqiptare qe te mos hiqnin dore nga kersat per lejimin e arsimimit te shqiptareve ne Gjuhen Shqipe dhe te ndalonin hyrjen e alfabetit turk ne Shqiperi.Per tu vene re jane edhe deklaratet e 12 hoxheve te Filatit qe u shfaqen hapur pra Alfabetit Latin.Edhe ne Shqiperine Jugor,Bektashinjte luajten nje rol me rendesi ne favor te Alfabetit latin
ndersa ne zonat e Shqiperise se Mesme propaganda pro Turke kishte zene vend.
Carja mes Nacionalisteve Shqiptare dhe Turqeve te rinje ishte bere aq e madhe saqe u hoq dore nga ruga ligjore per te ndaluar hyrjen e alfabetit turk ne sistemin arsimor Shqiptar.
Ne vitin 21 mars te vitit 1910 ne Manastior mbidhet serisht Kongresi qe doli me vendimin se "Ceshtja e Aflabetit eshte nje ceshtje qe u oerket vetem Shqiptareve dhe se kjo ceshtje eshte zgjidhur perfundimisht dy vjet me pare".
Qeveria Turke i shikoi perpjekjen e Shqiptareve per te pranuar Alfabetin latin si nje hap drejt shkeputjet nga Porta e larte. Vete Veziri i madhe deklaron keto fjale:''Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet per te pranuar abecene Latine si hapin e pare te shkeputjes se tyre prej Turqise... Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe'r te ndaluar perdorimin e abecese Llatine"
Kryengritjet Shqiptare dhe lufta Ballkanike coi ne Pavarsine e Shqiperise ne Nentor te vitit 1912,gje qe e shkeputi autoritetin e Portes se Larte mbi Arsimin e Shqiptareve.
Sic thame me larte Kongresi i Pare i Manastirit 1908 la ne perdorim Aflabetin e Shoqrise Bashkimi
si dhe ate te Stambollit.Ky i fundit mbante brenda tij disa germa greke per te zevendesuar shkronjat qe nuk gjendeshin ne ate latin.Gjate Luftes Ballkanike kur populli yne u perball me mizorite Greke,filoi ta identifikoj cdo gje greke si armike e detyrimisht edhe germat greke te Alfabetit te Stambollit.Ne Shqiperine e Jugut filloit tanime te perdorej vetem alfabeti me gemra Latine dhe per faktin sepse ishte me i lehte ne botimet brenda gjith Shqiperise.
Pra sic shihet pame me larte nje histori te shkurter te formimit te Alfabetit Shqiptar qe kemi edhe sot.Megjithese i permbledhur shkurt kjo histori mban brenda saj dramen e Shqiptareve ne keto 500 vjet,dhe pa pike dyshimi mund te themi se Historiku i Alfabetit eshte ne vetvete Historia e Shqiperise.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shtator 2003 21:17
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Gjuha Shqipe

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur australian Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.
Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof.Eqerem Çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj “nuk është një arë fare e papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; “shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”.
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.
Shqipja standarte
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjeter janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë menyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.Studimet për gjuhën shqipeGjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.
Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Shtator 2003 19:23
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Alfabetet e para shqipe

Carl Faulmann nga Wiena e Austrisë, në pranverë të vitit 1878, botoi një libër me titull "Schriftzeichen und Alphabete" (shkronjat dhe alfabetet) në të cilin, përvec alfabeteve të shumtë të njohur deri ateherë, prezenton 4 alfabete nga shqipja.
Në faqen 181 të botimit të tij të dytë të viti 1880 qëndron kështu: "Shqipëtaret (ai thotë "albanese"), të cilët vetëquhen shqiptarë dhe nga turqit, sundusit e tyre, të njohur si Arnaut, banojnë në pjesën me të madhe të Ilirit të vjeter dhe Epirit, d.m.th. në bregdetin Adriatik, në lindje të kufizuar nga Pindus dhe prej Skutari e deri në Korinth. Ne i gjejmë ata nga shek. 14 në Greqi, ku bëjnë një të pestën pjesë të popullsisë së përgjithshme. Gjuha shqipe shfaqë një pamje enigmatike, që me gjuhët fqinjë në asnjë mënyrë nuk ka ngjashmeri. Është e ndarë në dy dialekte, një veriore Gegerishte dhe tjetren jugore Toskerishte. E para shkruhet me shkronja latine, ndërsa e dyta me shkronja greke. Por, përvec këtyre ka edhe shkrime autoktone, të cilat përdoren nga disa rajone dhe familje dhe që lidhshmeria e ketyrë shkrimeve me shkrime të tjera është e izoluar, sic është edhe vet shqipja. E, ato janë:
1.Shkronjat e Elbasanit
2.Shkronjat e Byta Kukjes
3.Shkronjat e Veso Bajos
4.Shkronjat shqip-greqisht
Alfabeti i parë, i treguar këtu, gjendet në qytetin e Elbasanit dhe i cili kuptohet dhe perdoret edhe nga qyteti fqinjë i Beratit. I dyti është zbuluar nga shqipetari me emrin Byta Kukje. Të tretin e mësoji, prej oborrtarit të tij, udhëheqesi i nderuar Veso Bajo, i cili po ashut ishte shqipetar" (Carl Faulmann).
Alfabeti i Elbasanit kishte 53 shkronja. Nuk ka ngjashmeri me asnjë nga alfabetet e gjendura deri me tani. Alfabeti i Byta Kukjes ka 31 shkronja dhe po ashtu për nga ngashmeria është i Izoluar. Alfabeti i Veso Bajos ka 22 germa dhe është i izoluar për nga ngjashmeria. Alfabeti shqip-greqisht ka 34 shkronja të cilat gati të gjitha janë greqisht, por me disa ndryshime. Mund ta quanim Alfabet grek të pervetesuar nga shqiptaret apo të "shqiptarizuar". Ai ka 34 shkronja por me shumë se 12 prej tyre janë të kombinuara, të cilat nuk gjenden në alfabetin grek. Pra te përshtatura nga shqiptaret për të folmen e tyre.

Alfabeti i elbasanit
http://www.geocities.com/xhavo_gjk/Scannen0001.jpg
Shkronja e byta kukjes
http://www.geocities.com/xhavo_gjk/Scannen0002.jpg
Shkronjat e Veso bajos
http://www.geocities.com/xhavo_gjk/Scannen0003.jpg

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Nëntor 2004 18:22
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor sht moderator/e n kt nn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: Shtese

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re kanonizme.jpg
Ky file është shkarkuar 6 herë.

Citim:
Po citoj ato që tha Irfani
....
Ndersa Lidhja vepronte ne Shqiperi duke kundershtuar me arme shkeljete tokes se saj, nje shoqeri per kulture earesim, e quajtur Shoqeri per Botimet Shqipe themelohej ne vitin 1879 ne Stamboll per te nxitur berjen e botimeve ne gjuhen Shqipe. Ne krye te kesaj shoqerie ishin dy vellezerit Frasheri, Samiu (i njohur ne Turqi si Shemsedin Sa mi Bej) dhe Naimi, poeti-apostull i nacionalizmes Shqipetare, te ndihmuar nga Shqipetare te shquar te besimevet Orthodhokse e Katolike. Kejo shoqeri beri nje abece te mbeshtetur ne shkronjat Llatine me disa shkronja Greqishte, si dh(dh) dhe f (th) --Samiu dhe Naimi i kishin bere mesimet ne gjimnazin Grek te Janines -si edhe disa shkronja te vecanta, si (gj), krijuar nga Samiu vete per tinguj te vecante te gjuhes Shqipe. Duke ndjekur parimin e njej shkronje per nje tingull kejo abece kish nje themel gjuhesor te shepdoshe. Kjo u quajt « Abeceja e Stambollit » ose« Abeceja e Frashervet » nga emri i Vellezervet Frasheri. Me kete abece shoqeria botoi organin e saj Drita, nje Abetare dhe Kendim, si edhe shume libra shkollore.
Abeceja e Stambollit u perdor ne gjithefare botimesh te kollonivet Shqipetare -Bullgari, Rumani, dhe gjetke dhe te nje pjese te ma-dhe te Shqiperise vete. ...

Gjithe sa kombe jane te ndrituare dhe te qyteteruare jane ndrrituare dhe qytetuare prej shkronjash nde gjuhet te veta. Edhe çdo komp qe nuke ka shkruare gluhen e vet edhe s'ka shkronja nde gjuhet te vet eshte nde t... dhe barbar. Edhe shqipetarete tue me mos shkruare gjuhen e tyre dhe tue me mos pasure shkronja nde gjuhet te tyre
keshtu gjendeme edhe pandohma e shpresa ketu e tre mije vite perpara (sa qe mund te njihet historia) qe te ndritohesine dhe qyteteronesine me gjuhet te feqinjet e te huajet u deftye e kote edhe trimeria e te mirate qe kane deuart tona ne prej shokesh qe dukemi shkruare nde funt sicili me dore te vet. Edhe nuk kena as duame ndonje nder ma tepere se shoket e tjere, qe kane me uba pas nesh. Por i lutemi Zotit jetes, te vije mbare shoqenia jone, Shoqenia e te shtypuni shkronja shqip.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Tetor 2012 01:05
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:59 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > Alfabeti i gjuhes shqipe

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.