Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459
|
Refleksion ndjenjash
Është shumë emocionuese, ndonjëherë tronditëse, kur do që të përcjellësh përjetime e momente të vështira të jetës tënde.Unë jam një grua, e cila përpara dy vjetësh gëzoja shëndet të plotë, gëzim, gjallëri dhe kisha një jetë të mbushur me evenimente të bukura. Por, një ditë të bukur shtatori, 2007, shpirti im u trondit nga lajmi i papritur i të qenit e rrezikuar nga sëmundja e frikshme për të gjithë e quajtur kancer. Jam e sigurt që edhe trimi dhe heroi më i madh do të tronditej nga ky lajm, sepse jeta është pasuria dhe dhurata më e bukur që Zoti na ka dhënë. Për mua jeta është dhurata që Zoti na ka bërë neve.
Mënyra se si e jetojmë jetën tonë, është dhurata që i bëjmë ne Zotit. Ta bëjmë atë në mënyrë të tillë qe te jete nje dhurate e mrekullueshme. Por ne keto pak reshta doja te tregoja shkurt se si un gjeta force dhe kurajë të luftoj dhe të triumfoj mbi sëmundjen. Një psikolog i njohur ka thënë: “Forca që buron nga vetë njeriu dhe bota shpirtërore e tij është më e fuqishme se çdo fenomen tjetër”.
Njeriu e ka vetë veten në dorë, që ta ngrejë lart moralisht ose e kundërta.
O Zot, s’ka më tmerr sesa të arrijmë ditën e vdekjes dhe të zbulojmë se s’kemi jetuar.
Duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin tim shpirtëror dhe psikologjik, unë zgjodha një motiv të bukur i cili u bë udhërrëfyesi im më i mirë. Çdo ditë e re që vjen, mua më thotë: shiko diellin, qiellin, lulet, yjet, njerëzit e dashur që të rrethojnë... dhe kjo është mrekullia që duhet të vlerësojmë. Të jetojmë çdo moment sa më bukur, duke bërë vepra të mira.
Gjëja më e lehtë është dorëzimi. Por nëse veprojmë kështu, ne nuk kryejmë misionin e shenjtë për të cilin Perëndia na krijoi.
Në këtë mesazh, i drejtohem të gjitha grave dhe vajzave, të cilat kanë përjetuar ose përjetojnë momentin e vështirë e të luftuarit për jetën.
Luftoni me gjithë forcën e shpirtit të dashura mike. - - - - -
Jemi krijesa që kemi misionin e shenjtë të të qenit nëna, bija, gra, motra ( a ka gjë më magjike se kjo?)
Luftoni për jetën, kapitalin e çmuar.
Gëzoni dhe shijoni gjërat më të bukura të cilat momenti jua rezervon.
Quajeni veten speciale dhe do të shikoni që ngjyrat më të bukura do t’ju rrethojnë. Gëzimi dhe qetësia shpirtërore do të sundojnë mbi ju.
Mrekullia është se asnjëherë nuk mund ta humbni me të vërtetë e përgjithmonë vetveten.
Nëse për një moment ndjeni përbrenda një zbrazëtirë të madhe, diçka që ju mundon ju shkatërron e ju bren, diçka që ulërin përbrenda e kërkon të shpërthejë, është ajo e veçanta- unikja-e mrekullueshmja që thotë: Jam akoma! Jam akoma unë! Jam këtu brenda! Kërkomë! Zhvillomë, shkëmbemë! Vetëm atëherë kur ta ndjeni e ta kapni atë, do të filloni të zbuloni pak nga ajo që është thelbësore tek ju.
Thelbësorja nuk gjendet “atje jashtë”, ajo është brenda nesh.
Elsa Veizi
Pedagoge e pianos
Tiranë, 14 janar 2010
Burimi Gazeta Almedicus
__________________
Intiligjenca e zemres...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|