Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
PESHKU DHE KAREMI
Peshku kishte kohë që vinte vërdallë
Kërkonte për të ngrënë, uria e kish mare
U gëzua shumë kur pa pritur pa përballë
Një krimb, që si ushqim s’ka aspak të sharë
U tur ta gllabëronte, por një zë i foli
Krimbi me gjysëm shpirti, zë me zor i doli
“- Mos u gënje me mua, të drejtën po të them
Nuk jam krimb për ty, por jam një karem”
E ku desh t’ia dinte, peshku ynë i ngratë
Një krimb i majmë për të ishte fat
Pa u menduar fare krimbin përlau
Ndjeu dhimbje therëse, nuk mori vesh se ç’ngjau
U përpëli me forcë, por veten s’mundi ta urrdhërojë
Dikush e tërhiqte para, dhimbje ndjente në gojë
U mundua shumë si të shpëtonte nga ky hall
Por nuk pati kohë, veç kur e pa veten mbi zall.
Vlashi Fili 25 prill 2005
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|