Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia e Rilindjes Kombetare > Sami Frashëri > Thenie me vlere nga Sami Frasheri
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
W-A-N-T-E-D
Student

Regjistruar: 14/08/2003
Vendbanimi: Gostivar (Maqedoni)
Mesazhe: 14

Thenie me vlere nga Sami Frasheri

Nga Sami Frasheri

Njeriun e bejn te perhershem veprat e tij
Ne vend qe te shesesh dituri dhe zotesi, perpiqu t’i fitosh ato.
Njerezit jane te njejte para natyres, edukata i ben te dallohen.
S’ka gje me te keqe se te perqeshurit, sepse me shume prek të miret se te kqinjte.
Shoku me i pavlefshem eshte ai, i cili, per nje fjale qe ka degjuar per shokun e tij, nuk e do me ate.
Ai qe pelqen veten e tij, nuk pelqehet nga askush.
Duhen shume mend qe te mund shoqerohesh me njerez pa mend.
Shpagimi me i embel eshte te besh mire kunder te keqes qe te eshte bere.
Po te perdoret mire koha, do te mjaftoje per te kryer çdo pune.
Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe flet.
Njerzit e mire jane te gjykuar te behen skllever te te kqinjeve.
Njeriu duhet te perpiqet të mesoje cdo gje, jo te tregoje veten e tij.
Më i forti i njerezve eshte ai qe eshte i Zoti te permbaje vetveten.
Shpata e grave eshte gjuha e tyre, prandaj nuk e lene te ndryshket.
Zbavitja me e bukur per njerine eshte leximi, shoku me i mire libri.
Personi qe do ti, s’ka asnje te mete, fillo te mos e duash, pa shih sa te meta ka.
S’ka lumturi me te madhe ne bote se dashuria dhe harmonia.
Thjeshtësia e nje gruaje eshte me e vlefshme se stolit (diamantet) e te gjitha grave te botes.
Kush i shtrohet gjithkujt eshte kokedele.
Me i poshtri njeri eshte ai i cili kerkon miresi nga nje i poshtër.
Vjehra nuk e kujton asnjehere kohen e nuserise.
Qesja nuk zbrazet duke dhene lemosh.
Delen qe ndahet nga tufa e ha ujku.
Mos i thuaj gruas fjalen qe s’mund ta thuash ne rruge.
Dashuria eshte kripa e jetes, jeta pa dashuri s’ka asnje shije.
Biseda lindi nga mendimi ; biseda pa mendim nuk eshte bisede, eshte grindje.
Arma me e mire per ta mposhtur armikun eshte zemra.
Njeriu ka nevoje per arsim ashtu si bima per uje.
Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapeseprape trathti eshte.
Të flasesh pa menduar, eshte si te zbrazesh pushken pa e ve ne ne shenje.
Durimi eshte me e madhja trimeri.
Dashuria eshte e embel, por perfundimi eshte shume i hidhur.
Njeriu i pajisur me edukate dhe me moral te mire, ne cdo gjendje qe te ndodhet, prapseprape njeri eshte.
Mesimi me i madh ne ketë bote eshte veshtersia ; s’ka sukses ai qe nuk has ne veshtersi.
Cdo gabim i gruas se ndershme eshte i falur nga burri i saj.
Thjeshtesia eshte bukuria kryesore e grave, se gjendet shume rralle.
Miresia qe pritet te behet per nje kohe te gjate, humbet vleren kur realizohet.
Thjeshtesia eshte stolia e atyre qe jane te edukuar dhe te mesuar.
Cdo njeri qe te do nuk mund te numerohet mik i vertet ; miq te vertetë jane ata qe - perveq dashurise - jane te bashkuar edhe ne mendim dhe princip.
Per dashurin s’ka gje me te embel se lotet e syve qe fshihen me doren e se dashures.
Liria eshte thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa uje.
Butesia ben njeriun gjithcka, pervec pasurise.
Vetnia eshte me e mire se shoku i keq.
Çdo mizor e ka ditën e vet te gjykimit.
Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
Pleqeria nuk eshte jete.
Guximi e ben njeriun te munde luanin.
Xhelozia eshte humnera e dashurise.
Mos iu afro atij qe nuk te pret mire, ruaju te mos e merzitesh ate qe te nderon.
Shumeherë njerezit e bejne mik ate qe u ben keq, e armik ate qe u ben mire.
Njeriu i persosur eshte ai i cili çka ben ne sy te botës mund te bëee ne vetmi dhe cka ben ne vetmi mund te bete ne sy te botes.
Mos iu gabo një te mire te atij qe te ka bere njëqind te keqija, mos iu hidhero nje te keqeje te atij qe te ka bere njeqind te mira.
Mos kij besim ne njeriun qe s’ka besim ne ty.
Po dëshirove te duash nje njeri, ose te doje ai ty, shihu shpesh me ate.
Duke mos e pare per shume kohe atë qe e do, njeriu fillon te mos e doje, duke e pare shpesh njeriun që nuk e do, fillon ta do.
Per çdo sy ka bukuri.
Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjale, por zemra e tij s’mund te kuptohet as per disa vjet.
Nuk eshte pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqesi, kryesishte eshte morali.
Ashtu sikunder mund te ndryshoje fytyra e njeriut, mund te ndryshoje edhe mendimi i tij, por zemra s’mund te ndryshoje.
Kembengulja e qendrimi ben te mundshme te pamundshmen.
Njeriut te drejte shume rralle i plotsohen deshirat, por gjithmone është i sigurt dhe i qete.
Kush dëshiron te duhet, le te dojë.
Ne qoftë se eshte lumturi te duhesh, eshte lumturi me e madhe te duash.
Syri eshte nje dritare e shpirtit.
Shumica e njerëzve, sidomos grate, nuk i done ata qe i done por ata qe i perbuzin.
Fytyra e qeshur eshte kripa e bukurise.
Grueja duhet te kete ne doren e djathte gjilperen e ne te majten librin.
Burrat besojne se bota eshte krijuar vetem per ta

__________________
Dy Gjera Jan Te Pakufishme..Gjithesia Dhe Budalliqet e Njerzive (Albert Einstein)

Modifikuar nga volter datë 03/05/2007 ora 12:54

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Gusht 2003 20:13
W-A-N-T-E-D nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të W-A-N-T-E-D Kliko këtu për të kontaktuar me W-A-N-T-E-D (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: W-A-N-T-E-D Shto W-A-N-T-E-D në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto W-A-N-T-E-D në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:22 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia e Rilindjes Kombetare > Sami Frashëri > Thenie me vlere nga Sami Frasheri

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.