Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Të ndryshme > Prizreni I Tradites Apo Qyteti I Deshprimit!
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Prizreni I Tradites Apo Qyteti I Deshprimit!

Nuk dija ku ta vendosja kete shkrim qe po lexoja tani po mu duk interesant pershkrimi qe ju eshte bere Prizrenalinjve pa dashur te ofendoj ndonje ketu.


Artikull nga Adnan Abrashi

Edhe pse ishte ditë tregu, kur zakonisht qendra e saj gumëzhin nga njerëzit, tek unë atë ditë dominoi një ndjenje sikur qyteti im, Prizreni, rënkonte. Duke pirë si zakonisht kafenë e mëngjesit në lokalin tim të preferuar të lagjes, me mendime i tretur tërësisht në zbrazësinë e kësaj kotësie, spontanisht hapa gazetën e ditës dhe vëmendja ime u përqendrua në një artikull që kishte për temë pikërisht qytetin e Prizrenit. Ende pa e lexuar përmbajtjen në thelb, por vetëm titullin, shikova në fund emrin e autorit dhe pashë se artikullshkruesi nuk ishte bashkëqytetar imi. Mu për këtë qëllim, nuk vazhdova ta lexoja më tej. Nuk bëra ashtu, sepse e dija se kur të tjerët shkruajnë për Prizrenin, ata gjithmonë nisen nga një kallëp i bindjeve më parë të formuar patetike dhe paragjykuese për këtë qytet. Me qëllime plotësisht të mira, kuptohet, ata, është e pamundshme që në shkrimet e tyre të mos e thurin atë refren, në stilin tanimë të absorbuar mjaftë, alla, Prizreni-qytet muze; vatër e kulturës sonë tradicionale; kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve; bukuroshja e Arbërisë; simboli i kombit dhe simbol i trimërisë... etj., etj..

Edhe pse, shpesh këso vlerësimesh gjenerale, me metaforë të ngjashme përsëriten gati kudo dhe ato ndonjëherë më duken bajate, unë, si prizrenas autokton, pranoj se më vjen mirë kur i dëgjoj. Ama, “dukjen e një qyteti e formojnë njerëzit që jetojnë në të, e jo shtëpitë dhe rrugët që e ndërtojnë”– më këshillonte dikur baba im i ndjerë - “andaj, biri im, kurrsesi nuk duhet të krenohesh vetëm me bagazhin etik që ta kanë lënë të parët, por në atë vlerë të ngjizur kaherë, vazhdimisht duhet të kontribuosh edhe ti me punën tënde...”

Edhe pse hija e vjetër e tradicionalizmit specifik vazhdon të mbretërojë në bindjet e të tjerëve për këtë qytet, pa marrë parasysh kush dhe çka mendojnë për ta, prizrenasit e mi vazhdojnë të jetojnë sipas tekeve të tyre. Ashtu të qetë, duke lënë gjithmonë përshtypjen se, përveç punëve të veta, atyre nuk u intereson asgjë tjetër. Së paku kështu duket në shikim të parë, e, realisht, diku në brendinë e krenarisë së atyre të mentalitetit të qetë për nga natyre, fshihet si latente: zhgënjimi, pakënaqësia, indiferentizmi... ndjesia kolektive e një sindrome të paaftësisë se mund të ndryshohet së paku diçka në këtë drejtim.

Prizreni sot është i mjerë. Të bën të mendosh sikur rënkon. Përveç papunësisë dhe varfërisë si materiale, ky qytet shpirtërisht është i zhytur në hipokrizi. Në një trend të pashfrenuar të moralit të sëmurë në krizë. E them këtë me plot keqardhje, por marrëzia dominon kudo mbi të. Po, po, marrëzia! Nga njëra anë, e atyre që e sundojnë dhe vendosin si pushtet për të, dhe nga ana tjetër, e neve që vetëm ankohemi dhe flasim, por asgjë nuk ndërmarrim në këtë drejtim për ndryshimin e kësaj gjendjeje.

Fatkeqësisht, Prizreni sot s’ka më autoritet. S’ka politikan të mirëfilltë dhe politikë vizionare për të ardhmen e vetë. Mjerisht, në çdo pore të jetës, si moral në përhapje sundon gënjeshtra, hipokrizia dhe mediokriteti. Nënshtrimi ndaj “autoritetit të kërrigës” si mirësjellje, mbi të cilin është ulur pushtetari kokëbosh. Politikani injorant, me dishepuj të vet servilë përreth, të cilëve, pa kurrfarë dinjiteti i përkulen gjithë të tjerët. Ata janë sot Zot në këtë qytet. Ata janë madhështorë në sytë e botës që bindshëm u nënshtrohen.

A nuk ka më mizërie kur në një lokal ulet një profesor i nderuar dhe intelektual me nam, duke pritur gjatë i injoruar që ta shërbejë dikush nga kamerierët, e në anën tjetër, po aty, një burokrati komunal, dy kamerierë i vërsulen pa kokë që sa më denjësisht ta shërbejnë atë. Nuk është e tërë marrëzia vetëm këtu! Ka edhe më keq! Në fund, burokrati nuk paguan kafenë. Ata shumë rallë paguajnë kafetë në këtë qytet. Ju këtë gjest mund ta interpretoni si të doni, por kurrsesi si mikpritje tradicionale prizrenase.

“E, po, i kemi zgjedhur vetë!” – na thonë shumë “komentatorë – badihavxhi” të cilët, në këtë qytet mund t’i hasësh çdo ditë dhe në çdo kohë, duke ndenjur me orë të tëra kot së koti nëpër kafiteritë e SHATËRVANIT (qendra e qytetit) dhe duke i shtjelluar politikat ditore. Këta janë ata që dinë çdo gjë, dhe, për këtë janë në gjendje që me orë të tëra t'ju bindin për njohurinë e vet që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë... Këta janë “press– qendra” e thashethemeve të qytetit. Analistë lokalë që pa dyshim krijojnë opinion të rëndësishëm tek masat e gjera që u besojnë. Ata janë sinonim i asaj “qysh flet qarshija”

Si karakteristikë tjetër, Prizreni është qytet tipik minoritar, ama, nga ana tjetër i ka “katundarët”, edhe “zoraxhitë“ e vet (kështu në zhargonin e popullarizuar të qershisë quhen qytetarët autokton të Prizrenit), por për këtë “fenomen” pak flitet haptas. “Zoraxhitë” janë ata bashkëqytetarë që flasin shqip dhe mendojnë turqisht. Ata që në të shumtën e rasteve janë me profesion ose “esnafë - dyqanxhinj”, ose shtëpiakë pa punë, të cilët zakonisht, si shprehi e krijuar, zgjohen herët në mëngjes për t’i ujitur lulet e bahçes apo ballkonit, dhe më pas, tërë ditën e kalojnë me pizhame në shtëpi duke pirë çaj dhe me programet televizive të stacioneve të Turqisë. Kuptohet, ka edhe kategori të tjera prizrenas, as-ashtu, as-kështu, por këta janë si më karakteristikët dhe më tipikët, të cilët, përgjithësisht nuk merren me politikë dhe pak u intereson kjo punë, por “dedi-kodi” muhabetet e veta (thashethemet), më së shumti i bëjnë nëpër: çajtoret e mëhallës, ngushëllimet për vdekje, mevludet... ose, nëse janë “zejtarë – zanatlinj”, duke lozur “shesh-besh” kur s’kanë punë para dyqaneve të veta.

Prizreni ka disa radio, katër TV lokale, asnjë gazetë të veten dhe shumë gazetarë korrespondentë që raportojnë për mediet kombëtare. Por, edhe pse ata rrinë dhe çdo ditë veprojnë së bashku, askush nuk e do njëri-tjetrin. Kur, në prapashpinë akuzohen në publikë dhe bëhet “dedi-kodi” për mediet e qytetit dhe për informimin lokal në përgjithësi: për një TV thuhet se është i PDK-së, tjetra- i LDK-së, treta islamike, dhe e katërta-minoritare. E, në fakt, direkt apo indirekt, të gjitha këto TV stacione, pa aspak kritikë dhe vërejtje publike ndaj tij, së bashku besnikërisht i shërbejnë këtij pushteti.

E, pra, jashtë asaj standarde që haset zakonisht në publicistikë, edhe ky është Prizreni. Qyteti im, por kësaj radhe i treguar ndryshe. Me pak pesimizëm ndoshta, ama real dhe pa shabllonistikë.

Por, mbi të gjitha, pranoj se unë e dua edhe kështu Prizrenin. Me ato të mira dhe mangësitë që i ka. Mu ashtu sikur thoshte diku në një poemë shkrimtari: “ Të lutem doktor, mos ma ndal dhimbjen, sepse edhe ajo është pjesë e sëmundjes sime që po më mbytë....”


http://tsh.albemigrant.com/?c=118&a=1728

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2009 00:40
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

i love prizreni..been there..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Dhjetor 2010 00:12
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Niqua Kliko këtu për të kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Niqua Shto Niqua në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Niqua në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Niqua
i love prizreni..been there..


Me 2

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Dhjetor 2010 01:43
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Me ardhka keq. E dija por ky shkrim eshte i dhimbshem

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Dhjetor 2010 05:45
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

une se lexova fare postimin..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Dhjetor 2010 23:26
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Niqua Kliko këtu për të kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Niqua Shto Niqua në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Niqua në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Niqua
une se lexova fare postimin..


Po lexoje meee.

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Dhjetor 2010 02:26
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Po lexoje meee.

 




ahahah skam nerva

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Dhjetor 2010 03:01
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Niqua Kliko këtu për të kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Niqua Shto Niqua në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Niqua në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Niqua
une se lexova fare postimin..


Rrofsh per konsideraten

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Dhjetor 2010 15:52
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Rrofsh per konsideraten



Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Dhjetor 2010 22:10
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Niqua Kliko këtu për të kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Niqua Shto Niqua në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Niqua në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:10 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Të ndryshme > Prizreni I Tradites Apo Qyteti I Deshprimit!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.