shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Re: Stresi dhe Shendeti
Citim: Po citoj ato që tha Deb*
Stresi dhe Shendeti
Si ndikon stresi ne shendetin tone, e jeten tone ne pergjithesi?
Le te marrim nje shembull. Jemi duke ecur naten vone ne nje rruge dytesore te ngushte pa njerez perreth, dhe ne gjysme erresire. Degjojme nje zhurme aty afer nesh. Trupi yne fillon te mobilizohet per te luftuar, apo reaguar. Muskujt tendosen, adrenalina rritet, zemra rreh me forte, dhe nisim te vrapojme ti largohemi rrezikut qe mund te na kanoset. Kur arrijme ne nje vend me te ekspozuar, dhe me te sigurt muskujt fillojne te qetesohen, dhe zemra Vazhdon rrahjen normale. Reagimi yne ndaj stresit mund dhe te na kete shpetuar jeten.
Gjate dites mund te kalojme shume situata stresuese. Stresi ka efekt pozitive, por kur behet kronike rrit rrezikun per probleme zemre, tensionin, dhe probleme te tjera shendetesore te lidhura me stresin. Duke qene nen stres mund te vuash nga pagjumesia, behesh I plogesht, abuzon me duhanin apo alkoolin duke sjell dhe demtimin e shendetit.
Stresi nuk eshte thjesht nje stimul, apo pergjigje. Stresi eshte nje proces nga I cili ne perceptojme dhe pergjigjemi ndaj ngjarjeve te caktuara, te quajtura stresore qe ne I vleresojme si kercenim apo sfide, nxitje, ftese.
Stresi vjen me shume nga menyra se si e vleresojme nje situate te caktuar, sesa vet ajo qe po ndodh. P.sh Diku sh degjon nje zhurme te vogel ne shtepi por nuk I kushton dhe aq vemendje, nderkohe nje tjeter do ta gjykonte kete zhurme si alarmante, si shenje kercenimi.
Ka njerez qe e shikojne si nje sfide, nxitje ndryshimin e vendit te punes, nderkohe qe ka te tjere qe I tmerron ideja se mund te jene deshtak ne punen e re.
Kur shikohen si sfide stresoret mund te kene efekt pozitive, qe na motivojne ne te mposhtim problemet tona Atletet e suksesshem, mesuesit e mire, drejtuesit, te gjithe keta arrijne me shume sukses kur kane sfidues.
Por gjithashtu keta stresor mund te na rrezkikojne. Esperiencat shume te renda, stresi i zgjatur mund te shkaktojne semundje kronike.
Ky qe pershkruan ti Deb eshte shtresi akut, i menjehershem dhe i shkurter/ Ne pergjithesi ky lloj stresi eshte vertet vetembrojtes hde nxites. Ne rastin e zakonshem aspak i demshem.
Problemi shtrohet per diskutim mjeksor ne rastin e stresit kronik, qe eshte nje forme e zgjatur e stresit, sigurisht me pasoja jo te mira per shendetin.Ne nivelin biologjik, fiziologjik, ne rastin e stresit kronik, ka nje boshatisje te mediatioreve tranmetues te impulsit, me pasoje lodhjen e sistemeve perkatese. Kjo gje reflektohet me efekte depresive, pagjumesi, ankth e lodhje te mirefllte.
Me tej zhvillohen nje sere reaksionesh zinxhir qe rendojne situaten dhe krijojne nje sere qarqesh vicioze teper demprurese te cilat mund te zhvillojne edhe semundje. Gjithmone goditen te parat sistemet me te dobeta te individit.
Pasojat nuk jane vetem prikologjike, por po ashtu psikosomatike dhe edhe me tej, somatike me pasoja semundje te mirefillta. Ndrushimet biokimike do te sjellin rritje te kolesterolit te keq (VLDL) me pasojat perkatese. Ulja e imunitetit sigurisht qe krijon kushte per shperthim infeksionesh. Puna e deprimuar, apo e eksituar e zemres dhe organeve te tjera, mund te zhvilloje ndryshime organike te mirefillta. Por duhet thene qe keto forma te stresit zhvillohen shume rralle.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|