Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Body Language - Gjuha e Trupit
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Body Language - Gjuha e Trupit

Ky esht nje liber qe e kam lexuar para nje viti po kam qejf te shkruaj per kte tani.
Te githa mesazhet jane permbledhja ime e jo perkthime.

Ne kete liber shpjegohet se perse dhe si njerezit reagojne ne menyra ndryshme duke eshprehur me levizjet e pjeseve te trupit , duarve kembeve syve etj.

Ky liber eshte permbledhje e disa libarave te tjere mbi psikologjine e shenjave te trupit dhe eshte nje bashkim I sjenjave kryesore. Mua me ka ber shum pershtypje se shpjegon edhe arsyet perse ndodhin dhe se gjithcka eshte e percjellur nga kafshet.
Shpjegimet do jen relativisht te shkurtra per arsye se skam durim te shkruaj shum gjate.

1) Perse qeshim ? Cfare lidhje ka e qeshura me gjerat qe degjojm apo shikojm?

Sipas librit e qeshura eshte nje nder gjerat me te vjetra te ripercjella dhe te ngulitura ne trurin tone.
Nese keni par dokumentar me majmune keni vene re qe ne rast rreziku fillojne e ulerijne nje nje menyre te cuditshme e cila me vone eshte perfeksionuar ne te qeshur. E qeshura dhe e qara nuk kane ndryshim te madh ka njerez qe qeshin me lot e qajn pa lot.

Ne te vertete nese keni vene re edhe kur qeshim qeshim per nje dicks tragjike apo te keqe….kur shohim dike duke u rrezuar apo kur dikush na tre gon nje barcalete.Mendoni qe 90% e barcaletave kan fund tragjik apo te cuditshem dhe ne prap qeshim ne vend qe te qajme. Pra ne vetem riperserisim ate Friken qe ndjejme (ndjenin majmunet) nga nje gje tragjike ne nje perfeksionim qe quhet qeshje.

Edhe nje gje te fundit qe e kam ven re vete eshte se ka shume njerez qe kur marrin vesh vdekjen e dikujt , u vjen per te qeshur dhe as vet nuk e kuptojne pse….

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Modifikuar nga lezhjani-82 datë 26/02/2010 ora 00:50

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Shkurt 2010 02:42
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lezhjani-82 Kliko këtu për të kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lezhjani-82't! Kërko mesazhe të tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lezhjani-82 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

2)Dora, shuplakat dhe dhenja e dores….

Pjesa e shuplakes se dores tregon nenshtrim, qe je I hapur dhe paqe.
Pjesa e prapme tregon fshehje mbrojtje dhe dashje pa dashje rritje personaliteti

Nese keni vene re kur betohesh para juries kthehet pjesa e shuplakes drejt juries ne menyre habjeje dhe duke krijuar besim dashje pa dashje. Hitleri ne pershendetjen e tij kishte shuplaken te kthyer poshte dhe kurrizin e saj siper duke rrezatuar keshtu shenje pushteti dhe mbizoterimi. Imagjinoni sa qesharake do te ishte pot e ishte e knderta me shuplake siper.
Nese jeni ne tavoline me dike shikoni kur flet, sa me shume qe tregon shuplakat aq me I sinqerte eshte ne ate qe thote. Ata te tjeret qe mbajne duart mbi tavoline ku shihet vetem kurrizi, mos u besoni shume.

Kur dikush do tu jap doren, ne rast se ai e ndjen veten me superior se ti do mundohet teta jape doren me kurriz siper dhe ti nese ne te vertete ndihesh inferior ndaj ti dashje pa dashje do ja japesh me shuplake siper. Kjo shpjegohet nga ato qe thashe me siper .

Rasti natyral kur te dy meshkujt jane te qete per statusin e tyre I japin doren njeri tjetrit ne menyren e mesme vertilkale.
Ka nga ata meshkuj qe duan te reagojne sikur jane superior edhe kur nuk jane, pr ate mundohen te tregojne kurrizin e dores, por ka menyre per ta shmangur.

Kur takon dike qe e di se gjithmone ben si superior, afrohuni na e djathta e tij dhe k rte jeni afer tij beni edhe nje hap perpara me kemben e djathe dhe jepini doren. Esht e pamundur qe ai te luaje lojen esuperiorit sepse jeni ju ai qe e beni. Edhe je gje shtese qe kur keni bere edhe nje hap me perpara I keni hyre edhe ne hapesiren e tij personale qe qe eben te humbas pak integritetin e tij
(per hapesiren personale do flasim me vone)

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Modifikuar nga lezhjani-82 datë 24/02/2010 ora 05:31

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Shkurt 2010 03:03
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lezhjani-82 Kliko këtu për të kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lezhjani-82't! Kërko mesazhe të tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lezhjani-82 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

3)Terheqja seksuale

Ne kalimin e miljona viteve, ne menyre qe femrat te dallohen nga meshkujt kan krijuar prapanica me te medha dhe gjoks , gjoksi me I madh se meshkujt eshe per nje arsye tjeter qe te ushqejne te porsalindurit. Prapanicat per te piketuar me dukshem organin gjenital ne menyre qe riprodhimi te jete I vazhdueshem.

Kini parasaysh qe shumica e terheqjes seksuale dhe shumices se shenjave trupore ka perparesi mbijetesen dhe riprodhimin.
Tashi ne perghithesi nese keni degjuar qe meshkojt pelqejne femrat me prapashtesa te medha eshte vetem terheqja seksuale e nderur ne miljona vjet….

Gjoksi ka rrolin e vet ne percaktimin e mashkullit nga femra. Nese do te shihnit vetem prapanicen e dikujt (me pantallona)pa pasur mundesi te shikonit pjeset e tjera te trupit, ne 60% te rasteve do te gabonit nese eshte mashkull apo femer.

Cila eshte arsyeja qe femrat pelqjne meshkujt me fizik sportive te gjate dhe te forte?

Eshte mbijetesa, ne kohet e lashta mund te mbijetonte vetem me I forti ai qe mund te vraponte me shpejt e te sillte kafshe dhe ushqim ne shtepi. Keshtu femra e ka te ngulitur ne tru me kohen qe duhet te pelqeje nje njeri te forte dhe te shpejte I cili ka mundesi me te madhe qe te mbijetoje e te riprodhohet.
Sic thame meshkujt pelqejne prapanicat e femrave per arsye se eshte foleja qe I fton ne riprodhim dhe gjithashtu gjoksin qe eshte pjese e pandashme dalluese dhe ushqim per pasardhesit.
Ndersa femrat Sipas studimeve dhe statistikave ne vend te pare se cfare u pelqen tek mshkujt jane

a) Vithet………kjo per arsye se format e tyre kane te bejne drejtperdrejt me mundesine qe gjate aktit seksual te keshe mundesi me te lehte penetrimi dhe detyrimisht riprodhimi

b) Kembet…….Nje mashkull me kembe te forta e muskuloze eshte nje mashkull qe mund te vrapoje me shpejt per te gjuajtur kafshe e ne kete menyre mundesi me emadhe mbijetese.

c) Gjoksi…….nje mashkull me gjoks muskuloz tregon qe eshte nje njeri I fuqishem dhe ka mundesi me te madhe per te gjetur ushqim e per te vrare kafshe sesa dikush tjeter.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Shkurt 2010 03:29
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lezhjani-82 Kliko këtu për të kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lezhjani-82't! Kërko mesazhe të tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lezhjani-82 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

4)
Syte, goja dhe si te dallojme dike se genjen.


Syte jane shume te lexueshem. Eshte studiuar qe kur nje person ka deshire apo eshte I interesuar per dicka, e zeza e bebes zmallohet dhe ne tekunderten zvoglohet. Kjon con qe njerezit me te zeze me te madhe (gjate nje kohe te caktuar), te jene me te pelqyeshem nga shoqeria se te kundert.

Eshte bere nje eksperiment ku jane nxjerre meshkuj dhe femra perpara nje ekrani ku jane vendosur tre figura te ndryshme. Nje femer lakuriq….nje mashkull lakuriq dhe nje bebe e vogel.
Ne rastin e burrit e zeza e syrit rritet me se shumti kur shikon nje femer lakuriq, ne vend te dyte kur shikon nje femije dhe ne vend te trete nje mashkull lakuriq.

Ne rastin e gruas e zeza e syrit rritet me se shumti kur shikon nje femije , pastaj kur shikon nje burre lakuriq e me rralle.
Kjo tregon se femrat ndryshe nga meshkujt I japin me shume rendesi pasardhesit (femijes) ne te kundert nga meshkujt qe I japin terheqjes seksuale.

-----------------------------------------------------------------------

Genjeshtra eshte nje gje e kultivuar gjate rritjes. Kur femijet jane te vegjel nuk e kane konceptin e te gjenyerit dhe ne ato fillimet e tyre kur thone nje genjeshter vene njeren dore ose te dyja perpara gojes.

Kjo tregon se ata e dine se po thone nje genjeshter dhe genjejne veten e tyre duke munduar ta mbajne gojen te mos flase.
Duke u bazuar tek kjo, kur rritemi, neve nuk mund ti shmangemi veseve te femijerise. Ne kete rast meqe jemi me te rritur dhe me te kontrollueshem e bejme ne menyre me te perfeksionuar.

Kur I beni nje pyetje dikujt, shikoni levizjet e duarve te tij. Ata qe genjejn sapo thone genjeshtren prekin me dore nje pjese te fytyres apo floket duke mos e bere katerciprisht si femijet duke prekur gojen.

Kur ne genjejme truri automatikisht tenton te vere doren para gojes por meqe tani jemi me te sofostikuar prekim nje pjese tejeter te fytyres.

Kur Bill Klinton doli para Gjyqit tha se “Un kurr nuk kam bere seks me ate grua”, ne te njejten kohe prek floket dhe eshte nje nder shenjat me domethenese qe I beri studiuesit e gjuhes trupore most a besojne. Sic e dime me vone ai e pranoi ate qe kishte bere.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Modifikuar nga lezhjani-82 datë 26/02/2010 ora 04:25

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shkurt 2010 00:06
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lezhjani-82 Kliko këtu për të kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lezhjani-82't! Kërko mesazhe të tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lezhjani-82 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
moonlight
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/04/2010
Vendbanimi: bjhguijhmnbjkhl
Mesazhe: 656

Kam lexuar dhe une nje pjese te ketij libri..shume interesant mu duk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Prill 2010 18:17
moonlight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të moonlight Kliko këtu për të kontaktuar me moonlight (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: moonlight Shto moonlight në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto moonlight në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tea1234567890
Anetar i ri

Regjistruar: 07/05/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 1

te lutem. me thuaj si e ka titullin libri e cili autor e ka shkruar???? a e gjej dot ne shqip????????? faleminderit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2010 16:16
tea1234567890 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tea1234567890 Kliko këtu për të kontaktuar me tea1234567890 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tea1234567890 Shto tea1234567890 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tea1234567890 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Turlo, ca do me thon ky mer se ti ja din gjuhen ktyne taljonve




http://www.google.com/images?um=1&h...vsMmekLjZF2_BM:

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2010 16:44
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Turlo, ca do me thon ky mer se ti ja din gjuhen ktyne taljonve




http://www.google.com/images?um=1&h...vsMmekLjZF2_BM:



E ka me Trezeguet ..... pas ndeshjes Milan - Juve ne Milano (2005) ..... I kane hyp nervat se s'di c'ti thote Galianit pas ndeshjes .......

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2010 17:03
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Po kjo mor ti ku e ka hallin?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Maj 2010 22:27
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

---Kjo gjuha e trupit eshte shume a bukur  si teori-- -Kur isha ne Turqi , atje e bleva kete liber gjuha e trupit ---- Ne fakt ky liber eshte lende mesimi ne diplomaci. ---------

--Ketu ne USA keta te gjiithe e kuptojne gjuhen e trupit,--dhe  kur ndodh dicka , ndonje krim apo ndonje korruspion gazetat dhe tv-te ketu i bejne analizen gjuhes se trupit te personit ne fjale ---  dhe mundohen qe ne baze te saj te nxjerin konkluzionet --------Megjithate  une kam vene re , se keta ketu  kur bejne nje shkelje ligjore e kane gjuhen e trupit 10-----nuk i tradheton fare .------Veti e nje shoqerie te civilizitmt te larte qe di si ti fshehi ndjenjat --------------- ndaj dhe keta per te genjyer jane te paharitshem -- Mjeshtra te vertete

---Sepse gjuha e trupit eshte :----  shfaqja fizike e gjuhes se ndjenjave qe gelojne brenda nesh...----

--... Por njeriu modern ka si veti qe di ti permbaje ndjenjat  edhe kur ato kane shfaqje instiktive  .----- Ai  perdor kulturen e fituar ne shkolle , apo ne jeten modenrne pjese e te ciles eshte  ,kete fundit me shume  dhe i frenon instiktet  te pakten ne pamjen e tyre te jashtme, ---Por ne brendesi njeriu modern eshte shume hakmarres ( falsim per nje veti te tij ) , ai nuk ta haron kurrre, ta gjeti rastin nuk te fal .-Ndersa njeriu i zakonshem si puna jone , nuk di ti fshehi ndjenjat dhe aq mire ,dhe nje buzeqeshje te na japesh ne harojme shpejt, dhe falim --Por ata nuk falin ......  

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Tetor 2010 05:48
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:58 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Body Language - Gjuha e Trupit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.