Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Cfar temperamenti keni?
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Cfar temperamenti keni?

Shumica prej jush, mos them te gjithe shpesh here keni menduar per ate se cfare karakteri dhe temperamenti posedoni. Do tentoj ne keto dy shkrime ne vijim t`ju sqaroj pak a shume se c`temperamenti posedoni.

Njerezit ne gjenerale mendojne se personat me temperamente te kunderta nuk mund te jene cift i gezuar dhe harmonik. Por jeta konfirmon se temperamentet e kunderta e mbushin njera tjetren, dmth ajo qe njeri temperament e ka, tjetri nuk e ka dhe keshtu krijohet nje rreth gati perfekt.

Edhe nqs nuk u besoni psikologeve kur tentojne t`ju sqarojne, mundet te pakten te lexoni dic me teper per klasifikimin e temperamenteve qe ata kane be.
Secili nga ne ka ardhur ne kete bote me temperament te caktuar, ne te shpeshten e rasteve trashegimi nga prinderit.
Psikologet thojne se ekzistojne kater tipe te temperamentit dhe ate:
Temperament sangvinik, kolerik, melankolik dhe flegmatik.

Shifni vet nga shkrimi qe vijon se ne c`kategorie hyni dhe njerezit perreth jush.
Ndoshta do ju ndihmoj pak a shume.

"Sangviniku"

eshte emocional, i sinqerte, optimist dhe din t`i gezohet jetes. Me shume udhehiqet nga ndjenjat se sa nga rezoni. E posedon artin e ralle per t`u ndjere i gezuar. Shume komunikues, ai don qe me te gjithe te ndaj momentet e gezimit dhe hidherimit. Asnjehere nuk i mungojne shoke. Mangesite me te medha jane vullneti i vogel dhe disciplina e pamjaftueshme.

"Koleriku"

eshte aktiv, i gjalle, me vullnet te forte, i lire dhe i pavarur. Cdohere ka mendim personal dhe eshte i gatshem ta shpreh. Ka natyre aktive e cila nuk ndalet perpara pengesave. Nuk eshte person qe shpreh simpati dhe nuk eshte empatik (dmth nuk ngushellon). Shpesh here i pakenaqur, zakonisht nga ato qe e rrethojne. Shume shpejte nevrikoset-perplas dyert, i fut tavolinave me boks, shtyp sirenen e automobilit etj etj. Mos konsideroni se do kete vemendje te madhe per sendet qe i ben.

"Melankoliku"

eshte i talentuar, gati per t`u sakrifikuar, senzitiv, me disponim qe lehte nderohet. I don te tjeret dhe kerkon ta duan. Kur kerkon shoqeri, preferon te tjeret te marrin hapin e pare. Kur planifikon dicka, i parashikon pengesat deri ne detaje. Per dallim nga koleriku optimist, nuk beson shume ne lumturine e vete. Ka te zhvilluar shume sensin e responsibilitetit.

"Flegmatik"

eshte i qete, pa brenga, me nerva te trasha. Duket se asgje nuk mund te nxjerr nga balansi. Por nder masken e jointeresimit shpesh here fshehen ndjenja te vrullta.Si prej zjarrit iken nga iniciativa, te cfare do lloji qofshin ato dhe gjithmone gjen ndonje justifikim.
Nga karakteri eshte egoist-kujdeset vetem per veten, problemet e tjereve nuk e interesojne. Asnjehere nuk zihet, por eshte inatci i madh.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Tetor 2010 19:06
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:14 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Cfar temperamenti keni?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.