Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikë dhe Astronomi > Energji e Erret
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Dark Energy

Ato qe dime per universin duhet te ndryshojne


Sekretet e Dark Energy (Energjise se erret)

............Teoria e zgjerimit gradual te universit me nje shpejtesi qe vjen duke u zvogeluar, duket si teoria me logjike per shkencen dhe jo vetem per te por edhe per shume institucione qe jane ngritur mbi kete teori. Bota u krijua nga Big Bangu, nje shperthim fillestar i madh qe si cdo shperthim shkon drejt qetesise, drejt ekuilibrit. Keshtu jemi mesuar-natyra ka qef ekuilibrin. E turbullojme nje pellg me uje dhe pas disa oresh ai perseri shkon ne gjendjen e pare te dekantimit te pjesezave qe e kishin turbulluar. Po keshtu edhe Big Bangu dhe te gjitha teorite e njohura te ndertuara rreth tij.

.............Por me 1998, kur se pari u be e qarte qe universi po zgjerohej me nje shpejtesi qe vinte duke u rritur, pra me nje nxitim pozitiv, shkenca ndjeu nje paralizim te plote. Te gjithe faktoret e tjere te ndertuar rreth fizikes dhe astrofizikes per nje moment u duket jo reale dhe te dyshimte. Mijra shkencetare qe paten punuar te gjithe jeten, qe iu dedikuan shkences me pergjerim dhe devocion, u ndodhen si peshku pa uje. Ata duhej te rishikonin mijra faqe te shkruara dhe mbi gjithshka mijra leksine te bera. Si do te dilnin para nxenesve te tyre dhe t’u kerkonin falje per meismet e dhena aq me krenari dhe perkushtim…

...........Cila eshte pra kjo force misterioze qe i kundervihet gravitetit ( forces se njohur qe mban universin intakt)? Forca misteriose dhe e panjohur u quajt Energjia e Erret. Zbulimi i kesaj force eshte ndryshimi me i rendesishem ne shkence ne 50 vjetet e fundit. Ajo qe dihet per te, eshte qe duke i’u kundervene gravitetit pershpejton zgjerimin e galaktikes/ve. U quajt E Erret, pikerisht se askush nuk ka asnje ide se çfare eshte. Ajo eshte zbuluar nga fotot progresieve te teleskopeve dhe vecanerisht atij “Hubble”.

..........Energjia e Erret e mirenjohur si Dark Energy, eshte mjaft intriguese dhe terheqese per shkencetaret per shume arsye. Se pari dhe kryesisht, pa kuptuar thelle ate ne nuk mund te kuptojne universin dhe te ardhmen e tij. Megjithse kjo duket si nje enderr teper shkencore apo fantastiko shkencore, nuk eshte aspak e tille. Shume shkenca manipulojne dhe jane ngritur mbi teori te njohura dhe te pranuara per te verteta, por shkencetaret nuk e kane marre parasysh Dark Energji kur i kane ndertuar keto teori, pra edhe keto teori duhet te shihen dhe rinderohen mbi nje baze te re tani. Problemi eshte qe me pare duhet te njihet kjo baze dhe pastaj te rinderohen teorite, por sa kohe do vazhdoje shkenca qe te manipuloje ne te tille gjendje suspendimi. Teorite e fizikes drejtojne dhe udheheqin pjese kyce te jetes si elektroniika, inxhineria apo mjeksia. Kush e di si do te ndryshojne keto teori nen nje kendveshtrim te ri qe do t’u jape Dark Energy.
Mos po mjekojme pacientet ne baza joshkencore/ Mos po diagnostikohen ata nen teori te gabuara? Kush e di?…Koha do te treguje si qendron e verteta.


Artikull eshte shkruar nga Prof. Meg Urry e cila eshte drejtuese e Departamntit te fizikes ne Universitetin Yale, USA. Ajo eshte nje nga kerkueset me ne ze ne fushen e vrimave te zeza.

 

 

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Korrik 2007 22:04
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fizikanti
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 50

interesante kjo teme...

Desha te shtoja dicka ne lidhje me kete teme intresante.
Cdo gje ne lidhje me energjine e zeze eshte nje spekullim per mendimin tim. Me sa di une nuk ka asnje prove qe te vertetoje ekzistencen e kesaj lende apo energjie. Keto teorira dhe shpjegime bazohen ne vezhgime dhe mundohen te perdorin dicka qe nuk e njohim "energjine e zeze" (duhet te themi qe nuk ekziston perderisa nuk eshte provuar) per te vertetuar nje effect. Dhe me tej keto teorira i japin veti kesaj "energjie ose lende te zeze" ne menyre qe kur perdoret shkenca qe ne e pranojme sot universi dhe cka ne vezhgojme te shpjegohet. Mua me duket si menyra me e thjeshte per te provuar dicka, njekohesisht si menyra qe ka mundesi te madhe te jete e gabuar. Te mos mundesh te shpjegosh dicka qe shikon me "shkencen" qe ne kemi pranuar nuk do te thote qe ka dicka tjeter qe ne nuk e kemi zbuluar (mundet dhe te jete keshtu).

Po sikur shkenca qe ne kemi pranuar dhe qe mesohet neper shkolla dhe universitete te jete e gabuar? Dhe tani qe kemi ne mundesi me te medha vezhgimi (ne te gjitha fushat) te shikojme "anomali" qe nuk duhet te ndodhnin sipas "shkences" qe ne perdorim. A eksiston nje mundesi e tille? Une do te vija bast gjithcka kisha qe ne nje te ardhme te aferme (brenda jetes sime) ne do te zbulojme se shkenca qe ne perdornim eshte ne themel e gabuar. Dhe se pershkrimi i natyres behet ne menyre tjeter me effective dhe te thjeshte. Kjo menyre do happi rruge per zbulime te medha qe sot as nuk i imagjinojme. Njekohesisht do ti lere shkencetaret qe ndjekin qorrazi teorite e tanishme me goje te hapur.

Por kjo nuk do jete e lehte sikur nuk ka qene e lehte ne ato kohera kur shkenca ndryshoi drejtimin e saj. Shume i hidhen poshte iderat e raja te viteve 1900 duke thene se keta njerez ishin te cmendur dhe nuk mund te ishe keshtu. Ky brez eshte me shume fat pasi do jete deshmitar i nje revolucioni ne shkence te papare qe ne vitet 1900.

Qellimi i ketij mesazhi nuk eshte te hedhi poshte kete teori apo te beje deklarata ekstreme te veje ne dukje diturite e personit qe e shkruan. Eshte shkruar qe te hapi sadopak horizontet e brezit te ri, dhe te gjithe atyre qe jane te guximshem te mendojne jeshte kufijve te shkences se sotme.

Me falni per gjuhen, nuk e praktikoj shume shqipen. Nese doni ndonje detaj ne lidhje me cfare shkrova ketu mund to ktheni pergjigje ketij shkrimi dhe jini i detajuar ne pyetje nese kerkoni pergjigje te detajuara.

__________________
Universi, ne nuk jemi vetem por pjese e tij.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Korrik 2007 23:12
Fizikanti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fizikanti Kliko këtu për të kontaktuar me Fizikanti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Fizikanti Shto Fizikanti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fizikanti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
aint
bye

Regjistruar: 16/03/2007
Vendbanimi: Orders of magnitude
Mesazhe: 151

Kur e pyeten Penrose per energjine e zeze ai e cmitizoi duke thene qe eshte thjesht konstantja kozmologjike e Ajnshtainit, ashtu si shume konstante te tjera. Megjithate cdo gje qe thuhet per energjine e zeze mbetet me shume ne kuadrin e spekulimeve.

__________________
ain't

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Gusht 2007 09:35
aint nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të aint Kliko këtu për të kontaktuar me aint (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: aint Shto aint në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto aint në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Sigurisht qe "Dark energy" eshte nje forme hipothetike energjie, vecse nepermjet saj shpjegohen shume fenomene astronomike dhe fizike. Per analogji shkenca mathematike  perdor  per qellimet e saj kalkulative, hapesiren me kater, pese dhe me shume dimensione. Edhe une nuk e besoj qe te kete nje dimension te katert, po ku pyet mathematika per mua. Ajo i perdor keto me shume sukses.

 Dimensioni i katert, me qe ra fjala, eshte nje koncepsion abstrakt dhe shume i veshtire per t'u kuptuar. Ja, imagjino qe te qerosh nje portokall pa e care lekuren. Po dimensioni i peste? Po hapesira me "n"dimensione?

Keshtu edhe tek femomeni "Dark energy", perseri duke theksuar qe eshte nje teori e hipotekuar, pra qe mendohet sukur te jete si e tille...po sikur te jete? Po t'i thuash nje religiozi qe ka nje energji te tille, ai do te qeshe me ty. Njeriu ka te drejte te mendoje ashtu si i pelqen atij, por ne kendveshtrimin shkencor ngrihen nje sere hipotezash dhe keto mbeten te tilla deri sa te vertetohen.

 

Respekt

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Gusht 2007 04:04
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Thuhet ''energji e erret'' por mos harroni se ka dhe nje emer tjeter; ''Materia e erret''.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Gusht 2007 23:49
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Thuhet ''energji e erret'' por mos harroni se ka dhe nje emer tjeter; ''Materia e erret''.


 
Kam frike se nuk eshte e njejta gje.
Materja e erret “Dark matter” eshte edhe kjo nje element hiptetik i astronomise, qe i referohet asaj lloj materje qe nuk emeton asnje lloj drite apo vale, bile as nuk reflekton asnje lloj elementi te observueshem. Mendohet qe perberja e materjes se erret te jete Neutino dhe pjese te tjera te berthames te kolabuar te atomit.

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2007 08:28
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha aint
Kur e pyeten Penrose per energjine e zeze ai e cmitizoi duke thene qe eshte thjesht konstantja kozmologjike e Ajnshtainit, ashtu si shume konstante te tjera. Megjithate cdo gje qe thuhet per energjine e zeze mbetet me shume ne kuadrin e spekulimeve.


Nuk mendoj se eshte kaq e thjeshte.

Ceshtja e energjise se erret filloi jo me kot, jo nga hici. Sigurisht ajo si edhe shume ceshtje te tjera te pavertetuara mbetet akoma hipteze, por ka nje fakt: Dy observatore te fuqishem duke dashur te kapin shpejtesine e ngadalesimit te perhapjes se dy supernovave te largeta, kapen te kunderten qe ato ishin duke u perhaopur me nje shpejtesi qe po rritej.

 Ne fakt, jo te gjitha supernovat e vertetojne kete dhe ka edhe je teori tjeter qe thote se ndoshta ne momentet e para te shperthimit ato kane nxitim pozitiv dhe kur nuk jane me te reja(gje qe mund te doje disa miljona vjet) ato kane ngadalesim.

Respekt

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2007 08:34
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Per ''materien e erret'' ne fakt kam pare nje emision qe nen kuptonte pikerisht ate qe thashe.

Mister DXP, cfar duhet te kuptojme me fjalet nxitim pozitiv ?
Po thame kete kemi dhe te kunderten apo jo? Pra nxitimin negativ?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2007 10:30
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Per ''materien e erret'' ne fakt kam pare nje emision qe nen kuptonte pikerisht ate qe thashe.

Mister DXP, cfar duhet te kuptojme me fjalet nxitim pozitiv ?
Po thame kete kemi dhe te kunderten apo jo? Pra nxitimin negativ?



Sigurisht qe nuk ka "nxitim negativ". Ketu nuk behet fjale per nxitimin, si konstante, pra "a" apo "g".

Megjithate ne forme eksperimentale, nuk eshte e pamundur qe te arrihet te krijohet nje ngadalesim konstant negativ, progresiv, qe t'i korespondoje pikerisht ne sensin e kundert konstantes pozitive.

Sidoqofte kjo eshte nje tjeter gje.

 DXP 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2007 18:32
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

DXP- njohuria juaj ne kete fushe qenka e madhe.
Une kam kete pytetje?
Pse kozmosi eshte i erret?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Gusht 2007 04:46
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:13 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikë dhe Astronomi > Energji e Erret

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.