BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184
|
Skuadra portugeze mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nën masa të jashtëzakonshme sigurie, aq sa ka qenë e pamundur për mediat për të shkëputur qoftë edhe një opinion të vogël, përveç pamjeve filmike që ajo ka regjistruar nga ardhja e luzitanëve në Shqipëri, ku padyshim epiqendra është ylli i Mançester Junaitid, Kristiano Ronaldo, i cili vjen për hetë të parë në vendin tonë.
Pas akomodimit në hotel “Sheraton”, trajneri Karlos Keiroz ka programuar një stërvitje njohëse në “Qemal Stafa” e më pas dhe një konferencë për shtyp për mediat shqiptare e portugeze, ku do të flasë trajneri dhe dy lojtarë luzitanë.
Kombëtarja portugeze
Portierë: Beto (Leixões SC), Daniel Fernandes (VFL Bochum), Eduardo (SC Braga), Moreira (SL Benfica)
Mbrojtës: Bosingwa (Chelsea FC), Bruno Alves (FC Porto), Gonçalo Brandão (AC Siena), José Castro (Deportivo), Miguel (Valencia CF), Pepe (Real Madrid), Ricardo Carvalho (Chelsea FC), Rolando (FC Porto)
Mesfushorë: Deco (Chelsea FC), Duda (Málaga CF), Eliseu (Málaga CF), João Moutinho (Sporting CP), Raúl Meireles (FC Porto), Tiago (Juventus FC)
Sulmues: Boa Morte (Ëest Ham), Cristiano Ronaldo (Manchester Utd), Edinho (AEK), Hugo Almeida (Werder Bremen), Nani (Manchester Utd), Simão Sabrosa (Atlético Madrid)
Trajner: Carlos Queiroz
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|