Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Kujtime...
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Kujtime...

Pershendetje miq

Nuk kam asnjefare qellimi ne hapjen e kesaj teme pervecse ti rikujtoj vetes dhe njerezve qe kam njohur gjate jetes sime ndodhi te se shkuares. Do te perdor deri diku emra ose inicialet aty ku ndodhia eshte personale apo mund te kete pasoja negative per personat e permendur. Nuk e di nese keto rrjeshta do t'i lexoje ndonje person i perfshire e do te kujtoje se bashku me mua castet apo momentet qe une do te permend. Gjithsesi une do shkruaj gjerat qe mbaj mend.

Do e nis nga femijeria edhe pse ne fakt nuk ka shume per te thene, por gjithsesi dua te rikujtoj persona qe tashme jane larg e nuk takohemi prej vitesh apo qe koha na ka ftohur miqesine apo edhe ata qe nuk jetojne me pa lene menjane ata qe me shoqerojne sa here qe kthehem ne tirane.


Ne fakt sa here qe eci naten neper Tirane kam nje lidhje krejt te vecante me qytetin tim. Pershkoj rruget qe kam ecur me miliona here dhe ne fakt cdo qoshe mbart ne vete kujtime apo episode. Mund te eci symbyllurazi nga secila ane e Tiranes, (nese nuk do te ishin makinat e cmendura qe nuk jane te rralla ne oret e nates), per te mberritur ne shtepi.

Une jam rritur tek rruga e Kavajes dhe shkollen fillore e kam bere ca tek Avni Rustemi e ca tek Konferenca e Pezes. Ne vitet e para te shkolles me kujtohet neper mjegull qe shkoja rregullisht me vonese ne shkolle aq sa edhe pionier me bene me vonese. Me kane bere pionier tek Lapidari i kasolles se Nushajve nese nuk gaboj qe eshte aty afer Deges se brendeshme apo nuk e di si quhet tani ndoshta Drejtoria e Policise. Shoket me te ngushte ne shkolle kisha harrakatet. Njeri prej tyre Elidon Xhaferri qe ne shkurt e therritnim Doni ishte kapoja e bandes. Ne ato kohe trasmetohej "La Piovra" edhe tere keta "Don" qe ishin bosat e Mafies imitoheshin nga Doni yne, i cili na mblidhte rregullisht dhe na bente plane qe ti punonim ndonje gje atyre qe kishim inat apo qe nuk na e varnin. Nder shoket e tjere te grupit kujtoj Denis Fugen me te cilin pervec emrave njesoj kishim te perbashket miqesine e baballareve e shkonim shume me njeri tjetrin. Elton Mero qe e kishte shtepine ngjitur me kishen katolike tek rruga e Kavajes e qe ka shume vite qe nuk e shoh me. Ben Spahiu qe kishte ngelur nja 2-3 vjet ne klase e qe ishte aq i dobet sa e therrisnim Ben Kockalaqi ose Kocka.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Korrik 2006 14:46
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SEXI
*BIZNESMENE*

Regjistruar: 09/09/2006
Vendbanimi: ISTANBUL
Mesazhe: 3939

Po shkruaj dhe une disa kujtime:

Kur isha 5 vjec ika nga shtepia vetem.Nga Tirana e re(se aty kam lindur)shkova tek 21,te halla ime.Kur me kishte pare ajo vetem ishte cuditur.Me mer dhe pas pak me con ne shtepi.Mami e dinte se une po luaja perjashte me kalamajte e tjere.Edhe tani(halla dhe mami) ma kujtojne perhere ate dite.

Me kujtohet kur hyra ne gjimnaz,diten e pare.Te gjithe kujtuan se une isha cun.Eeeeeeeee ashtu isha nga natyra si tip cuni,floket pak te gjata dhe veshja komplet cun(atlete adidas,xhinse te gjera me xhepa anash dhe nje zinxhire te varur ne to,bluze te lirshme adidas).Edhe mesuesja sa hyri ne klase me tha:Ti cuni me bluze te kuqe ulu mire(se une isha ulur majt bankes).Se harroj ate dite.

Tjeter me kujtohet viti 2003 kur njoha nje djale(jo se skisha njohur me pare) po ky me kujtohet dhe se harroj.Ýshte nje djale metevertet simpatik,quhej KOLÝ.Fillova te dal me te.As nje muaj nuk e pash me.U zhduk sikur e mori era.EHhhhhh e takova serish mbas 3 muajsh po atehere ishte me kemb me hekura(me paterica)se kish bere aksident.Nejse e pranova dhe ashtu,dilja serish me te afro 1 vit.E shoqeroja kudo edhe pse me paterica(ku shoqeria ime me gjykonin).Kur u sherua plotesisht dhe ecte normal si diten qe e njoha,u be nje njeri tjeter,se di?Filloj te mos me takonte me,ne tel sme merte.Nje dite kur e takova i thashe:harrove kush te shoqeronte deri dje?Uli koken,nuk foli fare.Ok i thashe mirupafshim se e di qe do ta harrosh kohen kur ke qene semur bashke me mua.Pac fat kudo,ishin fjalet e fundit qe i thashe.

Tani kujtoj dashurin qe po jetoj.Eshte me te vertete fantastike.Jam shume e lumtur

__________________
* HA...PI...RRI *

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shtator 2006 19:37
SEXI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SEXI Kliko këtu për të kontaktuar me SEXI (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të SEXI't! Kërko mesazhe të tjera nga: SEXI Shto SEXI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SEXI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Goku
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/09/2006
Vendbanimi: *****
Mesazhe: 1040

     Kam enderruar qe jeta te jete e lumtur,por kur jam zgjuar e kam kuptuar se jeta eshte shume e veshitre.Jane disa gjera ne jete qe nuk harrohen kurre.Te lumtur jane ata femije qe jan rritur me prinderit e tyre edhe qe nuk kane pasur probleme…por per fat te keq per ata qe jane rritur pa to…Kur isha I vogel qaja shume…kisha nevoje per prinderit e mi,kisha nevoje per dashurine e tyre,per ledhatimet e tyre,kisha nevoje te ndjeja frymemarjen e tyre qe te me shtonte pakez jete…kisha nevoje per buzeqeshjen e tyre…Megjithese isha i vogelme vrise shpirtin nje pyetje:-"Pse babi edhe mami u ndane?"
     Divorci i prinderve mund te duket si fundi i botes,nje katastrofe qe shkakton vuajtje te pashlyeshme.Shpesh,ngjsll nje varg ndenjash turpi,zemerimi,ankthi,frike se mos te braktisin,faij,deshperimi dhe nje ndjenje te thelle boshlleku edhe madje nje deshire per tu hakmarre.Megjithese koha kalonte une prape vazhdoja te isha ne kerkim te pyetjes qe me therrte ne zemer"Pse u ndane,Pse..."
Shpeshhere,prinderit i fshehin mire problemet e tyre. Mendoja se shkonin mire,nuk me kujtohet qe ti kem pare te grinden,megjithese kishte ngacmime te vogla por jo me arsye te forta...Duhet pranuar se disa divorce behen per arsye te kota.Edhe per kete me linte te mendoja se mos disa grindje te vogla qe une nuk i vija re mund te shkaktonin divorcin?Ndonjehere mendja qe mos te vazhdoja me me keto mendime sepse te mendosh vazhdimisht te kaluaren e hidhur s'ben gje tjeter vec dehperohesh...Megjithate nuk ishte e lehte te harrohej nje gje  e tille...Me pas filluan te lindin pyetje te tjera ne imagjinaten time.."Mos isha une shkaktarri i divorcit? A do ta shkaterroje divorci i tyre jeten time?"


CONTINUE...
    

__________________
The more things change, the more they remain the same.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Shtator 2006 09:50
Goku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Goku Kliko këtu për të kontaktuar me Goku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Goku Shto Goku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Goku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Goku
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/09/2006
Vendbanimi: *****
Mesazhe: 1040

Second Part

Continue...

Megjithese ne moshe te vogel doja te mundohesha qe te gje nje moment te pershtatshem per te folur me qetesi me ta,edhe doja qe  lija te kuptonin se se me kishte lenduar nje gje e tille.Pastaj fillova te mendoja se nuk kam qene une shkaktarri i divorcit te tyre se ne fund te fundit cilado qofte arsyeja ,eshte nje grindje mes tyre edhe nuk ka lidhje me mua.Megjithate eshte nje shprehje qe thone "Koha sheron plaget" edhe kjo kur  e kam degjuar e kam besuar se eshte e vertete.Por nje tjeter pyetje ishte a mund t'i bashkoja prape une prinderit ?Ka raste qe te gjithe ato lot qe derdh, e gjithe ato perpjekje nuk hyjne ne pune,por ka edhe raste qe bejne pune.Mundohesha qe te beja te pamunduren ti lidhja por nuk mundesha dot.
    Ne te njejten kohe qe ata ishin ndare mami ishte shtatzene edhe ishte me vajze,edhe ajo u be shkaku qe na bashkoi neve te gjitheve,por pasi lindi motra vdiq...tani jetojme te lumtur...jetoj me te dy prinderit...por jetoj me plage ne zemer sepse ishte motra ajo qe na bashkoi,por per fat te keq nuk e kemi prane...

__________________
The more things change, the more they remain the same.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Shtator 2006 08:20
Goku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Goku Kliko këtu për të kontaktuar me Goku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Goku Shto Goku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Goku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:50 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Kujtime...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.