Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Rikthehet Ristani
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Rikthehet Ristani

KQZ: Ok, referendumi mbi plehrat do bëhet; por do ta shtyjmë në kalendat greke


E morët vesh vendimin e KQZ-së së Ristanëve lidhur me referendumin mbi plehrat? Ja, veç për kësi gjërash u punon truri Berishës e veglave të tij: U punon truri se si të bëjnë poshtërsira dhe se si të gjejnë marifete ligjore për të justifikuar këto poshtërsira. KQZ-ja e gjeti një hile sot: “E ka pranuar kërkesën e Aleancës kundër Importit të Plehrave për të zhvilluar referendumin popullor, por – dhe këtu nis hilja - thotë se më 3 janar 2013 KQZ-ja do t'ia përcjellë kërkesën Gjykatës Kushtetuese, për të marrë në shqyrtim ligjshmërinë e saj”.

Zëdhënësi i KQZ-së shpjegoi se në bazë të Kodit Zgjedhor, në të gjitha rastet kur për një motiv apo një tjetër KQZ-ja nuk është shprehur mbi vlefshmërinë e një referendumi brenda datës 15 mars, kërkesa e paraqitur i kalon për aprovim Gjykatës Kushtetuese në muajin e parë të vitit pasardhës. Pra, në rastin konkret, meqenëse KQZ-ja humbi kohë me shqyrtimin e firmave të paraqitura, dhe nuk arriti të shprehej brenda datës 15 mars, Kodi Zgjedhor, sipas zëdhënësit, detyron KQZ-në t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese. Për të mos humbur tjetër kohë, KQZ-ja ka vendosur ta paraqesë kërkesën në fjalë në ditën e parë të vlefshme, 3 janar 2013.

Epo mirë, referendumi do mbahet, duket çdo gjë ok. Hm, duket amá, sepse në fakt ka një përcaktim ligjor, që e përjashton mbajtjen e një referendumi brenda një harku kohor prej 6 muajsh nga zhvillimi i zgjedhjeve në vend. Dhe në qershor 2013 pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ardhshëm. Dhe kështu, Gjykata Kushtetuese do ta shtyjë për në vitin 2014 referendumin kundër importit të plehrave.

Është byth e zgjut, Berisha. Apo s’jeni bindur akoma? Nëse s’jeni bindur, do keni kohë të bindeni. Gjithmonë ka kohë për t’u bindur për këtë gjë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Qershor 2012 01:45
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ceshte kjo importim plehrash se sikur nuk ma kap mua kjo kodosh mendje qe kam

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Qershor 2012 01:51
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:19 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Rikthehet Ristani

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.