Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Familja, sa e rëndësishme është ndarja e detyrave në çift?
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Familja, sa e rëndësishme është ndarja e detyrave në çift?

Nëse “detyrat” e shtëpisë ndahen mes burrit dhe gruas, mundësitë për divorc janë shumë të vogla. E rëndësishme është që secili nga partnerët duhet ta ndiejë se kontributi në një familje është i dyanshëm
Ekspertët kanë treguar se ndarja e detyrave në shtëpi dhe problemet që lidhen me kujdesin për fëmijët janë ndër shkaqet kryesore të zënkave të shpeshta, madje edhe divorceve në familje. Ata mendojnë se pikërisht detyrat e ndara si duhet në familje mund të jenë baza e një marrëdhënieje të shëndetshme. Nga sondazhet e bëra del se meshkujt e pranojnë se shkaqet për të cilat zihen më shpesh me partneret e tyre janë ato të kujdesit për shtëpinë, si për shembull larja e enëve, tualetit, apo kujdesit për fëmijët. Po sipas të dhënave që dalin prej tyre, del se meshkujt ndër punët e shtëpisë preferojnë të lajnë enët, të hekurosin, të marrin pluhurat, të gatuajnë dhe në fund fare të pastrojnë tualetin apo të lajnë dyshemenë.

Kush e ka thënë se ekziston një lidhje e fortë mes punëve të shtëpisë dhe marrëdhënieve seksuale të një çifti? Lidhjen e çuditshme mes punëve të shtëpisë dhe seksit në çift e ka verifikuar një studim i publikuar në numrin e fundit të “Journal of Family Issues”. Sipas studimit, jeta e çiftit ndikohet edhe nga pastërtia në shtëpi. Nëse punët e shtëpisë ndahen mes burrit dhe gruas, mundësitë për divorc janë shumë të vogla. Por si shpjegohet fakti se edhe në këtë kohë, ku ka më shumë barazi, shpesh krijohen përplasje në çift për ndarjen e punëve të shtëpisë? Një mashkull që jeton vetëm në një apartament nuk tregon ndonjë kujdes të veçantë për vendin ku jeton. Ai mund t’i ndërrojë shumë rrallë çarçafët dhe ta pastrojë shtëpinë shumë rrallë. Kjo nuk është një çudi, sepse meshkujve thjesht nuk u intereson rregulli dhe pastërtia në banesë. Kjo gjë ndodh gjithmonë kur jetojnë vetëm dhe nuk kanë ndihmën e ndonjë të afërmi apo pastrueseje. Autorët e studimit thonë se larja e dyshemeve, sistemimi i shtëpisë, larja e pjatave, e rrobave, nuk kanë ndikim të madh në marrëdhënien në çift. Të paktën kjo është konfirmuar nga sondazhi i bërë te 6877 çifte të martuara. Domethënia e studimit është kjo: sa më shumë energji të shpenzohen në një fushë të jetës, aq më shumë energji fitohen për aktivitetet e tjera, duke përfshirë këtu edhe atë seksuale. Gjithashtu, studimi ka gjetur një lidhje mes orëve të kaluara në një punë me pagesë të lartë dhe frekuencës së seksit te një çift. “Në vend që të rrezikojnë jetën seksuale, për shkak të kërkesave në punë ose në shtëpi, grupi i çifteve të marrë në studim duket se përparësi i ka dhënë marrëdhënies seksuale”, ka shpjeguar Constance Gager, sociologe dhe autore e studimit, që më pas është publikuar në “Wall Street Journal”. Gager dhe kolegët e saj kanë mbetur pa fjalë nga rezultatet e studimit. Ata prisnin që të ishin meshkujt më të bekuar se sa femrat në raportin seks-punë shtëpie, për shkak “të efektit të falënderimit” nga ana e partnereve, të cilat janë më të angazhuara në punët e shtëpisë. Studiuesit zbuluan se efekti aplikohej në masë të barabartë për të dyja gjinitë. “Mund të duket një detaj i parëndësishëm, por bën diferencën: në një çift ku gruaja kalon 68 orë duke u marrë me punët e shtëpisë, ndërsa burri 45 orë, do të bëjë 15 herë më shumë dashuri në një vit në krahasim me një çift tjetër ku totali i orëve të kaluara me punët e shtëpisë është 18 orë”. Studimi ka tërhequr vëmendjen e sociologëve. Është e çuditshme se si punët e shtëpisë ndikojnë në marrëdhënien në çift: një sondazh i fundit i “Pew Research Center” ka zbuluar se amerikanët i vendosin punët e shtëpisë në vendin e tretë mes faktorëve të rëndësishëm të jetës në çift, pas besnikërisë dhe intimitetit seksual.

Rastet e divorcit, për shkak të moskontributit të mashkullit në punët e shtëpisë, sa vijnë e po shtohen. Duke qenë se sot, një pjesë e madhe e çifteve bëjnë dy punë dhe lodhen shumë, lind nevoja e ndarjes së punëve brenda shtëpisë. Duke qenë se tradicionalisht gruaja është kujdesur për shtëpinë, lindin probleme për ndarjen e punëve, të cilat mund ta çojnë çiftin deri në prishjen e martesës. Kjo do të thotë se tashmë ndarja e punëve dhe pasojat e mosbërjes së saj mes burrit dhe gruas janë një sinjal alarmi për të gjitha çiftet që duan të jetojnë gjatë bashkë. Fatmirësisht, gjatë viteve të fundit situata ka ndryshuar: një pjesë e meshkujve kanë filluar të jenë më aktivë, duke dhënë kontributin e tyre brenda shtëpisë. Sipas një studimi britanik, divorcet janë më të pakta në rastet kur çifti ka arritur që të ndajë punët brenda shtëpisë. Në Shtetet e Bashkuara, nevoja dhe kërkesa për barazi në këtë aspekt mes burrit dhe gruas është shndërruar në një lëvizje të mirëfilltë dhe të organizuar. Kësaj çështjeje i janë dedikuar shumë libra të shndërruar në bestseller, shumë biseda e debate televizive, artikuj gazetash apo revistash. Në fakt, problemi është pak i ndërlikuar: nuk bëhet fjalë për një zakon të thjeshtë që në zanafillë. Ky lloj debati për ndarjen e punëve të shtëpisë ka zgjatur për shekuj me radhë. Një pikë tjetër kritike, e cila mund të rrezikojë marrëdhënien në çift, është mënyra e ndryshme që kanë meshkujt dhe femrat për sa i përket stilit se si bëhen punët. Të gjithë kemi këndvështrime të ndryshme për sa i përket rregullit dhe pastërtisë. Sipas shumë specialistëve, kjo është diçka që mund të ndryshojë, duke qenë se shumë gjëra edukohen me hir ose me pahir. E rëndësishme është që secili nga partnerët duhet ta ndiejë se kontributi është i dyanshëm në një familje, kjo edhe për sa u përket punëve të shtëpisë, sepse prishja e vazhdueshme e ekuilibrave sjell ndërprerjen e vetë marrëdhënies, herët ose vonë.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Tetor 2010 20:29
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Eshte goxha e rendesishme, dhe nje ndihme e madhe kur burri ndihmon ne punet e shtepise. E shikoj te vetja. Habiten shoqet e mia kur u them qe burri im fshin, lan, gatuan, se nuk ta jep as pershtypjen per te tille.
Ndonjehere gricem me burrin se e ve lavatricen pa me pyetur mua, kjo se ai fut vetem rrobat qe gjen te koshi i lavatrices, dhe nuk kontrollon neper shtepi per ndonje rrobe qe duhet lare.
Po me qahej nje shoqe nje dite, se ishte shume semure dhe nuk kishte fare ndihme nga burri. Duhej te cohej te gatuante, pastronte dhe tu sherbente burrit dhe cunit per cdo gje. As edhe nje caj te ngrohte nuk i beri. Ne te tilla raste te pakten burri duhet te ndihmoje edhe pse s'ja thote shume per pune shtepie. Njeri eshte dhe femra. Ka nevoje dhe ajo te sherbehet dhe jo vetem tu sherbeje te tjereve.
Keshtu pra meshkuj, jepni dhe ju kontributin tuaj se me shume kane per t'ju respektuar, toleruar, pse jo dashuruar me shume nga femra. Nuk ka gje me te bukur kur te dy kontriubojne ne familje me aq sa te kene mundesi. Familja dhe eshte me e bashkuar ne raste te tilla.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Tetor 2010 22:53
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
. Habiten shoqet e mia kur u them qe burri im fshin, lan, gatuan, se nuk ta jep as pershtypjen per te tille.
Ndonjehere gricem me burrin se e ve lavatricen pa me pyetur mua, kjo se ai fut vetem rrobat qe gjen te koshi i lavatrices, dhe nuk kontrollon neper shtepi per ndonje rrobe qe duhet lare.
Nuk ka gje me te bukur kur te dy kontriubojne ne familje me aq sa te kene mundesi. Familja dhe eshte me e bashkuar ne raste te tilla.




o Debora ka noj vella ky burri jot mi ...si sme ra nje amore kshu moj plasa tu pagu per te me bere pune...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Tetor 2010 23:40
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA



o Debora ka noj vella ky burri jot mi ...si sme ra nje amore kshu moj plasa tu pagu per te me bere pune...


Ka dy, por asnjerit nuk i jepet per pune shtepie mesa di une. Nje e ka beqo akoma.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Tetor 2010 23:43
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*

Ka dy, por asnjerit nuk i jepet per pune shtepie mesa di une. Nje e ka beqo akoma.



sa pa fat qe jam

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Tetor 2010 23:44
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

E mi bionde ku ka me mire se te kesh leke te paguash per punet e shtepise. Ti ke leket, paguan te tjeret . Une s'kam leke, kam burrin qe me ndihmon. I ka ndare Zoti gjerat.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Tetor 2010 23:48
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


sa pa fat qe jam



cunat e mire jane ose gay ose te martuar ......................

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Tetor 2010 00:04
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth


cunat e mire jane ose gay ose te martuar ......................



ja nje si ti doja une qe mi ploteson kushtet ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Tetor 2010 00:07
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


ja nje si ti doja une qe mi ploteson kushtet ...



E bisedojme .................. .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Tetor 2010 00:10
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth


E bisedojme .................. .



sjam kondra ...do na i japin skudetet apo jo

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Tetor 2010 00:14
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Familja, sa e rëndësishme është ndarja e detyrave në çift?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.