i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610
|
Lum' Kujtese...
Ankthshem, me duart qe i dridheshin mbante receptorin dhe pa e menduar me pare filloj te formonte numrin… 0039(prefiksi Italise), 33(nje mangesi kujtese per kete kod), 843….. dhe numri rrodhi vetijshem. Ky veprim i ishte kthyer ne instikt – aq mijera here e kishte formuar dhe cdo here te njejten trysni gjaku i shkaktonte… i levizte nen lekure nxefshem. U degjua sinjali i pare, mendja shpejt krijoj vrullshem nje pamje teper te njohur, ajo qe vraponte te ngrinte telefonin, levizjet e saj capkene dhe plot finese, duke pritur sinjalin e dyte humbi ne hapat e saj te lehta nga ana tjeter e Adriatikut. Koka po i vlonte nga ajo trysni gjaku qe filloj t’i shtohej me sinjalin e trete – i cili tingelloj kaq i akullt dhe shurdhues sikur te deshte te cante pertej dhimbjes se tij. Po vonohej t’i pergjigjej…, sinjali ju duk’ teper torturues, te jete keq? C’mund te bej? “Zot, bej qe te jete mire dhe mos ma merr...” krijoj nje lutje te shpejte duke peshperitur hutueshem. Ashtu i ngrire me telefonin prane veshit i ndaloj mendimet qe shtyheshin per te dal ne nje forme te pakuptimte dhe u mbush me fryme, qe me shume i ngjau nje psheretime te thelle trishtimi. Uli receptorin, hapat zvarritese e shoqeruan per ne dhome, pertueshem u shtri mbi krevat dhe ndjeu peshen e frikes ta mberthente. Nuk i la vetes kohe te mendonte gjate, u permend ne cast, neper rremujen e komedines gjeti nje foto... humbi neper syte e saj plot miresi, te cilat i qeshnin aq mallueshem dhe ne udhetimin e kujteses se tij filloj e milionta perhumbje. Ishte rritur me te, ishin pak a shume si trungu i nje peme me rrenjet, sa me thelle depertojne rrenjet ne toke aq me shume rritet dhe pema. Ajo nder keto vite i kishte depertuar embel ne cdo dege te shpirtit te tij ku kishte leshuar rrenjet e saj te dashurise dhe keshtu e kishte ndihmuar te rritej. Ne te njejten kohe ndjente se si i perkiste asaj, ndjehej shume mire qe i perkiste nje shpirti te tille, deri ne thithjen e ajrit ishte i saj... dashuronte faktin qe ishte i Perles. Kur kishin qene femije ne lulishten e kopeshtit, veshur te dy me perparese te bardha, i kishte bere nje kurore me lule dhe ja kishte vendosur ne koke, duke i qeshur vetem si dine femijet i pati thene: “Perla, ti do behesh nuçja ime”. Ne ato kohe s’kishin qene me shume se 6 vjec. Me vitet qe kalonin dhe nurin qe i shtohej cdo dite e me shume qene dashuruar marrezisht me njeri tjetrin. Qene bere nje bote e vetme, ishin dy qenie brenda nje bote shpirterore, ku ndjenja i fillonte diku ne nje ane te horizontit shpirteror te njerit deri ne anen e horizontit te shpirtit te tjetrit... pra nje pafundesi. Ajo qe kishin krijuar nder vite s’njihte fund, s’kishte fund per ta, as ndarje. Kjo ishte hera e pare qe ishin larg, ne sekond ndjeu shtrengim ne kraharor, ashtu ne perhumbje foli me zotin “Zot, te pergjerohem ndihmoje”, dialogjet me Zotin i ishin bere shume te shpeshta. Pati frike te permendej sepse e dinte qe s’do e gjente prane, realiteti kishte kohe qe e friksonte. Kaloj gishterinjte neper foto dhe ndjeu mall perzier me dhimbje, trishtim, merak. Vitet kishin bere te veten, ato ishin rritur shume brenda njeri tjetrit, kuptoheshin ne bote shpirtrash. Dridhja e trupit shkaktuar nga mos prania e saj prane tij e permendi. Furishem u cua nga krevati, ishte i sigurte qe ngjante si nje i cmendur ne deshperim, edhe me te njejtin instikt filloj formimin e numrit, me te njejtin ankth priste te degjonte zerin me te bute, qe i kalonte neper trup per t’i pushuar diku ne kraharor, qenia e Perles i jepte jete. Sinjali tingulloj shume mos-perfilles sa per ta zgjuar nga ato mori mendimesh.
-Alo, - u pergjigj nje ze burri ne italisht.
Ankthi dhe vlimi i kokes ne sekond filluan t’i bucitnin nga veshet sikur kerkonin liri. Gjeti pak forca dhe arriti te shoshte vetem: - Perla…
-Oh, ti je ai djali qe i shkruan letra perdite. Perla s’eshte dhe aq mire, do te lutesha t’i flisje vetem per pak, - u pergjigj ne italisht i panjohuri me nje ze teper te sigurte.
U krijua nje pushim i shkurter, Jetoni perfitoj te mblidhte veten dhe ne cast i mblodhi bashke te gjitha deshperimet, ankthet, dhimbjet dhe i futi ne nje xhep te vogel te shpirtit. Me te duhet te tregoheshe i kujdes’shem, e kuptonte qe ne frymemarrje.
-Alo, - tha Perla me nje ze te ulet dhe te lodhur.
Bota ne sekond mori ngjyra te dashura, vetem nje “alo” e saj i shtonte vite jete, jete qe donte ta jetonte me te.
-Perla ime, - foli Jetoni me zerin e gervishtur nga mallengjimi.
-Oh, Jeton... Jam mire, merakun qe ke mjaft u perpoqe ta ndrydhesh. Me mire qe s’me sheh sepse s’jam me ashtu sic u ndame. Duhet te dal shpejt nga ky vend, ndryshe do mbytem cdo dite, kupton?
-Duro dhe pak e do kaloj. Mbetesh Perla ime gjithmone. - dhe ai ndjeu si faqet ju lagen nga lotet e dhimbjes.
-Kam frike Jeton, jam e tmerruar…– e tha kete teksa e kuptoj qe ai po qante, por edhe vete ndjente buzet t’i dridheshin nga ngasherimi.
-Do behesh mire,duhet vetem te shpresosh dhe te besosh.Une kam besim tek ti ,dhe do te teqendroj gjithmone afer
-Me duhet te shkoj, doktori... – i tha keto teksa doktori i beri shenje ta mbyllte telefonaten.
- Kujdes veten Perla, - ndjehu fytin t’i digjte.
-Naten, eshte tmerr pa ty...
Sinjali rrenqethes e riçoj perseri ne boten e dhimbjes, hapi xhepin e shpirtit qe pat’ mbyllur pak me pare dhe dhimbjen, trishtimin, ankthin, merakun i ndjeu si thonje gerryes ne shpirt perseri. Renkoj...
Vazhdon...
__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|